Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Rregullat për të bërë plazh!
Çadrat 3.5 m njëra-tjetra me dy familjarë, 3 m distancë kur të laheni, ju 'spiunon' vrojtuesi
Këtë vit pushuesit në vendin tonë do të duhet të zbatojnë rregulla të reja.
Sipas protokollit çadrat në plazhe do të jenë 3.5 metër larg nga njëra-tjetra dhe në to do të duhet të qëndrojnë vetëm dy persona nga e njëjta familje, jo më shumë.
Kushdo që do të pushojë këtë sezon veror duhet t’i nënshtrohet disa rregullave. Çadrat do të vendosen 3 metra e gjysmë nga njëra tjetra, në secilën prej tyre do të qëndrojnë vetëm dy familjarë. Përpara se të hyjnë në zonën e plazhit, pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve. Pasi këto kushte të jenë zbatuar turistët vendas apo të huaj do të lejohen të pushojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë.
Gjatë larjes në det, duhet të respektohet distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë "beach bar" apo " schiuma party". Kjo do të bëjë akoma më të vështirë një sezon veror për të rinjtë shqiptarë, të cilët kur vjen puna tek argëtimi, nuk kursehen.
Por nuk përfundojnë këtu masat për të shmangur përhapjen e covid 19. Report Tv disponon draftin e hartuar nga Ministria e Turizmit dhe ministria e shëndetësisë ku janë përcaktuar edhe 7 rregullat e higjenizimit që duhet të përcaktojnë hotelet. Disa prej të cilave parashikojnë se nuk do të lejohen të punësohen apo të jenë pushues ata që nuk kanë përfunduar afatin e karantinimit. Matja e temperaturës dhe dezifenktimit i të gjitha objekteve do të jenë të detyrueshme.
Për operatorët turistikë këto masa nuk përbëjnë problem por kërkojnë ta marrin menjëherë. Ky sistem i ri të bërit plazh duket nuk do të jetë më i kushtueshëm garantojnë sipërmarrësit e hoteleve dhe plazheve pasi kanë vendosur të zerojnë fitimin. Një ndihmë ia kërkojnë dhe pushtetit qendror e atij vendor për shpenzimet me të cilat duhet të përballen. Sa i përket pritshmërive për këtë sezon, pikëpyetjet nuk mungojnë.
Rregulla për shërbimin në plazhe
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.
2. Këto rregulla konsistojnë në:
2.1 Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:
a) Lani dhe dizifektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur;
b) Përdorni maskat sipas udhëzimeve;
c) Shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti;
d) Mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padizifektuara;
e) Kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimshe;
f) Nëse vini re simptomat e Covid19, telefononi Nr. 127
2.2 Gjatë larjes në det, respektoni distancën 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.
2.3 Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
2.4 Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.
2.5 Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Vjen më në fund lajmi i mirë/ Vaksina e parë kundër Covid-19 ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore
Për herë të parë në botë, një vaksinë kandidate kundër koronavirusit të ri ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore. Kjo u tha nga Luigi Aurisicchio, CEO i Takis di Pomezia i cili zhvilloi vaksinën në Itali.
Testi u bë i mundur falë përvojës së institutit, i cili pasi izoloi virusin, vendosi një metodë për të verifikuar efektivitetin e vaksinave dhe molekulave direkt në virus.
“Ne po eksplorojmë edhe platforma të tjera interesante teknologjike në bashkëpunim me LineaRx, një kompani amerikane. Disa vaksina kanë marrë fonde të rëndësishme dhe tashmë kanë filluar fazën klinike në vendet e tjera. Ne po punojmë për një vaksinë që vjen nga hulumtimi italian , me teknologji gjithëpërfshirëse dhe italiane, të testohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve.
Për ta bërë këtë kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve të cilët mund të na ndihmojnë të shpejtojmë procesin: kjo nuk është një garë dhe së bashku mund të fitojmë të gjithë kundër koronavirusit “, tha Aurisicchio.
Testet e kryera në laboratorin e Virologjisë të institutit Spallanzani treguan gjithashtu se antitrupat e gjeneruar tek minjtë e vaksinuar, funksiononin.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Më në fund! Shkencëtarët identifikojnë antitrupat që bllokojnë Covid-19 të infektojë qeliza të tjera: Ky zbulim siguron një themel të fortë
Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën, pandemia e Covid-19 është përhapur dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi në pjesën më të madhe të botës, duke infektuar më shumë se 3.6 milionë njerëz.
Një studim nga Universiteti Utrecht, Erasmus Medical Center dhe Harbour BioMed raportoi se shkencëtarët kanë identifikuar antitrupa që ndalojnë virusin SARS-CoV-2 që të infektojë qelizat e tjera. Zbulimi i publikuar në “Nature Communications” është një hap më para drejt zhvillimit të një antitrupi plotësisht njerëzor për të trajtuar ose parandaluar sëmundjen e frymëmarrjes Còvid-19 të shkaktuar nga SARS-CoV-2.
Profesori që udhëhoqi studimin, Berend-Jan Bosch tha: “Duke përdorur këtë koleksion të antitrupave SARS-CoV, ne identifikuam një antitrup që gjithashtu neutralizon infeksionin e SARS-CoV-2 në qelizat e kultivuara. Një antitrup i tillë ndër-neutralizues i antitrupave është shumë interesant dhe sugjeron se mund të ketë potencial në zbutjen e sëmundjeve të shkaktuara nga koronaviruset e lidhura me të ardhmen”.
Ndërsa mjeku Frank Grosveld, bashkëautor i studimit tha: “Ky zbulim siguron një themel të fortë për të karakterizuar këtë antitrup dhe të fillojë të zhvillohet si trajtim ndaj Còvid-19”.
Grosveld shtoi se ky antitrup lejon që të zvogëlohet mundësia për efekte anësore të lidhura me imunitetin.
Ndërsa mjeku Jinsong Wang thotë se duhet më shumë punë për të vlerësuar nëse ky antitrup mund të mbrojë apo reduktojë ashpërsinë e sëmundjes tek njerëzit.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Nisin studimet se a mund te merret koronavirusi ne pishina dhe ne dete, ja cfare deklarojne ekspertet.
Studimi i ri shpreson të shikojë transmetimin e virusit vdekjeprurës përmes rërës dhe trupave të mëdhenj të ujit me shpresën se do të mundësojë që hotelet dhe vendpushimet të hapen sa më shpejt.
Informacionet e fundit tregojnë se kërkuesit në Spanjë po kryejnë një studim të ri për të përcaktuar nëse koronavirusi mund të infektojë njerëz përmes pishinave apo detit, në një përpjekje për të mirëpritur turistët sa më shpejt të jetë e mundur.
Studimi i ri shpreson të shikojë transmetimin e virusit vdekjeprurës përmes rërës dhe trupave të mëdhenj të ujit me shpresën se do të mundësojë që hotelet dhe vendpushimet të hapen sa më shpejt.
Instituti për Cilësinë e Turizmit Spanjoll (ICTE) po punon me shefat e qeverisë spanjolle të turizmit për të përcaktuar nëse virusi përhapet dhe si në zonat turistike.
Në një deklaratë të institutit thuhet: “Studimi do të na lejojë të kuptojmë më mirë sjelljen e virusit në ujë në pishina të mbyllura dhe të jashtme, gjithashtu dhe nëse ai mund të transmetohet përmes rërës dhe sa si reagon në ujin e detit. Pasi të jenë të disponueshëm këto informacione, protokollet do të duhet të hartohen dhe do të përfshijnë mundësinë se si mund të dezinfektohen zonat që janë okupuar nëse studimi përfundon.”
Ata shtuan: “Nëse është e nevojshme, dezinfektimi do të duhet të bëhet në atë mënyrë që nuk ndikon në zonën e eko-sistemeve.”
Presidenti i ICTE, Miguel Mirones tha gjithashtu se studimi mund të çojë në masa të reja që po miratohen kur hapja të lejohet.
Hulumtimet kanë treguar që llojet e tjera të koronavirusit, siç është SARS, mund të mbijetojnë 12 ditë në ujin e rubinetit.
Por shumica e ekspertëve pajtohen që në trupa të mëdhenj të ujit si deti dhe lumenjtë, do të ishte e vështirë të kontraktohej, sepse përqendrimi i virusit do të ishte shumë i holluar.
Ekspertët e kontrollit të sëmundjes kanë këmbëngulur që rreziku i transmetimit Covid-19 përmes ujit “pritet të jetë i ulët” dhe nuk ka prova se mund të ndodhë.
Aktualisht, CDC deklaron se nuk ka “asnjë provë” që sugjeron Covid-19 mund të përhapet në pishina të hapura ose të mbyllura, si dhe në zona me ujë për aq kohë sa ato menaxhohen dhe pastrohen siç duhet.
Gjithashtu nuk ka të ngjarë të përhapet përmes rërës, megjithëse pasojat e vizitave në plazh mund të çojnë në transmetim përmes mungesës së distancës sociale.
Qeveria spanjolle dëshiron të ketë një ide më të mirë të situatës për të ndihmuar industrinë e turizmit të rikthehet në rrugën e duhur për sezonin e verës në korrik.
Turistët vendas do të jenë të parët që do të shijojnë plazhet dhe turizmi i huaj do të varet nga numri i fluturimeve në dispozicion, por shpresohet se britanikët mund të fillojnë të fluturojnë përsëri në Spanjë rreth Tetorit.
Studimi do të shqyrtojë gjithashtu çështje rreth distancës sociale në plazhe.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
“Hapja do na rrisë imunitetin”, Pipero: Cilat janë efektet nëse do të kemi një valë të dytë
Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë.
Megjithatë ai u shpreh, se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.
“Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës. Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte.
Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, neve mjekët. Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta”, tha mjeku.
I pyetur se përse disa vende e kaluan më lehtë dhe disa në mënyrë më traumatike, Pipero tha:
Së pari ka teori që janë tre lloje virusesh. Së dyti u var shumë nga koha kur u morën masat. Në Kinë rastet e para u identifikuan në 21 janar. Wuhani u mbyll në 23. Nëse do ishte mbyllur në 22, rastet dhe vdekjet do ishin 40% më pak. Iu qëndruam masave në kokë, por mbi të gjitha qytetarët i kanë respektuar ato në maksimumin e mundshëm.
Mjeku Pëllumb Pipero e cilësoi të qetë dhe të butë këtë fazë të epidemisë në Shqipëri, pavarësisht një rritjeje të ndjeshme të infektimeve në 24 orët e fundit.
“Sot kemi 18 raste pozitive, por dje dhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të shtruar. Ndoshta këto rritje koinçidojnë edhe me hapjen, por janë raste pozitive dhe pa klinikë. Janë raste që nuk dëshmojnë sëmundshmëri, por rënien në kontakt.
Unë e konsideroj të qetë dhe të butë epideminë. Kjo nuk do të thotë që të humbasim kujdesin dhe vëmendjen”, u shpreh Pipero.
I pyetur në studion e “Opinion” se përse me këto shifra ne duhet të vijojmë të qëndrojmë ende të mbyllur, Pipero tha: Është një virus me shumë të panjohura dhe vendet që nuk kanë respektuar gradualitetin janë kthyer pas në masa. Hapja duhet të jetë graduale dhe rajonale, pasi ato mikrovatra që janë ende t’i mbajmë të survejuara, të mos na ndodhi t’i kthejmë mbrapsh. Rastet edhe pse sporadike janë pa komplikacione.
Ka një teori që me kalimin nga një person në një tjetër bie virulenca dhe ky është fakt. Dhe ekspozimi, vazhdimi i hapjes do na japi dy gjëra: së pari në aspektin psikologjik do jemi më të qetë, në aspektin ekonomik po e po , por edhe rritja imunitetit.
Unë kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngëul që virusi tek ne ka jo vetëm rënie të qarkullimit të transmetueshmërisë. Unë pretendoj që ka rënë dhe virulenca, nuk është më agresiv sa ka qenë. Pra nuk sjell sëmundje, sjell rritje të mbrojtjes. Imagjioni që në fund të këtij sezoni neve të kishim të ekspozuar 15, 20 apo 30% të popullsisë. Një hapje e kujdesshme tani na ndihmon shumë. Kjo nuk do të thotë se këtu ka mbaruar përgjegjesia e qeverisë, por këtu është më e rëndësishme përgjegjsësia e qytetarit
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Lajm i mirë në prag të verës/ Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura
" Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit. ”
Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin, raporton Ansa. Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.
Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit. Dhe në asnjë mostër deti nuk u mundësua prania e virusit. “Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Studimi nuk shpjegon a do jetoje viruse po ta vendosesh diku ne trupin e midhjes,gaforres,peshkut etj. Studimi nuk verteton qe kafshet e detit jane imune ndaj infeksionit.Mundet qe virusi e ka te pamundur nuk ka aftesi zhytet ne thelllesi te ujrave dhe infektoje.nqs virusi ska aftesi te zhytet notoje thelle atehere kafshet ujore i mbron uji.Mbase mund te jete edhe kripa qe virusi nuk e duron mundet qe kripa e detit ta shkaterroje virusin.Fute koronen ne nje ene me uje te kripur dhe shiko ne mikroskop koronen.nqs korona eshte e ngordhur atehere uji i kripur e vret virusin.virusi i korones nuk mund te jetoje ne sipërfaqe te ujit te detit sepse sipërfaqja e ujit eshte shume e ekspozuar dhe nen goditjen e rrezatimit diellor.me shkence eshte vertetuar qe rrezet e diellit e vrasin koronen.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-05-2020 më 19:09
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Çfarë duhet të konsumojmë para dhe pas vaksinës dhe cilat ushqime duhet të shmangim?
Simptomat pas vaksinës, sipas komunitetit shkencor, janë një shenjë e mirë, pasi kjo do të thotë se trupi po krijon imunitet. Në shumicën e rasteve, efektet anësore janë të lehta dhe zhduken pas disa ditësh.
Megjithatë, me ushqimin e duhur ne mund të mbrojmë trupin tonë dhe t’i kalojmë simptoma më lehtë.
Një dietë e shëndetshme që përfshin fruta, perime, drithëra, peshk, vezë dhe mish pule është ideale. Sipas mjekëve, është mirë të shmangni mishin e kuq dhe produktet e qumështit para vaksinimit.
Në të njëjtën kohë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve me nivele të larta sheqeri. Qëllimi është që nivelet e glukozës në gjak të jenë të qëndrueshme.
Çaji i xhinxherit propozohet si një ushqyes ideal pas marrjes së vaksinës.
Perimet jeshile, të tilla si spinaqi, lakra dhe brokoli pasi ato kanë nivele të larta të antioksidantëve, duhet te konsumohen me patjetër para dhe pas vaksinës. Rekomandohet konsumimi i suprave me qepë dhe hudhër.
Gjithashtu është mirë të konsumoni sa më shumë lëngje si ujë, çaj, ujë të gazuar dhe mjaltë. Sigurisht që duhet të shmangni konsumimin e alkoolit, pasi ai mund të ndikojë në përgjigjen imune të organizmit ndaj vaksinës.
Çfarë tjetër mund të bëni për të zvogëluar efektet anësore të vaksinës?
Pas vaksinimit duhet të kujdeseni për veten tuaj, ashtu sikur kujdeseni kur jeni të sëmurë. Pini shumë ujë, pushoni, shkoni në shtrat herët dhe merrni ilaçe kundër temperaturës , gjithmonë nëse keni simptoma, në mënyrë që të lehtësoheni.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Ushqim i mire para se te vaksinohesh eshte supe me mish pule.
Para ca ditesh u zbulua qe varianti indian i covid 19 ka hyre ne Usa.Ky variant eshte variant i qelbur.Per fat te mire vaksina e Pfizerit eshte efikase per te krijuar antitrupat dhe vrare covid 19 variantin indian.
Krijoni Kontakt