Oshėnar Silvestri i Romės.
Ati ynė i lumur Silvestri vinte nga njė familje e devotshme e Romės dhe qė fėmijė tregoi zell tė zjarrtė pėr mbrojtjen dhe pėrhapjen e besimit. Gjatė persekutimit, praktikoi me kurajė mikpritjen pėr rrėfyesit e besės, qė ishin dėbuar nga autoritetet, nė veēanti martirin e shenjtė Timoteu i Antiokisė, tė cilin e varrosi fshehurazi, pasi e ekzekutuan. E kapėn, pastaj u lirua mrekullisht dhe u hirotonis prift nga papa shėn Miltiadhi dhe, pas vdekjes sė kėtij tė fundit (314), u detyrua tė pranonte tė kryente funksionin e tij nga besimtarėt, tė cilėt e ēmonin pėr virtytet dhe dashurinė. Silvestri u bė imitues i denjė i apostull Pavlit me anė tė kujdesit baritor pėr grigjėn e tij shpirtėrore dhe me anė tė zellit pėr dogmat e shenjta. Ai organizoi me kujdes shėrbimin pėr tė varfrit, rregulloi zakonet e Kishės, nė mėnyrė qė ti diferenconte nga ato tė paganėve dhe shkėlqeu me shumė mrekulli.
Kur Konstandini i Madh, me fuqinė e Kryqit tė ēmuar, mposhti Maksentin, hyri nė Romė dhe nxori shumė dekrete nė favor tė Krishterimit; shėn Silvestri mundi tė dilte nga veprimtaria e tij e fshehtė dhe nisi tė mėsonte turmat pėr misteret e besės. Tė shumtė ishin ata qė u pagėzuan. Sa pėr perandorin, ai u katekizua nga shenjti dhe preferoi tė pagėzohej nė Jordan, nė vendin ku u pagėzua Shpėtimtari. Me kėshillat e shėn Silvestrit, Konstandini ndėrtoi nė Romė shtatė bazilika tė mėdha, pėr tė celebruar denjėsisht dhe pa pengesa tė kremtet e Zotit dhe tė martirėve tė shenjtė.
Vetėm djalli, armiku i gjinisė njerėzore, kėrcėllinte dhėmbėt dhe mendonte pėr hakmarrje. I sugjeroi nėnės sė perandorit, shėn Elenės, e cila atėherė ishte ende pasuese e judaizmit, tė organizonte ballafaqim tė madh publik tė 12 skribėve mė tė ditur, drejtuar nga njėfarė Zambre, i cili qe magjistar, dhe 12 episkopėve tė krishterė, nėn drejtimin e Silvestrit. Gjithė kundėrshtimeve tė judenjve, i lumuri u rezistoi, nė mėnyrė tė padiskutueshme, nėpėrmjet fjalėve tė profetėve, se tėrė ngjarjet e Dhiatės sė Vjetėr dhe tėrė premtimet e Perėndisė e gjejnė plotėsinė e realizimit tė tyre nė Personin e Krishtit Shpėtimtar.
Pasi u tregoi se pohimi i tre Personave: Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė, nuk kundėrshton, por pėrforcon mė shumė unitetin e njė Perėndie nė natyrėn e Tij, ai iu pėrgjigj pyetjeve rreth Mishėrimit me ndihmėn e shembujve. Duke marrė nė dorė njė mantel tė purpurt tė perandorit, tha: Ashtu si ndodh qė ky stof pritet dhe punohet, ngjyroset me tė purpurt, pritet e qepet qė tė shėrbejė si stoli dhe emblemė e dinjitetit perandorak, ndėrkohė qė perandori nuk pėson asgjė, kėshtu duhej qė dhe mishi i Krishtit, qė u mbajt prej Tij, ti nėnshtrohej sprovės, por pa pėsuar gjė Hyjnia e Tij, me qėllim qė njeriu i tėrė, shpirt e trup, tė bėhet stoli e denjė e Lavdisė sė Perėndisė.
Njė kundėrshtimi tjetėr pėr vdekjen e Krishtit, ai iu pėrgjigj: Sepse njeriu ishte bėrė i burgosur i vdekjes nga shkelja, dhe Perėndia nuk dėrgoi ndonjė engjėll, por vetė Birin e Tij, pėr tia lėnė si peng vdekjes. Por, kur u zbulua se ky peng ishte i paprishshėm, pasi ishte vetė Perėndia i mishėruar, ajo (vdekja) e hodhi poshtė bashkė me Tė dhe mbarė natyrėn njerėzore, e bindur pėr pafuqinė e vet. Kėshtu me Krishtin njeri, njeriu i rėnė jo vetėm qė u ēlirua nga vdekja, por fitoi qiellin dhe banimin me Perėndinė. Atėherė skribėt judenj mbetėn pa fjalė para kėtyre argumenteve.
Por, duke dashur tė tregonte me gjithė kėto fuqinė e Perėndisė sė tij, Zambreja tha diēka magjike nė veshin e njė demi tė egėr, i cili ra i vdekur me njė goditje dhe e detyroi Silvestrin tė shtonte: Perėndia im nuk jep vdekje, por jetėn dhe ngjalljen dhe, duke ngritur duart drejt qiellit, e ngjalli kafshėn dhe e zbuti. Perandori dhe turma pėrgėzuan shenjtin, duke britur, dhe shumė prej tyre vendosėn tė pagėzoheshin. Shėn Silvestri vazhdoi tė punonte pėr lavdinė e Kishės dhe pėr mbrojtjen e dogmave tė shenjta. Fjeti nė paqe mė 31 dhjetor 335.
KOASH
Krijoni Kontakt