Presidenti Ilir Meta ka anuluar datėn 30 qershor pėr zgjedhjet vendore. Nė njė deklaratė pėr mediat, Presidenti njofton se kam vendosur tė shfuqizoj Dekretin nr.10928, datė 05.11.2018 pėr zhvillimin e zgjedhjeve pėr organet e qeverisjes vendore mė datė 30 qershor 2019.
DEKLARATA E PLOTĖ E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS ILIR META:
1. Me shqetėsimin e thellė pėr situatėn kritike tė krijuar nė vend si pasojė e mos-reflektimit tė asnjėrės palė;
2. Duke patur parasysh domosdoshmėrinė e ētensionimit urgjent tė situatės dhe tė rrezikut tė pėrshkallėzimit tė paparashikueshėm tė konfliktit nė vend;
3. Duke marrė pėrgjegjėsinė e lartė kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu pėrmbajtur betimit pėr ti shėrbyer ruajtjes me ēdo kusht tė stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombėtar;
4. Me vetėdije tė plotė se kushtet aktuale nuk mundėsojnė zhvillimin e zgjedhjeve tė vėrteta, demokratike, pėrfaqėsuese dhe gjithėpėrfshirėse. Zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė kriter kryesor i Kopenhagės dhe nė kushtet aktuale, pėr mungesė pėrgjegjėsie tė tė dy palėve, po shkojmė drejt votimeve njė partiake. Nė kėtė mėnyrė minohet ēdo mundėsi pėr ēeljen e negociatave tė anėtarėsimit me Bashkimin Evropian, dėmtohet imazhi si vend anėtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-nė pėr vitin 2020;
5. Duke ftuar tė gjithė aktorėt e pėrgjegjshėm vendas dhe ndėrkombėtarė tė bashkojnė kontributet konstruktive pėr rivendosjen urgjent tė dialogut tė pazėvendėsueshėm politik dhe pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė shpejtė dhe qė i shėrben tė ardhmes evropiane tė Shqipėrisė;
Kam vendosur tė shfuqizoj Dekretin nr.10928, datė 05.11.2018 pėr zhvillimin e zgjedhjeve pėr organet e qeverisjes vendore mė datė 30 qershor 2019.
Nė komunikimin e parė ditėn e hėnė, datė 10 qershor, nė mėngjes, Institucioni i Presidentit tė Republikės do tė bėjė publikisht me dije tė gjithė argumentat shteruese kushtetues, ligjorė dhe logjikė qė ēuan nė marrjen e kėtij vendimi.
U bėj thirrje udhėheqėsve tė opozitės qė protesta e sotme tė zhvillohet nė mėnyrė tėrėsisht paqėsore, larg ēdo akti dhune.
Njėkohėsisht u tėrheq vėmendjen tė gjitha palėve qė tė shmangin ēdo provokim qė mund tė shfaqet gjatė protestės.
Shqipėria e para!
Shqipėria si gjithė Evropa!
Krijoni Kontakt