I nderumi Brari, nuk jan sjelle eshtnat e Gjeniut Kombit ne Atedhe !
Mirserdhe Mit’hat Frashėri
Reshat Kripa: Mirserdhe Mit’hat Frashėri
E Diel, 28-03-2010, 05:00pm (GMT+1)
Nė 130 vjetorin e lindjes
MIRSERDHE MIT-HAT BEJ FRASHĖRI
Nga Reshat Kripa
Kishim vite qė tė prisnim Mit’hat Bej. Ishim ne, nacionalistėt qė tė prisnim. Nuk kishim luftuar duke thirrur emrin tėnd. Nuk kishim rėnė nėn emrin tėnd. Po tė pranonim kėtė do tė ishim servilė dhe hipokritė, si komunistėt, qė ēdo gjė e bėnin pėr udhėheqėsin e tyre, duke harruar atdheun Ne luftuam dhe ramė pėr Shqipėrinė, pėr atdheun tonė tė shtrenjtė. Natyrisht ti ishe njė nga inspiratorėt e saj dhe na pranove kėshtu siē ishim.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Ti erdhe pėrsėri nė atdhe. Shumė u munduan tė tė pengonin. Shumė u munduan tė tė diskriminonin. Dhe jo pak, por pėr gati shtatėdhjetė vjet. Megjithatė nuk ia arritėn. Ti u lartėsove si njė Promete, ndarsa ata u fundosėn nė llumin qė kishin pėrgatitur vetė. Dhe nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Njė jetė e tėrė nė shėrbim tė kombit nuk mund tė hidhet poshtė me njė tė rėnė tė lapsit. Kėtė u munduan tė bėjnė pseudohistorianėt servilė, por nuk mundėn ta realizojnė. Ti i shpėrtheve dyert e errėsirės komuniste dhe dole nė dritėn e demokracisė, asaj demokracie sė cilės i kishe kushtuar jetėn.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Ti nuk je mė midis nesh qė tė na kėshillosh me fjalėn tėnde tė ėmbėl. Por ne e ndjejmė zėrin tėnd tė ngrohtė E kemi ndjerė kėtė zė shumė shpejt, vite mė parė, nė Kongresin e Manastirit, ku ishe Kryetar i tij. E kemi ndjerė nė vitet e shpalljes sė pavarėsisė, ku zėri yt ishte dominues mbi tė tjerėt dhe ku nuk pranoje tė bėje kompromis me idealet. E kemi ndjerė nė vitet e Republikės dhe Mbretėrisė shqiptare ku zėri yt ishte violina e parė e politikės shqiptare. Por nė njė shkallė mė tė lartė e ndiem zėrin tėnd nė vitet e pushtimit nazi-fashist, kur qė nė ditėt e para tė tij ishe ti dhe shokėt e tu ata qė do tė hartonin programin e asaj lėvizje tė madhe nacionaliste, qė mė vonė do tė merrte emrin “Balli Kombėtar”. Ti ishe me tė vėrtetė balli i kėtij kombi.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Kemi njėzetė vjet qė tė presim. Kemi njėzetė vjet qė presim qė nė tekstet shkollore tė shkruhet emri yt ashtu siē i takon, qė fėmijtė tanė tė mos helmohen mė me propagandėn e vjetėr, por tė mėsojnė tė vėrtetėn pėr ty dhe idealet e tua. Por, pėr fat tė keq, ti po kthehe me shumė vonesė. U ktheve tri vjet mė parė, kur Presidenti i Republikės me propozimin e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė , tė dha dekoratėn e lartė. Ju faleminderit zoti President! Ju faleminderit zonja Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė. Ju nuk nderuat vetėm simbolin e Shqipėrisė. Ju nderuat veten tuaj dhe nėpėrmjet jush, tė gjithė ne nacionalistėt shqiptarė.
Por nė mėnyrė madhėshtore ti u ktheve nė qytetin tėnd, nė Pėrmetin e bukur, qė pati meritėn tė tė jepte titullin mė tė lartė, “Qytetar Nderi” i tij. Atje ti u ringjalle pėrsėri. Zėrat e atyre vajzave tė reja dhe kėngėt e grupeve artistike tė ngritėn nga vendi ku pushoje dhe tė sollėn nė trojet ku kishe lindur. Dhe zėri yt kumboi fuqishėm nė ato troje, si dikur kur mėsoje dishepujt e tu.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Ti u ktheve, por unė e ndjej se zemra jote ėshtė ende e thyer. Tė mė falin organizatorėt e asaj ceremonie, por e ndjej se zemra jote ėshtė e thyer edhe pėr disa aspekte tė saj. Ajo u zhvillua nė sheshin e qytetit, pranė lapidarit tė luftės Nacional-Ēlirimtare. Pas portretit tėnd ishte pėrmendorja e partizanit nė ballin e tė cilit shkėlqente ylli i kuq. Pak mė lart ishte stema e komunizmit, me njė yll tjetėr tė kuq. Mua mė dukej sikur gjembat e atij ylli vazhdonin tė nguleshin nė zemrėn e “Apostullit tė Shqiptarizmės”. Tė mė falin familjarėt e dėshmorėve tė luftės Nacional-Ēlirimtare pėr sa po shkruaj. Por dua t’i pyes:
-Pėrse u vranė bijtė e tyre, pėr partinė komuniste apo pėr atdheun?
Nėse u vranė pėr partinė komuniste, atėhere le ta mbajnė yllin e kuq nė ballė, por nėse kanė rėnė pėr atdheun, atėhere ai yll nuk duhet tė ekzistojė. Ai yll nuk duhet tė ekzistojė as nė varrezat e dėshmorėve tė kombit, se ekzistenca e tij ėshtė mohim i luftės sė kėtij populli pėr lirinė e Shqipėrisė, ėshtė pėrēmim i kontributit tė tė rėnėve pėr liri. Ndaj them se zemra jote Mit’hat Bej ėshtė akoma e thyer.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Ti u ktheve, por unė e ndiej se nuk je kthyer plotėsisht. Do tė doja tė ishe nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Do tė doja tė tė shikoja nėpėr libra dhe gazeta, nėpėr radio dhe televizione. Por vendin tėnd e kanė zėnė ata qė zhytėn kėtė vend nė errėsirėn mesjetare. Do tė doja tė tė shikoja tė pėrjetėsoheshe nė pėrmendore nė njė nga sheshet kryesore tė kryeqytetit. Do tė doja qė emrin tėnd ta mbanin institucionet mė tė rėndėsishme tė vendit. Nė tetorin e vitit tė kaluar u mbushen 60 vjet qė t’i je ndarė nga gjiri ynė. Nė kėtė jubile do tė doja qė eshtrat e tua tė lėnduara tė preheshin mė nė fund nė atdhe. Mjaft lėngove nė dhe tė huaj. Megjithse ai vend tė priti dhe tė respektoi, vendi yt ėshtė Shqipėria. Pėr atė u sakrifikove dhe ajo duhet tė tė japė shtratin e prehjes tėnde. Ishte detyra e shtetit shqiptar t’i kishte sjellė eshtrat e tua nė atdhe dhe t’u kishte dhėnė njė vend dinjitoz. A do ta bėjė vallė nė tė ardhmen? Nuk e di. Ėshtė nė nderin e saj njė gjė e tillė. Kėtė kėrkesė e bėjė unė, njė qytetar i thjeshtė.
Mirserdhe Mit’hat Bej!
Xhaxhaj yt, i paharruari Naim Frashėri, shkroi shumė poezi tė pavdekshme. Mė lejo tė citoj disa vargje tė tij, tė cilat mendoj se janė shkruar pikėrisht pėr figurėn tėnde:
Kur mė shihni qė jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur,
Jam i gjallė e jam nė jetė,
Jam nė dritė tė vėrtetė.
Mirserdhe Mit’hat Bej Frashėri!
» Reshat Kripa: Mirserdhe Mit’hat Frashėri
MITHAT FRASHERI eshte pasqyre ku duhet tč shihemi a jemi e sa jemi SHQIPTARE
Ksenofon Male Dilo 28-03-2010, 10:37pm
Zoti KRIPA!!
Je njeriu qč kuron plaget e demokratčve te vertete. Fjala dhe llogjika tč peshon,ndan tč mirčn me tč ligen,lartčson nderin e shqiptarit.,Burra si Ti nuk mund te rinč me gatimin "urdhero" "si urdhron"apo "peqe" "leppe" po, i jep jetč dhe shpirt asaj organizate krijese kombetare se,shpirti atdhetar qe u frymčzon kapak floriri i fjaleve e ndjenjave tuaja. Tani qč jeta.. sulmon me gjithč egčrsinč e saj ,drite e forcč,ndihme e ngushčllim čshtč visari kombčtar, krenaria e kombit, MITHAT FRASHERI,kčtč e tregon historia,koha, ideali i Tij qč shoqčron shqiptarin e včrtetč porsi hija trupin,qč i freskon zčmren,ruan e pčrcjell gjithč ato veti tč mira qč ,pčrbčjnč jetčn,shpirtin e karakterin pčr tč ēmuar faktorin e vlerave shqiptare sa jeta.Lahen e luhen me formula demokracie e pčrparimi e kthyer "Drejtesine nč azil Padrejtesie "ata, qč mbajnč pčr pčrparim hipokrizinč komuniste po, varret e zemres janč tč hapura e shpirti shqiptar po lčngon. MITHAT FRASHéRI čshtč i vetmi qč pčrfaqčson tč tčrč shqiptaret e ndershčm ,eshte vete SHQIPTARI e DEMOKRATI I VERTETE
Tč lumtč dora Zoti Reashat Kripa,o shqiptar i ēmuar,burrč trim dhe fisnik.
Atje ku ka drite erresira s'ka vend
Ylli 28-03-2010, 07:57pm
I nderuari Reshat,
Urimet me te mira per misjonin e shenjte qe i kini caktuar vehtes.Cdo popull e ka te sigurt te ardhmen kur di se nga vjen dhe cili eshte.Puna juaj vetmohuese dhe pse jo e shenjte i sherben ndergjegjesimit te ceshtjes tone kombetare.Mit'hat Frasheri,nje nga baballaret e kombit tone,luftoi " Per shqiptare te lire ne nje Shqiperi te lire".ATIJ i takon vend nderi ne altarin e shenjtete katedrales shqiptare.
Juve pershendetje te perzemerta!
Kryetar i Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politike te Tiranes
Reshat Kripa 28-03-2010, 06:10pm
Falemnderit Luan! Sot u zhvillua nje takim me rastin e 130 vjetorit te lindjes se Mit-hat Frasherit, organizuar nga Partia e Ballit Kombetar Demokrat. Ishte pikerisht ky takim qe me frymezoi te shkruaj kete artikull. Mendoj se Mit-hat Frasheri eshte nje nga figurat me madhore te ketij kombi. Pershendetje!
Mit'hat Frasheri, krenari kombetare
Luani, nga Vlora 28-03-2010, 04:46pm
Shkrimi i Reshat Kripes evokon probleme me se te rendesishme:
-Rivleresimin e plot te Mit'hat Frasherit, per ta vendosur ne nje pozicion monumental, sic e meriton;
-Denimin me te thelle te komunizmit dhe te liderve komunist, evidentimin me te kthjellet te demeve dhe te te keqijave, qe shkaktoi ne vendin tone;
-Clirimin nga simbolet e komunizmit dhe te gjurmeve te tij, ne vleresimin me te paster te luftes per clirim, te sakrificave popullore dhe te deshmoreve te saj.
Reshat Kripen duhet ta degjojne drejtuesit e shtetit dhe te partive, nese e vendosin veten ne rradhet e demokrateve, pavaresisht nga spektri pozicional i tyre, ne te djathte, apo te majte.Reshat Kripa perfaqson zerin e paster te Kombit Shqiptar, qe kerkon , sipas porosive te Mit'hat Frasherit, bashkim e vellazerim.
Solidarizohem me mendimet e drejta dhe te guximshme te tij.
Krijoni Kontakt