Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1

    Legjenda e Rozafes - amadeos001

    Kjo eshte legjenda (per ata qe do deshironin te lexonin historine e plote), dhe eshte marre nga : www.shkodra.ac/al/Rozafa.htm

    - Historia e kalasė Rozafa -
    "Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjanė e mbi qytetin e Shkodrės kalaja e lashtė e Rozafatit. Kur asht qitė guri i parė nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S'dihet. Historia e saj tretet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė moēėm tė kėsaj mange. Nji gja dihet mirė e kjartė: ate e kanė pasė dikur labeatėt e mandej ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.

    N'atė kohė tanė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, deri nė Tergestėn e bujshme jase Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Ma vonė, u derdhėn kėndej romakėt, tevona sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popuj tjerė tė huej. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagė me pėrrej gjaku t'atyne qė e kanė sulmue dhe t'atyne qė e kanė mbrojtė. Tė huejt erdhėn e shkuen, kurse populli ynė mbeti i ngulun nė kėtė tokė ilire. Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka nji gojėdhanė tė bukur e tė hidhun qė na ka ardhė nga lashtėsia jonė.
    Qe se ē'thotė kjo gojėdhanė.
    "... I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tanė. Tri ditė e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditėsh e tri netėsh nji erė e hollė fryu e e naltoi mjegullėn. E naltoi dhe e shpuni deri nė kodrėn e Valdanuzit. Aty maje kodrės tre vėllazėn punoshin. Ndėrtoshin nji kėshtjellė. Po, murin qė naltoshin ditėn u prishej natėn, e kėsisoj nuk e naltonin dot.
    Na kalon aty nji plak i mirė.
    - Puna e mbarė, o tre vėllazėn.
    - Tė mbarė paē, o plak i mirė. Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn na shembet. A din me na diftue ndoj fjalė tė mirė: ēka tė bajmė qė t'i mbajmė muret mė kambė?
    - Unė di - u thotė plaku ~ po drue me jua thanė se a' mėkat.
    Atė mėkat hidhe mbi krytin tonė, se na duem ta qėndrojmė mė kambė nji kėtė kėshtjellė. Plaku i mirė mendohet e pvet:
    - A jeni tė martuem, trima? A i keni ju tė tri varzat e jueja?
    - Tė martuem jemi - i thonė ata. - Edhe tė tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ē'tė bajmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė?
    - Nė daēi m'e qėndrue, lidhuni me besa-besė: varzave mos u diftoni, nė shpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'ju thom unė. Ate prej tė tri kunatave qė do tė vijė nesėr bukė me ju pru, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėhere keni me pa se muri ka me zanė vend e me qėndrue pėr jetė e mot.
    Tha kėshtu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
    Medet! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu e kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė tana vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoi nė shpi, nuk i tregoi vashės sė vet.
    Nadje. Tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt shkapeten, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
    Nė shpi, nana e djemve s'din gja. I thotė tė madhes:
    - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
    Nusja e madhe ia kthen:
    - Besa, nanė, sod s'mund tė shkoj se jam e sėmunė.
    Kthehet i thotė tė mesmes:
    - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
    - Besa, nanė, sod nuk mund tė shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtė.
    Nana e djemve i kthehet nuses sė vogėl:
    - Moj nuse e vogėl...
    Nusja e vogėl brof nė kambė:
    - Urdhno, nanė!
    - Mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
    - Besa, nanė, unė shkoj, po e kam djalin tė vogėl. Drue se don gji me pi e kjan.
    - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmė na, s'ta lamė me kja - i thonė tė kunatat.
    Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me venė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bjen nė Kazenė; njaty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetnit e i shoqi.
    - Puna mbarė, o mjeshtėr!
    Po ē'asht njikėshtu?
    Ēekanėt ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fėtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė:
    - Ē'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
    Hidhet kunati i madh:
    - Ti paske lindė n'e zezė ditė, moj kunata jonė. Na e kemi ba me fjalė me tė murue tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
    - Shėndosh ju, o kunetė. Po unė do t'ju la nji porosi: kur tė mė muroni nė mur, synin e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kambėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjinin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė kjajė - me njanin sy do ta shikjoj, me njanėn dorė ta ledhatoj, me njanėn kambė t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali jem u trimnoftė, u baftė mbret e mbretnoftė!
    Ata e marrin nusen e vogėl e e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parė. Po rranxė tyne gurėt janė edhe sod tė lagun e tė myshkun, sepse vahdojnė me pikue lotėt e nanės pėr birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "

    -- dėrguar nga Shemsi Hima

  2. #2

    Vlera te fshehura te legjendes se Rozafatit???- amadeos001

    ***Legjenda e Rozafes eshte nder me te famshmet qe ne kemi.
    Per vlerat qe ajo ka une e perdora dhe si material kryesor per nje detyre kursi qe pata. Vete profesoresha e mitologjise u habit me kete mit dhe tha se nuk e kishte lexuar e as pare tek asnje popull tjeter.
    Por duke u marre me kete teme me linden disa ide qe do i shpreh me poshte (nuk i permenda ne detyren e kursit). Ndoshta keto fjale mund t'ju duken edhe dashakeqase, por ju siguroj se jane thjesht mendime.

    Sipas legjendes Rozafa eshte nusja e vellait te vogel, nderkohe qe edhe dy vellezerit e tjere jane te martuar.
    Plaku orakull u thote te 3 vellezerve se duhet te flijonin njeren nga nuset e tyre , por me kushtin qe asnje te mos u tregonte grave te veta.
    Dy vellezerit e pare nuk e mbajne fjalen e dhene. Vetem i vogli nuk i tregon nuses se tij.
    Dihet qe nje nga vetite me te hershme te shqiptarit eshte besa. (si psh shprehja : per fjalen e dhene ther dhe djalin).
    Pra nga 3 vellezer, vetem njeri u tregua burre. Pse i vogli ? Apo ngaqe ishte me pak i djallezuari e naivi? I vogli del si shqiptar i vertete nderkohe qe shumica (dmth 2 te tjeret) nuk ecin sipas tradites.
    Ndoshta do kish qene me mire qe kjo histori te kish qene vetem me 2 vellezer se te pakten 1 me 1 eshte nje variant me pak kontradiktor. Por ne legjendat shqiptare numri 3 eshte perdorur edhe ne raste te tjera ( psh jane 3 dhite me me brire te arte qe u japin fuqi kreshnikeve, apo rrefenja te tjera me 3 vellezer ). Apo mos ndoshta ky raport eshte dhene qellimisht per te percuar ndonje ide ?

    Se dyti. Mos valle kjo histori eshte me e thelle sa c'duket? Dmth fakti se 2 vellezerit e medhenj zgjodhen jeten e grave te tyre para jetes se nje muri , do te tregoje se per shqiptaret familja eshte me e shenjte se gjithcka, biles edhe me e shenjte se nje objekt qe do mbronte jeten e familjeve te tyre dhe te te tjereve .
    Ndoshta dikush mund te thote me shaka se me mire te kem gruan une se sa nje mur guresh.
    Por une do ta shikoja kete kala si nje simbol te bashkimit e forces , dmth si nje fare qendrese ose forme shteterore qe 3 vellezerit po perpiqeshin te ndertonin.
    A mos ka ketu paralelizem edhe me gjendjen e sotme te Shqiperise ku mungesa e deshires, durimit dhe vullnetit per te ndertuar dicka te perbashket bie ndesh me faktin se askush nuk do qe te sakrifikoje ?
    Dhe u gjet qe te sakrifikohet nje grua e re. Edhe kjo eshte domethenese .Po pse nje qenie e seksit femer? Apo ndoshta sepse gruaja ishte me pak e vlefshme per familjen se sa nje mashkull.
    Zakonisht kur nderton nje shtepi e re shqiptari flijon nje dash apo gjel , pra qenie mashkullore. Nderkohe qe Rozafa kishte dhe nje djale por me siguri per familjen trashegimia ka me shume rendesi se sa jeta e nenes, nderkohe qe edhe nena e jep me deshire jeten e saj qe ti jetoje femija.
    Ne kete legjende duket sikur vellai i vogel del me i humburi, por ne te vertete ai eshte fituesi i madh. Fama dhe emri per besen e mbajtur i mbeten vetem atij, i kujtuar si burri i Rozafes qe shpetoi muret nga rrenimi. Ai pas kesaj do jetoje me zemer te thyer por me koken lart.
    Si mendoni ju se jetuan dy vellezerit e tjere?
    Me siguri u plaken dhe pleqeruan me nuset e tyre packa se te turperuar. Ndoshta ata nuk i treguan kurre vellait te vogel se nuset e tyre e dinin se nuk duhej te vinin ate dite. Ndoshta vellai i vogel e kuptoi por nuk e dha kurre veten se e kishte kuptuar. Por me siguri e ema e tij do e kete kuptuar pasi mori vesh ngjarjen.
    Mos valle kjo eshte pasqyrim i shprehjes popullore :'' me mire nje m.. se sa i vogel?", dmth se i riu i shtepise duhet te mbaje mbi shpatulla hallet e familjes, ndonese ai ka me pak pervoje dhe me shume jete per te jetuar?
    mos valle do te na tregoje se rinia eshte pa diskutim shpetimi i vertete i vendit , pasi te vjetrit e kane mendjen "per te jetuar"?
    -----
    p.s. ...

  3. #3

    Legjenda e Rozafes - Belami

    Legjenda e Rozafes gjendet ne shume vende e moterzuar.
    Kudo ku ka ura te vjetra gjendet nje moterzim i legjendes se Rozafes vecse me emra te tjere.
    Sot kjo legjende perkujtohet duke gjakosur themelet e ndertesave te reja.Andej nga jam une "Jugu" di qe e ruajne me fanatizem kete rit.

  4. #4

    legjenda e rozafes = argjirokaster = gji ? - peshk

    Jo vetem kaq,
    Mendoj qe kjo legjende nuk eshte e lindur ne Shkoder, por ne Gjirokaster. Emri i qytetit flet vete per kete.
    Gjirokaster = Argjirokaster = Argjiro + Kaster ( keshtjelle), po te verejme Ar(gjir)o, kemi ne te fjalen GJI, pra ne fakt subjektin e legjendes. Kete gje s’e gjejme tek emri Rozafa.
    Kete hipoteze do ta vertetonte vetem vjetersia e dy keshtjellave. Cila nga te dyja eshte me e hershme.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    eberta (05-03-2019)

  6. #5
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Thumbs up

    Pershendetje. ashtu eshte, legjenda e rozafes eshte e bukur e shume e lasht, por per mendimin tim ajo cjerr ne pa edhe pabesine midis vlezerve, hilen midis vllazerise. eshte nje cik si e ngateruar per mua. qe te dy vllezrit e medhej i dalin fjales e tradhetojen vellain e vogel, pak e shemtute, po nese. eshte vetem nje mendim personal.
    me shume respekt
    eda

  7. #6
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Tradhetia e dy vellezerve me te medhenj eshte thjesht nje detaj i vogel.Ajo qe mbetet kryesorja eshte se njeri prej tyre e mbajti fjalen.Cfare do te ndodhte nese te tre do e mbanin fjalen?
    Atehere Legjenda do te shikohej vetem ne aspektin e murimit,ndersa ne kete version qe gjendet,qe dy vellezerit tradhetuan dhe i treti e mbajti fjalen eshte edhe tragjikja dhe emocioni.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #7
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Thumbs up

    pershendetje. po pra kjo eshte e gjithe legjenda bazohet ne tradhetine dy vellezerve te medhej ndaj vellait te vogel, e vellai i vogel ha pasojat e kesaj tradhetie vllazerore. eshte tragjike po kush e beri tragjendin per fajine kujt per pabesin e kujt ndolli tragjedia e vellait te vogel?? nuk ishte velzeri e paster, ose dy vllezerit e medhejne nuk ishin te paster, te drejt, ia paten me hile njeri tjeterit, reth kesaj pabesie shtjellohet e ter legjenda.
    me shume respekt
    eda

  9. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shume e bukur tema dhe nisma e Shigjetes per ta sjelle ne forum.

    Une kam ide timen per simboliken e bukur te kesaj legjende.

    Ne legjende permenden dukshem disa fjale,qe per nga simbolika tejkalojne perdorimin shqiptar.
    1)Kalaja:Perpjekja per te ndertuar nje kala ka te beje me krijimin e nje jete,familje,shteti.
    Kalate kane qene gjithmone shenje e fortese,jo vetem per nje jetese te rehatshme,por edhe per tu mbrojtur nga reziqet e jashteme,dmth krijimi inje jetese te sigurte,stabel e te forte.
    2)Numri 3- Ne simbolike paraqet nje plotesi dhe kompaktesi,dmth qe familja,jeta e cdo gje mund te krijohet vetem nga ata qe e plotesojne kete kusht te te qenurit te vendosur,nje me forca shume.
    3)Ndertimi- Te fillosh te ndertosh nuk mjafton.Ti mund ti plotesosh te gjitha kushtet,por te mungon gjeja baze,qe vetem te motshmit e dine,ata qe e kane pare jeten dhe e dine cfare ajo kerkon qe te jete e lumtur,por qe ta vesh ne jete ate,te con ne "mekat"se dikush do te vuaje,sakrifikohet.
    4)Sakrifica,Flijimi-Nje nga gjerat qe do te konstatosh ne te gjithe kombet eshte flijimi.Jeta dhe cdo gje kerkojne flijimqe te kene mbaresi e garanci.I flijohet natyres qe te jete e mbare,shtepise madje dhe zot(ave).
    Ketu ishte sekreti i te motshmit Jete-Sakrifice,dhe shfaqet dualiteti jetesor i se mires dhe se keqes.Ky sekret solli dhe prishjen morale te kesaj familje te perkryer deri tani.Me kete kuptoj dredhine dhe mosgatishmerine per ti qendruar jetes,miresise gjer me fund(pra mekati,qei motshmi i druhej)
    5)Djali i vogel eshte pare shpesh here si ai qe ve ne zbatim jeten dmth qendron ne rruge te mbare dhe pse me i parendesishmi ose i fundit ne familje.Kete koncept e gjejme gjeresisht sidomos ne parabolite ungjillore.
    6)Femra/vasha-ne simbolike paraqitet si Jeta,Toka(astrologji,mitologji)ajo qe nevojitet te jipet frut,rezultat.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Bindja ime eshte se qe te ndertosh diēka duhet te flijosh diēka, por nga eksperienza ime si emigrant mjafton te flijosh djersen tende per te ndertuar. Me kete nuk dua absolutisht te hedh posht vlerat e kesaj legjende, por dua te them qe nuk duhet flijuar jete shqipetari per ndertimin e asgjeje duhet vetem pune, pune per te bere para, pune per te bere kulture, pune per tu bashkuar njeri me tjetrin sot me shume se kurre vellezer, kusherinj apo shqiptare kudo qe jemi per nje Shqiperi te madhe.

    Tungjatjeta te gjitheve!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 28-06-2002 mė 04:52

  11. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Artur, po sakrifica ka forma edhe motive te ndryshme...

    A clirohet atdheu psh me djerse apo gjak...?

    Cfare thote historia...?

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2025, 18:14
  2. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  3. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37
  4. Legjenda e Rozafės
    Nga paperino nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  5. Shakespeare - Legjenda e pavdekshme
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •