Ne gjendjen e mjere te deshperimit njerezor,
Me trupin mberthyer nga vargonjte e kohes,
Mbi rrugen e jetes,nje force e mistershme me heq zvarre;
Me dhé nder sy,nuhas pluhurin mbytes,
Perrenj te pashtershem gjaku rrjedhin pas.
Himnet kercenues natyra mbi mua perplas,
Buzet me mpihen,tkurren,shtremberohen,
Syte e shuajtur nga cdo rreze shprese;
I zymte nxihet qielli ne terr te perhershem,
Brengat e shpirtit tim jane ngjyrat e tij.
Cdo dhimbje e tretur ne lotet e hidhur,
Cdo vuajtje e klithur krah jehones se vdekjes,
Cdo gje perpihet nga flaket e hicit;
I hidheruar,i dorezohem fatit te kobshem,
I skllaveruar,mbi supe me rendon mallkimi.
Fundosem,tretem,kalbem nen toke,
Me i zbrazet se kurre kqyr zbrazetine.
Dy fije te njoma bari mbijne mbi varr,
Ato njomen me dhembshuri nga vesa e mengjesit,
A eshte ajo apo syte e mi qe lotojne akoma?
Cdokush mbi pllaken e varrit mund te lexoje,
Emrin e tij te ndeshkuar per pafajesi.
Krijoni Kontakt