Fryma e Helsinkit*
Nga : Nebil CIKA- lajmi shqip
Si gjithė kombet edhe ne shqiptarėt kemi heronjtė tanė tė lirisė nacionale e shoqėrore, demokracisė pėrparimit, begatisė e tė tjera por mbase jo krejt rastėsisht ne kemi heronj tė njė lloji tjetėr qė nuk besoj se i ka komb e popull tjetėr. Ne kemi tė veēantė heronjtė e Helsinkit nuk i ka askush e pėr kėtė duhet te jemi krenarė gjė qė tė paktėn publikisht dhe zyrtarisht nuk e kemi bėrė ende.Dje ambasada e OSBE-sė nė Tiranė pėrkujtoi pėrvjetorin e themelimit tė kėsaj organizate pasardhėse e KSBE-sė (Konferencės pėr Sigurim dhe Bashkėpunim Evropian ) tė themeluar nė vitin 1977, nė Helsinki pėr ketė arsye u quajt edhe Konferenca e Helsinkit . Pa dyshim KSBE ishte njė nga organizatat qė ka luajtur rol vendimtar nė garantimin e tė drejtave themelore tė njeriut dhe sidomos tė rikthimit tė saj nė atė pjesė tė Evropės qė mungoi nė lindjen komuniste tė sajė. Si tė gjitha vendet e tjera Evropiane edhe shqiptare u ftua atėherė tė bėhej pjesė e kėsaj organizate gjė qė ngjalli shpresat e mijėra njerėzve qė e shikonin anėtarėsimin e Shqipėrisė nė KSBE si njė mundėsi pėr ardhjen e lirisė dhe demokracisė edhe nė vendin qė mė shumė e mė gjatė se kujtdo tjetėr nė Evropė iu mohuan liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut. Synimi i KSBE-sė ishte pikėrisht pėrcaktimi dhe respektimi i kėtyre tė drejtave duke i detyruar vendet anėtare ti zbatonin. Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė KSBE pritej me vėmendje tė jashtėzakonshme sidomos nė burgjet politike si shpresa e vetme e shpėtimit pėr mijėra tė tillė por edhe pėr familjet e tyre dhe krejt popullin shqiptar qė po i ofrohej pas kaq dekadash njė mundėsi shpėtimi. Si kundėrshtarė tė spikatur tė diktaturės tė burgosurit politikė kishin pėrvojėn, ekspertizėn por edhe nuhatjen e duhur pėr tė parashikuar zhvillimet politike dhe kjo ftesė pėr anėtarėsim nė KSBE tė Shqipėrisė u konsiderua prej tyre si mundėsia e fundit. Mirėpo diktatura komuniste shqiptare ishte e vendosur nė rrugėn e saj tė krimit dhe e shihte KSBE-nė si fundin e saj mė shumė se politik. Kur gazeta zyrtare e komunistėve shqiptar Zėri i Popullit njoftoi refuzimin e Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė KSBE, shpresat e tė gjithė antikomunistėve shqiptar u goditėn pėr vdekje pasi ky refuzim ishte njėherazi edhe vendimi qė ferri i diktaturės do tė vazhdonte gjatė. Nė kėto kushte lindi e realizua ajo qė mė shumė se kushdo tronditi themelet e diktaturės komuniste e njohur si Revolta e Spaēit. Pėr tė reaguar ndaj vendimit tė komunistėve shqiptar pėr tė mos marrė pjesė nė KSBE tė burgosurit politik nė njė nga kampet me famėkeq tė diktaturės komuniste i njohur ndryshe si ferri i Spaēit u ngritėn nė revolte dhe morėn pėr tri ditė kapin, duke ngritur flamurin kombėtar pa yllin e kuq komunist dhe artikuluar pėr herė tė parė publikisht kėrkesat pėr liri e demokraci sipas frymės apo kartės se Helsinkit ose ndryshe deklaratės sė tė drejtave themelore tė njeriut tė sanksionuar nga KSBE. Kjo revoltė ishte pėrgjigja PO qė jo qeveria por populli shqiptar i jepte ftesės pėr anėtarėsim nė KSBE Dihet se revolta e Spaēit u mbyt me gjak. Katėr tė pushkatuar Pal Zefi, Skėnder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dėnuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetėm pas disa ditėsh u ekzekutuan po nė Spaē. Tė katėr tė dėnuarit ishin nėn moshėn 30 vjeē. Qindra tė plagosur, rrahur e torturuar barbarisht, dhjetra tė ridėnuar me burgime nga mė tė rėnda dhe njė valė terrori i pa parė qė i kaloi rrethimit me tela me gjemba tė burgjeve e u shtri nė tė gjithė Shqipėrinė.Se sa e vlerėsonin frymėn apo kartėn e Helsinkit kundėrshtarėt politik tė diktaturės e dėshmon njė poezi e poetit martir Havzi Nela e titulluar Fryma e Helsinkit e shkruar nė vitin 1977 nė burgun e Burrelit. Ishte ndoshta kjo poezi pėr KSBE-nė dhe frymėn e saj, qė ēoi nė varjen e poetit nė vitin 1988 nė qytetin e Kuksit. Ishte ky vlerėsim ndryshe nga qeveria komuniste pėr kartėn e Helsinkit qė i ēoi nė ekzekutimin e katėr dėshmorėve tė revoltės sė Spaēit, varjen e Havzi Nelės dhe ndėshkimin e qindra mijėra tė tjerėve. Mirėpo pėr heronjtė shqiptar tė Helsinkit flitet pak ose aspak. Kėshtu ndodhi edhe nė pritjen e djeshme tė zyrės sė OSBE. Mbase ambasadori Wolfard nuk di gjė pėr revoltėn e Spaēit dhe frymėzimin e saj nga Konferenca e Helsinkit, as pėr Havzi Nelėn dhe poemėn e tij Fryma e Helsinkit por pėrfaqėsuesit politik shqiptar duhet ta dinin por edhe ta thoshin kėtė. Nėse nuk e dinė aq mė keq pėr ta. Si pėr ēdo ditė tė shėnuar ne Shqiptarėt kemi heronjtė pėrkatės por kėta tė Helsinkit i kemi krejt tė veēantė aq sa shpesh herė edhe I harrojmė. Por nejse, nuk ėshtė hera e parė qė martirėt harrohen, e rėndėsishme ėshtė qė ideali i tyre tė pėrmbushet. A ėshtė pėrmbushur?! Shqipėria ėshtė tashmė anėtare e OSBE, madje edhe e NATO-s. Duket se kjo nuk mjafton. Natyrisht qė jo. Nuk di se si do tė reagonin sot po tė ishin gjallė heronjtė tanė tė Helsinkit kur tė shihnin se nga fryma dhe farat e tij kanė pėrfituar mė shumė ata qė i pushkatuan e i varėn. Falė Kartės sė Helsinkit xhelatėt i kanė shpėtuar drejtėsisė, ata apo pinjollėt e tyre politikė e gjenetikė janė nė krye tė politikės, institucioneve shtetėrore, drejtues tė instrumenteve shqiptare tė Helsinkit etj. Pėr kėtė tė fundit jam i prirė tė besoj se Shkėlqesia e Tij ambasadori Ėolrag e ka informacionin e nevojshėm.
*Fryma e Helsinkit
Kėshtjella feudale tundet e lėkundet
Si njė varkė e thyeme mbi valėt pėrkulet
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellė, gjithnjė mė thellė nmes te po futet
Fryma e Helsinkit u derdh porsi
Na pėrkėdheli zemrat, ēeli porsi era;
Ketu nė votrat tona futi gaz e shpresė
Na zgjoi afsh e vrull ndoshta nuk do vdesė !
Havzi Nela
Burrel 1977
Ky artikull eshte postuar me Sunday, 01/04/2012 ne oren 7:01 am
Krijoni Kontakt