Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,775
    Postimet nė Bllog
    3

    Shpejtesi dhe cmenduri ne Qeparo,

    Britma dhe gjak, momenti kur pronari dhunon turistėt spanjollė. Ne nje video te bere sot publike jepen pamjet e momentit tė dhunimit tė turistėve spanjollė nga pronari i restorantit “ Panorama” nė Porto Palermo tė Himarės, Mihal Kokėdhima. Videoja e realizuar nga pasagjerėt nė mjet tregon momentin e tmerrshėm, kur pronari i lokalit i hidhet me trup furgonit tė turistėve nė ecje, duke goditur me grushte xhamin e pėrparmė tė mjetit pėr gati 3 kilometra. Mihal Kokėdhima, arrin tė thyejė plotėsisht xhamin e mjetit, duke gjakosur dorėn e tij, ndėrsa ngjarja ka krijuar panik tė madh te turistėt, tė cilėt dėgjohen duke bėrtitur tė tronditur. Pjesė nga biseda e shkeputur nga video: Mihal Kokėdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unė po mbaje – o ē’vdiqa, mbaje kėtu tė thash se do vdes kėtu
    Shoferi dhe shoqeruesi nė furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtė. Po na ndjekin nga mbrapa tė tjerėt.
    Nuk do ndaloj fare, do shkoj nė polici direkt. Merrni policinė, Hajdeni se na vrau, do vijė kėtu policia, nė Sarandė do vemi. Shkoni nė polici kėshtu. Telefonata me policinė: Ngrini postbllok nė Qeparo…erdhėn me thika, kanė thyer makinėn. Si ndodhi ngjarja e rėndė: Turistėt spanjollė kishin ardhur mė 15 gusht me jaht nga Saranda dhe ishin ulur tė konsumonin njė drekė nė njė restorant nė Porto Palermo tė Himarės. Turistėt kanė hyrė nė ambientet e restorantit, por nuk kanė pėlqyer shėrbimin e ofruar dhe mė pas janė ngritur pėr t’u larguar. Ky moment ka bėrė qė pronarėt e lokalit tė ndjekin nga pas furgonin e turistėve, ndėrsa kanė goditur fizikisht drejtuesin e mjetit sė bashku me 5 turistėt spanjollė. Nė konflikt e sipėr, pronarėt e lokalit kanė nxjerrė edhe armėt e ftohta pėr tė goditur turistėt, si dhe kanė thyer xhamin e furgonit, i cili po i shoqėronte ato. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej tė cilėve 5 spanjollė, shoferi dhe shoqėruesi i turistėve. Arrestimi i pronarit tė lokalit:
    Ndėrkohė, njė ditė pas ngjarjes sė rėndė, ditėn e djeshme, policia ka arrestuar pronarin e lokalit, 51-vjeēarin Mihal Kokėdhima, banues nė Sarandė. “ Policia e Sarandės nė bashkėpunim me Policinė e Himarės, pas hetimeve tė kryera nė lidhje me konfliktin e djeshėm nė njė lokal tė Himarės, kanė bėrė tė mundur arrestimin nė flagrancė tė 51-vjeēarit pasi ditėn e djeshme, nė lokalin e tij Bar-Restorant nė Porto Palermo tė Himarės, spėr motive tė dobėta ka kanosur me fjalė njė grup turistėsh spanjollė. Mė pas ka dėmtuar mjetin e transportit privat tė tyre dhe ėshtė konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dėme nė trup por mė shumė ėshtė dėmtuar shtetasja spanjolle K.R. Materialet iu referuan Prokurorisė nė ngarkim tė tij pėr veprat penale “Kanosja”, “Dėmtime tė tjera me dashje”, “Shkatėrrimi i pronės””, thuhet nė njoftimin e policisė.


  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,775
    Postimet nė Bllog
    3

    IKMT shemb resortin PA LEJE tė Mihal Kokėdhimės nė Porto Palermo (VIDEO)

    PORTO PALERMO- Inspektorati Kombėtar i Mbrojtjes sė Territorit (IKMT) ka shembur resortin 'Panorma' nė pronėsi tė kushėririt tė ish-deputetit Koēo Kokėdhimės, (tashmė kryetar i Partisė ZGJIDHJA) ndėrtuar buzė detit nė Porto Palermo.

    Resorti i Mihal Kokėdhimės qė ishte pa leje ėshtė rrafshuar nga fadroma e IKMT qė kanė punuar pėr mė shumė se dy orė nė mėnyrė mekanike. IKMT njofton se ky subjekt 2000 m2 shfrytėzonte pa leje edhe zonėn e plazhit duke u marrė para pushuesve qė zgjidhnin tė qėndronin aty. Po ashtu burime pėr Report Tv bėjnė me dije se nė objektin nė pronėsi tė Mihal Kokėdhimės, kishte edhe dhoma pėr pushuesit duke e kthyer restorantin e tij si njė hotel, kundrejt pagesės. Kėshtu rėndohet akoma mė shumė shkelja e Mihal Kokėdhimės. Gjatė aksionit pėr prishjen e resortit tė Mihal Kokėdhimės nuk janė shėnuar incidente, pasi tė pranishmit nė kėtė restorant janė larguar ndėrsa perimetri ėshtė ruajtur nga forca tė shumta tė policisė. Nė pėrfundim IKMT ka njoftuar se aksioni pėr prishjen e banesave pa leje do tė vazhdojė pėrgjatė tė gjithė vijės bregdetare.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,775
    Postimet nė Bllog
    3

    Rikthehet Mihal Kokėdhima, bllokon rrugėn qė tė ēon nė plazh nė Porto Palermo.



    Mihal Kokėdhima i cili nė gusht tė 2019 hipi sipėr njė makine me turistė spanjollė vijon tė jetė problematik edhe kėtė sezon turistik. Nė njė video tė publikuar nė rrjete sociale analisti Dritan Hila tregon se Kokėdhima ka bllokuar rrugėn qė tė ēon te plazhi afėr tij nė Porto Palermo tė Himarės. Mė parė Inspektorati Kombėtar i Mbrojtjes sė Territorit (IKMT) ka shembur resortin qė ishte pa leje 'Panorma' nė pronėsi Kokėdhimės ndėrtuar buzė detit nė Porto Palermo.

    Mihal Kokėdhima i cili nė gusht tė 2019 hipi sipėr njė makine me turistė spanjollė vijon tė jetė problematik edhe kėtė sezon turistik. Nė njė video tė publikuar nė rrjete sociale analisti Dritan Hila tregon se Kokėdhima ka bllokuar rrugėn qė tė ēon te plazhi afėr tij nė Porto Palermo tė Himarės. Mė parė Inspektorati Kombėtar i Mbrojtjes sė Territorit (IKMT) ka shembur resortin qė ishte pa leje 'Panorma' nė pronėsi Kokėdhimės ndėrtuar buzė detit nė Porto Palermo.


    "Pasi qeveria i shembi Mihalit lolalin, Mihali vendosi ti shembi qeverise malin. Vazhdon kontrolli i territorit. Tani Mihali qe po punon me matrapik nuk te le te shkosh as tek plazhi qe dikur ishte i lire. A ka ministri rendi, polici, bashki, qe t’i shpjegoje ēdo skizofreni, fshatari pa toke, apo ezberi qe i mbushet mendja qe te bllokoje copa bregdeti me copa letrash fallco apo pa letra fare, qe ky vend ka nje qeveri?", shkruan Hila.


    Si duket Kokėdhima ka zaptuar njė tokė afėr plazhit qė ndodhet pranė tij. Mihal Kokėdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetėn e njė grupi turistėsh spanjollė, duke iu hedhur mbi kofanon e makinės qė ata kishin marrė me qira, dhe nė tre kilometra rrugė nė ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin e pėrparmė tė automjetit. E gjitha ndodhi pasi turistėt u larguan nga restoranti i tij nė "Porto Palermo" tė Himarės, pasi pritėn gjatė pėr porosinė qė nuk u erdhi kurrė. Vetė Kokėdhima i cili shfaqej nė video me sjellje nė kufijtė e ēmendurisė ndaj turistėve, atėherė pretendoi se ishin turistėt qė tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai iu hodh makinės pėr tė shpėtuar. Por ky nuk ėshtė i vetmi rast, pasi Mihal Kokėdhima ėshtė rikthyer sėrish nė vėmendje nė gusht tė 2020 pasi ėshtė filmuar duke u bėrtitur disa pushuesve qė kishin kaluar njė gardh nė breg tė detit nė njė pronė tė zaptuar nga ai./shqiptarja.com

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •