Mėsimi i njėmbėdhjetė
Pamundėsia e krahasimit tė atributeve hyjnore
Nė pėrpjekjet tona pėr ta pėrshkruar Krijuesin dhe pėrfitimin e njohurisė nė lidhje me atributet e Tij, teorikisht na nevojiten konceptet dhe shprehjet qė janė matanė shtrirjes sonė. Termat qė i pėrdorim, nuk janė tė aftė tė na ndihmojnė nė arritjen e qėllimit tonė – pėrshkrimin e vėrtetė tė Zotit – sepse, tė kuptuarit tonė tė kufizuar nuk mund tė na sigurojnė perceptimin e natyrės sė atributeve tė pakufishme tė Zotit. Ai ėshtė shumė mė i lartė prej tė gjitha koncepteve tė sajuara dhe tė formuara nga ana e mendjes sė njeriut.
Njeriu, i cili ėshtė i krijuar dhe i kufizuar nga ēdo anė, nuk duhet pritur qė tė jetė nė gjendje qė tė arrijė dhe tė pėrshkruajė njė qenie jomateriale sipas kuptimit tė atributeve dhe karakteristikave materiale.
Ai ėshtė njė realitet qė ėshtė diēka krejt tjetėr prej qenies natyrale dhe qenies sė rastit, fuqia absolute dhe dituria e pakufishme e tė cilit i kaplojnė tė gjitha gjėsendet, i Cili sipas fjalėve tė Kuranit “nuk ka tė ngjashėm me qeniet e fundme dhe tė krijuara” (Shura, 11), dhe natyrisht qė njė realitet i tillė nuk mund tė diskutohet nė frymėn e njėjtė sikur njė temė e zakonshme.
Aliu (a.s.), Udhėheqėsi i atyre qė frikohen prej Zotit, ka thėnė: “Cilido qė e krahason dhe e asimilon Zotin me diēka ose ia referon esencės sė Tij tė shenjtė, nė realitet nuk e ka marrė Atė nė pikėpamje. Ēfarėdo qė njeriu e njeh pėr bazė tė esencės sė Tij, duhet patjetėr tė jetė i krijuar. Zoti ėshtė Krijuesi dhe Bėrėsi. Ēfarėdo qė ėshtė i varur nga tė tjerėt, pėrpos nga vetja, ėshtė i shkaktuar dhe i krijuar. Ėshtė vetėm Zoti Ai qė ėshtė vetėm shkaku (dhe jo pasoja).
Ai e ndėrmerr krijimin pa ndonjė mjet dhe instrument. Ai bėn matjen pa kėrkuar ndihmėn e mendimit dhe tė tė menduarit. Ai ėshtė i lirė prej tė gjitha nevojave dhe nuk nxjerr pėrfitim prej asnjė gjėsendi. Koha dhe hapėsira nuk e shoqėrojnė Atė. Veglat dhe instrumentet nuk i ndihmojnė Atij. Ekzistenca e Tij i paraprin tė gjitha kohėrave dhe parapėrjetėsia u paraprin tė gjitha fillimeve.
Ai nuk ėshtė i kufizuar prej asnjė kufizimi, sepse fenomenit i caktohen kufijtė e esencės pėrmes kufizimeve qė janė specifike pėr vetė fenomenin dhe trupi ėshtė ai qė ia shfaq ngjashmėrinė. Esenca e Tij e shenjtė nuk i pranon konceptet e lėvizshmėrisė dhe tė palėvizshmėrisė; si ėshtė e mundur qė diēka qė ėshtė e krijuar pėrbrenda fenomenit, tė ekzistojė edhe nė qenien e Tij?
Sikur tė kishte lėvizje dhe qetėsi nė esencėn e Tij, Ai do tė ishte i ekspozuar ndryshimit; Ai do tė ishte i ndarė dhe parapėrjetėsia e Tij do tė ishte mohuar.
Ai ėshtė burimi i tė gjitha fuqive, kėshtu qė asnjė qenie nuk mund tė ndikojė mbi Tė. Dhe pėrfundimisht, Ai ėshtė Krijuesi, I Cili nuk ndėrron ose zhduket dhe i Cili nuk ėshtė i fshehur asnjėherė prej njerėzve tė diturisė dhe tė mendjemprehtėve”(27)
Fakti se, atributet e Zotit janė tėrėsisht tė ndara prej atributeve tona dhe se nuk mund tė vėrtetohen pėrmes krahasimit me atributet tona, qėndron aty se atributet e origjinės sė qenies dallohen prej atributeve tė tė gjitha qenieve.
Pėr shembull, ne kemi aftėsi pėr tė kryer detyra tė caktuara, por kjo nuk ėshtė e njėjtė sikur fuqia e Zotit; nė rastin tonė, atributi ėshtė diēka tjetėr, ndėrsa ekzistenca qė e pėrshkruan ėshtė diēka tjetėr. Kur e lavdėrojmė njohurinė tonė, ne nuk jemi njė dhe identik me njohurinė tonė. Gjatė moshės sė mitur nuk ka pasur gjurmė tė mėsimit apo tė njohurisė nė qeniet tona, por gradualisht kemi siguruar sasi tė njohurisė pėrmes mėsimit dhe studimit. Njohuria dhe fuqia formojnė dy kėnde tė veēanta tė qenies sonė, ato as nuk janė identike me esencėn tonė, as nuk janė tė bashkuara njėra me tjetrėn nė qenien tonė. Atributet tona janė trajta jonė e jashtme ndėrsa esenca ėshtė njė substancė; tė dytė janė tė pavarur njėri prej tjetrit.
Por, rasti i atributeve hyjnore ndryshon nė mėnyrė fundamentale. Kur tė themi se Zoti ėshtė i gjithėdijshėm dhe i gjithėfuqishėm, me kėtė nėnkuptojmė se Ai ėshtė burimi i diturisė dhe fuqisė; atributi nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrpos entitetit qė e pėrshkruan edhe pse nė koncept dallohet tėrėsisht. Nė realitet, atributet e Tija janė identike me esencėn e Tij; sepse esenca e Tij nuk pėrmban ndonjė substancė sipas tė cilit mund tė mbėshtetet trajta e jashtme. Ai ėshtė qenie absolute, qė identifikohet me diturinė, fuqinė, jetėn, qėndrueshmėrinė dhe perceptimin; Ai nuk ėshtė subjekt i kufizimit mendor ose tė jashtėm.
Pasi qė jemi rritur nė vetė zemrėn e natyrės dhe jemi tė afėrm me tė nė ēdo kohė, dhe pasi qė ēfarėdo qė shohim e ka dimensionin dhe formėn e caktuar, si dhe kohėn, hapėsirėn dhe tė gjitha veēoritė e trupit, ose thėnė shkurt, pėr shkak tė tė mėsuarit tė mendjes sonė me fenomenet natyrore, ne mundohemi t’i matim tė gjitha gjėsendet me kriteret e natyrės, gjithashtu edhe konceptet intelektuale dhe racionale. Nė kėtė mėnyrė, kriteri i natyrės na shėrben si pikėnisje pėr tė gjitha zbulimet shkencore dhe filozofike.
Tė paramendosh njė qenie qė nuk ka asnjė veti tė materies dhe qė ndryshon prej ēdo gjėje qė mendja jonė mund ta pėrfytyrojė, dhe pėr t’i kuptuar atributet qė janė tė pandashme prej esencės, jo vetėm qė kėrkon njė pėrpikėri tė madhe por gjithashtu edhe kėrkon qė ta zbrazim tėrėsisht mendjen tonė prej qenies materiale.
Aliu (a.s.) ka folur nė mėnyrė elokuente, tė thellė dhe kuptimplote nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ai e vė theksin nė atė se njeriu nuk mund ta burgosė Zotin nė tė pėrshkruarit, duke thėnė: “Monoteizmi i pastėr dhe besimi i pėrkryer bazohen nė shkarkimin, mohimin dhe pėrjashtimin e tė gjitha atributeve tė qenieve tė krijuara nga esenca e Tij e shenjtė. Zoti ndalon qė Ai tė pėrshkruhet me ndonjė atribut tė tillė, sepse kur tė pėrshkruhet Ai nė kėtė mėnyrė, na duket se ēdo atribut ėshtė i ndarė prej zotėrimit tė Tij dhe se ėshtė i huaj pėr Tė. Kėshtu qė, kur tė thotė ndonjėri diēka nė lidhje me pėrshkrimin e Krijuesit, duke e paramenduar Atė si Zotėrues tė disa atributeve tė mbishtuara esencės sė Tij, ai e ka bėrė Atė ortak tė ndonjė gjėsendi dhe ka sugjeruar se Ai pėrbėhet prej dy pjesėve. Njė tentim i tillė i pėrshkrimit tė Zotit rrjedh prej paditurisė dhe mungesės sė diturisė.”(28)
Konceptet mendore nuk mund ta pėrshkruajnė Zotin duke u mbėshtetur nė atributet fundore; duke qenė tė kufizuar, ato nuk janė tė aplikueshme pėr qenien e Zotit. Ēdo atribut, pėr sa i pėrket kuptimit tė veēantė qė e bart, ėshtė i ndarė prej tė gjitha atributeve tjera. Pėr shembull, atributi i jetės ndryshon prej atributit tė fuqisė; ato nuk janė tė kėmbyeshme. Ėshtė e mundshme, qė nė rastet e ndryshme tė bashkohen tė gjitha kėto atribute nė njė vend tė vetėm, por nė kuptimin e hartimit tė fjalėve (leksikor) nuk e kanė domethėnien e njėjtė.
Kur mendja e njeriut dėshiron t’i caktojė njė atribut njė gjėsendi tė caktuar, qėllimi i tij ėshtė qė tė vendosė njė lloj harmonie nė mes atributit dhe qenies qė e pėrshkruan. Por, pasi qė atributi dallohet prej qenies nė kuptimin e konceptit, nė mėnyrė tė paevitueshme, mendja do tė gjykojė se ato do tė mbesin tė ndara njėri prej tjetrit. Mėnyra e vetme pėr t’i njohur gjėsendet ėshtė pėrshkrimi i tyre duke pėrdorur konceptet mendore, qė janė tė ndara sipas nocionit njėra prej tjetrės dhe si pasojė e kėsaj, detyrimisht tė fundme. Prandaj, ato koncepte nuk mund tė pėrdoren pėr tė pėrfituar njohuri pėr realitetin mė tė jashtėzakonshėm. Ai ėshtė shumė mė i lartė nga mundėsia e qenies pėr t’u njohur pėrmes pėrshkrimit, dhe ēdonjėri qė e kufizon Zotin me atributet e dhėna, ka dėshtuar nė pėrfitimin e njohurisė pėr Tė.
Duke pėrmendur disa shembuj, mund tė kuptojmė deri nė njė shkallė, se atributet nuk janė tė mbi-shtuara ndaj esencės. Duke marrė parasysh se rrezet e nxehtėsisė qė burojnė prej zjarrit pėrēojnė nxehtėsinė nė ēdo send nė afėrsi tė saj, atėherė pėrfundojmė se njėri prej vetive dhe atributeve tė zjarrit ėshtė tė djegurit dhe shpėrndarja e nxehtėsisė.
A e kanė okupuar kėto veti njėrin skaj tė qenies sė zjarrit? Natyrisht qė jo. E tėrė qenia e zjarrit zotėron atributin e djegies dhe tė shpėrndarjes sė nxehtėsisė.
Imam Xhafer Sadiku (a.s.), u pėrgjigj nė pyetjen lidhur me natyrėn e Zotit: “Ai ėshtė diēka qė dallohet plotėsisht prej gjėsendeve tjera; vetėm Ai ėshtė identik me vetė esencėn e qenies. Ai nuk ėshtė trup dhe nuk ka formė. Ndjenjat nuk mund ta perceptojnė Atė dhe Ai nuk mund tė arrihet. Ai nuk ėshtė i kapshėm pėr pesė shqisat tona; pėrfytyrimi dhe imagjinata nuk janė nė gjendje qė ta mbėrthejnė Atė. Kalimi i kohės dhe vjetėrsia e moshės nuk mund ta dobėsojnė Atė nė asnjė mėnyrė, dhe Ai ėshtė i lirė prej ndėrrimeve dhe ndryshimeve.” (29)
Uniteti i Zotit
Kur tė shtrohet ēėshtja e njėsisė nė fjalimet religjioze, nėnkuptohet pėrfshirja e shumė temave qė e pėrmbajnė besimin nė njėsinė e esencės, ashtu qė pėrzierja e atributeve dhe dallimi nė mes tė esencės dhe atributeve ėshtė tėrėsisht i pėrjashtuar pėr sa i pėrket unitetit tė atributeve. Dallimet dhe diferencat rrjedhin prej kufizimeve. Parashtrimi i diferencės nė mes tė atributeve hyjnore ėshtė i vlefshėm vetėm nga pikėpamja e mendimit tonė racional; shumėllojshmėria e drejtimeve dhe e atributeve tė mbishtuara nuk mund tė ndikojnė nė esencėn hyjnore si tė tilla qė janė.
Nėse nė botėn e natyrės shikojmė nė njė trup pėrmes copėzave tė ndryshme tė xhamave tė ngjyrosur me ngjyra tė ndryshme, trupi i tillė do tė na shfaqet nė ngjyra tė ndryshme, tė cilat ngjyra do tė ndėrrohen nė mėnyrė tė njėpasnjėshme. Ngjashėm, kur ta sodisim (meditojmė) esencėn hyjnore unike me anė tė mendjes sonė, ndonjėherė do t’ia atribuojmė diturinė asaj qenieje tė pakufishme se, tė gjitha krijesat janė prezentė para Tij nė tė gjitha kohėrat; nė kėtė rast themi se Ai ėshtė i gjithėdijshmi. Nė njė kohė tjetėr, ne jemi tė vetėdijshėm pėr aftėsinė e Tij pėr tė krijuar tė gjitha gjėsendet, dhe atėherė themi pėr esencėn e Tij se ėshtė i gjithėfuqishėm.
Pra, kur tė perceptojmė pėrmes kėtyre tė ēarave tė ndryshme atributet e ndryshme, qė na duken si tė ngjashme sikur vetitė e qenies sonė tė kufizuar, ne mundohemi qė t’i ndajmė atributet e Tij prej esencės sė Tij tė pafundme. Objektivisht, tė gjitha konceptet e bartura pėrmes atributeve tė ndryshme, kanė njė ekzistencė tė thjeshtė dhe e bartin njė realitet tė vetėm, njė realitet qė ėshtė i lirė prej tė gjitha tė metave dhe mangėsive, qė zotėron tė gjitha pėrkryerjet si: fuqia, mėshira, dituria, bekimi, urtėsia dhe madhėshtia.
Udhėheqėsi i besimtarėve Aliu (a.s.) nė fjalimin e tij tė parė, nė Nehxh-ul Belaga, thotė: “Fillimi i religjionit ėshtė tė pasurit njohuri pėr esencėn e pastėr hyjnore, ndėrsa pėrkryerja e njohurisė sė tillė qėndron nė besimin nė atė qenie hyjnore. Besimi i pėrkryer qėndron nė devotshmėrinė e sinqertė nė pragun e Tij, dhe devotshmėria e pėrkryer nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē shkėputjes sė Burimit Unik prej tė gjitha atributeve tė qenieve tė mundshme.
Keni kujdes, Ai nuk mund tė pėrshkruhet me asnjė atribut, sepse atėherė do tė ishte lajmėruar dallimi nė mes tė emrit dhe atributit. Ēdonjėri qė mundohet ta pėrshkruajė Atė pėrmes atributeve, nė realitet ėshtė duke ia krijuar njė tė ngjashėm dhe njė shok pėr Tė, ose ėshtė duke e parė Zotin si dy. Ēdonjėri qė e sheh Zotin si dy, ėshtė duke u munduar pėr tė ndarė qenien e Tij. Personit tė tillė i mungon njohuria dhe depėrtimi deri te natyra unike e Zotit, si dhe ėshtė i verbėr dhe i paditur.
Si rrjedhim, ai qė ėshtė i privuar prej vizionit, do tė provojė tė tregojė me gisht kah Zoti (ta kufizojė nė njė kohė dhe hapėsirė tė caktuar), dhe ēdonjėri qė e bėn kėtė, nė tė vėrtetė ai ka parashtruar kufijtė rrethues pėr Krijuesin e tė gjitha qenieve dhe e ka bėrė tė fundme Atė. Ēdonjėri qė e kufizon Atė nė kėtė mėnyrė, do ta konsiderojė Atė si madhėsi e matshme. Ēdonjėri qė pyet: “Ku ėshtė Zoti?” , padashur, ai e formon Atė si njė trup tė kufizuar prej njė trupi tjetėr; dhe ēdonjėri qė pyet “Nė ēka ėshtė i angazhuar Zoti?”, padashur, konstaton se disa pjesė tė caktuara nuk e pėrmbajnė qenien e Tij, ose janė tė zbrazėta”.
Pra, ēdo atribut ėshtė i pakufishėm dhe pėrfshihet nė pafundėsinė e esencės. Zoti ėshtė i lirė prej atributeve tė fundme qė mund tė dallohen njėra prej tjetrės dhe qė janė tė ndara prej esencės sė Tij.
Njėherė, kur tė njėmendėsojmė se qenia e Zotit buron prej Vetvetes, si rrjedhim do tė kemi se njė qenie absolute ėshtė e pafundme nė tė gjitha anėt. Nėse qenia dhe joqenia janė tė konceptuara nė mėnyrė tė barabartė pėr njė tėrėsi, atėherė duhet tė sigurohet njė qenie nga jashtė qė do tė ndikojė nė kėtė tėrėsi nė mėnyrė qė tė vihet deri te shfaqja e ekzistencės; sepse, nė fund tė fundit, vetė fillimi ėshtė i pamundur. Atėherė, qenka vetėm qenia absolute ajo qė buron prej vetvetes; tė gjitha realitetet tjera janė tė nėnshtruara ndaj saj dhe janė tė njohur vetėm pėrmes saj. Njėherė, kur esenca ėshtė identike me vetė ekzistencėn e tij, ajo ėshtė e pafundme sa i pėrket diturisė, fuqisė, jofillimit dhe pambarimit, sepse tė gjitha kėto janė format e qenies. Dhe, njė esencė qė ėshtė identike me ekzistencėn, duhet patjetėr tė zotėrojė tė gjitha kėto pėrkryerje deri nė njė shkallė tė pafundme.
*****
Njėsia e Zotit ėshtė njėra prej atributeve tė Tija mė tė shquara. Tė gjitha religjionet qiellore, nė predikimet e tyre origjinale dhe tė pandryshuara, i kanė bėrė thirrje njerėzimit drejt afirmimit tė pastėr tė unitetit tė Zotit, duke mos ia pranuar askėnd si shok tė Tij. Njė pėrshkrim i tillė i shokut, ēfarėdo dimensioni apo forme qoftė, ėshtė gabimi mė i rėndė pėr tė cilėn bart pėrgjegjėsi njeriu. Kjo ėshtė pėrsėritur shumė shpesh gjatė historisė, dhe ka qenė rezultati i padijes, pavetėdijesimit dhe tė largimit nga udhėheqja e arsyes dhe tė mėsimeve tė profetėve.
Nėse njeriu ka besuar nė Zot, nė pajtim me mendimet korrekte, provat e arsyes dhe udhėheqjes sė profetėve, do tė ishte e pamundur pėr tė qė tė pranojnė ndonjė fenomen tė rastit ose njė gjėsend tė krijuar nė vend tė Tij, dhe tė paramendojnė se ēfarėdo njė qenie tjetėr tė mund tė bėhet partneri i Tij ose i barabartė nė kontrollimin dhe komandimin e fatit tė botės, ose edhe tė ketė ndonjė hise nė administrimin e rendit nė univers.
Sikur tė kishin sunduar zotėt e panumėrt nė botė dhe ēdonjėri prej kėtyre zotėve tė kishte dhėnė urdhra sipas vullnetit tė tij, rendi i universit do tė ishte shndėrruar nė njė anarki ta plotė.
Kurani thotė: “Sikur tė kishin qenė zota tė tjerė, pėrveē Zotit tė vėrtetė dhe tė vetėm, renditja nė qiej, nė tokė do tė shkatėrrohej. Atėherė, le tė jetė i lartėsuar Zotėruesi i Fronit prej asaj qė ia pėrshkruajnė Atij” (Enbija, 22)
Nėse ne themi se Zoti ėshtė njė, ajo ėshtė prej asaj se Ai nuk ėshtė trup. Trupi ėshtė njė pėrbėrje prej njė vargu tė elementeve tė ndryshme, bashkimi i tė cilave shkakton paraqitjen e saj. Bashkimi, ndarja dhe prodhimi janė atributet e qenieve dhe trupave tė rastit; pėr kėtė arsye, ne i mohojmė ato nė rastin e Zotit dhe tė gjitha ato qė shfaqen nė ekzistencė si rezultat i bashkimit dhe i prodhimit, nuk i shpallim as si Zot as sikur diēka qė i pėrngjan Atij.
Ėshtė e mundur qė tė konceptohet pluraliteti pėrbrenda kategorisė sė caktuar, njėherė pasi qė kemi folur pėr kufizimet si: sasia, cilėsia dhe koha. Megjithatė, Zoti nuk ėshtė i kufizuar me asnjėrėn prej kėtyre kufizimeve, prandaj ėshtė e pamundur qė tė pėrfytyrohet Ai me njė tė ngjashėm ose tė tillė.
Nėse pėrpiqemi qė tė paramendojmė esencėn e ujit pa ndonjė atribut kufizues, dhe tė pėrsėrisim kėtė ushtrim disa herė, asgjė nuk do t'i shtohet konceptit tonė origjinal. Sepse, qysh nė fillim kemi pėrfytyruar ujin nė kuptimin e tij absolut, pa ndonjė kufizim apo kushtėzim. Ėshtė e pamundur qė nė tentimin pasues tė pėrfytyrojmė se do tė na shfaqet njė hipotezė e re pėr sasinė apo cilėsinė e ujit.
Por, nėse ia shtojmė esencės sė ujit disa atribute kufizuese qė janė jothelbėsore pėr tė, do tė lajmėrohen format dhe instanca tė ndryshme tė ujit dhe me ta do tė lajmėrohet edhe pluraliteti. Si shembull tipik i kėsaj do tė ishte uji i shiut, uji i burimit, uji i lumit dhe uji i detit, tė gjitha tė vrojtuara nė kohėra dhe vende tė ndryshme. Nėse i eliminojmė tė gjitha kėto atribute kufizuese dhe tė shikojmė prapė nė esencėn e ujit, do ta shohim tė lirė prej tė gjitha dualizmave dhe si njė esencė tė vetme.
Ne duhet tė bėhemi tė vetėdijshėm se ēfarėdo njė qenie qė mund tė pėrmbahet nė njė vend tė caktuar, medoemos ka nevojė pėr atė vend. Dhe, ēfarėdo njė qenie qė mund tė pėrmbahet nė njė kohė tė caktuar, ekzistencėn ia ka borxh pėrcaktimit tė kushteve tė asaj kohe; ekzistenca e saj do tė realizohet vetėm brenda kornizės kalimtare qė i pėrmban ato kushte.
Kėshtu qė, kur tė bėhemi nė dijeni pėr njė qenie qė ėshtė prezent nė tė gjitha kohėrat dhe tė gjitha vendet dhe qė zotėron shkallėn mė tė lartė tė besueshme tė pėrkryerjes, dhe pėrveē tė cilit asgjė nuk ėshtė e pėrkryer ose absolute dhe i lirė prej tė metave, atėherė duhet tė pranojmė se ngarkimi i dualizmit ndaj njė realiteti shumė tė lartė ėshtė njėjtė sikur ta bėsh atė tė fundme dhe tė kufizuar.
Nė tė vėrtetė, Zoti nuk ėshtė njė nė kuptimin numerik, ashtu qė ne tė mund tė imagjinojmė Atė si anėtarin e parė tė kategorisė qė pasohet nga e dyta. Njėsia e Tij ėshtė e tillė, sa qė nėse e paramendojmė ekzistencėn e tė dytės krahas Tij, atėherė i dyti duhet tė jetė identik me tė parin. Pasi qė shumėllojshmėria e gjėsendeve buron prej rrethanave tė kufizuara, qė i dallojnė ata njėra prej tjetrės, do tė ishte plotėsisht joracionale tė parashtrojmė tė dytin pėr njė qenie qė ėshtė i lirė prej tė gjitha kufizimeve dhe kufijve. Ekzistenca e tė dytit do tė nėnkuptonte se i pari ka kufizime dhe kufij. Dhe, nėse pėrjashtohen kufizimet dhe kufijtė, atėherė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė kemi dy qenie; pėrshtypja jonė mbi tė dytin do tė ishte thjesht pėrsėritja e tė parit.
Doktrina e unitetit hyjnor e ka kuptimin se nėse e konsiderojmė Zotin si tė vetėm dhe tė zhveshur prej tė gjitha fenomeneve ekzistuese, atėherė esenca e Tij hyjnore do tė pohohet tėrėsisht. Gjithashtu, nėse e konsiderojmė ekzistencėn e Tij bashkė me ekzistencėn e fenomenit, prapė ekzistenca e Tij do tė pohohet tėrėsisht. Por, nėse pėrkundrazi, shikojmė nė kontingjentin e fenomeneve duke e pėrjashtuar Zotin prej saj, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė themi se ėshtė ekzistues, sepse ekzistenca e tyre varet prej Krijuesit si pėr nga prejardhja ashtu edhe nga pėrjetėsimi i tyre.
Pra, sa herė qė t’i atribuojmė Zotit ndonjė kufizim dhe konditė, kjo do tė thotė se Zoti do tė pushojė sė ekzistuari sa herė qė pushon sė ekzistuari ajo konditė apo kufizim. Megjithatė, ekzistenca e Zotit nuk ėshtė subjekt i konditės dhe pluralitetit, prandaj arsyeja nuk mund tė parashtrojė anėtarin e dytė tė kategorisė sė Tij.
Le tė japim njė ilustrim: Supozoni se bota ėshtė e pafundme, nuk ka kufij dhe nė ēfarėdo drejtimi qė tė udhėtojmė, kurrė nuk do tė arrijmė te fundi i saj. Me njė koncept tė tillė tė botės sė trupave, ku tė gjitha dimensionet e saj do tė jenė tė pakufishme, a mund tė paramendojmė njė botė tjetėr si shtesė ndaj kėsaj, qoftė ajo e fundme apo e pafundme? Patjetėr qė nuk do tė mundemi, sepse koncepti i njė bote tė pafundme tė trupave medoemos pėrjashton ekzistencėn e njė bote tjetėr tė tillė. Nėse mundohemi ta paramendojmė njė botė tė tillė, do tė jetė ose identik me tė parin ose me ndonjė segment tė saj.
Kėshtu qė, duke konsideruar se esenca hyjnore ėshtė qenie absolute, parashtrimi i ekzistencės sė qenies sė dytė qė i pėrngjan Atij, do tė ishte plotėsisht e njėjtė me atė sikur tė kishim paramenduar njė botė tė dytė tė trupave qė koekzistojnė me trupat e botės sė pafundme. Me fjalė tjera, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur.
Prandaj, ėshtė i qartė kuptimi pėr Zotin se, tė qenėt Njė, nuk do tė thotė se Ai nuk ėshtė dy; por, ėshtė ajo se i dyti ėshtė i papėrfytyrueshėm dhe se zotėrimi ekskluziv i karakterit hyjnor ėshtė i domosdoshėm sipas esencės sė Tij. Ai bėhet i veēantė prej tė tjerėve, jo sipas kuptimit tė kufizimeve por sipas kuptimit tė vetė esencės sė Tij, qė mund tė shquhet qartė prej tė gjitha gjėsendeve tjera. Pėrkundrazi, tė gjitha qeniet tjera e arrijnė dallueshmėrinė e tyre jo prej esencės sė tyre por mė tepėr prej Zotit.
*****
Shohim qartė se raporti i ndėrsjellė gjithėpėrfshirės dhe harmonia ekzistojnė nė mes tė gjitha komponentėve tė botės. Njeriu prodhon gazin karbonik, i cili ia mundėson frymėmarrjen e bimėve, pemėve dhe drurėve, qė nė mėnyrė reciproke prodhojnė oksigjenin dhe ia mundėsojnė njeriut frymėmarrjen. Si rezultat i kėtij shkėmbimi nė mes njeriut dhe bimėve, nė tė gjitha kohėrat ėshtė konservuar njė sasi e caktuar e oksigjenit; pėrndryshe, nuk do tė kishte mbetur asnjė gjurmė nga ekzistenca njerėzore nė tokė.
Sasia e nxehtėsisė qė pranon toka nga dielli i pėrgjigjet nevojave tė qenieve tė gjalla sa i pėrket nxehtėsisė. Shpejtėsia e rrotullimit tė tokės pėrreth diellit dhe distanca qė e mbajnė prej burimit tė energjisė dhe tė nxehtėsisė, ėshtė e caktuar nė atė mėnyrė qė tė bėjė tė mundshme ekzistencėn njerėzore nė tokė. Distanca e tokės prej diellit pėrcakton shkallėn e nxehtėsisė qė i pėrgjigjet saktėsisht nevojave tė jetės njerėzore nė tokė. Sikur tė kishte qenė shpejtėsia e rrotullimit njėqind mile (185,3 km) nė orė, nė vend tė njėmijė mile (1.853 km) nė orė, aq sa ėshtė tani, netėt dhe ditėt tona do tė ishin dhjetė herė mė tė gjata sesa qė janė tani, dhe intensiteti i diellit do tė ngrihej aq shumė, sa qė e gjithė bota bimore do tė ishte djegur dhe netėt e ftohta tė dimrit do tė ngrinin tė gjithė filizat e freskėt nė dhe.
Sikur tė ishin reduktuar pėr gjysmė rrezet e diellit, tė gjitha krijesat e gjalla do tė ishin ngrirė nė vend, si pasojė e tė ftohtit tė madh. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, sikur tė ishin dyfishuar rrezet e diellit, fara e jetės nuk do tė kishte dhėnė fryt asnjėherė. Sikur tė kishte qenė hėna mė larg se toka, baticat do tė ishin shumė mė tė forta dhe mjaft tė forta qė t’i ērrėnjosin malet.
Sipas kėtij kėndvėshtrimi, bota na duket si njė karvan nė tė cilėn janė bashkuar tė gjithė udhėtarėt sikur hallkat e zinxhirit. Tė gjitha pjesėt e saja, tė mėdha apo tė vogla, bashkėrisht janė duke u orvatur qė tė lėvizin pėrpara nė njė drejtim tė njėjtė. Pėrmes kėtij organizmi, gjithēka e pėrmbush funksionin e tij tė veēantė dhe tė gjitha gjėsendet ndihmojnė dhe e plotėsojnė njėra-tjetrėn. Lidhja e thellė dhe e padukshme i bashkon tė gjitha atomet me tė gjitha atomet e tjera.
Njė botė qė ėshtė e mbushur me unitet tė tillė, duhet medoemos tė jetė e ndėrlidhur me njė burim tė vetėm. Qenia e ka prejardhjen prej njė origjine tė vetme; nėse tėrėsia e universit ėshtė njė, atėherė edhe krijuesi i tij duhet tė jetė njė. Fakti qė krijuesi e ka sjellė unitetin brenda shumėllojshmėrisė sė botės sė krijuar, vetvetiu ėshtė njė provė bindėse pėr njėsinė, fuqinė dhe urtėsinė e Tij.
Kurani Thotė: “Pyeti ata, ‘Mė tregoni idhujt tė cilėt i adhuroni nė vend tė Zotit. A kanė krijuar ata ndonjė gjė prej Tokės apo, a kanė marrė pjesė nė krijimin e qiejve bashkė me Zotin? A u kemi dhėnė atyre ndonjė libėr nė tė cilin ata mbėshteten gjatė pėrshkrimit tė shokėve ndaj nesh?’. Jo. Keqbėrėsit e mashtrojnė njėri-tjetrin me premtimet e tyre tė kota. Padyshim, ėshtė Zoti ai i cili parandalon qiejt prej shembjes dhe asgjėsimit; askush tjetėr nuk do tė mund t’i parandalojė ata nga shembja dhe asgjėsimi. Dije qė Zoti yt ėshtė i durueshėm prej falės.” (Fatir, 40-41)
Natyra jonė e pastėr, qė ėshtė dimensioni themelor i ekzistencės sonė, gjithashtu pohon njėsinė e Zotit. Gjatė krizave tė rėnda dhe kohėrave tė vėshtira, kur tė gjitha dėshirat tona janė tė fokusuara nė njė pikė tė vetme, ne ndėrrojmė drejtimin dhe ia besojmė zemrėn Atij.
Njė prej nxėnėsve tė Imam Xhafer Sadikut (a.s.) e pyeti Atė: “Ēfarė prove ekziston pėr njėsinė e Zotit?”. Imami (a.s.) u pėrgjigj: “Prova pėr njėsinė e Tij ėshtė raporti i ndėrsjellėt dhe vazhdimėsia e tėrė kreacionit, renditja e plotė nė ekzistencė qė sundon mbi tė gjitha gjėrat. Zoti, nė Kuran thotė: “Sikur tė kishte qenė njė krijues tjetėr pėrpos Zotit, nė qiej dhe nė tokė, renditja e tyre do tė humbej dhe bota do tė ishte shkatėrruar.”(30)
Pra, rregullsia dhe tėrėsorja e rregullave qė sundojnė mbi tė gjitha gjėrat, hedhin poshtė teorinė e ekzistimit tė disa zotėve, duke sunduar nėpėr sfera tė njėjta apo tė ndryshme.
*****
Ndonėse Kurani thekson unitetin e Zotit nė krijim dhe nė urtėsi, e pėrmend gjithashtu edhe rolin e shkakut dhe mjeteve qė i zbatojnė urdhrat e shenjta tė Zotit. Ai thotė: “Zoti e zbrit poshtė ujin prej qiejve dhe e ringjall tokėn, pas vdekjes sė saj. Aty ka shenja tė qarta pėr ata qė janė tė vėmendshėm” (16:65).
Njėherė, pasi tė nxjerrim pėrfundimin se vetėm Zoti ėshtė i angazhuar nė krijimin, renditjen dhe drejtimin e tėrė universit, dhe se tė gjitha burimet e pasojės dhe shkakėsisė janė tė nėnshtruara ndaj vullnetit dhe urdhrit tė Tij – duke pasur ēdonjėri prej tyre rolin e veēantė tė caktuar nga ana e Zotit – njėherė qė tė arrijmė kėtė pėrfundim, si mund tė paramendojmė qė ndonjė qenie tjetėr tė jetė nė nivelin e njėjtė me Zotin dhe t’i pėrkulemi nė adhurim para tij? Kurani thotė: “Disa prej tyre i konsiderojnė tė tjerėt si tė barabartė me Zotin dhe i donė ata sikur tė kishin qenė Zot, por besimtarėt ia kushtojnė tėrė dashurinė Zotit tė tyre” (Bekare,165). “Nė mes tė shenjave tė Tij janė nata, dita, dielli dhe hėna. Mos u pėrkulni dhe mos i bėni sexhde para diellit dhe hėnės. Nė vend tė saj, bėni sexhde para Zotit, i cili i krijoi ata” (Fusilet, 37)
Vazhdon...
Krijoni Kontakt