-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
André Rieu - Lisbonë, Portugali - 1 Dhjetor 2021
Celebrating Comeback - Pas 20 Muajsh ndërprerje ....... Corona Break .
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-12-2021 më 16:50
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Parashikimi i shkencëtarëve: Pandemia mund të përfundojë në 2022
Shkencëtarët kanë filluar të flasin për fundin e pandemisë duke monitoruar rrjedhën e virusit. U bënë dy vite me shpërthimin e krizës shëndetësore që vuri njerëzimin përballë të dhënave, masave dhe kufizimeve të rrepta.
Shkencëtarët pohojnë se në vitin 2022, virusi do të humbasë formën e tij pandemike dhe do të bëhet më sezonal siç është rasti me virusin e gripit.
Rritja e nivelit kolektiv të imunitetit, shpërndarja e pritshme e barnave dhe vaksinat janë rruga e daljes nga tuneli i errët i pandemisë.
Shitja e barnave për koronavirusin, që do të ndodhë pas disa muajsh, përkthehet si një shenjë shprese.
Njerëzit, siç kanë thënë shkencëtarët në të kaluarën, do të mësojnë të jetojnë me koronavirusin pasi sëmundja nuk do të zhduket.
Pyetja është se si do të ekzistojë koronavirusi në të ardhmen pa ngritur alarmin e komunitetit botëror?
“Përdorimi i maskës në transport, madje edhe në zyra, mund të aplikohet në vitet e ardhshme”, tha epidemiologu i Universitetit Johns Hopkins Sean Trulov.
Ai shton se në të ardhmen mund të rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e distancës në vendet ku grumbullohen shumë njerëz.
Epidemiologu vlerëson gjithashtu se testet e zbulimit të koronavirusit do të bëhen edhe më të aksesueshme.
Një hap i rëndësishëm tashmë është hedhur në vaksinat, ku programi po zgjerohet për të përfshirë fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Komuniteti shkencor po shqyrton dozën e nevojshme për moshat më të reja.
Në kuadër të ridizajnimit të preparateve injektuese, parashikohet dozimi vjetor i popullatës, i cili do të synojë trajtimin e mutacionit që zhvillohet dhe përhapet në të gjithë botën.
/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/lajme/paras...ndoje-ne-2022/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Shkencëtarët: Infektimet nga varianti ‘Omicron’ drejt fundit! Do të bien me të njëjtën shpejtësi që u përhap
Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti ‘Omicron’, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.
Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.
Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietwll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pamndemia në të ardhmen.
Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në ShBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.
Në fakt, thotë profesori Mokdat, sipas llogaritjeve komplekse të modelit që ka ndërtuar universiteti, numri real i infeksioneve në ShBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë pikun me 6 milionë raste më 6 janar.
Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare.
/ VOA / Lexo.al
https://newslexo.al/2022/01/shkencet...i-qe-u-perhap/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Parashikimi optimist i Piperos: Omicron po sjell fundin e pandemisë
Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë sot një parashikim optimist, duke thënë se fundi i pandemisë është shumë afër. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Pipero u shpreh se varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën, duke infektuar shumë njerëz dhe duke i imunizuar ata.
Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh dhe kjo gjë mund të sjellë fundin e pandemisë.
“Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.
Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël. Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.
Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero.
Lexo.al
https://newslexo.al/2022/01/parashik...n-e-pandemise/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Pandemia po hyn në fazë të re, ekspertët: Pranvera do të jetë normale
Pandemia e koronavirusit po hyn në një fazë të re, falë nivelit të lartë të vaksinimit dhe imunitetit natyral, çka nënkupton se pranvera dhe vera do të jenë si në kohët e parapandemisë këtë vit.
Infektologët mendojnë se gjatë pranverës gjendja do të përmirësohet, kjo për shkak të vaksinimit dhe imunitetit që do ta fitojnë qytetarët.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, pati thënë gjatë vitit të kaluar se pandemia e koronavirusit (COVID-19) të përfundojë në pranverën e vitit 2022.
Edhe presidenti i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë në Zvicër, Lukas Engelberger ishte shprehur po ashtu optimist në lidhje me situatën pandemike.
Sipas tij, pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.
Ndërsa, një virolog i njohur belg, Peter Piot tha se: “Mendoj se është e qartë se po shkojmë drejt një faze të re; pikë së pari, pasi virusi po ndryshon në variante si Omicron, i cili, siç e dimë, është më i transmetueshëm, por më pak agresiv. Së dyti, falë vaksinimit, numri i vdekjeve ka rënë. Ka më pak të shtruar në terapitë intensive, kështu kjo, e kombinuar me infektimin natyral, do të thotë se kemi imunitet kolektiv”.
Ndërsa shkenca parashikon se Covid-19 nuk do të zhduket në të ardhmen e afërt, kompanitë farmaceutike vijojnë punën për të ripërshtatur mjetet e luftës. Pas Pfizer, edhe Moderna thotë se do të ketë së shpejti gati vaksinën kundër variantit Omicron, e cila, siç thotë, do të hyjë në fazën e testimit klinik javët e ardhshme.
Kompnia beson se do të mund të ndajë të dhënat mbi sigurinë dhe efektshmërinë e saj, në muajin mars. Moderna po zhvillon gjithashtu një vaksinë të vetme që kombinon dozën përforcuese me një vaksinë eksperimentale kundër gripit.
Express.com
https://www.gazetaexpress.com/pandem...-jete-normale/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit
Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime.
“Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai.
“Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.
Ai u ka thënë ministrave të shëndetësisë dhe zyrtarëve nga 34 shtete se tanimë është tejkaluar mungesa e vaksinave dhe sfidë logjistike përbën procesi i dërgimit të dozave në të gjitha kombet.
Megjithatë, shefi i OBSH-së ka bërë thirrje për kujdes.
Ai ka thënë se përhapja e shpejtë e variantit Omicron të koronavirusit nënkupton se 100 raste të reja janë raportuar çdo tre sekonda në OBSH, javën e kaluar.
Një vdekje është raportuar çdo 12 sekonda.
“Është e rrezikshme të deklarojmë se Omicron do të jetë varianti i fundit dhe se jemi në fund të luftës”, ka thënë ai.
Gazeta Express
https://www.gazetaexpress.com/obsh-f...je-kete-vit-2/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Danimarka deklaron fundin e pandemisë, heq të gjitha kufizimet
Danimarka do të eliminojë kufizimet e vendosura duke ju rikthyer lirisë së para pandemisë.
Sipas qeverisë daneze, arsyet e heqjes së kufizimeve janë rreziku më i ulët i variantit Omicron dhe numri i lartë të personave të imunizuar.
Maskat nuk do të përdoren më në ambiente të mbyllura dhe kufizimet në restorante, jetë kulturore dhe sociale do të zhduken dhe do të rihapen diskotekat.
“Ne jemi këtu me lajme të mira. Është koha për ta lënë pas pandeminë dhe për të ecur përpara. Kjo shënon kalimin në një epokë të re për të gjithë ne sepse Danimarka do të jetë përsëri një shoqëri e hapur. Ne jemi gati t’u themi lamtumirë kufizimeve dhe të mirëpresim jetën që kishim më parë. E kemi kaluar fazën kritike. Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifrat, një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.
Kryeministrja foli për dy faza: në të parën, deri në pranverë, do të mbahen rekomandimet për mbrojtjen e grupeve të rrezikut, si përdorimi i maskave në shtëpitë e të moshuarve, si dhe detyrimi për t’iu nënshtruar testeve për ata që udhëtojnë në Danimarkë dhe nuk janë të vaksinuar; Faza e dytë, deri në vjeshtë, do të jetë mbikëqyrja dhe përgatitja për dimrin e ardhshëm, në të cilin është “shumë e mundur” që një pjesë e popullsisë apo edhe e gjithë popullata të duhet të vaksinohet përsëri.
Gazeta Mapo
https://gazetamapo.al/danimarka-dekl...tha-kufizimet/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Edhe Islanda lehtësohen ndjeshëm masat kufizuese të pandemisë
Pas Britanisë së Madhe dhe Danimarkës lehtësimi i kufizimeve kundër pandemisë ka vijuar edhe në Islandë. Dy javë pas prezantimit të një sërë masash të reja, Islanda do të lehtësojë sërish ndjeshëm masat kufizuese kundër Covid-19.
Lajmin e ka dhënë kryeministrja Katrín Jakobsdóttir në një konferencë për shtyp në Reykjavik.
“Sot kemi një lajm të mirë. Duke nisur nga e shtuna, do të lejohet grumbullimi deri në 50 persona, nga 10 që ishte më parë. Lokalet dhe pub-et do të lejohen të rihapen pas mbylljes së tyre në mes të janarit”, tha ajo.
Më herët, qeveria mori një sërë masash më të rrepta për shkak se sistemi shëndetësor po përballej me një mbingarkesë.
Tani jeta publike do të lehtësohet sërish, veçanërisht në sektorin e kohës së lirë, ku më shumë persona do të lejohen të përdorin pishinat ose palestrat.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, jeta normale shpresojmë të rifillojë nga mesi i marsit. Qeveria shqyrton lehtësimet e mundshme në intervale të rregullta dhe, siç janë gjërat, po planifikon të heqë pothuajse të gjitha masat”, tha Jakobsdóttir.
Sipas shifrave aktuale, 5 për qind e 360,000 banorëve të vendit janë aktualisht në izolim ose karantinë. Incidenca e infeksionit, për një periudhë 14-ditore në Islandë, aktualisht është 4,986. Megjithatë, numri i shtrimeve në spital kohët e fundit ka rënë.
Gazeta Mapo
https://gazetamapo.al/edhe-islanda-l...-te-pandemise/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Finlanda heq gradualisht masat kufizuese të pandemisë
Finlanda pritet të heqë masat kufizuese të koronavirusit gjatë muajit shkurt, njoftoi sot qeveria.
Heqja graduale e kërkesave, të cilat kanë kufizuar numrin e vizitorëve në zona të caktuara dhe kanë kërkuar dëshmi të vaksinimit, do të aplikohet për restorantet dhe baret duke filluar nga 14 shkurti. Kufizimet do të hiqen edhe për eventet kulturore dhe sportive, tha kryeministrja Sanna Marin.
Megjithatë, klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.
Qasja e ngadaltë do t’i japë Finlandës pak kohë për të parë sesi po shkon lehtësimi i kufizimeve në Danimarkën fqinje dhe Norvegjinë. Danimarka pezulloi të gjitha kufizimet pandemike të martën, ndërsa Norvegjia gjithashtu hoqi disa prej tyre.
Të gjitha kufizimet do të hiqen në Finlandë më 1 mars, sipas Yle. Sipas të dhënave të qeverisë, nivelet e reja të infeksionit janë të larta në vend, por numri i pacientëve nën kujdesin intensiv ka rënë ndjeshëm.
Lexo.al
https://newslexo.al/2022/02/finlanda...-te-pandemise/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Italia do të heqë së shpejti kufizimet kundër pandemisë
Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për koronavirus, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet.
Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 viktima me koronavirus dhe 11.23 milionë raste të infektimit prej shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë.
Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, derisa kufizimet e ashpra vazhdojnë të aplikohen për ata që nuk janë të imunizuar.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në ambientet e jashtme.
“Në javët në vijim ne do të vazhdojmë këtë rrugë të rihapjes. Duke u bazuar në të dhënat shkencore, ne do të njoftojmë për afatet e heqjes së kufizimeve aktuale”, ka thënë Draghi, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.
Fushata shtetërore e vaksinimit konsiderohet e suksesshme, pasi më shumë se 80 për qind e njerëzve kanë marrë dy doza, dhe më shumë se 57 për qind kanë marrë një dozë përforcuese.
Draghi ka thënë se afati i pasaportës së vaksinës – që tregon se dikush është vaksinuar, apo është shëruar nga sëmundja – nuk do të ketë afat për ata që kanë marrë dozën e tretë.
Pasaporta e vaksinës është e domosdoshme për të marrë pjesë në shumicën e aktiviteteve në këtë shtet.
Qeveria ka marrë vendim të mërkurën që të lehtësojë masën e karantinës për nxënësit që janë të vaksinuar.
Lexo.al
https://newslexo.al/2022/02/italia-d...der-pandemise/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt