Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Mogerini deklaroi zyrtarisht se KE vendos rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë

    “Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin em rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë”.“, shkruan Mogherini

    Hahn

    Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve. Por ai shtoi se nuk ka kohë për vetëkënaqësi.

    “Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Ky vlerësim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Dy vendet kanë bërë shumë gjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar”.

    Pyetje: Si do të bindni shtetet anëtare skeptike si Gjermania, Franca dhe të tjerët?

    Mogerini

    “Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin dhe shtetet që e përbëjnë. Por si e tha edhe komisioneri Hahn, dokumenti që kemi miratuar sot si kolegj i KE tregon në mënyrë faktike dhe kritike, situatën si është, si ka qenë, rekomandimet për përmirësime dhe rezultatet, unë nuk hyj në hollësi për vende.

    Vendimi që morëm për ti rekomanduar këshillit bazohen në vlerësime rigoroze të progresit të bërë. Vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë në rrugëtimin e reformave, ruajtja dhe thellimi do të jetë thelbësore, ne pranojmë që rekomandimet janë ndjekur dhe kjo është faktike dhe i takon 28 shteteve që të vlerësojnë faktet tona dhe të marrin vendimin e tyre”.

    Hahn: Jemi këtu për të ndihmuar dhe për t’u dhënë informacione shtesë. Mendoj që është po kështu me rëndësi që të punojmë bashkë me shtetet anëtare për t’u shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet me zgjerimin e BE, pasi ka hezitim. Pashë në një vend në një sondazh, që kishte një rritje përsa i përket sondazhit, por analiza është për shkak të faktit se edhe me presidencën austriake ka një ndërgjegjësim më të madh për këtë cështje.

    Vlahutin

    “Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot”, deklaroi sot Romana Vlahutin pas publikimit te lajmit për çeljen e negociatave

    “Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.

    Edhe Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar zyrtarisht Shqipërinë për hapjen e negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se Shqipëria e meriton plotësisht këtë vendim.

    “Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” shkruan Fleckenstein.

    Javanews.al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Urime Edvin , ka bere nje fjalim madheshtor dhe nje lider absolut per Shqiperine qe duam.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,002

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Urime SHQIPERIA ! Gezuar SHQIPTARIA !

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Urime Edvin , ka bere nje fjalim madheshtor dhe nje lider absolut per Shqiperine qe duam.

    O Lazo, po flasim per rekomandim sepse vendimi merret ne qershor. Por dhe ne qershor do na shpetoje gjeo-politika.

    Rama ne fjalim harroi te falenderonte ministrin Tahiri per suksesin « imagjinar » kundra droges. Harroi t’i permende me emra keta feudalet biznesmen me te cilet mbush xhepat duke rrjepur fukarenjte.
    Harroi te falenderonte Beqaj me Vilma Nushin per 3-4 miliard eurot qe moren, qe shqiptaret te pijne akoma aspirina te skaduara.
    Harroi edhe nje detaj te vogel, qe na kishte premtuar çeljen e negociatave perpara 2014-es..

    Pse kaq lapsuse o Edvin mor Edvin, qe pika qe s’te bie!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2018
    Vendndodhja
    Athine,Greqi
    Postime
    24

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Po ca vendim historik...vendim katastrofik! BE-ja eshte kancer i gjalle!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    O njerez, mos u "prishni" para kohe, se hapja e negociatave s'eshte gje tjeter veçse shprese e kote nga. BEja.

    Nje menyre per te kontrolluar Shqiptaret bashkarisht..

    Peshku ne det e tigani ne zjarr.


    Kjo nuk fshin dot degjenerimin e kombit dhe politikes. Negociatat jane kaq te brishta sa nje problem i vogel dhe nje moskenaqesi nga BEja, keto Negociata perfundojne ne nje sekond dhe duhet aplikuar akoma per ato.

    Perfundimisht, shume zhurme per asgje!

    Duhet spastrim politik nga te gjitha anet qe te integrohemi ne Be!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ilir-Arber për postimin:

    1912 14/88 (30-05-2018)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Keshtu sic po vete puna ne evrope, Kur te vije koha qe te futemi, shumica do kene dale, sepse evropa do jete bere araboafrikanistan, nese nuk fillojne deportimet ne mase. Kur kurva merkel do te na dergoje kuoten tone dhe te marrim nja 200mije afrikanoaraboislamike atehere do e shohim bythenn e vicit. Apo kemi politikane si orban ne qe do thone jo.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    1912 14/88 (31-05-2018)

  10. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Hahn: Shqipëria plotësoi kërkesat për negociatat, ne duhet të mbajmë premtimin

    Komisioneri i BE-së Johanes Hahn në një intervistë për Der Standard shpreson për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit dhe e quan dritë të gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në një pjesë të intervistës të publikuar nga kryeministri Edi Rama, Hahn thekson se shpreson që Franca dhe Holanda ta shohin gotën gjysmë plot.

    “Për momentin ka një trazirë nëpër rajon. Shkaku ishte strategjia jonë e zgjerimit, e cila hap një perspektivë për të gjitha shtetet. Në Kosovë, ka pasur ratifikimin e papranueshëm të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ka gjithashtu negociata të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Procesi i shqyrtimit gjyqësor në Shqipëri është në lëvizje të plotë. Reforma gjyqësore është një prioritet në Shqipëri. Pra, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Bazuar në këtë ju mund të bëni një analizë për të parë kriteret për hapjen e kapitujve. Jam i bindur se Shqipëria, pas vendimit maqedonas, mund të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave. Unë jam i bindur se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu “gotën gjysmë plot”. Besueshmëria jonë është pjesë e sistemit tonë të vlerave.Nëse bëjmë një premtim, dhe pala tjetër plotëson kërkesat, atëherë ne duhet të pajtohemi. Nëse kjo nuk do të ndodhë, kjo do të prekte vendet e tjera në rajon”. – tha Hahn./lapsi.al

  11. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

    Kaluan 6 muaj nga Fake-News i JavaNews dhe asnje rekomandim, perkundrazi na i shtuan detyrat me theksin luften kundra trafiqeve e grupeve kriminale.
    Apo ndoshta e ka marre Rama rekomandimin Lazo, dhe e mban sekret?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!



    Kjo puna e talljes me krimit na dhjeu dhe ate pak katoliçiem qe kishim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •