-
Pėr: Gjons Tears
ZVICRA - ESC 2021
Gjon’s Tears - Tout l’univers (Official Video - Eurovision 2021)
Me shume FAT & SUKSESE GJON !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-03-2021 mė 11:04
-
-
Pėr: Gjons Tears
Kėngėtari me prejardhje shqiptare pėrfaqėson pėrsėri Zvicrėn nė Eurovision 2021
Nga Labinot Nimani - Albanian Post
Transmetuesi kombėtar zviceran-gjerman SRF (Schweizer Radio und Fernsehen) ka zbuluar projektin pėrfaqėsues tė Zvicrės nė edicionin e sivjetshėm tė festivalit tė kėngės, Eurovision 2021.
Siē edhe u lajmėrua njė vit mė parė, shqiptari, Gjon Muharremaj, pėr publikun i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, do ta pėrfaqėsojė Zvicrėn nė “Eurovision 2021”, edicion ky i cili do tė mbahet nė Roterdam tė Holandės.
“Tout l’univers” titullohet kėnga qė kėngėtari 22-vjeēar, Gjon’s Tears, do ta kėndojė nė kėtė kompeticion tė kėngės.
Gjon’s Tears do tė performojė nė pjesėn e dytė tė gjysmėfinales, me 20 maj tė kėtij viti.
Kjo ėshtė hera e dytė qė kėngėtari po e merr pėrsipėr pėrfaqėsimin e shtetit zviceran nė garėn mė tė madhe evropiane tė muzikės.
Nė vitin 2020 pėr herė tė parė nė historinė e Zvicrės nė “Eurovision”, ėshtė vendosur qė shteti tė pėrfaqėsohet nga njė kėngėtar me prejardhje shqiptare, si dhe po atė vit pas mė shumė se 10 vjetėsh, shteti zviceran zgjodhi njė kėngė franceze drejt kėsaj gare.
Por pėr shkak tė periudhės pandemike me koronavirusi, Eurovison 2020, u anulua dhe kėshtu gara nuk u mbajt, e as Gjon nuk pati mundėsinė tė konkurroj duke performuar nė skenėn gjigande tė kėtij festivali.
Vitin e kaluar, muzikanti Gjon’s Tears, me kėngėn e tij “Répondez-moi”, u zgjodh si fitues nga njė panel i pėrbėrė prej 100 anėtarėve tė audiencės dhe njė juri ndėrkombėtare qė pėrfshiu 20 ekspertė tė muzikės.
Ndryshe, Gjon Muharremaj ėshtė njė kėngėtar zviceran me origjinė mes Kosovės dhe Shqipėrisė, i lindur mė 29 qershor tė vitit 1998.
Gjatė adoleshencės sė tij, ai mori pjesė nė shfaqje tė ndryshme televizive nė Shqipėri dhe Francė.
Nė vitin 2019, gjatė sezonit tė tetė tė “The Voice” nė Francė, Gjoni “joshi” katėr anėtarėt e jurisė me versionin e tij personal tė “Christine” nga Christine dhe The Queens, duke arritur tė bėhet pjesė e gjysmėfinales tė kėsaj gare.
Mė pas, ai lėvizi artistikisht drejt Zvicrės duke formuar grupin e tij: “Gjon’s tears and the weeping willows ” tė pėrbėrė nga pesė djem; Gjon, Gaėtan, Martino, Pascal dhe Samuel.
Gjatė verės sė vitit 2019, Gjon falė qėndrimit tė tij nė “The Voice”, bashkė me grupin e tij u bė pjesė nė disa festivale zvicerane duke pėrfshirė: Le Montreux Jazz festival, Les Georges dhe les Francomanias.
https://albanianpost.com/kengetari-m...rovision-2021/
-
-
Pėr: Gjons Tears
Gjon's Tears nė Eurovision 2021
ABC e Pasdites - Bastet e nxjerrin fitues, ja ē'uron per Anxhela Peristerin
Mars 2021
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-04-2021 mė 09:06
-
-
Pėr: Gjons Tears
Fuqia e zėrit im live bėri diferencėn- Shqiptari tregon si u pėrzgjodh pėr tė pėrfaqėsuar Zvicrėn nė Eurovision dhe zbulon dėshirėn pėr tė prezantuar vendin e tij
Gjons Tears ėshtė kėngėtari i parė shqiptar qė do tė pėrfaqėsojė Zvicrėn nė festivalin e madh europian tė kėngės, Eurovision.

22-vjeēari Gjon Muharremaj do performojė nė Roterdam kėngėn Tout lUnivers dhe kjo eksperiencė pėr tė ėshtė unike, si edhe do e ndihmojė shumė nė rrugėtimin drejt botės sė muzikės.
Jam ndjerė shumė krenar dhe me fat se ėshtė eveniment shumė unik dhe do mė japi shumė eksperiencė nė artin tim,- tha i riu nė njė intervistė pėr Telegrafi.com.

Teksa tregoi arsyen pėrse ishte pikėrisht ai qė u pėrzgjodh pėr tė pėrfaqėsuar Zvricrėn nė Eurovision 2021, Gjons Tears u shpreh se kishte diferencė tė madhe me tė tjerėt nė fuqinė e zėrit dhe bukurinė e temės qė trajtonte teksti i Répondez-moi.
Kėnga Répondez-moi ėshtė kompozuar tek njė Writting camp nė Cyrih me njė duet zviceran qe quhen Aliose. Nė atė moment qė lindi kjo kėngė qė fliste pėr origjinė, identitet dhe vet pyetje tė jetės, u binda tė provoja tė merrja pjesė tek konkursi ku ishin 600 kėngė tė regjistruara. Diferenca mė e madhe qe kisha me tė tjerėt, mė thanė televizioni i Zvicrės, ishte fuqia e zėrit tim live dhe bukuria e temės qė trajtonte teksti,- tha kėngėtari.

Teksa foli pėr prejardhjen shqiptare ai u shpreh: Unė jam lindur nė Zvicėr nga prindėr qė kanė imigruar. Babai im ėshtė nga Suhareka nė Kosovė dhe mamaja nga Tirana nė Shqipėri. Jemi njė familje e madhe, kėshtu qė vija ēdo vit tė shikoja kushėrinjtė e mi dhe familjen e gjerė. E kemi pas si traditė nė pushimet e verės dhe tė dimrit.

Ndėrsa pyetjes nėse do tė kishte dėshirė qė nė tė ardhmen ta pėrfaqėsonte Shqipėrinė ose Kosovėn nė Eurovision, 22-vjeēari iu pėrgjigj: Pse jo. Me gjithė qejf.
Gjons Tears komentoi edhe kėngėn Karma tė Anxhela Peristerit, qė do pėrfaqėsojė kėtė vit Shqipėrinė nė festivalin e muzikės.
Ai u shpreh se i ka pėlqyer shumė kėnga dhe se Anxhela Peristeri ėshtė njė artiste me shumė talent.

Mė ka pėlqyer shumė. Besoj me tė vėrtetė qė ėshtė njė kėngėtare me shumė talent dhe kemi folur sė bashku disa here,- shtoi Gjon Muharremaj.
Ndėrsa refuzoi tė japė detaje nga performanca qė do japė nė natėn e dytė gjysmėfinale nė skenėn e Rotterdam, duke theksuar se: Pėr momentin ėshtė shumė herėt pėr tė dhėnė sekrete tė performancės time, por shpresoj qė do tju pėlqejė dhe i besoj bashkėpunėtores Sacha Jean-Baptiste pėr atė.
Gjons Tears mori famė kur u bė pjesė e spektaklit Albanians Got Talent, rreth njė dekadė mė pare, ku i impresionoi tė gjithė me zėrin e tij.
Nė kėtė kompeticion, kėngėtari arriti deri nė finale, ku u rendit nė vendin e tretė.

Panoramaplus
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:
sirena_adria (17-04-2021)
-
Pėr: Gjons Tears
Music First with Gjon's Tears from Switzerland - Eurovision Song Contest 2021
Me shume FAT & SUKSESE GJON !
-
-
Pėr: Gjons Tears
Rrugėtimi nė Eurovision 2021 - Prezantimi i Kėngės
Mars 2021
-
-
Pėr: Gjons Tears
Korrespondentja hollandeze e Wiwibloggs nė artikullin e saj pėr GJON'S TEARS apo Gjon Muharremaj - Pėrfaqesues i ZVICRES nė ESC 2021 shkruan :
Gjon’s Tears: 10 facts about Switzerland’s Eurovision 2021 singer
1. He is Gjon Muharremaj
2. He has a diverse background
3. He’s in a band
4. He was on Albania’s Got Talent
5. He did Switzerland’s Got Talent
6. He reached the semi-final on The Voice France
7. He’s been a Eurovision fan from a young age
8. He started piano because he wanted a hobby
9. He’s been linked to two other national finals
10. He went to number one in Albania
Shkrimi i plotė nė linkun nė vijim:
https://wiwibloggs.com/2021/04/20/gj...singer/264451/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-04-2021 mė 15:15
-
-
Pėr: Gjons Tears
Sondazh: Wiwibloggs - “Tout l’univers” by Gjon’s Tears is your favourite non-English song of Eurovision 2021
https://wiwibloggs.com/2021/04/22/po...n-2021/264295/
Sondazh: Wiwibloggs - Switzerland’s Gjon’s Tears is your favourite male solo singer of Eurovision 2021
https://wiwibloggs.com/2021/04/28/po...n-2021/264595/
Swiss is the favorite at the ESC – Gjon Muharremaj will be even better than Luca Hänni
https://www.archyde.com/swiss-is-the...an-luca-hanni/
-
-
Pėr: Gjons Tears
''Fol Shqip'' Show - GJON MUHARREMAJ / GJON'S TEARS
Mars 2021
-
-
Pėr: Gjons Tears
Gjon's Tears - Babi (extrait) - Montreux Jazz Festival
Qershor 2019
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt