Hajdutet bejne ri-grumbullime e ndryshime ne Kupole..

Ja cthote KJ.

KJ

--------

PAZAR I RI NANO-META

Socialistja e Beratit nuk e di ende se endrra e saj eshte realizuar. Teksa e mundon veten per zenkat dhe armiqesine mes Nanos dhe Metes, ajo akoma nuk e ka marre vesh se dy "elefantet" e PS-se jane pajtuar te merkuren, pas gati dy ore kryshqie koke me koke ne zyren e kryeministrit. Keshtu, dy dite me pare Kryeministri Nano dhe zv-Kryeministri Meta kane vendosur armepushimin. Pas nje ndermjetesimi te lodhshem te disa interlokutoreve, partizane te stabilitetit politik ne vend, Nano dhe Meta jane ulur, dhe kane rene dakort principialisht per paktin e ri mes tyre. C'ka do te thote ne thelb se Meta nuk lufton me per rrezimin e Nanos, dhe nga ana tjeter kjo e detyron Nanon te leshoje pakez nga pushteti i tij ne drejtim te Metes. Te pakten keshtu kane rene parimisht dakort, sepse si gjithnje realizimi praktik i marreveshjes do te shoqerohet me dozat e pashmangshme te skepticizmit dhe paranojes se ndersjellte. Ajo c'ka pritet te perfitoje Meta eshte me shume influence, praktikisht ministra te krahut te tij,te pakten pese, ne qeverine e re qe pritet te krijohet ne fillim te veres qe po vjen a ndoshta me shpejt. Kjo zgjedhje i jep mundesi Metes te mbaje me monolite strukturen e mbeshtetesve te tij dhe pozitat Brenda PS, te cilet kohet e fundit filluan te kene ankesa ne qendrimin e gjate ne "opozite" brenda mazhorances. Mirepo, a mund te quhet i fituar Meta, ne kete rast? Pese ministra me shume te krahut te tij dhe asgje me teper. Nga ana tjeter, kjo nuk do te shkoje pa kosto. Ka shume vete qe paten filluar ta shohin Meten si lider, nje njeri qe ka nje vizion, nje rruge te formuar nga parime te te qeverisurit me eficense dhe kompetence, c'ka e benin ate te ndryshem nga Nano. Duke bere paktin me te, Meta me siguri do te jete i shtrenguar te marre mbi vete inatin e zhgenjimit qe do te pesojne perkrahesit e tij. Nga ana tjeter, megjithese do te zgjeroje terrenin e tij, Meta serish do te mbetet ne poziten e numrit 2 per shume vite, nese kryetari Nano nuk e djeg pas kongresit, atehere kur te kete mbaruar pune me rizgjedhjen. Takimi duket qe i sherben me se shumti kontrollimit te situates dhe zhvillimeve qe sjellin dhe imponojne edhe faktore te tjere. Natyrisht qe nuk mund te kete kuptim qe njeshi dhe dyshi i qeverise te mos i flisnin njeri-tjetrit prej kater muajsh, aq sa ne parlament dukej ashiqare qe Meta nuk i hapte rrugen Nanos kur ky dilte per te shkuar kah foltorja e Kuvendit ne replike me Berishen. Natyrshem qe ky moskomunikim mes tyre do te sillte largimin e njerit nga qeveria. A rrezohej Nano apo ikte Meta kjo mbetet e veshtire per t'u parashikuar, pasi nuk u provua as ne fillim te muajit prill te ketij viti, kur Meta u be pothuaj gati per t'i dhene shqelmin Nanos. Megjithate nuk dihen saktesisht termat e negocimit mes tyre, porse "KJ" arriti te marre nje informacion te besueshem. Nano i ka leshuar disa ministra lobit te Metes. Zv/kryeministri Meta mrr ministrine e Rendit Publik.Luan Rama kalon ne karriken e lekundur te Besnik Dervishit. Neritan Ceka, kryetar i PAD-se se ndare ne dysh, ngjitet ne katin e trete te ministrise se Kultures, aty ku ka ndjenjur keto muaj Arta Dade.Agron Duka nuk leviz nga zyra e tij e ministrise se Bujqesise, ndonese ecen calam per hir te operacionit ne kemben e tij te operuar ne Gjermani,por dreka e fundit me Meten ne Durres ia ka larguar dhembjen. Bashkim Fino turret tek ministria e Pushtetit Lokal si nje njohes i shkelqyer i ketij pushteti vendor, Ben Blushi kalon shef i diplomacise shqiptare, Luan Memushi largon Lufter Xhuvelin, pasi Partia Agrare ka qene me jetegjata, mbi 6 vjet ne qeverisje dhe me 3 deputete te Dushkut, ashtu sic jane deputetet e PAD, Prec Zogaj, Arben imami dhe Neritan Ceka.Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule sposton Blendi Klosin, Namik Dokle behet kreu i ministrise se Drejtesise, Skender Gjinushi merr poltronin e Arsimit, Kastriot islami i fut berrylat Viktor Dodes, Valentina Leskaj dhe Arben Malaj rine urte aty ku jane edhe sot, Sokol Nako mbetet i sigurte ne Negociatat me Bashkimin Europian, Gjergj Koja merr hak ndaj Mustafa Xhanit, duke i marre makinen me targen shtetrore, te cilen ia la pa qejf pas renies se Metes. Ministri i transporteve Spartak Poci zevendesohet nga i "patrajtuari deri tani" ilir Zela. Kurse Majko rri perseri ne zyren qe ka duke u marre me problemet e rendesishme te irakut, Afganistanit dhe Bosnje Hercogovines. Minister i Financave diskutohet konkurenca mes Adriana Berberi dhe shefit actual te kabinetit te kryeministrit Nano, zotit Shano, nje financier me eksperience disa vjecare, pothuaj 4 vjet pune si privat dhe keshilltar i Genc Rulit. Pra keto jane pazaret e bera ne zyren e kryeministrit mes Nanos dhe Metes, ndonese sot mund te bejne ndonje deklarate shtypi per ta pergenjeshtruar, pasi nuk jane ende gati per ta realizuar dhe nuk iu duhet qe tu dalin pengesa rruges per ne parlament. E verteta e pazarit eshte dukur dhe parmbreme ne mbledhjen e qeverise per problemet e krijuara ne Bathore, ku per here te pare, pas kater muajsh, ministrat kane pare duke komunikuar miqesisht kryeministrin me zevendesin e tij. Megjithate nuk dihet se cili ka humbur nga ky pazar; Nano apo Meta, pasi perpara eshte kongresi i PS-se, ku kryetarit aktual te PS-se i duhet te pakten edhe nje mandat tjeter ne krye te selise roze. Variantet qe dolen nga selia roze qe kandidimi i Meidanit per kryetar i PS-se mund te mbeshtetej nga Meta- Majko-Rama-Klosi, mesa duket, per momentin i eshte larguar vetem emri i Metes. Te tjeret jane aty ku kane edhe idete per ndryshime ne kupolen roze. Eksperienca e ketyre viteve ka treguar se asnjeri nuk u eshte permbajtur rigorozisht deri ne fund marreveshjeve ose pazareve, ndonese per momentin duket se zv/kryeministri ka me teper interes pasi influencat e veta kane pesuar tronditje dhe se lobi i tij Brenda se majtes eshte lekundur. Zotit Meta i duhet t'u jape te veteve aktualisht edhe "kocka me pak mish" nga sofra Nano! Kurse kreu i PS-se nga pozitat e konsoliduara u jep te veteve dhe atyre qe i duhen, vetem kocka pa mish ose peshk me hala!

Re.po. (Koha jone)



--------




Valle "bathorja" u sajua per te ri-mobilizuar gjithe sahanlepiresit Socialiste-rebeliste e per te betonuar edhe per 10 vjet Sundimin e mafies ??

Te shohim..


...