Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mit'hat Frasheri dhe Indipendenca

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon pikpamjet e panjohura tė ish-Ministrit tė Qeverisė sė Vlorės pėr Pavarsinė e Shqipėrisė dhe pengesat nga shtetet fqinjė

    Mit'hat Frashėri: "Ja konjukturat politike qė bllokuan Ismail Qemalin"


    -------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Ngritja e Flamurit Kombėtar nė 28 nėntorin e vitit 1912 prej plakut tė urtė tė Vlorės, Ismail Qemalit, gjė e cila shėnoi Shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė dhe krijimin e shtetit tė ri shqiptar, ėshtė konsideruar vazhdimisht si njė nga ngjarjet mė madhore dhe faqe e ndritur nė historinė e Shqipėrisė. Por ashtu si shumė ngjarje tė tjera tė historisė sė kėtij vėndi qė nga kohėt mė tė lashta ashtu dhe ato tė kohėve moderne, edhe ajo ngjarje ka pasur kontestime nga shumė politikanė apo personalitete tė tjerė tė fushės sė letrave tė asaj kohe. Kohėt e fundit nė kuadrin e rishikimit tė Historisė sė Shqipėrisė, ajo ngjarje ėshtė rihapur pėrsėri duke u bėrė objekt i diskutimeve tė shumta dhe ka ngjallur debate nga historianė e publicistė tė ndryshėm tė cilėt pikpamjet e tyre i kanė bėrė publike nė shtyp dhe medjat vizive. Lidhur me kėtė, nė shkrimin e sotėm ne zgjodhėm pėr tė botuar pikpamjet e Mithat Abdyl Frashėrit, i cili ka qenė njė ndėr aktorėt e asaj ngjarje dhe mė pas mjaft i njohur si politikan e publicist. Kėto pikpamje mbi "Indipendencėn e Shqipėrisė", Mitahat Frashėri i pati botuar nė revistėn "Diturija" (viti 1928, nr. 6 fq.201-210) e cila ėshtė ribotuar sė fundmi nė njė libėr tė veēantė nga historianėt e njohur Sherif Delvina e Luan Malltezi.


    Problemet e Shqipėrisė indipendente

    "Me indepindencėn e saj Shqipėria u gjend pėrpara problemeve mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira qė mund tė takojė njė komb. Ngushtėsia e kufijve, pakica e numurit, nė vend qė tė lehtėsonin situatėn, e bėnin dėshprimisht akoma mė tė komplikuar. Nga kaosi i njė mbledhje fisesh duhesh nxjerrė njė komb dhe njė shtet. Me brumin amorf tė popullsive tė vogla ishte pėr tė bėrė njė kristalizim i rregullt nė kondita tepėr tė pavolitshme pėrpara cirkonstancave tė krijuara prej njė lufte tė egėr. Tridhjetėpesė vjet para se tė buēasė kriza ballkanike, me Shoqėrin e Stambollit dhe me Lidhjen e Prizrendit ishte bėrė nisja e njė pritmi pėr Shqipėrinė, tė ndryshėm prej jetės qė ishte rrojtur gjermė atėherė. Lėvizja dhe zgjimi kombiar-shfaqur prej tronditjes qė solli lufta ruso-tyrke, me traktatin e Shėn Stefanit dhe Kongresin e Berlinit-po e vinte Shqipėrinė pėrpara realiteteve tė rrojtjes, duke i dėftyer gjithė rrezikun qė i ishte ngrehur nė fund tė asaj gremine qė gjendesh: pa njė zhvillim kombėsie, pa forcėn morale qė pjell bashkimi, pa tė drejtėn e pranuar prej botės sė qytetėruar e shtetit mbi Bosforin qenė fare inkompetentė nė ēėshtje politike, fanatikė dhe intolerantė: donin mė mirė njė katastrofė sesa zgjimin e njė nacionalizme qė inteligjenca e tyre s'e kuptonte dot. Kėshtu qė ballkanikėt gjetėn njė aleat te Tyrqia kur ishte fjala pėr popullin dhe truallin e Adriatikut. Pėrgatitja donte kohė dhe pėrpjekje tė mėdha; kishe tė bėsh me tradita konservatore, me ide rebele, me zakone reaksionare, me inercinė qė paraqit grumbulli vitet e kaluar, tė vdekurėt e shkuar. Nė njė anė kishim, pra, punimin dhe gatimin e brendshėm; nė atė anė antipatinė dhe hostiliterin (armiqėsinė) e sundimtarit; dhe nga ana tjetėr kishim njė detyrė mė imediate, problemin e racės, i vogėlsuar, i pakėsuar prej trubullimeve permanente dhe, mė tepėr akoma, prej shėrbimit ushtarak dhe mėnyrės me tė cilėn aplikohesh. Mezi qė pak vjet e tėhu, kishte filluar raca tė marrė njė zgjerim, tė bėhet prapė e zonja e kufijve etnografike, tė hyjė nė pronjė dhe tė jepet pas njė pune pjellore. Nė kėto kondita shqiptari ishte i shtrėnguar, kishte detyrėn tė mejtojė: nė ishte mė mirė tė durojė akoma ca kohė zgjedhėn e shkatėrruar tė njė dominate tė dobėsuar dhe tė drejtojė gjithė fuqinė dhe vitalitetin e tij pėr tė siguruar pritmin e racės, pėr tė ndaluar sulmin e shqehėve dhe tė grekėve, apo nė duhesh tė humbasė durimin kundėr dominonjėsit pesėherė shekullor?


    Turqia: dilema e patriotėve

    Nga ky dilem i tmerr-shėm rridhnin edhe hezitimet e patriotėve: e shihnin se rrėzimi i Tyrqisė mund tė sillte me vete fatkeqėsinė e Shqipėrisė, copėtimin e tokės arbėnore. Dhe nė mes tė dy udhėve preferohesh-tė paktėn nė teori-shtegu i parė: pak durim akoma qė tė forcohet ndėrgjegja tė marrė fuqi i rilinduri, tė fitohet njė e drejtė pėrpara opinionit tė pėrbotshėm. Qe njė mėnyrė punimi pėr tė fituar qind pėr qind, tė mos lozim fatin e kombit me njė zar. Regjimi qė u proklamua me aq bujė nė korrik tė motit 1908 e pruri ēėshtjen shqiptare nė njė shkallė mė akute, e bėri mė tė gjallė problemin e kombit tonė: a duhesh njė luftė e ēelur kundėr dominatorit tė huaj, njė shkėputje e krejtė, pa le tė dalė ku tė dalė, apo njė pėrpjekje e brendshme pėr njė fuqi intrenseke, pėr koherencėn e molekulave qė i quajmė individė dhe njerėz? Pyetja qe e tmerrshme: alternativa e parė kishte tėrheqjen e aventurės, e njė luftimi tė rreptė ashtu si e ka dashur arbėreshi. Vepra e dytė ishte mbase mė pjellore, por edhe mė e rėndė; pemėt e saj do tė ishin mė tė durueshme, por edhe lypte njė bashkėpunim, makar pėr ca kohė me autoritetet e njohura, njė farė paqe, bese provizore, kurse mėnyra e parė parashihte njė kolaborim me ballkanikėt, me ata qė lakmonin truallin dhe gjakun arbėror. E para donte kohė, vullnet, organizim, disiplinė, edukatė kombiare, njė patriotizmė inteligjent, njė politikė tė matur fuqi mbi veten tonė. E dyta lypte bujė dhe zhurmė. Tek gjendeshim ndėrmjet dy udhėve, tek pėrpiqeshim herė me veten tonė, herė me sjelljet verbėrore dhe fanatike tė Tyrqve tė Rinj, herė me pritat e ngrehura prej fqinjėve, kėrcėllima e luftės ballkanike i dha zjarrin barutit. Lufta po ngjante bash me njė sukses, qoftė dhe i pjesshėm, ishte fituar mbi Tyrqinė, kur qeveria e Stambollit po ulesh pėrpara kėrkesave nacionale tė shqiptarėve. Edhe lufta ballkanike kėrciste pėr tė ndaluar kėtė realizim tė rivendikimeve tė Shqipėrisė. Nė atė zjarr, si edhe kurdoherė qė flakėron shtėpia, duhesh tė shpėtonim ē'tė ishte e mundur, Indipendenca jonė na gjente pėrpara njė faktori tė vetėm, njė ndalim qė kishte zėnė vendin e tė treve tė mėparshėm: tani mė s'bėhesh fjalė as pėr dominatorin e Bosforit qė nuk pėrfaqėsohesh prej ndonjė fuqie, as edhe prej veprės sė brendshme tė shqiptarėve, tė cilėt rreziku i beftė po i bashkonte nė njė tė vetėm aspiratė: shpėtimi nė indipendencė.


    Ambicjet e fqinjėve

    Po mbetesh faktori i tretė, i tmerruar tani qė kishte ndihmėn e armėve dhe tė ushtrive: ambicioni pa masė i fqinjėve tanė, tė atyre qė kishin marrė armėt nė emėr tė njerėisė dhe tė drejtėsisė pėr tė shpėtuar tė robėruarit dhe qė tani donin tė aplikojnė kėto parime tė bukura duke copėtuar, robėruar, shkretuar Shqipėrinė, kryengritjet e sė cilės kundėr Tyrqisė u kishin lehtėsuar dhe siguruar arritjen e qėllimit. Nė mendjet e aleatėve ballkanikė nuk kishte zėnė vend ideja e tė drejtave shqiptare: nė mes tė tyre nuk parashihesh tolerimi i njė kombi, i njė shteti shqiptar. Ishte mohim komplet, pa pėrgjigje. Edhe mė tepėr se njė fuqi e madhe, tė paktėn dy, Rusija cariste me aleaten e saj, favorizonin qėllimet shqeho-grekėve. Qeveria provizore e Vlorės qė nė fillesė u gjend pėrpara njė tė vetmi problem: ay i kufijve, shpėtimi i tokės prej ushtėrive tė huaja. Ēėshtja e Tyrqisė mė nuk preokuponte njeri; kėrcėllimat e topave bullgarė mbi vijėn e mbrojtjes, tė Ēatallxhesė nuk mė linin asnjė dyshim pėr shkėputje definitive tė ēdo marrėdhėnie ndėrmjet Bosforit dhe Adriatikut, kėshtu qė edhe kush kish shpresuar njė forcim tė kombėsisė shqiptare dhe tė shqiptarizmės me fitimin e Tyrqisė dhe mundjen e fqinjėve lakmitarė, tani po e shihte realitetin fatal. Mbetesh vetėm brenga e tokės, e truallit arbėresh, i shkelur prej ushtrive serbe qė po pėrparonin pa gjetur ndalim dhe po unjeshin nė zall tė detit. Tė dy luftėtarėt e tjerė kishin gjetur nga njė pengim nė Shkodėr dhe nė Janinė dhe, pėrpara rrezikut fare tė afėrm, vetė shqiptari, pas zakonit tė tij dhe instiktit, mbante njė qetėsi, pa ndonjė sforcim. Shqipėria e lirė kufizohesh nga veriu me Fierin dhe Mallakastrėn, ndehesh nė lindje gjer nė Berat dhe nga juga mezi zgjatesh gjer nė Gjinokastėr. Shkodra qe rrethuar, pa komunikim me botėn e jashtme. Janina i bėnte ballė ushtrisė greke me njė ushtėri tė prishur tyrke, njė pjesė e saj e mbledhur prej mbeturinave tė ushtrive tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, e gjendur keq pėr municion dhe ushqim. Kjo situatė e jugės zgjoi pyetjen: a duhesh ndihmuar ushtria tyrke nė Janinė dhe t'i bėhesh ballė Greqisė me ēdo mėnyrė qė tė ishte, apo, duke besuar fatin e saj nė duart e fuqive tė mėdha, Shqipėria duhesh tė ruante njė neutralitet strikt, tė mos duket se ka luftė me ndokė, se lufton me fqinjėn e saj tė jugės? Teza e parė nisesh prej pikėpamjes se ē'vise tė shpėtonin prej shkeljes sė ballkanikėve nga trupi i tokės shqiptare, nuk mund veēse t'i mbeteshin Shqipėrisė. Fuqia e Tyrqisė duhesh ndihmuar, meqėnėse rezultati do tė ishte jo pėr Tyrqinė, por pėr Shqipėrinė. Njė tjatėr pikė, dhe jo mė pak me rėndėsi e argumentave tė tyre, ishte kjo: shqiptarėt duhet tė kuptojnė se kanė pėr detyrė tė mbrojnė dheun e tyre; tė bėjnė therori pėr mbrojtjen e tij, tė luftojnė, tė vriten, tė pėrpiqen qė tė ndiejnė tė drejtėn, detyrėn pėrkundrejt mėmėdheut. Pra njė therori, edhe e dėshpėruar tė ishte, do tė kishte fitimin e saj moral: ishte njė risi qė po mbillesh nė shpresė pėr tė ardhmen. Teza e dytė pretendonte se Shqipėria, sapo e lindur dhe pa mjete mbrojtjeje, nuk mundte pa rrezik tė rrėfehet sikur merr pjesė nė luftėn me ballkanikėt. Fuqia e saj ishte dhe duhet tė jetė neutraliteti. Mbi kėtė parim qe shtrėnguar tė mbėshtetesh qeveria e re kur grekėt kishin bėrė tentativė tė shkarkojnė nė Himarė ose ditėn qė njė vapor grek kishte ardhur pėrpara Vlorės dhe qėlluar me top. S'kishte dyshim se qeveria, dhe mė tepėr akoma kryetari i saj, prirej nga kjo anė e dytė, e cila, nė mos ishte fare pas idealit tė patriotizmės, kishte sė paku meritėn tė jetė diplomatike dhe kėrkonte njė sforcim mė tė pakėt, pra mbante me vete edhe njė aparencė (nuk them realitet) sigurimi. Edhe sado qė, miturisė dhe pafuqisė u pėlqen mė tepėr inaktiviteti, prapė u bė njė sforcim pėr tė interesuar bajonetat shqiptare nė mbrojtjen e Janinės nė perservencė dhe therori patriotike. Mjerisht gjendja psikologjike (e cila i shtynte shumė njerėz tė besojnė se proklamimi i indipendencės e lironte dhe e shkarkonte shqiptarin prej ēdo pėrgjegjėsie) u komplikua edhe me njė vėshtirėsi krejt materiale, mungesa e ushqimit dhe kjo shkaktoi njė dezertim nė tufė, dezertim nga mė tė pikėllueshmit, i vazhduar prej njė mėsytjeje tė ushtėrive armike, njė shkelje tė tokės.


    Pengesat nga Greqia

    Nuk mundim kėtu tė mos kujtojmė me njė lavdi tė mallėngjyshme tė posaēme taborin e Gjinokastrės qė, duke kuptuar detyrėn e tij pėrkundrejt mėmėdheut, flamurit dhe shtetit, u bė prapė gati tė vejė nė llogorete Janinės t'i verė krahėrorin obuzeve dhe mitralozit dhe nė qoftė se ky vendim i tyre mbeti pa zbatim praktik, faji ėshtė i fatit qė plotėsoi rėnien e Janinės. Tė mbetur, ose mė mirė, tė lindur pa fuqi pėr mbrojtjen e trashėgimit tė stėrgjyshėve, shqiptarėve s'u paraqitesh veēse fuqia e drejtėsisė: ishin tė shtrėnguar qė tė vėnė gjithė shpresėn e tyre te gjykatorja qė u shfaqesh nėn formėn e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Kriza e arritur nė njė formė akute, rreziku imediat me gjithė tė kėqijat e luftrave ballkanike, na shtrėngonin qė tė ngremė duart drejt tė mėdhenjve qė rrinin rreth tryezės diplomatike. Padyshim ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr njė popull tė verė gjithė besimin e tij te njė i huaj, tė presė shpėtimin e tij prej njė dore tė tretė. Gjendeshim larg atyre luftimeve-qofshin dhe me therori e dėshpėrim, mė mirė akoma, bash prej atyre pėrleshjeve tė pėrgjakta-nė tė cilat zgjohet dhe mprehet ndėrgjegjja kombiare, ata rreziqe tė pėrbashkta qė ngurosin njėsinė, forcojnė karakterin dhe mbėrthejnė solidaritetin. Cirkonstancat nė tė cilat ishte shpejtuar lindja e shtetit tė ri, kriza e flakėruar qė s'e linte tė shohė gjėkund ndonjė ndihmė tė brendshme, po ngjallte njė mentalitet tė regretushėm, ay i "hė pėr hėsė" i "provizores", e shpresimit vetėm prej "Evropės", qė s'u bėmė vetė, po na bėnė tė tjerėt, besim, pa dyshim, jo i pėrshtatun realitetit tė atij fakti qė dėshmonte pėr njė pėrpjekje mė tepėr se tri herė dhjetėvjeēare po edhe mė komod, me mė pak mundime. Nė kėto kondita dhe ditėn qė njė vapor grek pėrpiqesh tė priste kabllin telegrafik tė Vlorės (tė vetmin mjet komunikimi me botėn e jashtme) u dėrguan rivendikimet delegatėve qė ishin emėrua pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė: kufijtė e Shqipėrisė nė truallin etnografik; indipendenca e plotė e shtetit tė ri. Rivendikimet e formuluara nė atė telegraf ishin njė program pėr politikėn e ndjekur prej Shqipėrisė, njė program plotėsimi i tė cilit vėrtet dipendonte prej fuqisė dhe qejfit tė tė tjerėve. Nė orėn kur po shkrojmė kėto rradhė, procesverbalet e Konferencės sė Londrės akoma s'janė botuar qė tė dijmė faqen e brendshme tė politikės sė lojtur prej tė dy palė shteteve. Por s'duhet tė ketė njeriu njė imagjinatė tė madhe pėr tė kuptuar se mamitė qė kryesonin lindjen tonė kishin kujdes fare tė kundėrt dhe jo kurdoherė konform me gjallimin e foshnjes. Nė qoftė se nė ēėshtjen tokėsore, ajo e kufinjve, Shqipėria e re ishte fare e pafuqishme dhe zgjidhja e saj dipendonte prej vullnetit dhe interesave tė Fuqive tė Mėdha, mbi pikėn e statusit tė shtetit tė ri mund tė thuhet se dėshira e vetė shqiptarėve nuk qe fare pėr t'u neglizuar. Opinioni ishte i theksuar nė Vlorė: njė mbret i huaj; as komisar i Fuqive tė Mėdha, as njė princ nėn suzerenitetin otoman, as edhe njė sovran mysliman. Kjo pikė e fundit s'ishte pėr t'u habitur; meritonte njė vėrejtje: Zihjet dhe luftimet ndėrmjet shqiptarėve dhe tyrqve qenė njė konflikt ndėrmjet orinetit dhe oksidentit. Autoritetet e Stambollit donin tė na orientalizojnė me fenė, me konviksionet politike, me shkronjat e tyre dhe ne kundėrqėndronim, se e njihnim qė s'kishim gjė tė pėrbashkėt me Orientin; pa ditur, dhe instiktėrisht, e ndienim veten tonė tė ndarė prej tyrqve, njė race tė Oksidentit. Nuk mundnim tė kemi njė mentalitet nė kundėrshtim me parimin e racės. Nuk qe e mundur pėr shtetin e ri, qė shkėpuste ēdo marrėdhanie me Orientin dhe sundimin e njė mbretėrie orientale, tė pranonte kandidaturėn e njė princi mysliman dhe oriental: do tė ishte mohimi i vullnetit tė pėrparimit, i dėshirės tė bėhemi njė faktor ndėrmjet kombeve dhe shteteve tė Ballkanit, tė asaj pjese tė Europės".


    -------------

    Kush u lodh familjarisht 120 vjet rresht per te bere Shqiperine e kush e pronesoi kto 12 vjet...

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mithat A Frasheri Fytyr E Kombit












    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mithat A Frasheri Fytyr e Kombit













    ps, pse sot historianet shqyptar shum pak bile asepak nuk folin per dy figurat kombetare pr Vasil Antonin dhe pr Zef Palin dhe shum fugura tjera qe i mbuloj pluhuni historis gjkatare fashisto komuniste?!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #4
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443



    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Lumo Skendo per Sulin dhe suljotet

    Lumo Skendo per Sulin dhe suljotet
    » Dėrguar mė: 20/09/2011 - 11:32



    Enver Kushi

    Vite mė parė, nė njė nga sallat e Bibliotekės Kombėtare pata fatin tė shfletoja revistėn
    “Diturija”, themelues i sė cilės ėshtė Mid’hat Frashėri. Ditė dhe javė tė tėra u njoha me njė nga botimet mė serioze dhe mė tė kulturuara tė botimeve shqiptare tė gati njė shekulli. E megjithatė, ndonėse kam lexuar dhe rilexuar edhe librat “Udhėtarėt e huaj nė Shqipėri” (gjer nė fund tė shek XIX), tė Lumo Skėndos apo Mid’hat Frashėri. Ministėr Fuqiplotė Athinė (1923- 1926), pėrgatitur falė punės pasionante tė Prof Dr Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, mendoj se akoma lexuesi shqiptar nuk ka tė plotė veprėn e Mid’hat Frashėrit. Dhe jo vetėm tė tij, por edhe tė disa personaliteteve tė tjera , qė u anatemuan pėr gati 50 vite tė diktaturės komuniste. Brezi im u rrit dhe u shkollua me kėtė frymė mohimi apo vlerėsimi dhe gjykimi tė skajshėm ideologjik tė shumė syresh. Nga ana tjetėr unė kam edhe njė ndjeshmėri tjetėr apo detyrim ndaj personalitetit tė Mid’hat Frashėri, qė lidhet me Ēamėrinė, rrėnjėt e tė parėve tė mi. Ēamėria, me historinė, kulturėn, trashėgiminė, por edhe me dramėn e saj, ėshtė pjesė e veprimtarisė krijuese shkencore dhe diplomatike tė tij. Krahina e tė parėve tė mi ėshtė njėkohėsisht njė nga brengat e mėdha tė Mid’hat Frashėrit. Bindesh pėr kėtė pot ė lexosh librin “Mid’hat Frashėri, Ministėr Fuqiplotė Athinė (1923- 1926). E them me bindje se qė nga momenti qė ai shkeli nė tokėn greke me detyrėn e re (28 shkurt 1923) e deri sa dha dorėheqjen nė muajt e parė tė vitit 1926, nė mbrojtjen e ēėshtjes ēame dhe pėrpjekjeve pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Greqisė, ka bėrė atė qė nuk e kanė bėrė tė gjithė ambasadorėt shqiptarė qė nga viti 1926 e deri mė sot. Kjo sepse ai kishte njė epėrsi qė nuk e kanė pasur pasardhėsit e tij: kulturėn e gjerė, njohjen e shkėlqyer tė historisė dhe kulturės sė madhe tė Greqisė si dhe kurajėn pėr tė thėnė tė vėrtetat dhe demaskuar synimet e politikės shovene tė shtetit grek.
    Ēamėria, popullsia e saj martire e tė shkuarės, tė sotmes dhe tė ardhmes, i janė dhe do t’i jenė mirėnjohės Mid’hat Frashėrit. Tė gjitha kėto mendime dhe vlerėsime modeste pėr veprimtarinė e Mid’hat Frashėrit, mė erdhėn ndėrmend kėto ditė, kur rilexova njė nga rrėfimet mė tė bukura e tė ndjera, por edhe aktuale tė tij, “Suljotėt”. Rrėfimi nė fjalė (unė do ta quaj reportazh tė shkurtėr, ndoshta skicė, siē e pėrcakton Prof Dr Emil Lafe), ėshtė pėrfshirė nė librin e Lumo Skėndos (pseudonimi i Mid’hat Frashėrit) “Hi dhe Shpuzė”, botuar nė vitin 1915, nė shtypshkronjėn “Mbrodhėsia” tė Kristo Luarasit nė Sofje. Vepra ėshtė botuar nė vitin 1995 me tė njėjtėn emėr dhe pėrgatitur, nga prof Nasho Jorgaqi.
    Skica “Suljotėt”, sipas shėnimit tė vėnė nė fund tė saj, ėshtė shkruar mė 30 qershor 1912 , nė Zafranboll. Sipas tė dhėnave qė jep autori qė nė fillim tė skicės, Zafranbolli ėshtė njė qytet nė Anadoll, i humbur nė njė gropė “dhe plot konopė tani nė verė”. Me penelata tė shpejta, frazė tė saktė dhe lakonizėm tė admirueshėm (duket se ėshtė shkruar me njė frymė), autori shpalos njė dramė tė tėrė: zhbėrjen e njė prej viseve mė epike tė Shqipėrisė dhe banorėve tė saj: Sulit dhe suljotėve. Nuk kemi pėrshkrim tė betejave apo heroizmit tė suljotėve as tė vrarė. As tė plagosur. As vaje apo kuje tė nėnave suljote. E megjithatė lexuesi ndjen nė thellėsi, si gjėmime tė largėta bubullimash apo dallgė detrash, ulėrima.
    Qindra kilometra larg Sulit, nė Anadollin e largėt, shfaqet befas trupi dhe shpirti i plagosur nė zhbėrje i Sulit: vajzat e vogla tė shkollės greke tė qytetit Zafranboll kėndojnė e kėrcejnė vallen e famshme tė Zallongut, jo nė gjuhėn shqipe, jo nė dialektin ēam tė tė suljotėve, por nė gjuhėn greke. Autori befasohet, pastaj …. “zemra ime pėrnjėherė mė ngushtohet dhe mejtime tė hidhura mė sulen nė mendje”. Lumo Skėndo hesht vetėm njė ēast, pėr tė rikujtuar vizitėn e tij nė Sul nė vitin 1909, ku “njė helm i madh mė pritte: atje pashė njė tė keqe, njė mėkat qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku, jo shqiptarėria, por edhe shqipja ka zėnė tė harrohet”.
    Rrėfenja ose mė saktė skica “Suljotėt” qė botojmė dhe qė njihet pak ose aspak nga lexuesi shqiptar tė vė nė mendime dhe tė trondit me tė vėrtetat qė kumton.
    …Njėqind vite pas rrugėtimit tė Mid’hat Frashėrit nė viset mitike tė Sulit, pata fatin tė rrugėtoj edhe unė atje. Nuk do ta harroj kurrė kėtė rrugėtim nga mė emocionuesit, por edhe nga mė tė dhimbshmit qė kam bėrė. Atje heroizmi i dikurshėm, qėndresa, kėngėt, vallet, kishin formėn e gurit. Edhe zėrat njerėzor dukej sikur kishin ngrirė. Braktisja kėtu ishte uluritėse. Shtėpi tė braktisura gjysmė tė rrėnuara ose tė rrėnuara. Puse. Muret e njė kėshtjelle nė bregun pėrballė Sulit dhe hone tė frikshme. Dhe ndėrsa vėshtroja kėtė peizazh si nė fillimbotė, befas mė erdhi ndėrmend kujtesa popullore ēame pėr Sulin, kėngėt pėr suljoten e bukur, vallja e Zallongut, kėnga pėr Marko Boēarin ose Marko Ēamėrinė, siē thuhet nė kėngėt ēame.… M’u kujtua edhe skica “Suljotėt” e Lumo Skėndos (Mid’hat Frashėrit) dhe m’u bė sikur dėgjova zėrin e tij: “ …. Atje pashė njė tė keqe, njė mėkat qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku jo shqiptaria, po edhe shqipja ka zėnė tė harrohet.” Ishte i vetmi zė nė atė shurdhėri dhe shkretim me emrin Sul.

    Sul, vjeshtė e parė 2011 gazeta shqiptare

    Suljote
    Lumo Skėndo
    (Mid’hat Frashėri)

    Kam njė javė kėtu nė
    Zafranboll, nė kėtė qytet
    tė Anadollit, tė humbur nė gropė, tė nxehtė dhe plot konupe tani nė verė.
    Lumtėrisht kam fatnė tė gjej njė ndėnjtje tė mirė me njė kopsht tė bukur rreth e rrotull nė kėtė mėhallė tė krishterė, qė njerėzia – ngaqė tė dy fetė s’piqenė dot – e shikojnė si njė pshat veēan dhe e quajnė Keran- Qoj. Nga penxheret shoh dy vargje malesh tė ndarė me njė grykė, atė qė kam pėrpara tė xveshur dhe gurishte, me anė tė djathtė male tė zez tėrė drurė, pyje tė thellė. Nga penxherja tjatėr shoh majėn e kishės Shėnt Stefan, Aja Theodhora e moēme, e cila dhe mbase i ep emėrin e qytetit (Theodhorian Polin – Zafranboll).
    Kajmekami, miku im z. Kadri Pėrmeti, mė tha qė dje se do tė vemi nė shkollė greqisht tė ēupavet, tė ndodhemi nė provimet e tyre, dhe me gėzim e pranova ftimin e tij….
    Nė sallė tė shkollės janė radhitur nja tridhje tė ēupa, nė rreshtat e para; prapa tyre janė djemtė, nė mes tė tyre disa gjashtė apo shtatė vjeē, po dhe dymbėdhjetė e trembėdhjetė. Provimet rrjedhin mi dhe shkronjė, gjuhė tyrqisht, frėngjisht, orthografi ; nxėnėsit pėrsėriten pėrpara pllakės sė zezė dhe kushdo prej tė ftuarvet ka tė drejtė tė pyesė.
    Unė po vė re. “Ēupat qė kam pėrpara janė tė krehura mirė, tė kujdesura, tė veshura tė gjitha me njė mėnyrė: rroba tė bardha me kordhela tė kaltėrta: ngjyrat e Greqisė! Edhe mė vjen keq pėr kėto ēupa, pėr kėta djem dhe pėr mėmat e atėrit e tyre qė janė radhitur afrė murit, mė tė djathtė e mė tė mėngjėr, mė vjen keq pėr kėtė njerėzi pa kombėsi, pa gjuhė: flasin vetėm tyrqisht, janė fjesht anadollakė, s’di njeriu nga ēkombėsi janė, dhe duan tė rrėfehen grekėr! S’kanė as hisori, as kujtime tė moēme, as nonjė ndjenjė tė tanishme, dhe duan tė ngushėllohen me njė shtet tė vogėl atje poshtė, me Greqinė e largėt, se ashtu ua do feja, ashtu u ka thėnė kasha dhe dhaskali. Edhe vėrtet mė vjen keq si pėr jetimė, si pėr djem pa mėmė, pa baba, pa shtėpi, dhe them: kur s’janė gjėsend, dobare le tė thonė qė janė grekėr.
    Po dal! Ēupat tani mė s’po pyeten, kanė zėnė e kėrcejnė. Ē’ėshtė kjo valle, kjo kėngė e njohur? “Lamtumirė o jetė e ėmbėl…. Suljotka ! … “nė gjuhė greqisht.
    Kėng e Sulit! Kėng e shqipėtarkavet, kėng e vendit tim edhe krahėrori mė fryhet, zemra mė mallohet, mė vjen dhe mua t’ia dredh njė herė , a t’ia marr me to.
    Kėng e Sulit ! Po shoh ato shqipėtarka trimėresha, ato gra zemėr luaneshe, vallen e tyre mi shkėmpt, varur mi rripėt, njė valle vdekjeje, njė zė i qiellit dhe i varrit.! Ushtarėt e Ali Tepelenės po afrohen, po sulen, po gratė kėndojnė, dridhen, tė zėna prej dore, dhe ay vark mė ēdo grimė humbet nga njė shpirt, edhe njė nga njė gratė lėshohen poshtė shkėmbit, hidhėn nė greminė, nė skėterrė, nė gojė tė vdekjes qė ikapėrcen njė nga njė. Edhe vdesin me kėngė nė gojė, pa u dredhur zemra e tyre.!
    Mė mirė vdekje e lirė se sa turp dhe robėri, na fjala e kėtyre shqipėtarkave, e sulotkave me kujtim tė pavdirshėm, qė i apin njė emėr tė pėrmotshėm kombit tonė, qė trimėri e tyre do tė inspirojė gjithnjė poetėt e gjithė kombevet ! Suljotėt, njė grusht njerėz, qė kanė mbushur me famėn e tyre faqet mė tė shkėlqyera tė historisė sė tanishme, qė kanė lėnė kujtime trimėrie tė paharruar!
    Edhe e ndjeva veten time fatore tė jem nga kjo racė, nga ky popull, nga ky dhe, nga kėta shkėmbinj qė nxjerrin tė tillė njerėz, tė tilla gra. Edhe krahėrori m’u fry edhe njė herė duke dėgjuar kėtė kėngė, kėta emra, duke parė kėtė valle kėtu nė kėtė qytet tė Anadollit.

    Po pse zemra ime pėrnjėherė mė ngushtohet dhe mejtime tė hidhur mė sulen nė mendje? A ėshtė pse kėta suljotė kanė derdhur gjakun e tyre kaq tė famshėm pėr njė ēėshtje tė huaj, pėr njė komp qė s’ish i tyre? – Jo, s’ėshtė ky mejtim qė mė hidhėron kėshtu, se e di, e kam ditur, dhe gjithė bota e di qė dhe kėta shqiptarė, si kaq tė tjerė, si edhe Sina Pasha, a Qypruliu, a Mehmed Aliu, kanė shėrbyer njė kauzė jo tė tyren!
    Ajo qė mė hidhėron ėshtė Suli i sotmė.
    Ku je, o Sul? N’ato rripat e tua ata njerėz trima a e kanė akoma atė zemėr trime, a e dinė qė janė shqiptarė, qė gjaku shqiptar rreh nė rrembat dhe nė zemrat e tyre ?
    Tre vjet po bėhen, kur qeshė nė Shqipėri vajēė nga Llura nė Llakė tė Lelovės, nė kėtė copė tė Sulit . Po sa njė helm i madh mė pritte: atje pashė njė tė keqe,njė mėkatė qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku, jo shqipėtarėria, po dhe shqipja ka zėnė tė harrohet ! Si tani po e shoh atė djalė mi mur tė Papadhates, kur m’u pėrgjigj greqisht fjalės shqipe.- Kush tė tha qė tė mos dish shqip, or bir? – O dhaskalos, mė tha djaloshi, pa ditur se ē’tė vėrtetė tė helmshime po thosh!
    Ah ,jo! E kuptoj qė kėta anadollakė tė gjorė, kėta jetimė tė varfėr tė thonė se janė grekėr. Po ne, ne shqiptarėt, me kujtime, me histori tė shkėlqyer, me fytyra dhe emėr tė ndershėm, ne tė themi se jemi grekėr, kėtė s’ma pret dot mendja!
    Edhe nuk di, nė duhet tė kem njė cmir tė vdekshim pėr atė “ o dhaskalos” , apo nė duhet tė mė vijė keq pėr atė djalosh edhe pėr prindėt e tij?

    Zafranboll, 30 qershor 1912. t
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 23-09-2011 mė 01:54
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Luan Malltezi: Mit’hatin e shpallėn tradhtar se kėrkoi Kosovėn
    Publikuar te Merkuren, 05 Tetor 2011 03:00 SOT


    Historianėt dhe specialistėt duhet tė njohin mirė, tė gjitha dokumentet e kohės, brenda dhe jashtė vendit, pėr tė dhėnė njė radioskopi tė saktė, tė periudhės sė luftės, qė nga pushtimi i Shqipėrisė, e deri nė ditėn e ēlirimit tė saj”. Kėshtu, u shpreh, dje, pėr gazetėn “Sot”, njėri nga historianėt, mė tė njohur, tė vendit tonė dhe njėkohėsisht, drejtori i Muzeut Historik, Kombėtar, Luan Malltezi, i cili, i bėri njė pasqyrė tė plotė, zhvillimeve politiko-shoqėrore, tė asaj kohe, duke e pohuar ekzistencėn e luftės civile.


    Zoti Malltezi, a ka pasur luftė civile, nė Shqipėri, gjatė viteve 1939-1941?



    Ky ėshtė njė problem, qė mund tė trajtohet, mė mirė, nga specialistėt apo historianėt e asaj periudhe, por pėr kėtė, ata, duhet tė njohin mirė, jo, vetėm, dokumentet e PKSH-sė, qė janė botuar tashmė, por edhe dokumentet e Ballit Kombėtar, tė Legalitetit, e tė misioneve angleze, nė Shqipėri, nė kohėn e luftės.

    Z. Uran Butka, ka botuar, njė studim qė pohon kėtė, por historianėt nuk kanė tė njėjtin mendim me tė. Ju si mendoni?

    Personalisht, kam mendimin, se, problemi mund tė shtrohet ndryshe; mė e drejtė do tė ishte, tė shtronim, pyetjen, a pati luftė, midis PKSH-sė, nga njėra, anė dhe Ballit Kombėtar, e Legalitetit, nga ana, tjetėr? Sigurisht, qė pati luftė, tė ashpėr, pėr pushtet, midis forcave politike dhe kėtė luftė e fitoi PKSH-ja.

    Sipas jush, pėrse, fitoi PKSH-ja, midis shumė grupimeve politike?

    Pėr kėtė, ka shumė arsye. Sė pari, PKSH, ishte njė parti marksiste leniniste, parti ideologjike, qė pretendonte, tė merrte pushtetin politik, nė duart e veta, pa e ndarė atė, me forcat e tjera. Nė luftėn e saj, kundėr pushtuesve, PKSH-ja, pati mbėshtetjen e Kominternit dhe tė Partisė Komuniste Jugosllave, qė dėrgoi, nė Shqipėri, tė dėrguarit e vet, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugoshėn, pa pėrmendur, kuadro tė tjerė, tė lartė, qė erdhėn mė pas, si Vukmanoviē Tempo, etj. Pa ndihmėn e Kominternit dhe tė komunistėve jugosllavė, zor, se mund tė krijohej PKSH-ja, nga komunistėt shqiptarė; kėta ishin deri, atėhere tė paktė, (200 petrita-lule- siē thoshte Enver Hoxha) dhe nė grindje e mosmarrėveshje tė vazhdueshme, midis tyre. Krijimi i PKSH-sė, u bė me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė, tė tė dėrguarve jugosllavė; ata, morėn pjesė nė mbledhjen, themeluese, tė PKSH-sė dhe nė tė gjithė drejtimin e luftės, sė mėpasme, siē tregojnė dokumentet e PKSH-sė, tė Pleniumit tė Beratit (nėntor 1944).

    Kush e nisi luftėn kundėr pushtuesve, nė Shqipėri?

    Nė Shqipėri, luftėn kundėr pushtuesve, italianė, e nisėn, nė tė vėrtetė, patriotėt dhe nacionalistėt e njohur, si, Abaz Kupi, mė 7 prill 1939 dhe tė tjerė, pas tij, menjėherė, pas pushtimit; shumė nga kėta, si, ish kryeministri Mehdi Frashėri, u internuan nė ishujt e Italisė. Nė kėtė kohė, komunistėt shqiptarė, nuk ndiheshin shumė, nė jetėn politike tė vendit, ata, madje, nė fillim, nuk e shihnin edhe keq, Gjermaninė naziste, pėr shkak, tė paqes, qė vendosi me Stalinin. Komunistėt shqiptarė u radhitėn, nė luftė, pas sulmit, tė Gjermanisė, naziste, ndaj Bashkimit Sovjetik, nė qershor 1941. Ndėrkohė, nacionalistėt shqiptarė ishin hedhur nė luftė, kishin krijuar edhe ēetat e para, tė Muharrem Bajraktarit, major Abaz Kupit, Baba Faja Martaneshit, Myslim Pezės, etj. Me kohė, u ngritėn edhe rreth, 100 ēeta tė tjera, shumė nga tė cilat, u krijuan nga PKSH-ja. Taktikat e adoptuara, nga kėto grupe, tashmė, afro 100, ishin shmangia e operacioneve, nė shkallė tė gjerė, organizimi i pritave, kundėr autokolonave italiane, kapja rob e ushtarėve, marrja e pajimeve luftarake dhe marrja nėn kontroll, e zonave tė kontrolluara nga armiku. Pas formimit tė Frontit Nacional Ēlirimtar, patriotėt dhe nacionalistėt shqiptarė, formuan organizatėn e tyre, “Balli Kombėtar”, me nė krye, Mit`hat Frashėrin. Ballistėt, zhvilluan disa luftime, tė rėndėsishme, antifashiste, qė deri mė sot, nuk janė pėrmendur, pėr lexuesin shqiptar, nga historiografia marksiste; nė kėto beteja, ranė edhe dėshmorė tė shumtė, tė Ballit Kombėtar. Megjithatė, duhet tė kemi parasysh, se, ballistėt luftonin, sipas, traditės sė hershme, ēetat vepronin tė shkėputura, midis tyre; nė krye tė tyre ishin krerė tė njohur, tė zonės. Po kėshtu, duhet tė themi, se, kreu i kėsaj organizate, Mit`hat Frashėri nuk kishte autoritetin e duhur, pėr drejtuar luftėn dhe pėr tė urdhėruar komandantėt e ēetave. Disiplina, nė rradhėt e Ballit ishte pėrtokė, anėtarė tė rėndėsishėm tė kėsaj organizate, si Lef Nosi, etj., morėn pjesė, nė qeveritė kuislinge. Balli konstatoi nga ana tjetėr, se armiku kthehej me ashpėrsinė mė tė egėr, ndaj popullsisė sė zonės, kur sulmohej, nga ēetat antifashiste dhe kjo, bėri qė Balli tė ishte i kujdesshėm, nė luftė, tė mos sulmonte armikun, kur ky mund tė kundėrpėrgjigjej, me ashpėrsi ndaj fshatarėve dhe popullsisė vendase. Mirėpo, me kėtė qėndrim, Balli nuk mund tė tėrhiqte pas vehtes, rininė, qė kėrkonte luftė tė vendosur, pėr tė shporrur armikun. Qėndrime tė tilla, si, tė Ballit, nuk ndodhnin nė PKSH; ajo luftonte, pa vrarė mendjen, pėr reagimin e armikut, ndaj popullsisė; pėr atė, kishte rėndėsi, vetėm, qė populli tė ngrihej nė luftė. PKSH-ja u ngrit, si, njė parti e organizuar; ajo sulmoi Ballin, kur ishte e fortė dhe afirmuar, tashmė, si forcė e vendosur, kundėr pushtuesve italianė. Midis PKSH-sė dhe Ballit, pati njė moment, kur mund tė bashkėpunonin, midis tyre; e kam fjalėn pėr Marrėveshjen e Mukjes (1-3 gusht 1943), pėr tė cilėn, Butka, shkruan, se, u shkel, nga PKSH-ja. Sigurisht, qė u shkel dhe kjo ėshtė e natyrshme, tė ndodhte, kur bėhej fjalė, pėr njė forcė komuniste, si PKSH-ja, qė kėrkonte, tė merrte, pas luftės, pushtetin nė duart e veta. Marrėveshja e Mukjes vendosi krijimin e “Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė”, (me njė numėr tė barabartė pėrfaqėsuesish, nga Balli dhe PKSH-ja), qė do tė drejtonte luftėn. Nė marrėveshje u vendos tė luftohej, pėr njė “Shqipėri Etnike”. Fjala sigurisht, ishte pėr Kosovėn, por, kuptohet, se tė dėrguarit jugosllavė, qė drejtonin PKSH-nė, nuk mund tė pranonin kėtė marrėveshje, qė e shkėpuste Kosovėn nga serbėt; po kėshtu kėtė marrėveshje ishte e natyrshme, tė mos e pranonte, Enver Hoxha; ai nuk kishte asnjė arsye, pėrse tė ndante pushtetin, me Ballin. Duhet tė kemi parasysh, se nė kohė, kur PKSH-ja, u hodh kundėr Ballit, ky nuk ishte i armatosur, si PKSH-ja, e cila merrte armė, nga misionet angleze, qė i dėrgonin ato, me avionė, nė Shqipėri. Misionet angleze, siē, bėn tė ditur, vetė, Mit`hat Frashėri nuk vendosėn dot, lidhje, me Ballin Kombėtar, por me Abaz Kupin, kryetarin e Legalitetit. Ata u pėrpoqėn ta hidhnin kėtė, nė luftė kundėr gjermanėve, qė ishin armiku kryesor, i tyre. Abaz Kupi lėkundej, sepse, kishte armik dhe kundėrshtar, kryesor, Enver Hoxhėn.

    Pas kėtyre qė pėrmendėt mė lart, a mendoni se, nė Shqipėri, pati luftė civile?

    Sigurisht, qė pati; pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes, PKSH-ja, mori vendim, nė Konferencėn e Labinotit, t’i shpallte luftė, Ballit Kombėtar dhe nacionalistėve shqiptarė; kėshtu filloi edhe pėrplasja, midis Ballit dhe PKSH-sė; burimet njoftojnė, se pati shumė tė vrarė, midis palėve. Pas sulmit tė ndėrmarrė, nga komunistėt, prapa krahėve, Balli u detyrua tė ndėrpriste luftėn, kundėr forcave gjermane. Nė Arkivin e Shtetit, ruhet vendimi, pėrkatės, i ndalimit tė luftės sė Ballit. Por edhe pas kėsaj, nuk qe nė gjendje, tė qėndronte nė kėmbė. PKSH-ja e vuri atė pėrpara, me armė nė dorė. Balli u thye shpejt, u tėrhoq nė Veri dhe mė pas, krerėt, me nė krye Mit`hat Frasherin u hodhėn nė Itali dhe krijuan Komitetin “Shqipėria e Lirė”.

    Pak fjalė ju lutem, kush ishte Mit`hat Frasheri pėr ju?

    Mit`hat Frashėri ishte njė patriot, i shquar shqiptar, nga familja e Frashėrllinjve, tė mėdhenj. Ai ishte i biri i Abdyl Frashėrit, njė nga figurat e mėdha, tė Lidhjes Shqiptare, tė Prizrenit. Mit`hati u rrit, nė njė kohė, kur i ati, mbahej si i burgosur, nė Prizren; ai u edukua nga Naim Frashėri dhe Sami Frashėri. Qė nė moshė tė re, ai nisi botimin e disa librave, pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nga shqiptarėt. Pas shpalljes sė Kushtetutės, (1908) nga sultan, Abdyl Hamiti II, Mit`hati, nisi nė Selanik, botimin e gazettes, shqipe “Lirija”. Mė 1912, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės dhe u zgjodh Ministėr i Punėve Botore, nė Qeverinė e Ismail Qemalit dhe mė pas ishte pėrsėri, ministėr nė Qeverinė e Durrėsit, tė Turhan Pashės. Nė vitet 1915-1919, botoi vepra tė rėndėsishme, me karakter historik, mbi shtrirjen e trojeve shqiptare. Mė 1919, mori pjesė, si delegate, nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, pėr tė mbrojtur interesat e Shtetit Shqiptar; mė 1923-1926, ishte ambasador i Shqipėrisė, nė Greqi. Mit`hati ishte njeri i ditur, ai kishte lidhje, me tė gjithė albanologėt e shquar, tė kohės; emri i tij ishte i njohur dhe i nderuar, nga tė gjithė shqiptarėt, pėr shkrimet e tij, tė shumta, tė botuara nė tė gjithė organet e shtypit shqiptar, nė periudhėn e monarkisė. Mit`hati hyri nė histori, si politikan, pas pushtimi fashist tė vendit dhe forcimit tė lėvizjes komuniste, nė Shqipėri. Qėllimi i tij ishte tė kontribuonte, sa tė ishte e mundur, mė shumė, pa dėmtuar e djegur vendin, pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė evitonte, ardhjen nė fuqi tė forcave komuniste, por nė kėtė pike, nuk pati sukses. Ngjarjet politike, nė Shqipėri u pėrcaktuan nė njė masė tė ndjeshme, nga qėndrimi i Fuqive tė Mėdha, Antifashiste, qė ishin tė interesuara tė ngrinin popullin nė luftė. Burimet provojnė, se, si udhėheqės, Mit`hat Frashėri nuk kishte njė qėndrim tė prerė, ndaj kundėrshtarėve tė tij: “janė bijtė tanė - thoshte ai pėr kundėrshtarėt, nė njė kohė qė PKSH-ja, sulmonte forcat armike, pa pėrjashtuar, kėtu, kundėrshtarėt e vet politikė. Mit`hati, i shpallur si tradhėtar, nga PKSH-ja, ishte nė tė vėrtetė, njė patriot i madh; “tradhėtia e tij”, ishte se, kėrkonte me ngulm, Kosovėn, kėtė tokė, tė shenjtė shqiptare, siē e kishte kėrkuar edhe i ati i tij, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe Ismail Qemali, mė 1912. PPSH-ja mbajti kėtė kurs tė egėr edhe pas luftės ndaj pasardhėsve tė “tradhėtarėve“ tė dėnuar, e tė persekutuar. PPSH-ja i konsideroi kėta, pa tė drejtė, deri nė fund, tė rregjimit tė saj, diktatorial, si “armiq tė popullit” e “tė partisė”. Kjo, shpjegon, pse edhe sot, ka kundėrshti, midis studiuesve, pėr problemet e luftės. Ilir Bushi
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pėrkujtohet Mithat Frashėri nė 132 vjetorin e lindjes
    Postuar tek HISTORIA me 24/03/2012 nga Lajmi


    Ėshtė pėrkujtuar dje 132 vjetori i lindjes sė Mithat Frashėrit, personalitet i njohur i politikės dhe letrave shqipe nė vitet 1900-1945, themelues i lėvizjes “Balli Kombėtar”.Me kėtė rast pėrfaqėsues tė Partisė “Balli Kombėtar Demokrat” si dhe tė shoqatės Lumo Skėndo organizuan njė konferencė tė pėrbashkėt shkencore ku ishte i pranishėm edhe ministri i Kulturės, Aldo Bumci.Studiuesit vlerėsuan krijimtarinė letrare, sociokulturore dhe politike tė Mithat Frashėrit. Gjatė pesė dekadave tė sundimit komunist figura e tij ėshtė sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, ndėrkohė qė pėrkrahės tė tij shprehin rezerva se edhe sot pas 20 vitesh vepra e tij ka mbetur nė hije.Mithat Frashėri ose Lumo Skendo sic ėshtė njohur gjatė luftės, ka qenė ministėr i Punėve Botore nė qeverinė e parė shqiptare, delegat i Stambollit dhe “Vatrės” nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1920. Njėherazi pjesėmarrės nė Konferencėn e Mukjes (1943) kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrėveshje pėr mbrojtjen e atdheut, e cila mė pas u prish, kurse Mithat Frashėri, pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet u arratis nė Amerikė. Mithat Frashėri vdiq mė 3 tetor 1949 nė Nju Jork.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.ereniku.net/MFrasheri01.jpg




    Seksion shkencor pėr Mit’hat Frashėrin
    Bota Sot


    http://www.botasot.info/mesme/shkencor.jpg



    Nė Akademinė e Shkencave ėshtė mbajtur nė seksion shkencor nė kuadėr tė 132 vjetorit tė Mit’hat Frashėrit ose siē njihet ndryshe me emrin Lumo Skėndo. Organizatori i kėtij eventi Aleko Gergo vlerėsoi figurėn e spikatur tė politikės shqiptare nė gjysmės se parė tė shekullit XX.

    Ministri i Kultures Aldo Bumēi theksoi faktin se nė kėtė 100 vjetor tė shtetit shqiptar do tė vendosen nė piedestal figurat qė u anatemuan nga sistemi komunist. Ndėrkohė qė edhe historianė vlerėsuan kontriburin e tij shumėdimensional.

    E pranishme nė kėtė pėrvjetor tė Mit’hat Frashėrit ishte edhe Ana Kėlcyra, e cila rrėfen detaje rreth emigrimit tė tij.

    Mithat Frashėri ka lindur ne mars te vitit 1980 nė Janinė; vdiq mė 3 tetor 1949 nė Neė York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Sami Frashėrit dhe Naim Frashėrit, nga Familja Frashėri. Ai e njohu shumė pak babain e tij dhe u rrit nėn kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi nė Stamboll. Pas mbarimit tė shkollės, deri nė vitin 1905, punoi nė administratėn turke dhe mė pas kaloi nė Selanik, nė administratėn shtetėrore.

    Nė 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri nė testamentin e tij i lė shtetit shqiptar pasurinė e tij, tė tundshme dhe tė patundshme me qėllim krijimin e njė instituti albanologjik nė Tiranė, i cili do tė merrej me studime nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė.



    Perkujtimi Gjeniut Komebit para 7 viteve;

    Mithat Frashėri thithi gjirin e dy nėnave – nė Janinė dhe nė Prishtinė.
    Lum Toskėria dhe Gegėria - SHQIPĖRIA, qė e lindi dhe e rriti
    nga BEQIR SINA, Nju Jork, 06 dhjetor 2005

    Cana : "Te vone jemi prane ketij varri – faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore dhe te pasluftes."

    "Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York : U futem brenda nje teritori si te zymte, te varrezave, ku mbreteronte heshtja dhe ankthi i "ngjyrosur" i gjithi ne gri te himte . Nje korridor i gjate pllakash perkujtimore qe hapej andej e kendej para nesh, si shkalle - shkalle, pa krye. Nga te dyja anet e korridoreve te ketyre pllakave te mermerta dhe te bronxeta, skalitur me emrat e atyre qe kishin vdekur, veshtronim te gjenim varrin e nje patrioti te madh sheqiptare. Ne shikonim me verejtje tabelat e tyre, ndersa varrin e Mitah'at Frasherit, e kishim pasur mu parasyve. Une interesohesha te shikoja emra te tjere shqiptaresh, ndersa profesor Zekeria Cana, me kishte kapur prej krahu, dhe thoshte ne murmeritje: " Kurre ne jeten time nuk kame perjetuar ndonjehere, emocione te tilla". Siē, dukej ky nderim, qe Cana, do t'i bente ketij kolosi te patriotizmit shqiptare, a thua se do t'a ēlironte ate te nga te gjitha ato emocionet qe i ka sjell vete jeta ketij njeriu te madhe.


    http://www.ereniku.net/varriMFrasherit01.jpg




    E ndersa une dhe kolegu im - Dalip Greca, shkrepim foto - aparatet, te pikelluar dhe duke medituar ne kembe prane varrit te Mit'hat Frasherit, qendrojne Niko Kirka, Genc Leka, Pellumb Kulla, Orhan Kostreci, Skender Shkreli, Sinan Kamberi, Xhaferr Krasniqi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Feti Rexhepi. Profesor Zekeria Cana, mbasi vendos nje tuf me lule te fresketa, dhe e lemon me ngadal ate pllak ku eshte skalitur emri i Mit'hat Frasherit, lexone edhe nje leter perkujtimore: Profesor Cana , tha se: "Te vone jemi prane ketij varri – faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit, qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore, dhe te pasluftes. Nje strumbullar, qe me vullnet te ēelnikte e ngulm te madh, urti e menēuri, ka pershkuar udhen me gjemba per te hapur shtigje te reja qe ēojne ne qafen e malit. Eshte Lumo Skendua, ai qe ka lene gjurme te pashlyera ne historine dhe kulturen e kombit ne te gjtha rrafshet ku ka shkelur – si erudit, enciklopedist dhe poliglot.



    Sot, perkulemi me epitet dhe respekt te madh perpara varrit te nje udherrefyesi shpirtndritur, sherbetari te devotshem dhe gjithnje besnik te shqiptarise, protagonisti te dite e netshem te historise, ngadhenjyesi dhe humbesi te madh. Jemi ketu jo vetem per te nderuar kete burre te madh te botes shqiptare por edhe per te marre mesimin e historise. Ku qene baballaret tane te ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ē’jemi sot. Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave – ne Janine dhe ne Prishtine. Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti. E keshtu me pase oratoret kerkuan qe figura te tilla me prominente te historise sone, ne Amerike, te perbaltosura dhe te lena ne harrese nga rregjimi anti -shqiptare i Tiranes, te nderohen e kujtohen me pjetete te medha - duke i dhene vendin e meritat qe kane ne histrorine kombetare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #9
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Pėrkujtohet Mit`hat Frashėri

    http://www.ora-news.com/v2/img/foto/mithat_frasheri.jpg



    Pėrkujtohet Mit`hat Frashėri
    time.al


    Nė njė ceremoni zyrtare tė organizuar nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve nė Tiranė u pėrkujtua Mit`hat Frashėri, figura e shquar shqiptare dhe kryetari i Kongresit tė Manastirit. (VIDEO)

    Mė 25 mars tė vitit 1879-tė, nė Janinė lindi njė nga figurat mė tė shquara tė vendit tonė Mit`hat Frashėri. Me rastin e kėsaj ditė nė Akademinė e Shkencave u mbajt njė konferencė, ku u trajtua kontributi i tij nė disa periudha historike tė ndryshme tė vendi tonė. Nė fjalėn e tij Ministri i Kulturės, Aldo Bumci, e cilėsoi Frashėrin si njė figurė shumėdimensionale.

    E ndėrsa Bujar Leskaj e konsideroi Frashėrin njė nga figurat mė tė spikatura tė politikės shqiptare.

    I biri i Abdyl Frashėrit, Mit`hati ishte kryetari i Kongresit tė Manastirit, ndėrkohė qė nė qeverinė e Ismail Qemalit ai mbajti njė post ministror. Nė vitin 1941 ai ishte njė nga themeluesit kryesorė tė Partisė Nacionaliste, ose tė njohur ndryshe si Partia e Ballit Kombėtar. Nė vitin 1944 ai largohet nga Shqipėria dhe 5 vite mė vonė do tė ndahej nga jeta nė Neė York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. (Ora News/INA)



    KUJTOHET MIT'HAT FRASHERI ABC NEWS AL

    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Njeri i Madh ka qen.

    Lavdi ktij biri te madh te Frasherllinjve !

    Kush ma gjen ne forum nje tregim te Lumo Skendos (Mid-had Frasherit) per Malin e Tomorrit..
    Ay Mal.. titullohet tregimi fantastik.. qe e kam sjell un ketu ne forum para ca vitesh..

    I dashur Plaku.. A ne USA eshte varri i Mithatit apo jan sjelle ne Atdhe eshtnat?

    Rast i jashtzakonshem kur Baba dhe Biri shkelqejne ne atdhetari..

    Abdyli dhe i biri Mithati..

    Kemi dhe Petro Nini Luarasin e te birin Skender Luarasin..

    Mund te ket dhe tjere..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  3. Mithat Frashėri pėr autoqefalinė
    Nga murik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. Mithat Frasheri dhe "veteranet"
    Nga karaburuni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 09:21
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •