Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Këshillat që nuk duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitamina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ulja e të infektuarve
"Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar".
TIRANË - Mjeku imunolog Genc Sulçebe jep këshilla të vlefshme se si të sillemi për të luftuar sa më mirë koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv ai i quan folklorizma përdorimin e qepëve apo hudhrave, ndërkohë që thekson se vitamina C duhet përdorur vetëm nëse ndihemi të sëmur. COVID-19 luftohet më së miri përmes një sistemi të fortë imunitar dhe për këtë kërkohet ushqim i ekuilibruar. Nuk duhet të mungojnë ushqimet të pasura me proteina siç është mishi.
Ai thotë se shifra prej 174 të prekurve dhe 6 viktimave nuk duhet të na trembë apo të krijojë panik, pasi është një situatë e pritshme. Megjithatë, ai thotë se pritet të ketë ulje të rasteve brenda një muaji, edhe pse e gjitha është një situatë që nuk mund të parashikohet përsakohë virusi është i panjohur.
"Pritet që numri do të rritet, nuk është një rritje eksponenciale. Një pjesë e të sëmurëve, edhe duhet të shtrohen në spital, një pjesë edhe do dalin. Duhet të presim me durim deri kur do të kemi këtë pritje, do të ketë një moment për rritje maksimale, dhe do ketë një moment kur do duhet të presim uljen e numrit. Shpresojmë se do të kemi këtë ulje brenda një muaji, është mendimi im por është e paparashikueshme.
Duhet të dimë dy gjëra të njohura. Ky është një virus i panjohur për sitemtin imunitar të gjithë popullatës njerëzore, popullata të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, si reagojnë kinezët, italianët nuk presim të reagojnë edhe shqiptarët. Ne nuk dimë si do shkojë popullata shqiptare, do kuptohet vetëm në fund të epidemisë.
Ata që e kalojnë kanë imunitet të qëndrueshëm dhe nuk sëmurën më. Më tepër se gjysma nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, janë të shëndosh, është mirë se krijojnë imunitet dhe nuk sëmuren por është rrezik se e përhapin tek persona që sëmurën. 30% mund të kenë simptoma të lehta, dhe vetëm 15% kanë simptoma që kërkon të rrihet në shtrat. Në raste të rënda duhet të kemi ndihmën spitalore. Duhet ndërgjegjësim për të kuptuar këto shkallë të sëmundjes.
Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, duhet të kemi kujdes nuk ka nevojë të turremi të marrim medikamente se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar. Duhet të dimë që sistemi imunitar është eficent.
Personat që janë më të prekshëm mbi 60 vjeç dhe sa më tepër rritet mosha aq më tepër prekshmëria dhe rreziku bëhet i lartë. Faktorët e rrezikut janë sëmundjet e zemrës, tensioni i rritur, probleme të mushkërive të zgjatuara, ata që kanë diabet, dhe ato që marrim trajtime kundër sëmundjeve tumorale dhe ata që marrin kortizon. Është një kontingjent sëmundjesh kronike që janë më të rrezikuar. Këta duhet t'i ruajmë në mënyrë absolute, t'i mbajmë të izoluar edhe në shtëpi. Të rrinë larg edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që mund të shkojnë jashtë për arsye të ndryshme.
Që të funksionojë sistemi imunitar kërkon ushqim të ekuilibruar, dhe mënjanimin e stresit dhe panikut, që ulin imunitetin, dhe ulin reagimin në mënyrë të përshtatshme kundër virusit.
Është një fakt i njohur në gjithë literaturën mjekësore që fëmijët preken shumë lehtë, që e kalojnë si një grip i zakonshëm dhe pa asnjë komplikacion, deri në nën 15 vjeç. Nëse shfaqet një temperaturë mos ta çojmë ne pediatër e ambulancë, të bëjmë vetëmjekim. t'i japim lëngje, nëse e ka mbi 38 gradë temperaturën t'i japim paracetamol, ushqim të mirë, qetësi në shtrat dhe çdo gjë do të shkojë mirë.
Vitamina C ka vlerë nëse ne fillojmë të ndjejmë shenjat e sëmundjes, nëse marrim vitaminë C me dozë gjysmë gramë deri në 1 gram për disa ditë do të na lehtësojë disi sëmundjen, por nuk dihet se çfarë veprimi ka në këtë virus të ri. Vitaminat e tjera nuk ka arsye t'i marrim, se i kemi në nivele të mjaftueshme nëse ushqehemi mirë.
Mirë do ishte që në këtë moment të marrim ushqime të pasura me proteina të krijohen antitrupa, siç është mishi përshembull.
Hudhrat e qepët janë folklor më shumë sesa fakte të bazuara shkencërisht", tha mjeku imunolog Genc Sulçebe
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Covid-19/ Corriere Della Sera shkruan për 30 mjekët dhe infermieret shqiptarë që u nisën për Bergamo
30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria u nisën pak minuta më parë drejt Bergamos së Italisë, për të ndihmuar kolegët e tyre që po përballen me një numër të madh të infektuarish, dhe numër tragjik viktimash.
Lajmi është publikuar edhe në mediat italiane, me Corriere Della Sera-n që citon kryeministrin Rama të ketë thënë: Nuk mund ta shihja Italinë në atë situatë të vështirë dhe se dy vendet i kanë shtrirë gjithmonë dorën njera tjetrës.
'Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin Italinë', tha Rama në videon live nga aerporti ku u nisën bluzat e bardha.
30 mjekët do të qëndrojnë atje për një muaj, do të paguhen nga shteti shqiptar, mjekët 3000 mijë euro ndërsa infermierët me një shumë prej 2500 eurosh.
Është pjesë e një marrëveshje mes Ramës dhe ministrit Italian Luigi di Maio, nënshkruar ditën e djeshme.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Di Maio: I treguat BE-së vlerat europiane, që disa vende i harruan
Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.
Ministri italian Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian. Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nisë që nesër.
“Dua të falenderoj publikisht kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë”, tha ministri Di Maio. /e.s/
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Kush ruan qetësinë është më pak i rrezikuar nga koronavirusi
Mendimi i ekspertëve është se ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë qelizat imunitare të punojnë në mënyrë më të shëndetshme, gjë që do ta bëjë qëndrimin në shtëpi edhe më të rehatshëm.
Shef i Klinikës së Psikiatrisë Spitalore të Qytetit të Ankarasë, Dr. Erol Göka shpjegoi se si ruajtja e moralit dhe mbajtja e motivimit të lartë në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) mund të kontribuojë në trupin dhe sistemin imunitar.
Sipas raportimit të Agjencinë Sputnik, Göka deklaroi se është e natyrshme të shqetësohesh për kërcënimin e sëmundjes dhe se kjo e shtyn personin të marrë masat e nevojshme, prandaj, nuk duhet të frikësohen dhe të shqetësohen nga ankthi.
Göka theksoi se ankthi i lehtë dhe i moderuar nuk do ta dëmtojë personin fizikisht dhe, përkundrazi, do të rrisë pak performancën:
“Mirëpo, stresi intensiv dhe i vazhdueshëm nuk ndikon pozitivisht në sistemin imunitar. Vetëm se mbajtja e moralit dhe motivimit të lartë përballë një infeksioni ngjitës nuk është një kriter adekuat për të mos u sëmurë, por ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë trupin tonë të pushojë dhe qelizat tona imunitare të punojnë më shëndetshëm. Marrja e masave të nevojshme do të na ndihmojë të kemi një qëndrim sa më të shëndetshëm në shtëpi ”.
‘Solidarizimi është i nevojshmëm dhe i dobishëm në këtë proces’
Psikiatri Rabia Nazik Yüksel theksoi se ka njerëz që dëshpërohen duke konsideruar simptomën më të vogël si Kovid-19, dhe se kur ndjejnë ankth shëndetësor, përqendrohen më shumë në trupin e tyre. Ata mund të kenë kollë apo të ndiejnë dhimbje që mund të ekzistojë në çdo kohë në trupin e tyre.
“Të shpenzojmë sa sa më pak kohë në mediat digjitale, si media sociale dhe grupet WhatsApp që rrisin ankthin tonë me informacioneve të pavërteta. T’u kushtojmë vëmendje informacioneve që vijnë nga autoritetet kopetente, të bashkëbisedojmë me të dashurit tanë, me familjen tonë, të solidarizohemi me ta që të kalojë sa me pa probleme ky proces.”
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
‘Ju që lodheni dhe nuk ankoheni’, Skënder Brataj mesazh infermierëve nga karantina: Kemi vetëm një fjalë, Faleminderit!
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka kushtuar një mesazh falenderues infermierëve, që po përballen me Covid-19.
Ai e ka shkruar këtë mesazh në shqip dhe italisht, ku i falenderon pafund infermierët.
Sipas Bratajt, ata janë në krahun e çdokujt përditë, lajnë pacientët, i ndërrojnë, i pastrojnë dhe nuk ankohen.
Kujtojmë që Brataj ndodhet prej pesë ditësh i karantinuar në shtëpi, pasi doli pozitiv nga Covid-19.
Mesazhi i plotë:
Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?
Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.
Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.
Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.
Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.
Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.
Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.
Ti që çdo ditë dikush të qorton.
Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.
Ti që shumë herë kafetë na sjell.
Ti që fëmijët shpesh i abandonon.
Ti që familjen shpesh e harron.
Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Dr.Luli, ky dishepull i heshtur i Hipokratit
Nga Ilir Çumani
Shërimi i Dr. Lulit nga virusi i padukshëm e tinzar Covid – 19, sot ishte një lajm i mirë dhe i mezipritur që më ngazëlleu pafundësisht mua dhe familjen time.
Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, të njohur dhe të panjohur, studentë dhe ish studentë të shumtë të profesorit, të gjithë shqiptarët, janë lumturuar pa masë për këtë lajm të gëzuar.
Kur mora vesh lajmin përmes medias se Dr. Luli ishte prekur nga Covid – 19, nuk u befasova aq shumë. Duke e njohur prej 30 vjetësh këtë burrë fisnik, këtë NJERI të rrallë që gjithë jetën e Tij ka punuar dhe jetuar për të tjerët, mendova se, nuk ka dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Fakti, se, pas një investimi gjysëm shekullor si mjek infeksionist Ai ishte në pension, dhe pas përhapjes së pandemisë i’u bashkua vullnetarisht sërish kolegëve me bluza të bardha në betejën për tu përballë me këtë armik të rrezikshëm e të padukshëm që kërcënon në masë jetët njerëzore, tregon se ç’farë përfaqëson dhe mishëron në vetvete ky NJERI….!
Prof. Dr. Dhimitër Kraja, (Dr. Luli) siç e njohin të gjithë, nuk është vetëm një aset i vyer i medicinës shqiptare, një shkencëtar mirëfilli në fushën e epidemiollogjisë që i kushtoi gjithë energjitë, mëndjen, shpirtin këtij profesioni në dobi të shëndetit të shqiptarëve.
Ai, si rrallë kush, pa e ekzagjeruar, mund te them se është dhe mbetet një MISIONAR i zellshëm i JETËS, modest deri në përulësinë kristiane, besnik fanatik i parimeve humane.
E nëse do të jetonte në kohën e Hipokratit, (i cili njihet si themelues i mjekësisë klinike ne Greqinë e Vjetër, në shek. 460 p.e.s), padyshim, Dr. Luli, do të ishte i përzedhuri kryesor mes nxënësve të tij, një Dishepull i mençur, i heshtur dhe i urtë i rangut të parë i babait të Mjekësisë….
Krenar për TY Mik i shtrejntë, Dr. Luli! Më vien mirë që nga sot, të njohin edhe shumë e më shumë shqiptarë, sepse asnjëherë nuk të ka pëlqyer protagonizmi dhe publiciteti, edhe pse kontributi, lodhja, sakrificat, modestia dhe puna jote është e pa çmuar, e pangjashme, e pashembullt…
Ti je HEROI i heshtur i dhimbjes dhe i sakrificave sublime NJERËZORE!
Zoti qoftë gjithmonë me Ty dhe familjen tënde të mrekullueshme!
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
E fundit/ Shkencëtarët e Oksfordit: Të enjten injektojmë vaksinën e Covid-19 tek njeriu
Një lajm i mirë vjen nga The Guardian që tregon punën e shpejtë të shkencëtarëve britanikë të Oksfordit. Ata kanë njoftuar se kanë krijuar një vaksinë dhe ditën e enjte do të injektohet tek disa njerëz për të parë rezultatet. Ata janë të njëjtët shkencëtarë që premtuan se vaksina mund të ishte gati për popullatat në muajin shtator.
Ministri i Shëndetit në Britani, Matt Hancock ka deklaruar se qeveria britanike i ka vënë në dispozicion epikit të shkencëtarëve një shumë prej 20 milionë paundësh për të përshpejtuar përpjekjet e tyre në lancimin e vaksinës, por gjithashtu edhe 22 milionë paund për studiuesit e Imperial College London për të vijuar me provat në fazën e dytë.
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Shkencëtarët e Oksfordit premtojnë vaksinën: Gati në vjeshtë!
Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë. Këtë premtojnë shkencëtarët e Oksfordit të cilët janë të bindur se mund të krijojnë vaksinën për sëmundjen brenda tetë muajve të ardhshëm.
Ky skenar që do e donim të gjithë të bëhej realitet është shumë më i shpejtë se parashikimi i shkencëtarëve të tjerë të cilët thonë se do duhej të paktën një vit e gjysmë për të krijuar vaksinën plus kohën që do të merrte prodhimi në masë.
Por ekipi i shkencëtarëve të Oksfordit të cilët janë futur në garë për të gjetur kurën e Covid-19 thonë se sa më shpejt aq më mirë, pasi nëse vonon do të jetë shumë e vështirë të gjesh persona që nuk janë infektuar apo që nuk e kanë kaluar infeksionin për tu testuar. Janë më shumë se 500 vullnetarë të moshës mes 18 dhe 55 vjeç të cilët do të marrin pjesë në eksperimentin që do zgjasë 6 muaj.
Atyre do u injektohet vaksina e re në doza të ndryshme për të parë reagimin dhe nëse rezulton me sukses do u injektohet vullnetarëve të tjerë nga jashtë Britanisë për të dëshmuar efektivitetin dhe më pas të testohet në masë.
Ndërkaq edhe në Kinë janë bërë eksperimentet e para klinike dhe sipas China Daily rezultatet pritet të publikohen në fund të këtij muaji.
Krijoni Kontakt