Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1

    Kenget historike

    Kenget historike jane nje pjese tjeter e folklorit. Ne keto grup hyne ato kenge, te cilat u kendojne ngjarjeve historike te caktuara, ose figuarave te njohura e te shquara te historise.

    Nje nga kenget me te vjetra te folklorit, qe i perket kesaj tematike, eshte ajo qe i kendon luftes se Kosoves, 1389. Megjithese ne kete kenge gjejme mjaft elemente te legjendes, perseri, ne boshtin e saj kryesor ka nje ngjarje historike.

    Shpesh here, folklori ka qene menyra e vetme per te mbajtur gjalle figura apo ngjarje te caktuara historike, duke i kaluar brez pas brezi.

    Duke qene se jemi ne prag te festimit te Dites se Pavarsise, nje ngjarje e shenuar per kombin tone, po e filloj kete teme me dy kenge kushtuar kesaj ngjarjeje.


    Me njezet e tete nentor
    Me kemb' u ngre Shqiperia
    Smail Qemali ne Vlore
    Me gjithe shoket e tija
    C'i tha popullit me goje -
    Poshte o shoke, roberia
    Evropa le ta degjoje
    Nuk ka vend ketu Turqia
    Ja te vdesim, ja te rrojme
    Eshte e jona, Shqiperia

    ***

    Cili je, ti more burre
    Qe na vjen nga Shqiperia
    Une jam Smail Qemali
    Dua vatanet e mia
    Do t'i marr, se s'eshte pune
    Eshte e jona, Shqiperia

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11
    historia eshte kultura jone

  3. #3
    Faleminderit tanisami44!


    Kryengritja e Cernalevës

    Kaçanik e Boletin
    Tanë Kosova u mbush me tym –
    Mbush me tym e na i duel flaka
    E djeg me top Turgut Pasha
    Krisen topa, e mbuloj tymi:
    Hej, ç’u ba ky nam shëmtimi?
    Po lufton Isë Boletini
    Hej, c’ushtojnë male e fusha?
    Gjimon topi e vlon pushka
    Ç’a kanë ret që po vajtojnë?
    Dy dragona po luftojnë:
    Isa me Idriz Seferë –
    Kaçanik e Cernalevë
    Turgut Pasha me njiqindmi
    Isa me shqiptari
    Me kadalë, ore pasha i zi
    Ti je mësue me axhami
    Tash ke me pa burrë me sy
    Qi djeg veten e përvlon ty
    Se e ke vendin ne Rumeli

    Mahmut Shefqet Pasha, minister i luftes, ne krye te njeqind taboreve, te komanduara nga njezet pashallare, u dergua te mposhte revolten ne Kosove. Megjithese, Kryengritja e Cernalevës nuk arriti rezultatin e deshiruar, ajo tregon per luften e vazhdueshme te popullit, me ne krye Isa Boletinin, per nje Shqiperi te lire e te bashkuar
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Kenga e Ali Pashe Tepelenes

    Nje mije Gege, e dymije Toske
    Qendruan m'Ali Pashane
    Ata vune kryet poshte
    Me kordhe nde dor'u vrane
    Janine, Janin e shkrete!
    Te pata ndertuar vete
    S'te gezova as vet' as djemte
    Te rrafte zjarri, te djekte
    Duro gjyle e kumbara
    Moj kalaja me bedena
    Si lefton me Padishah
    Ali Pashe Tepelena
    O moj ti kulla serhate
    Qe mban Matjan e Dibrane
    Trimat me bese qe pate
    Mahmut bejn' e Allamane
    Te pare shtate vezire
    Se c'u hodhen nde Janine
    Hedhin gjyle me zininxhire
    Siper mbi vezir Aline
    Ku jene ju paresia?
    Pas vdekjes sime c'do te thoni?
    Kur t'ju shajne osmanllia
    Vall'o Zot; ju c'do te beni?

    Ali Pashe Tepelena kronologjikisht eshte i dyti pasha shqiptar i cili u perpoq per te krijuar nje pushtet te centralizuar. Ai sundoi mbi Shqiperine e jugut dhe ne shume vise te Greqise deri ne 1822. Me 1822 ai luftoi kunder ushtrive turke dhe u vra
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Grupi polifonik "Jonianet" i Sarandes i ka kushtuar nje kenge Ali Pashait, por vetem nje strofe po me kujtohet tani:

    Jatagani preu jeten
    tedhjete e dy vjecare
    shekujt shetiten legjenden
    porsi mjergull permbi male
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  6. #6
    Azem Bejta po lufton

    Dy asllane qe i ka Shqpnia
    s’i ka mbreti as shtate kralia
    Azem Bejta e Mehmet Delia
    me ta n’sherr ka ra Serbia
    Ai zhupani po bertet
    komandaret po m’i thrret;
    komandareve çka u paska thane:
    -Ju Azemin gjalle me ma lane
    ju Azemin gjalle me ma lshue
    kryet tuaj n’vend tij kane me shkue! –
    Njemij vete rrethojne Galicen
    peseqind vete Nikushnicen
    Nikushnice me Lobovec
    Tri katunde i kane rrethue
    Azem Bejta i ka hetue
    -Cohuni, shoke, jemi rrethue!
    Sa per veti s’po kam dert
    s’po me dhimbet jeta me deke
    po me dhimben robe e femi
    se i zane e s’i lane pa gri –
    Çka ka kulla qe po m’dridhet?
    Azem Bejta nuk po lidhet
    Çka ka kulla qe po ushton?
    Azem Bejta po lufton
    Lumja kulla, ça m’ka Brenda
    Azem Bejten me shtate zemra!
    Azem Bejta, si kreshnik
    fort lufton ai gryk e n’gryke
    Ai zhupani fort bertet
    -O zot, falmi krahet e lehte!
    Krahet e lehte me fluturue
    n’Mitrovice, n’mujsha me shkue
    prej Azemit me shpetue
    prej Azemit n’shpetofsha vete
    per asqeret nuk po kam dert
    se asqere merr krali opet
    Te shtate kralat me u cue n’kambe
    s’mund Azemin me e zane!

    opet – prape

    Azem Galica, patriot dhe luftetar per ceshtjen kombetare. Pas vrasjes se tij, udheheqjen e luftetareve te tij e mori e shoqja, Shote Galica, po aq e njohur per trimeri e patriotizem.
    Mehmet Delia – shok dhe bashkluftetar i Azem Galices
    Galica, Nikushnica, Loboveci – fshatra te Drenices, Kosove
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Oh shoke me morri malli
    Ku ndodhet Smail Qemali

    Ne Paris brenda ne krali
    Ryn e del si zog prej mali

    Fol ore Ismail me goje
    Une flas por s'me degjojne

    Per ca kommita qe vijne e shkojne
    Ne Stamboll vene qendrojne

    POR SHQIPERINE NUK MA PRANOJNE!!!

    Shqiperia kater Vilajete
    Sic ka qene do te jete
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #8
    Ne Mashkullore te rrapi

    Doli shkurti, hyri marsi
    Girokaster u vra bimbashi
    Nga Janina vjen mazapi
    Ne Mashkullore te rrapi
    Te rrapi ne Mashkullore
    Foli Çercizi me gjoje:
    - Mulazim hiq tabore
    Leri djemt’ e mij te shkojne
    Se trimat ashtu leftojne
    Ashtu siç kane zakone
    Do t’u kuq t’ju bej me boje
    - Çerçiz vrane Hajredine
    Mire bene qe e vrane
    Degjoni, qafa Kapllane
    Haken s’ja leme pa marre
    Ne xhandar’ e ne nizame

    Bimbash – kapiten
    Mulazim – nentoger

    Ne 5 Mars 1908 ne Mashkullore, fshat afer qytetit te Gjirokastres, çeta e Çerçiz Topullit luftoi kunder ushtrise turke, e cila ishte ne ndjekje te Çerçizit. Si shkak i kesaj lufte ishte vrasja e komandantit turk te xhandermarise se Gjirokastres. Çeta e Çerçizit megjithese ne nje numer me te vogel se forcat turke luftoi me trimeri dhe arriti te çante rrethimin.
    Hajredini ishte nje nga luftetaret e çetes se Çerçizit, nga Tremishti i Permetit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Atila
    Anëtarësuar
    10-02-2004
    Vendndodhja
    Las Vegas
    Postime
    12
    E mbaj mend mire kete kengen e fundit.
    A wise chieftan never kills the Hun bearing bad news. Rather, the wise chieftan kills the Hun
    who fails to deliver bad news.

  10. #10
    Mic Sokoli

    Mic Sokoli n’dy tagana
    Udha e mbare! – m’i ka thane nana-
    Lufto, bir, ti per Shqipni
    mos i ler turqit me hy
    n’qofte nevoja, vij me ty, -
    Mic Sokoli nji fjale po e flet
    po i thote nanes: - Te mire mbeç!
    Pa u farue malsia krejt
    ktu nuk hyn as krajl, as mbret!...

    Tropoje

    ~tagan – jatagani; nje lloj shpate si e kthyer ne maje

    Mic Sokoli eshte nga katundi Bunjan I Krasniqes, nje nga udheheqesit me te shquar te forcave te armatosura te Lidhjes se Prizrenit, qe u ndeshen me ushtrine turke ne prill te vitit 1881. Ai ra trimerisht, duke i vene kraharorin topit turk qe qellonte kunder forcave kryengritese.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •