Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Zot qe nuk uleras dot..
    E zhurmat te ndaloj nje cast..
    Vec nje cast..
    E te flas..me njerez..
    Qe s'di se ku jane..me.

    Amarildo Pregapuca

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Ku je ?
    C'po ben tani shoku im..?
    Sonte kam nevoj, te te degjoj,
    E di..?
    Sonte kam nevoje ..
    Te ndjehem pak njeri.
    Me kupton ?

    Me jep nje ritem te lutem..
    Disa akorde ne kitare..
    Dhe te ndertoj ne poezi, ter jeten tone..
    Ter dashurite, ter zhgenjimet..
    Ter ndarjet, ri-bashkimet.
    Ter endrrat..

    Me jep nje ritem te lutem.
    Disa akorde ne kitare, po te kerkoj..
    Dhe diku, do ndizet nje drite..
    Nje perde do levize..
    Nje dritare do hapet..
    Per te thene
    "Naten e mire"..
    Si atehere..

    Ku je ?
    C'po ben tani shoku im..?
    Sonte kam nevoj, te te degjoj,
    E di..?
    Sonte kam nevoje ..
    Te ndjehem pak njeri.
    Me kupton ?

    Amarildo Pregapuca

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Me zgjuan sot psheretimat, peshperimat, afshet
    E pa cipa te vjeshtes.
    Dhe dritaren hapa..
    Une i pa cipi njeri.

    Ti degjoja me prane.
    E te shikoja me mire.

    Pemet moren emra kujtimesh
    Per dreq.
    Emra vendesh, moren kujtimet.
    E u peshtjelluan ndjesite.
    Forma dhe levizje gjymtyresh, moren deget.
    Preken token gjethet, ne padurim.

    Ndoshta me vone do bjere shi.
    Shi, per te lare mekatet e pafajshme.
    Te ketij mengjesi vjeshte.

    Amarildo Pregapuca

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Filloj keshtu, diku dhjetra vite me pare.
    Ai fliste ne televizion, ne pertypnim ushqimin ngeshem,
    qeshnim dhe thonim.
    -Varja, c'meremi me nje te marre.

    U bene dy, u bene tre
    Dhe ne perseri..pertypeshim, qeshnim.
    dhe thonim.
    -Varja, c'te meremi me keta te marre.

    U bene me shume, perdite me shume.. qe flisnin njesoj ne televizion..
    Ne me pak,
    Gjithmone e me pak..
    Rreth tryezes ku mblidheshim dikur..
    Pertypeshim dhe heshtnim.

    Tani
    Pertypem i vetem.
    Pertyp mendime, copa dhimbjesh
    dhe dilemen..
    Ndoshta i marri jam une..

    Ishim te marre..
    Ishim te marre shoke, vellezer, njerez.
    O zot sa te marre..

    Ata nuk flisnin me ne, per ne..
    Ata nuk flisnin..
    Ata helmonin buken ku ushqehej e ardhmja.

    Do pertyp deri ne vdekje, shijen e athet te zhgenjim-triumfit, duke buzeqeshur
    Dhe duke te meshiruar ty, qe mbllacit triumf-disfaten.

    Ja kam borxh jetes.

    Amarildo Pregapuca

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Erdha te pi vetem ketu, banakier ..
    Ketu, ku as gjuhen, as dhimbjen asnje s'ma di.
    Eee
    Njeriu paska nevoje ndonjehere..
    Keshtu te pi..

    Njeriu ka nevoje ndonjehere.
    Te sjell para tij, tere brengat, tere fajet..
    E te kuptoje se ne thelb..
    Shumecka mund te fashitet por asgje nuk falet..

    Pra njeriu ka nevoje, banakier..
    Te jete ndonjehere i drejte me veten..
    E ta shoh sic eshte ne te vertet..
    Dhe jo si deshire ka, ta shohin te tjeret..

    Tė pranoj..
    Se i trembur shume here ka qene..
    Dhe luftes se jetes, i ka ikur.
    Apo para dhimbjes se shokeve e miqve, ka mbyllur syte. .
    Egon te ruaj , e te mos vritet..

    Ka nevoje..
    Ka nevoje njeriu banakier..
    Te pranoj se ka qene dhe do jete edhe preh e tundimit..
    Ne fund te fundit, cdo ishim pa te..?
    Pa te poezia dhe as arti ndoshta , s'do kish lindur.

    Tė pranoj
    Te pranoj banakier..
    Se nje falje a nje te dua, ka lene pa thene..
    A ka shkelur diku nje premtim..
    Apo ambicja si ngerc fjalet ne gryke i ka ngrire.
    Per t'mos dhene nje urim..

    Me kupton banakier?
    Nejse, rimbushma goten..

    Pra..
    Ndaj erdha te pi vetem ketu, banakier.
    Ketu ku as gjuhen as dhimbjen asnje sma di..
    Njeriu ka nevoje ndonjehere..
    Te shoh veten ne sy..

    Keshtu, vetem keshtu
    Mund te mos gjykojme por te kuptojme te tjeret.

    Edhe nje tjeter banakier dhe me fal per heshtjen.


    Amarildo Pregapuca

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Te kam thene ?
    Ti je..
    Dhe nje muzike e embel..
    Je dhe qetesi, meditim..

    Je...
    Dhe nje panorame perfekte
    me ter ngjyrat dhe format..
    qe natyra mundi te krijoje..
    Qe une, nuk ngopem te sodis.
    Si asgje ne bote.., me te plote.
    A te kam thene ?!
    Se di..

    Por qindra here, te kam thene besoj..
    Se je dhe nje carje *****..
    Si dhe une..

    Amarildo Pregapuca

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Unė vij nga njė vend i vogėl, zonjė
    me njerėz tė thjeshtė si unė
    ku nė dimėr ēel mimoza
    dhe emėr vajze, ka njė lumė.

    Unė vij nga njė vend i vogėl, zonjė
    mė tradita tė thjeshta njeriu
    ku nė mėngjes mė shokė mund tė ulesh pėr njė kafe
    e tė dehur, nga rakia a kėnga, tė pret muzgu.

    Unė vij nga njė vend i vogėl, zonjė
    ku dhe bisedėn mė tė thjeshtė, ndez pasioni
    ooo,e vajzat dinė tė qeshin aq bukur
    e labēe ia merr Joni.

    Unė vij nga njė vend i vogėl, zonjė
    ku ndryshe flet perėndia
    flet, mė sytė dhe zėrin e njė nėnė, zonjė
    fjalė dashurie.

    Unė vi nga njė vend i vogėl zonjė
    mė njerėz tė thjeshtė si unė
    qė urrejnė mė pasionin e njė tė ēmenduri
    dhe mė pasionin e njė tė ēmenduri, duan.

    Ndaj mė duhet patjetėr tė vete
    dhe tė shėrohem nga e komplikuara,
    unė jam njė njeri i thjeshtė, zonjė.

    Amarildo Pregapuca

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •