Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne sa mbledhje Ekumenike ke marre pjese personalisht ti Matrix?

    Une kam qene nje here, ne Graz te Austrise me At Joan Pelushin...

    Me sa di une, por qe eshte mese e sigurte, nuk thuhet ne asnje vend, se Ekumenizmi do te thote, te gjithe jemi njelloj, nuk kemi dallime, ose pak rendesi kane dallimet, pak rendesi kane Sinodet etj si keto...qe te garantoj, se jane shpifje ekstremistash...

    Ekumenizmi, ka si parim, ate qe te thashe me pare, per tu perpjeke te shohim tek njeri tjetri te PERBASHKETEN, HYJNOREN, TE MIREN, pa prekur fare QOSHET ku njerezit struken pasi ndahen nga njeri tjetri.

    MOSKOMUNIKIMI ka qene nje nga arsyet me te forta ne SKIZMEN Lindje-Perendim, apo jo?

    Tashti, te ushtrosh nje aktivitet te perbashket me nje te huaj apo te jashtem, nuk ka te beje fare me degjenerim doktrinor, edhe ne rast se ndodh pa dashje ndonje shkarje, eshte Zoti qe gjykon, edhe Sinodi kishtar.

    Por duhet te kuptosh se Sinodet edhe ata qe morren pjese ne to, nuk kane MOHUAR asnjehere ndonje kontakt normal me ata qe jane jashte Kishe, por ato kane vene ne dukje se duhet qe Kisha te ruhet nga Persona apo Levizje qe ndergjegjshmerisht jane anti apo pseudo-kristiane, gje qe nuk mund ta pergjithesosh me te gjithe heretiket!

    Po neser, nqs ti mbyllesh ne vetvete, ai heretiku qe humbet pasi nuk njohu tjeter te vertete, sepse nuk iu dha snje variant tjeter, do te te akuzoje ty ne Diten e Gjykimit, per ate se ku ishe ti ne jeten tokesore, qe nuk vajte ti tregoje mbi te verteten?

    Ketu pra eshte burimi i ketyre levizjeve Ekumenike, e aspak ne shpifje se ato po perpiqen te ngrejne doktrina te perbashketa, dmth po gjejne nje te mesme te perbashket.


    Ia kalofsh mire Matrix!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Levizja ikumenike.

    Shpresmir se pari ju uroj Paqe dhe dashuri ne Krishtin Jezus.
    E kam ndejkur me vemendje kete teme si dhe te gjitha temat e tua , te cilat ne qender kane qellimin e mire. Ne temen ne te cilen ju kini sjelle mbi levizjen ikumenike, une do te ndalem ne nje pike tjeter , qe mendoj se eshte shume e rendesishme.
    Ju ( kisha katolike), ka hedhur idene e"Bashkimit" te te gjithe sekteve brenda krishterizmit. Nese e sheh si ide duket dicka e mire, por ajo qe me shqeteson mua eshte fakti se, te mendosh per tu BASHKUAR do te thote qe dicka te jete e NDARE. Atehere une si i krishtere pyes: A eshte Kisha e vertete e Krishtit e NDARE? Kjo eshte nje peytje qe duhet ta beje cdo i krishtere. "Ndarja" ne kisha te shumta eshte vetem nje ndarje Instucionale, religjione, tradita emra e tjera. Por te gjitha keto: a mund te quhen NDARJE e kishes se Krishtit? Pyejta tjeter eshte: A mund te BASHKOJE njeriu ate qe Perendia ka NDARE, dhe a mund te NDAJE njeriu ate qe Perendai ka BASHKUAR? Mendimi im me te cilin une jo vetem qe nuk peruthem, por dhe qe nuk e pranoj dhe e kundershtoj me force eshte: Perse ju mendoni dhe predikoni se , Kisha e Krishtit eshte e NDARE dhe ka nevoje per BASHKIM? Dobesia ne besim dhe njohja ne te VERTETEN ben qe te dalesh ne nje konkluzion te tille. Qellimi im nuk eshte ketu qe te gjykoj Individin, Institucionin, religjionin apo kishat, kjo i takon Perendise. Por une kundershtoj mendimin i cili thote se, kisha e KRishtit eshte e NDARE dhe njeriu mund ta "BASHKOJE" .
    I Shpetuari ka sjelle nje mendim te pjekur doktrinisht ne lidhje me kete teme qe po flasim, dhe une e mbeshtes. Bibla na nxjer ne perfundimin fondamental se ,Kisha e Krishtit eshte nje TRUP i vetm ne Krisht. Ashtu si mbi nje "themel" te vetem mund te qendroje vetme nje ndertese, po keshtu dhe ne Krisht eshte ndertuar vetem Kisha e Krishtit, ku THemel dhe Gur cepi eshte vete Zoti Krisht, ne te cilin nuk ka asnje kontribut njerezor dhe fetar , qofte religjion, tradite, race, komb, gjuhe, e tjera.
    Cdo njeri eshte i "lire" qe te sjelle mendimin e vet, por Bibla eshte "mjeti" ku ne lejojme Frymen e Perendise qe te na jape nje udhezim dhe mesim te qarte rreth ketij problemi. Nese ju si te krishtere, e shihn dhe pranoni se kisha e Krishtitn eshte katolikja dhe jo orthodhoksja , apo orthodhoksja dhe jo kaltolikja e keshtu me radhe, ju vecse GJYKONI ne dem te kishes se Krishtit. Askush nuk ka te drejte qe te gjykoje Nusen e Krishtit, te cilen vete Zoti Krisht e PERZGJODHI, e THIRI, e PASTROI, e SHENJTEROI dhe e SHPETOI.
    Le te fokusohemi per nje cast tek shembell. e 10 Virgjereshave.
    Ne kete shembelltyre Jezusi na tregon konkretisht per kishen e tij, ku thelbi i se ciles simbolizohet me 5 virgjereshat e Mencura. Kjo eshte kisha e vertete e Krishtit, ku ne te bejne pjese besimtaret e vertete dhe te rilindur ne Krishtin Jezus, emrat e te cileve jane shkrojtur ne librine e jetes. Por JEzusi gjithashtu na tregon se se "bashku" me keto virgjeresha te Mencura ishin dhe 5 virgjeresha te tjara Budallaqe( more). Kjo "pjese" thote Krishti, nuk ka azgje ne mua dhe nuk e kam njohur asnjehere. Fakti eshte se te dyja keto grupe, si Virgj. e MEncura po keshtu edhe ato Budallaqe, jetonin "BASHKE" , por Perendia i kishte NDARE nga TRASHEGIMIJA virgjeresh. budallaqe, per faktin se ato nuk kishin qene asnjehere PJESE e Trupit te Krishtit. Atehere me lejoni qe tju pyes: A mund te BASHKONI ju ate qe Perendia ka NDARE, ne te MEncur pas Krishtit (1korinth:1:30:) dhe ne te MARRE dhe te ndare nga Krishti ( 1Korinth:2:14.) ?
    Kisha e Krishtit eshte e BASHKUAR dhe qendron ne nje BESE, ne nje FJALE dhe ne nje FRYME. Bashkimi i Kishes nuk eshte nen pushtet te njeriut, eshte Fryma dhe Fjala e Perendise qe na mban ne te njejtin unitet ,ne te njejtin mendim, qe na ruan, na meson , na fuqizon dhe na udheheq drejt vullnetit te Krishtit. Kush eshte i lidhur drejtperretj me Krishtin eshte ploteisht ne gjendje qe ta deshmoje kete realitet. Nuk mund te BASHKOJE dot njeriu dhe ti beje NJE, 5 virgjereshat e Mencura me ato 5 Budallaqet. Ato jetuan "bashke" , digjuan te njejten fajle dhe mesim ne Kishe, kishin te njejtin qellim ( pritjen e dhendrit), por nuk perfunduan se BASHKU ne te njetin vend. Perse? Sepse e megjithse ishin"bashke" ato ishin te NDARA prej Perendise , duke mos qene Frymerisht pjese e te njetit TRUP atij te Krishtit.
    E keqja juaj ( sektit ) i nderuar Shpresmir nuk qendorn ne deshiren e mire te bashkimit, por ne faktin sepse ju e shihni Kishen e Krishtit te NDARE dhe pa UNITET, kur ajo ne te vertete eshe e BSHKUAR dhe qendron ne te njejtin UNITET. Ky nuk eshte gjykim ndaj religjionit ku ju beni pjese, por eshte ballafaqim me doktrinen e fjales se Perendise ne bibel. Kisha e Perendise eshte e BASHKUAR jo prej kontributit njerezor por prej Dashurise se Perendise, e cila eshte LIDHJA e persosmerise sepse vjen prej Perendise Kolos:3:14. Bibla na nxer ne perfundimin se, te krishteret duhet te QENDROJNE ne UNITET ( ne BASHKIM) , pasi ky UNIETET eshte KRYER prej Perendise me ane te VEPRES qe Krishti kreu ne Kryq.
    Ndarjet religjionoze brenda krishterizmit jan rezultat i ndikimit te NJERIUT, pasi ne jetojm ne MISH. Perendia e di plotesisht kete fakt, prandaj testamenti i Tij pershkruhet i gjithi nga te KRishtere pa RELIGJION dhe sekte te caktuar. Kjo eshte dhe nje nga arsyet se perse Bibla nuk vazhdon te shkruhet edhe sot, pasi te gjitha religjionet mund te QENDROJNE te BASHKUAR ne BASHKIMIN qe pregati Perendia, ne saje te FJALES dhe FRYMES qe JEzusi dha ne kishen e tij.
    Perfundimisht me duhet tju them te gjithe ju te krishtereve qe periqeni ta shihni religjionin tuaj si te parin, te ecni pas se njejtes regull te cilin JEzusi naj thote tek: Gjon:15:10.
    Origj. Grek.
    " Nese ju do ti RUANI POROSITE e mija do te MBETENI ne dashurine time.."
    Te ruash Porosite e Krishtit do te thote, te qendrosh ne fjalen dhe mesimin e tij nen udheheqjen e Frymes se Shenjte, dhe vetem ne kete menyre ti i je BASHKUAR BASHKESISE se Krishtit , duke u bere pjese e TRUPIT te tij, duke qene i themelosur ne Dashurine e Krishtit.
    Krishti ju Bekofte, dhe perpiquni te shihni veten tuaj :a jeni nen BASHKIMIN me te cilin Krishti na BASHKOI ne kryq, duke na bere Pjese e TRUPIT te tij? te gjithe mbajme emrin Virgjeresha, por shihni nese ne ju vepron Mencuria e Krishtit apo jo 1Kor:1:30.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Jezu Krishti dëshiron të jetojmë një jetë të plotë

    Deshmuesi, paqja e Krishtit qoftë edhe me ty.

    Shkrimi yt është frymëzues. Mund të them se aty nuk gjej pesimizëm apo ndonjë profeci kataklizmike. Përkundrazi shumë fjali tregojnë se dëshira për të qenë Një në kuptimin cilësor (dhe jo sasior) është e përmbushur me shpresë në shkrimin tënd.

    Që në fillim më duhet të them se shumë gjëra që i ke cekë i pranoj. Më pëlqen mendimi se ndarje të vërtetë nuk ka në krishtërizëm. Dhe përnjëmend edhe unë mendoj ashtu. Ne kemi jetuar 10 shekuj, respektivisht 15 shekuj bashkë. Të gjitha i kemi pasur të përbashkëta - pikërisht si të krishterët e parë. Mirëpo, pas këtyre shekujve nuk mund të themi se e jetojmë një bashkim si që ishte më parë. Dyshoj se sot gëzojmë atë bashkim të cilin Krishti e dëshiron dhe për të cilin ka lutur në Darkën e mrame.

    Mendoj se pyetja e parashtruar: a është Kisha e Krishtit e ndarë? është krejt me vend. Unë do të shtoja: pikërisht për arsye se Kisha nuk është vetëm institut, por aq më shumë Trupi mistik i tij, mu për këtë duhet të jemi më shumë të bashkuar: mendja dhe zemra duhet të jenë në harmoni si që janë në Krishtin Jezus. Institucionalizimi i Kishës është pasojë (nevojë) e kohës dhe hapësirës. Ne jemi njerëz që jetojmë në tokë ku rregulli dhe disiplina duhet të jenë të pranishme. Shi si ajo fjala që tha Jezu Krishti: Ju jeni tharmi, kripa...

    Deshmuesi, plotësisht jam i mendimit se "Bashkimi i Kishes nuk eshte nen pushtet te njeriut, eshte Fryma dhe Fjala e Perendise qe na mban ne te njejtin unitet ,ne te njejtin mendim, qe na ruan, na meson , na fuqizon dhe na udheheq drejt vullnetit te Krishtit."
    Dhe pikërisht Jeta në Shenjtërueshmën Trini është modeli i çdo jete - kështu edhe i jetës së Kishës së Krishtit. Jeta e Atit e Birit dhe e Shpirtit Shenjtë është burimi dhe caku i çdo jete. Një ftohtësi në Trininë shenjte nuk ka, siç ka ndërmjet besimtarëve të krishterë. Ftohtësia e të krishterëve është shkandull për botën, ajo është pengesë për ungjillzimin e popujve.
    Dëshira për unitet është dhuratë e Zotit që të gjithë të shkojmë drejt Kishës së Zotit, një Kishe të vetme dhe të pashme (dukshme). Ne duhet t`ia lejojmë Shpirtit të Zotit të na sendërtojë në Trupin e Krishtit ku gjithçka është në harmoni dhe çdo gjymtyrë e Krishtit i shërben Zemrës së Tij. Madje, ky Krisht nuk është vetëm i të krishterëve, por i të gjithëve. Mirëpo, të krishterët e kanë detyrë që të jenë harmonia e Tij e dukshme në këtë botë. Nuk mund të kënaqemi me një jetë dosido.

    Ekumenizmi dëshiron t`i vetëdijësojë besimtarët për pikërisht atë që "deshmuesi" thotë: "Ndarjet religjionoze brenda krishterizmit jan rezultat i ndikimit te NJERIUT, pasi ne jetojm ne MISH." Për këtë arsye nevojitet kthimi i zemrës (1Gjn 1,10 Nëse themi se nuk kemi mëkat rrejmë vetveten...; Na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë).

    Deshmuesi i dashur, me vend e ke kur thua se bashkimi është vepër e Shpirtit të Zotit. Dëshiroj të them se Kisha Katolike dëshiron t`u ofrohet të gjithëve dhe dëshiron secilin ta dëgjojë dhe të mundohet ta kuptojë se çka dëshiron të thotë. Na duhet ta kuptojmë se Zoti është më i madh se mëkatet tona, prandaj s`kemi pse mos ta pranojmë se jemi mëkatarë. Pikërisht për arsye se besojmë në faljen e Zotit, besojmë edhe në bashkimin e dukshëm këtu në tokë. Nevojitet një vend ku prania e Krishtit bëhet e dukshme në plotësinë e vet, rreze drite për ata që ende nuk e kanë njohur Jezu Krishtin. Kjo është Kisha e Krishtit (kisha e gjithë të krishterëve). Për ta jetuar jetën e Shenjtërueshmës Trini Kisha Katolike e ka kuptuar misionin e vet: gjithmonë të nxisë jetën e harmonishme duke i njohur gjithnjë e më shumë sivëllezërit e vet. Ajo nxitë besimtarët e vet të mësojnë historinë, jetën shpirtërore dhe liturgjike të sivëllezërve, kulturën, mentalitetin e tyre. Të gjitha që të jemi sa më afër dhe të jemi një mendje e një zemre. Të kemi po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus (Filipjanëve 2,5).
    E vërteta imponohet me vërtetësinë e vet.
    IHS

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pyetje per bashkimin e te krishtereve

    C`mendoni: a eshte i mundur bashkimi i te gjithe te krishtereve? Nese po, si?
    Nese jo, perse?
    IHS

  5. #25
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Shpresemiri pershendetje!

    Megjithese kjo eshte nje teme e vjeter dhe eshte diskutuar pothuajse para 1 viti, mendoj se aty ke marre pergjigje mjaft te mira nga "i shpetuari" dhe "deshmuesi" me mendimet e te cileve bashkohem edhe une.
    Te Krishteret e vertete nuk jane te ndare dhe nuk kane nevoje te bashkohen sepse ato te gjithe kane Frymen e se Vertetes te cilen bota nuk e njeh dhe nuk e ka. Kisha e vertete eshte kisha brenda te ashtuquajtures kishe dhe jo te gjithe ato qe shkojne ne nje kishe jane te krishtere. Ati i njeh te tijet, ato qe Ai ka thirrur nepermjet Birit me ane te Frymes, dhe ata jane te thirrur nga te tre ndarjet e medha katolike, ortodokse, protestante. Ate qe Perendia ka bashkuar njeriu te mos e ndaje, thote Krishti per martesen, por edhe kisha e Tij eshte paraqitur ne Bibel si nuse dhe dasma do te behet ne qiell me Dhenderin, dhe kjo eshte nje maredhenie qe do te zgjase perjetesisht dhe nuk mund te prishet sepse eshte veper e Perendise.

    Pra bazuar ne Bibel te krishteret e vertete jane te bashkuar dhe nuk mund te ndahen nga dashuria e Atit, (lexo Rom. 8:31-39)
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me vjen shume mire, qe tani pas nje viti perseri behet e njejta pyetje: A eshte i mundur bashkimi?

    Jam dakord me Astritin, por me sa kuptoj une, ketu behet fjale per nje bashkim Zyrtar Tokesor, pra kreret e Besimeve te njohin zyrtarisht Kishat e Tjera.

    Ka dy lloj bashkimesh:
    1-) Bashkim per Hir te Krishtit
    2-) Bashkim per Hir te bashkimit.

    Bashkimi, i dyte eshte politik, i pari eshte real.Por vjen vetem nga Krishti, dhe aspak nga levizjet ekumenike mbareboterore.

    Bashkimi i te krishtereve, nqs do ndodhe ndonjehere, do jete veper e Atit, dhe jo e njeriut.
    Ky bashkim do vije vetem nqs te krishteret do pranojne realisht Kryqin ne jetet e tyre, pa pasur frike te nderrojne qendrim nqs Krishterimi Origjinal (Ortodoks) do jete i ndryshem nga ai krishterim te cilin ata jane mesuar te shohin.

    Krishterimi Ortodoks eshte nje krishterim ME KRYQ, i ndryshem nga "krishterimet" PA KRYQE te dala ne mode vitet (ose shekujt) e fundit.

    Por dhe njehere, ndonese bashkimi eshte i mundur, aspirata e te krishtereve, nuk mendoj se duhet te jete nje Krishterim i Bashkuar, por nje Krishterim Real, Ortodoks!

    (Me fjalen Ortodoks, nenkuptoj Origjinal dhe jo thjesht njerin nga grupimet kristiane. Sic mund te themi psh Komunizem Ortodoks, Judaizem Ortdoks etj...)

    Sidoqofte, une po perseris fjalet e Astritit: Ate qe Perendia e bashkoi, njeriu nuk duhet ta ndaje!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Ekumenizmi

    JO UNE NUK JAM DAKORD ; asnje kishe e krishtere nuk duhet te miratoje dhe te ballafaqoje me kete nisme qe nxitet nga djkalli ; per fat te keq shume kisha protestante dhe kisha te lira ungjllore kane miratuar nje gje te tille ; cdo i krishtere duhet te kete parasysh qex JEZU KRISHTI THIRI KISHEN E TIJ DHE AI E BEN KISHEN DHE JO NE ;

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •