Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 128
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Kriza energjitike në Shqipëri!

    Nje nga problemet qe Shqiperia ka vite qe po vuan.

    Rama: Qeveria, asnje strategji per te zgjidhur krizen energjitike

    Kryesocialisti Edi Rama ka lënë mënjanë replikat mes palëve lidhur me krizën politike dhe është ndalur sot tek kriza energjitike, me të cilën përballen shqiptarët.

    Sipas Ramës, qeveria nuk ka asnjë strategji për të zgjidhur krizën energjitike, ndërsa i bëri thirrje Berishës të mos fshihet pas krizave të tjera, por të gjejë zgjidhje për energjinë, mungesa e së cilës po varfëron shqiptarët.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ndalet prodhimi, vjen errësira.

    Drejtori i KESH-it deklaron rritjen e importit dhe mbylljen e HEC-eve. Tirana dje 8 orë pa drita. Pritet thellimi i kufizimeve

    Për herë të parë, pas elektrifikimit të vendit, Shqipëria nuk mund të prodhojë më energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur "pa iu dridhur qerpiku", drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike, Andi Beli, i cili ka demonstruar në mënyrë të ripërsëritur përgjegjësinë që ka Bullgaria, rajoni, si dhe situata meteorologjike në thellimin e krizës drejt një kolapsi të paparashikuar energjetik. Më në fund, ai ka folur dhe u ka thënë të gjithë konsumatorëve se që nga dita e sotme, errësira e shqiptarëve do të varet nga bamirësia që do të tregojnë vendet fqinje, si në lirimin e kanaleve të tranzitimit ashtu edhe në haraçin e taksës së tranzitimit. Por ajo që është më dramatikja në këtë situatë, është fakti se KESH-i mund të ketë teorikisht në dispozicion vetëm gjysmën e energjisë që i duhet vendit për të konsumuar në këtë periudhë të dimrit. Sa do ta paguajmë!? Sa frëngu pulën, borxhet që do t‘i kemi korporatës do të duhet një fushatë e re çmimesh për t‘i shlyer. Sipas drejtorit të KESH-it, "që nga dita e sotme do të ulet gradualisht prodhimi vendas, në mënyrë që të ruhen rezervat ujore, kryesisht të kaskadës së Drinit". Kjo do të thotë se të tre hidrocentralet që janë ndërtuar mbi këtë kaskadë, ai i Komanit, ai i Vaut të Dejës dhe hidrocentrali i Fierzës, të mbyllin turbinat për t‘u hapur sërish në sezonin e pranverës, kur nga malet me dëborë të të shkrijë gjithë arsenali i akullt që është rezervuar në alpet e veriut. Zgjidhja e vetme, sipas drejtorit Andi Beli, do të jetë shtimi me çdo çmim i kapaciteteve të importit, në mënyrë që vendi të mos zhytet në errësirë të plotë. Por, edhe pse teorikisht vendi ka kapacitete importuese deri në 14 milionë kË/h në ditë, praktikisht konjukturat e tregut dhe aftësitë menaxhuese të drejtuesve të KESH-it nuk mundësojnë më shumë se 12 milionë kË/h në ditë. Vetë Beli pohoi faktin se "aktualisht importi është në nivelet e 9-10 milionë kË/h", maksimumi që korporata ka arritur të sigurojë. Sipas të dhënave zyrtare, KESH-i importon aktualisht 6 milionë kË/h nga linjat e Jugut të vendit dhe 3 milionë nga linjat e Veriut. Kjo do të thotë se krahasuar me konsumin ditor të energjisë, që në ditët më të ftohta ka kapur nivelin e 19 milionë kË/h në ditë, KESH-i të mund të ketë vetëm gjysmën e energjisë. Rezultati është i lexueshëm, 12 nga 24 orë që ka një ditë-natë mund të ndriçohen nga llambat e zbehta, në varësi edhe të ngarkesës së rrjetit. Më dramatik është fakti se premtimi i Belit për të rritur sasinë e importit si sakrificë e mostharjes totale të Fierzës, praktikisht është një ëndërr me sy hapur, pasi KESH-i nuk ka më asnjë qindarkë për të blerë energji, sepse i ka shpenzuar të gjitha paratë e akorduara nga qeveria për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë. Aq më tepër që çmimi i energjisë aktualisht ka shkuar në 120 euro për MË/h plus taksën e tranzitimit. Edhe nëse Beli do të kthejë sërish sytë nga qeveria, shanset janë të pakta, pasi zgjidhja e vetme janë paratë nga fondi i kontigjencës, që ndryshe do të thotë se "de facto" vendi është në gjendje emergjence.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ulëza, 2 metra larg pikës së vdekjes.

    Hidrocentrali punon vetëm me një turbinë. Edhe Shkopeti në kolaps

    Mungesa e reshjeve dhe kriza e rëndë hidroenergjetike që po kalon vendi ynë ka përfshirë edhe hidrocentralin e Ulëzës. Situata në këtë vepër hidroenergjetike paraqitet mjaft dramatike, pasi niveli i ujit në basenin e tij ka arritur nivelet më të ulëta, duke ju afruar me shpejtuesi pikës së vdekjes. Burime konfidenciale nga brenda hidrocentralit të Ulëzës bëjnë të ditur se aktualisht liqeni është vetëm dy metra mbi nivelin në të cilin nuk mund të punojë më. Këto burime konfirmojnë faktin se kuota e ujit po shkon pashmangshmërisht drejt pikës së vdekjes.
    Niveli normal i liqenit është 128 metra. Për shkak të mungesës së vazhdueshme të reshjeve, por edhe të përdorimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të këtij liqeni, aktualisht ai ka mbërritur në nivelin e 116.2 metra, pra afro 12 metra poshtë nivelit të kërkuar. Specialistët pohojnë se vetëm 2 metra e ndajnë ujin e liqenit nga pika e vdekjes, ku turbinat nuk do të mund të prodhojnë më energji elektrike.
    Por kriza rrjedhimisht ka zbritur edhe me poshtë. Pas Ulëzës, në rrjedhën e lumit Mat është ndërtuar dhe funksionon një tjetër hidrocentral, ai i Shkopetit. Edhe ky hidrocentral ndodhet në një situatë mjaft të vështirë. Të dyja këto vepra hidrike, përveçse kanë një fuqi të caktuar të prodhimit të energjisë elektrike, që shkon deri në 25 mijë kilovat/orë secila, janë shumë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të këtij sistemi hidroenergjetik në shkallë kombëtare. Ndaj gjendja e mirëfunksionimit të tyre tregon në një farë mënyre edhe gjendjen totale të sistemit tonë energjetik në shkallë vendi.
    Nga matjet e bëra ditët e fundit ka rezultuar se prurjet e lumit Mat në liqenin e Ulëzës kanë qenë rreth 6 metra kub në sekondë, ndërkohë që sipas specialistëve të fushës nevojitet që këto prurje të jenë në nivelin e 11 metrave kub në sekondë, që hidrocentrali të punojë me kapacitet të plotë. Nisur nga kjo gjendje, hidrocentrali i Ulëzës është detyruar të punojë vetëm me gjysmën e kapacitetit të tij. Nga dy turbina punon vetëm njëra, por edhe kjo nuk dihet saktësisht se me çfarë oraresh vihet në punë.
    Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Ulëzës, si kudo në kaskadën e Drinit, e bën më të qartë dhe të frikshme për të ardhmen krizën energjetike që ka mbërthyer gjithë vendin. Gjendja sa vjen dhe po bëhet akoma më e frikshme, pasi vjen në përkeqësim të vazhdueshëm nga mungesa e reshjeve.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kriza, Ruli thyen heshtjen

    Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Energjetikës, duke iu referuar situatës kritike të furnizimit me energji, është përpjekur të inkurajojë konsumatorët në të gjithë vendin, duke lajmëruar se "për përballimin e nevojave më të domosdoshme të furnizimit me energji elektrike, kryesisht nëpërmjet rritjes së ndjeshme të sasisë së energjisë të importuar, METE ka shtuar kontaktet dhe bisedimet për mundësitë e bashkëpunimit me vendet fqinje, sidomos me Greqinë". Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se Shqipëria ka me tepër se një muaj që merr energji nga PPC (homologia greke e KESH-it) me një furnizim konstant, ndërsa ditët e fundit po shihet edhe mundësia për të importuar edhe energji shtesë nga Greqia.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Kur ishte ps keshi vidhte kurse tani eshte fatkeqesi natyre. eshte nje nryshim i madh mes territ te Ps dhe pd. Sepse Ps e vidhte e dine te gjithe shqiptaret. Kurse qeveria berisha po blen sa ka mundesi edhe tani zdo ike me tere stafin ai ne koman per te bere cicin e me rrit nivelin. ska ci ben natyres pse nuk ka shira. Aq ka kapacitet ai vend, hala jemi me hidrocentralet e enverit ku kishte vetem nje llambe per ndertese.

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kriza e energjise, furrat e bukës po shkojne drejt falimentimit!

    09/01/07

    Kriza e energjisë elektrike në vend sjell pasoja të shumëfishta të cilat janë mjaft të rënda për bizneset prodhuese.

    Fabrikat e miellit në vend dhe furrat e bukës detyrohen të punojnë me gjenerator dhe japin alarmin se janë në prag të falimentit.

    Ajo që pritet të shoqërojë këtë krizë është ulja e gramaturës së bukës dhe mbase edhe rritja e cmimit.

    Sipas prodhuesve nuk bëhet fjalë për fitime, por për mbijetesë.

    Biznesi i furrave të bukës ne vend po përballet me vështirësi të mëdha, deri në mbijetesë, si rezultat i situatës së rënduar të furnizimit me energji elektrike të javëve të fundit.

    Shumë prej furrave të vogla apo të mesme të bukës janë duke shkuar drejt falimentimit.

    Mungesat e stërzgjatura dhe të pakontrolluara të furnizimit me energji elektrike po ndikojnë direkt në shtimin e kostos së prodhimit të bukës, me rreth 14 lekë për kilogram buke.

    Nga njëra anë, fabrikat e miellit në vend dhe nga ana tjetër vetë furrat e pjekjes së bukës, po punojnë me gjenerator duke faturuar kosto shtesë.

    Rritja e çmimit të bukës është një prej zgjedhjeve të momentit.

    Megjithatë edhe kjo manovër së bashku me trukun e uljes së gramaturës për bukë, nuk duket se do ti shpëtojë kësaj radhe bizneset e furrave të bukës në vend nga falimenti.

    Gëzim Peshkopia, kryetar i shoqatës së furrave të bukës tregoi për kamerën e A1Biznesit gjendjen aktuale të këtij sektori prodhues.

    Më tej Peshkopia i kërkon shtetit që të trajtojë në mënyrë preferenciale bizneset e bukës.

    Në vend numërohen gati 980 fura buke të licencuara.

    Prodhimi ditor në shkallë vendi mendohet të shkojë në 1 milion kilogram bukë, dhe konsumi i bukës për banor është 500 gram, ku përveç bukës përfshihen edhe prodhimet e brumit në fastfoode.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Greqia premtoi eksport te energjise drejt Shqiperise.

    10/01/07

    Ministri i Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka siguruar gjatë një vizite sot në Athinë mbështetjen greke për importet me energji.

    Greqia ka premtuar që t'i japë Shqipërisë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike, atë që prodhohet në vend, edhe të importuar, si dhe të lejojë tranzitimin nga sistemi i vet, të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera.

    Ruli, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, ka zhvilluar sot paradite një takim rrufe në Athinë, me homologun e vet grek, ministrin e Zhvillimit, Dimitris Siufas.

    Pala greke është angazhuar që ta vërë në jetë sa më shpejt marrëveshjen e arritur.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha: KESH-i, fajtor per krizen energjetike!

    10/01/07

    Kryeministri Berisha fajëson KESH per krizen energjetike dhe premton dyfishim te importit te energjisë gjate muajit janar.

    Duke folur per krizene energjetike ne mbledhjen e qeverise, shefi i ekzekutivit tha se KESH nuk u shkëput dot nga politika e errësirës dhe nuk mundi te garantoje 24 ore drita per shqiptaret.

    Kryeministri vuri theksin edhe tek thatësira si nje nga shkaqet e krizes energjetike, por sipas tij situata do te ishte me e thjeshte nese do te ishin ruajtur rezerva energjie me heret.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #9
    LAVDI ERRESIRES
    Edison Ypi

    Sa e bukur, sa e mirë, sa e ndritur, sa e dëlirë, sa e shijshme, sa e pështirë, kjo katrania errësirë! Errësira e shtëpive të halleve, e spitaleve të rënkimeve, e shkollave të filizave të thara, e semaforëve të errët të trafikut të rrezikut, e furrave dhe bizneseve të ftohur, e frigoriferëve të ngrohur, e zyrave të kompjuterave të dallavereve, e ndriçimit me celular të rrugëve të periferive, e kandilit të katundeve të baltërave etj. etj.

    Po! Sepse sapo ikën i zhurmshmi Zotni Korrenti, bashkë me të edhe e llamburitura Zonja Drita dhe vjen e rënda, e heshtura Zonja Errësira, menjëherë shpërthen tjetra, ajo e shthurura, ajo e pafreja, kunata, e pamata imagjinata.
    Ta zëmë se për shkak të mungesës së dritës, pasi je bërë derr nga të priturit e pafund në shtëpi, ku pa dritë veçse të grindesh me të tut’ hiç s’ke ç’bën, ke dalë vrik përjashta. Kot, kuturu, pa e ditur ku do vesh e çfarë do bësh. Ke dalë për të dalë, por ashtu në nxitim e sipër ke harruar pa mbërthyer ndonjë apo disa kopsa në pjesën e përparme të pantallonave. Një variant i këtij varianti mund të ishte që nëse pantallonat nuk i mbyll me kopsa, por me zinxhir, të kesh harruar pa e mbyllur atë zinxhir. Me a pa kopsa, me a pa zinxhir, me hir a me pahir, pa problem dil. Ik e dil e shëtit i qet’. Nuk do lejojë errësira të të duken horrllëqet hallatet. As të tuat as të ndonjë tjetri që e ka gjetur i njëjti taksirat. Ky ishte si të thuash një rast i cekët, i thjeshtë, sa për ilustrim. Shpëtimtarja errësira zgjidh probleme shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të thella.

    Zoti është i madh! Sa i madh? Kush dhe kur e mati Zotin? Meqenëse paska një Zot të madh, kush tha se nuk ka një tjetër Zot edhe më të madh? Qindra mijëra të ardhurit gjatë viteve të tranzicionit në dhe rreth Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha! Gjatë viteve të fundit të diktaturës banorët e qyteteve të mëdha u ligështuan aq keq, u pllaquritën aq paq, sa gati s’dhanë shpirt nga të pangrënët, të palarët dhe një mijë e një halle të tjera. Tani pas kaq vitesh, ata me ardhjen e tyre, bashkë me veten dhe sorollopët sollën edhe jetën, dinamizmin, energjinë, paranë etj. Del pyetja; Për ato qytete të mëdha me qytetarë të ngordhur, të ardhurit e gjallë, ishin një fat i madh apo një fatkeqësi e madhe?

    Ta blesh e të mos e kesh! Ta shesësh e të vazhdosh ta kesh!

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret.

    Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret. Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

    Sa e bukur, sa e mirë, sa e ndritur, sa e dëlirë, sa e shijshme, sa e pështirë, kjo katrania errësirë! Errësira e shtëpive të halleve, e spitaleve të rënkimeve, e shkollave të filizave të thara, e semaforëve të errët të trafikut të rrezikut, e furrave dhe bizneseve të ftohur, e frigoriferëve të ngrohur, e zyrave të kompjuterave të dallavereve, e ndriçimit me celular të rrugëve të periferive, e kandilit të katundeve të baltërave etj. etj.

    Po! Sepse sapo ikën i zhurmshmi Zotni Korrenti, bashkë me të edhe e llamburitura Zonja Drita dhe vjen e rënda, e heshtura Zonja Errësira, menjëherë shpërthen tjetra, ajo e shthurura, ajo e pafreja, kunata, e pamata imagjinata.
    Ta zëmë se për shkak të mungesës së dritës, pasi je bërë derr nga të priturit e pafund në shtëpi, ku pa dritë veçse të grindesh me të tut’ hiç s’ke ç’bën, ke dalë vrik përjashta. Kot, kuturu, pa e ditur ku do vesh e çfarë do bësh. Ke dalë për të dalë, por ashtu në nxitim e sipër ke harruar pa mbërthyer ndonjë apo disa kopsa në pjesën e përparme të pantallonave. Një variant i këtij varianti mund të ishte që nëse pantallonat nuk i mbyll me kopsa, por me zinxhir, të kesh harruar pa e mbyllur atë zinxhir. Me a pa kopsa, me a pa zinxhir, me hir a me pahir, pa problem dil. Ik e dil e shëtit i qet’. Nuk do lejojë errësira të të duken horrllëqet hallatet. As të tuat as të ndonjë tjetri që e ka gjetur i njëjti taksirat. Ky ishte si të thuash një rast i cekët, i thjeshtë, sa për ilustrim. Shpëtimtarja errësira zgjidh probleme shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të thella.

    Zoti është i madh! Sa i madh? Kush dhe kur e mati Zotin? Meqenëse paska një Zot të madh, kush tha se nuk ka një tjetër Zot edhe më të madh? Qindra mijëra të ardhurit gjatë viteve të tranzicionit në dhe rreth Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha! Gjatë viteve të fundit të diktaturës banorët e qyteteve të mëdha u ligështuan aq keq, u pllaquritën aq paq, sa gati s’dhanë shpirt nga të pangrënët, të palarët dhe një mijë e një halle të tjera. Tani pas kaq vitesh, ata me ardhjen e tyre, bashkë me veten dhe sorollopët sollën edhe jetën, dinamizmin, energjinë, paranë etj. Del pyetja; Për ato qytete të mëdha me qytetarë të ngordhur, të ardhurit e gjallë, ishin një fat i madh apo një fatkeqësi e madhe?

    Ta blesh e të mos e kesh! Ta shesësh e të vazhdosh ta kesh!

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret.

    Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Xhuxh Xhumaku. shkrim interesant.....
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •