Sejjid Husein Nasr

Para se tė vdiste, Profeti i Bekuar u pyet se me ēfarė duhej tė kujtohej pas nisjes sė tij dhe ai u pėrgjigj: nėpėrmjet Kur′anit tė Shenjtė, kėndimi i tė cilit do t′ia pėrjetėsonte praninė nė bashkėsinė e tij. Ai po ashtu tha se do tė linte pas vetes Kur′anin e Shenjtė dhe Familjen e tij (Ehl ul-Bejtin). Nė tė vėrtetė Profeti i Bekuar la pas jo vetėm Kur′anin dhe familjen e tij, kuptuar si biologjikisht ashtu edhe shpirtėrisht, por edhe Sunne-tin dhe Hadith-in e tij, qė janė tė lidhur nė mėnyrė intime me tė dy. Profeti i Shenjtė la pas njė thesar shembujsh tė sjelljes dhe tė veprimit nė rrethana tė ndryshme, qė quhen Sunne-ti i tij dhe thėnie qė ngėrthejnė Hadith-in, tradita qė nė Islamin shi�i pėrfshijnė edhe thėniet e Imamėve, tė cilėt sigurisht janė prijėsit e Ehl ul-Bejtit.

Sunne-ti dhe Hadith-i i Profetit tė Bekuar janė plotėsues tė Kur′anit tė Shenjtė dhe komentim i Librit tė Zotit. Pa to, s′do tė ishte e mundur tė kuptohej shumėēka nga Libri e madje as tė praktikoheshin ritet themelore tė Islamit, tė pėrmendura nė Kur′an, por vetėm do tė njihej parimi dhe pėrvijimi i tij i pėrgjithshėm. Pėr shembull, nė rastin e faljes, Kur′ani i urdhėron muslimanėt ta kryejnė atė (sal-li) por hollėsitė e lutjeve tė pėrditshme (salat-it apo namaz-it) bazohen nė Sunne-tin e Profetit tė Bekuar. Kjo vlen edhe pėr agjėrimin, haxhxhin e tė tjera si kėto. Ja pėrse Sunne-ti dhe Hadith-i, sė bashku me Librin e Allahut, janė shtyllat themelore tė Islamit dhe tė Ligjit Hyjnor tė tij e janė konsideruar gjithmonė si jashtėzakonisht tė vyer. Ja pėrse edhe sulmi i dijetarėve modernė - pėrfshi edhe ca muslimanė tė shushatur nga pretendimet pseudoshkencore tė historicizmit - kundėr Hadith-it janė aq tė djallėzuara, duke goditur kėshtu vetė themelin e traditės Islame.

Sunne-ti i Profetit tė Bekuar, i kuptuar tradicionalisht dhe i ndjekur nga breza tė tėrė muslimanėsh pėr katėrmbėdhjetė shekuj, ėshtė trashėgimia e themeluesit tė Islamit dhe mbetet i pacėnueshėm, megjithė tėrė atė kriticizėm gjoja shkencor e akademik, por nė realitet tė cekėt e tė papėrfillshėm ndaj tij nga modernistėt dhe agnostikėt e sotėm. Ky Sunne-t ka shumė pėrmasa e aspekte, qė shtrihen qė nga mėnyra e prerjes sė thonjve deri te qėndrimi para Zotit nė lutje. Njė pjesė e tij janė zakone arabe, tė islamizuara nėpėrmjet faktit tė pėrvetėsimit tė tyre nga Profeti i Bekuar, ngase ēdo gjė qė njė profet, sidomos i madh bėn dhe thotė zotėron njė domethėnie pėrtej ēastit historik e kontekstit kulturor, nė tė cilin ajo ndodh fillimisht. Elemente tė tjera tė Sunne-tit lidhen mė drejtpėrsėdrejti me personin e Profetit tė Bekuar dhe prapė tė tjera me formėn e gjeniun specifik tė traditės islame. Mund tė thuhet se ekziston njė Sunne-t esencial, qė duhet zbatuar nė tė gjitha klimat dhe kohėrat me qėllim qė integriteti i traditės islame tė ruhet; dhe ekziston njė Sunne-t mė pak thelbėsor por i kėshillueshėm, i cili sigurisht nderohet gjithmonė por qė s′ka tė njėjtėn natyrė absolutisht esenciale. Mundėsia e pėrhapjes sė Islamit pėrgjatė historisė, nėpėr pjesė tė ndryshme tė botės, ėshtė nė vetvete vėrtetim i kėtij dallimi. Sunne-ti esencial ka udhėtuar kudo qė ėshtė pėrhapur Islami por jo edhe disa vepra tė kėshillueshme, por jothelbėsore, tė cilat nė tė vėrtetė do tė ishin nganjėherė tė vėshtira ose tė pamundura pėr t′u ndjekur nė rrethana tė ndryshme. Kjo padyshim ėshtė e vėrtetė veēanėrisht nė rastin e botės moderne dhe atė tė muslimanėve, tė cilėve u duhet tė jetojnė nė njė shoqėri qė nuk ėshtė as tėrėsisht muslimane e madje as kryesisht fetare sipas ndonjė tjetėr feje nga Zoti.

Sa pėr Hadith-in, edhe ai pėrfshin njė oqean urtie pėr tė gjitha aspektet e jetės. I memorizuar nga sahabėt dhe i pėrcjellė te brezat e mėvonshėm, ai u shkoqit dhe u hetua me shumė kujdes nga breza dijetarėsh jashtėzakonisht tė devotshėm, si sunni ashtu edhe shi�i, tė cilėt pėrdorėn ēdo mjet tė mundshėm pėr tė parandaluar hyrjen e thėnieve tė pavėrtetėsishme nė korpusin e traditave profetike dhe sigurisht ishin njerėzit e fundit nė botė qė do tė fallsifikonin Hadith, siē pretendojnė disa kritikė modernė. Rezultati i pėrpjekjeve dhe i diturisė sė tyre tė pabesueshme janė pėrmbledhjet e Hadith-it, qė janė pranuar gjatė shekujve nga bashkėsia islame, ndėr tė cilat gjashtė janė mbizotėruese ndėr sunnitė dhe quhen ″Gjashtė Librat e Saktė″ (es-Sihah us-sitteh) dhe katėr nė mesin e shi�itėve, tė quajtura ″Katėr Librat″ (el-Kutub el-arba′ah). Megjithėse vetė thėniet janė shumė tė ngjashme, zinxhirėt e transmetimit nė tė dyja rastet janė tė ndryshėm, njė fakt qė konfirmon nė vetvete saktėsinė e metodave tė ndjekura nga dijetarėt e Hadith-it dhe vėrtetėsinė e asaj qė ata kanė verifikuar sipas metodave pėrkatėse. Gjithashtu, katėr librat shi�itė pėrmbajnė edhe thėniet e Dymbėdhjetė Imamėve, bashkė me ato tė Profetit tė Bekuar. Pėr mė tepėr, nė tė dyja rastet hadith-et ndahen nė tė forta, relativisht tė forta, tė dobėta, tė dyshimta dhe krejtėsisht tė pasakta, ku janė zhvilluar metoda tė imtėsishme verifikimi e analizimi, qė e kanė bėrė disiplinėn e lidhur me studimin e Hadith-it njė prej degėve mė tė vėshtira tė shkencave islame.

Hadith-et, ashtu si edhe Sunne-ti zėnė njė fushė tė gjerė dhe pėrfshijnė thuajse ēdo aspekt tė ekzistencės njerėzore. Disa merren me natyrėn e Zotit dhe adhurimin, disa me jetėn e pėrditshme. Ato pėrfshijnė moralitetin, jetėn shoqėrore dhe ekonomike, diturinė e arsimimin, natyrėn e botės, eskatologjinė dhe jetėn e pėrtejme e shpirtėrore. Hadith-et shtrihen nga pohime tė tilla si ″Zoti ėshtė i Bukur dhe e do tė bukurėn″ lidhur me natyrėn e Zotit, deri nė ″Jepjani hakun punėtorit pėrpara se t′i thahet djersa″ lidhur me marrėdhėniet e punės. Hadith-i ėshtė njė thesar i pashtershėm pėr studimin dhe drejtimin e jetės njerėzore. Ai ėshtė njėkohėsisht njė komentim i Kur′anit tė Shenjtė dhe pasqyrė e mendjes dhe e shpirtit tė njeriut, qė u zgjodh pėr t′i sjellė njerėzimit Fjalėn e Zotit. Nė fakt, ėshtė Hadith-i dhe Sunne-ti, si i shkruari ashtu dhe i thėni, i gdhendur nė libra si dhe nė zemrat e shpirtėrat e burrave dhe grave, qė u ka mundėsuar muslimanėve ta imitojnė Profetin e Bekuar pėrgjatė shekujve dhe ta mbajnė gjallė pishtarin e Islamit. Por Sunne-ti dhe Hadith-i nuk janė thjesht njė trashėgimi nga e kaluara historike. Ato kanė tė bėjnė me personin qė ėshtė ″i gjallė″ kėtu dhe tani dhe qė nderohet e duhet nga tė gjithė muslimanėt edhe sot, ashtu si katėrmbėdhjetė shekuj mė parė. Ja pėrse, ndėrkohė qė jeta e tij ėshtė studiuar dhe po studiohet e imitohet nga muslimanėt kudo, ai vetė lavdėrohet dhe mbi tė e familjen e tij dėrgohen bekime nė falje e lutje qė kanė mbijetuar epokat dhe janė frytet e vizioneve tė atyre shpirtrave tė ndriēuar, tė cilėt, duke ndjekur Profetin e Bekuar, janė bekuar me intimitet me qenien e tij tejhistorike. Nga ky intimitet kanė vėrshuar ato bekime e lutje, pėrmes tė cilave muslimanėt kanė shprehur dashurinė dhe respektin e tyre pėr themeluesin e Islamit, qė ėshtė udhėrrėfyesi i tyre nė kėtė botė dhe ndėrmjetėsuesi i tyre nė botėn tjetėr.

O Zoti im, bekoje atė nga i cili burojnė sekretet dhe prej tė cilit shpėrthejnė dritat; nė tė cilin ngrihen realitetet dhe tė cilit i zbritėn dituritė e Ademit, ashtu qė ai i ka bėrė tė pafuqishme tė gjitha krijesat; dhe tė kuptuarit zvogėlohet nė lidhje me tė; dhe askush ndėr ne, as paraardhės e as pasardhės, s′mund ta pėrfshijė atė.

Kopshtet e botės shpirtėrore (el-malakut) janė stolisur me lulen e bukurisė sė tij dhe bazenet e botės sė gjithėfuqisė (el-xhabarut) vėrshojnė me gufimin e dritave tė tij.

Nuk ekziston asgjė qė tė mos lidhet me tė, tamam siē kanė thėnė:
″Aty ku nuk ka ndėrmjetėsues, ēdo gjė qė varet prej tij do tė zhdukej!′ (Bekoje o Zot) me njė bekim, qė t′i kthehet atij pėrmes Teje nga Ti, sipas hakut tė vet.

O Zoti im, ai ėshtė sekreti Yt pėrfshirės, qė tė shpalos Ty dhe perden Tėnde supreme, tė ngritur para Teje.

O Zoti im, mė bashko me pasardhėsit e tij dhe mė justifiko me llogarinė Tėnde pėr tė. Mė bėj ta njoh atė me njė dije, qė mė shpėton nga puset e injorancės dhe ma shuan etjen te puset e virtytit. Mė ēo nė rrugėn e tij, tė rrethuar nga ndihma Jote drejt pranisė Tėnde. Pėrmes meje godite kotėsinė, qė tė mund ta dėrrmoj. Me kridh nė oqeanet e Njėshmėrisė (el-ehadijje), mė tėrhiq nga pellgjet e tewhid-it dhe mė zhyt nė burimin e kulluar tė oqeanit tė Unitetit (el-wahdeh), qė tė mos shoh, dėgjoj a ndjej veēse pėrmes saj. Dhe bėj nga Perdja Supreme jetėn e shpirtit tim; dhe nga shpirti i tij sekretin e realitetit tim; dhe nga realiteti i tij tėrė botėt e mia, nėpėrmjet realizimit tė sė Vėrtetės sė Parė.

O i Pari, o i Fundit, o i Jashtmi, o i Brendshmi, dėgjoje kėrkesėn time, siē e dėgjove kėrkesėn e robit Tėnd Zekerijait; mė ndihmo pėrmes Teje te Ti, mė bashko me Ty dhe eja midis meje e tjetrės-nga-Ti: Allah, Allah, Allah! {S′ka dyshim qė Ai qė ta bėri detyrim Kur′anin, do tė tė kthejė nga erdhe} (XXVIII: 85).

Zoti ynė, dhurona mėshirė nga prania Jote, dhe na mbruj sjellje tė drejtė nė brengėn tonė} (XVIII: 10).

Vėrtet, Allahu dhe engjėjt e Tij e bekojnė profetin; O ju qė besoni, lutni bekime mbi tė dhe dėshirojini paqe atij} (XXXIII: 56).

Mirėsitė (salawat) e Zotit, paqja, pėrshėndetjet dhe bekimet (berekat) e Tij qofshin mbi zotėrinė tonė Muhammed, shėrbėtorin Tėnd, Profetin Tėnd, dhe tė Dėrguarin Tėnd, dhe mbi familjen e tij e mbi shokėt e tij, aq sa ēifti dhe teku dhe fjalėt e pėrsosura e tė bekuara tė Zotit tonė.

{I Madhėruar qoftė Allahu, Zoti i lavdisė, pėrtej asaj qė i pėrshkruajnė, dhe paqe pastė mbi tė dėrguarit. Falėnderimi i qoftė Allahut, Zotit tė botėrave} (XXXVII: 180-2).″

pėrgaditi: Edin Q. Lohja