29.04.2003 - Trepca.net

Shkruan Besim Krasniqi.



INSTITUCIONET E KOSOVĖS MIDIS BESIMIT DHE PĖRGJEGJĖSISĖ

Moshapja e zyrave tė Kosovės nė diasporė "inkurajon" shqiptarėt drejt ambasadave serbe




Tė gjithė ne jemi tė vetėdijshėm pėr problemet e mėdha qė i kanė kapluar institucionet tona pėr t'i quar proceset e pavarėsimit deri nė fund, tė gjithė jemi poashtu tė vetėdijshėm mbi mungesėn e kompetencave te shumė institucione pėr tė realizuar ēėshtje tė ndryshme qė i kėrkon koha, mirėpo mėrgimtarėt tanė habiten me institucionet tona se si nuk ėshtė ndėrmarė sė paku njė iniciativė nė Parlamentin e Kosovės e cila do tė tregonte faktin se ato janė tė interesuara pėr fatin e mėrgimtarėve dhe pėr zgjidhjen e problemeve jetike siē janė dokumentet e udhėtimit dhe nėnshtetėsia. Njė joseriozitet i tillė i institucioneve tė Kosovės kundrejt bashkadhetarėve tanė, ka bėrė qė turmat e lartėpėrmendura tė bashkatdhetarėve tanė tė "inkurajohen" drejt ambasadave dhe konzulatave serbe, pėr t'a njohur pa dėshirėn dhe vullnetin e tyre shtetin antishqiptar e kriminal serb.

29 prill 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

Pėrkundėr tė gjitha kėrkesave tashmė tė artikuluara tė bashkadhetarėve tanė nė mėrgim drejtuar institucioneve tė Kosovės nėpėrmes artikujve gazetaresk, nėpėrmes pėrfaqsuesve tė partive politike qė veprojnė nė diaspore dhe nėpėrmes formave tjera, pėr tė hapur sa mė parė nga njė "Zyre tė Kosovės" nėpėr disa nga shtetet demokratike tė perėndimit, ku jeton njė numėr i madh i bashkadhetarėve tanė, deri mė sot ato kėrkesa kanė hasur siē po shihet nė vesh tė shurdhėr, pa e ditur ose pa dashur ta dijnė institucionet tona se ēfarė dėmi po i sjellim vetvetes (shtetit tė Kosovės) kur mėrgimtarėt tanė detyrohen tė bėhen banorė tė njė shteti mė antishqiptar siē ėshtė Serbia.

Mėrgimtarėt shqiptarė dhe nėnēmimi i tyre!

Jemi dėshmitarė tė rradhėve tė gjata tė shqiptarėve tė Kosovės qė presin me orė tė tėra pėr njė dokument udhėtimi apo ndonjė dokument tjetėr "zyrtar", pasiqė ato u kėrkohen nga institucionet vendore tė shtetit ku ata jetojnė, kėshtu qė nė pamundėsi tjera (mungesa e "Zyrės sė Kosovės") bashkatdhetarėt tanė duhet tė paguajnė shuma tė larta tė tė hollave, qė tregon qartė se Serbia po ua merr shqiptarėve edhe nė perėndim "haraēin" vetėm pse janė shqiptarė, duke ua bėrė me dije shqiptarėve se "ata janė dhe do tė mbeten gjithnjė nėn vartėsinė serbosllave". A nuk ėshtė ky nėnēmim i shqiptarit deri nė pafundėsi? A nuk ėshtė poshtėrsim i bashkadhetarit, i cili u tregua i gatshėm me vite tė tėra t'i shėrbejė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės qoftė me mjete financiare apo qoftė edhe me pjesėmarje aktive nė luftėn ēlirimtare? Ku po mbetet dinjiteti i shqiptarėve derisa ata duhet tė presin para dyerve tė ambasadave dhe konzulatave serbe njė dokument udhėtimi, tė vulosur me vulat e shtetit kriminal serbosllav dhe i shkruar nė alfabetin sllav cirilik? Athua, pėr kėtė ditė janė pėrpjekur me vite tė tėra mėrgimtarėt tanė...?!

Pėrgjegjėsinė e bartin institucionet e Kosovės!

Besojmė se ēdo koment ėshtė mė se i tepėrt, mirėpo pėrsėri detyrimisht shtrohen pyetjet: kush e mban pėrgjegjėsinė pėr kėtė dukuri tepėr nėnēmuese pėr bashkatdhetarėt tanė? Kush duhet t'i pėrgjigjet kėrkesave tė mėrgatės, e cila me vite tė tėra e tregoi veten si fuqi integruese shqiptare drejt krijimit tė shtetit shqiptar tė Kosovės? Mbi kėnd bie barra e pėrgjegjėsisė pėr tė gjithė ata shqiptarė qė i "dhurohen" Serbisė me dy duar? Padyshim mbi askėnd tjetėr veqse mbi institucionet e Kosovės, krijimin e tė cilave e kemi pritur me dekada tė tėra. Ne tė gjithė jemi tė vetėdijshėm pėr problemet e mėdha qė i kanė kapluar institucionet tona pėr t'i quar proceset e pavarėsimit deri nė fund, tė gjithė jemi poashtu tė vetėdijshėm mbi mungesėn e kompetencave te shumė institucione pėr tė realizuar ēėshtje tė ndryshme qė i kėrkon koha, mirėpo asgjė nuk i arsyeton institucionet tona pse nuk kanė ndėrmarė sė paku njė iniciativė nė Parlamentin e Kosovės, e cila do tė tregonte faktin se ato janė tė interesuara pėr fatin e mėrgimtarėve dhe pėr zgjidhjen e problemeve jetike siē janė dokumentet e udhėtimit dhe nėnshtetėsia. Njė joseriozitet i tillė i institucioneve tė Kosovės kundrejt bashkadhetarėve tanė, ka bėrė qė turmat e lartėpėrmendura tė bashkatdhetarėve tanė tė "inkurajohen" drejt ambasadave dhe konzulatave serbe, pėr t'a njohur pa dėshirėn dhe vullnetin e tyre shtetin antishqiptar e kriminal serb.

Hapja e Zyrave tė Kosovės si domosdoshmėri

Tė gjithė bashkadhetarėt janė tė mendimit se hapja e "Zyrave tė Kosovės" nėpėr kryeqendrat e botės, sidomos aty ku jetojnė shumė shqiptarė, do tė zgjidhte fatlumėsisht shumė probleme kyēe, do tė pėrfundonin krajatat e shqiptarėve me administratat serbosllave tė ambasadave antishqiptare si dhe do t'i vinte fundi regjistrimit tė shqiptarėve si banorė tė Serbisė. Me kėtė do tė rikthehej edhe besimi i mėrgimtarėve ndaj institucioneve tė Kosovės, tė cilat deri mė sot nuk kanė bėrė asgjė qė mėrgimtarėt ta ndiejnė veten si qytetarė tė Kosovės! Duam tė shpresojmė qė kėrkesat e bashkatdhetarėve tė artikuluara nė forma tė ndryshme drejt institucioneve tė Kosovės, sikurse edhe ky artikull nuk do tė vazhdon tė hasė nė vesh tė shurdhėr institucional, sepse do tė vije dita kur kjo papėrgjegjėsi dhe ky "non sens" i institucioneve tona do t'iu kthehet atyre nė bumerang, por atėherė do tė jetė tepėr vonė!



.......