Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Amarildo pregapuca

    Mė duhet njė dashuri...
    Jo si tė tjerat...
    Njė dashuri imja, ndryshe...
    Njė dashuri e ēmendur shqisash dhe ndjesish...
    Ooo...
    Jo e butė, e brishtė, rrethuar me petale a drita qirinjsh...
    Jo, jo...
    As e rrethuar vargje poemash, premtime plot...
    Mė duhet njė dashuri e pisėt, si unė...
    Tė ketė aty duar dhe fytyra tė palara...
    Tė kete epshe tė pashfryra..
    Tė ketė dhimbje, zhgėnjime ėndrrash tė thyera nė qindra mijėra copa... Tė ketė sy fėmijėsh qė shikojnė trishtueshėm...dhe kėrkojnė...nga ti... Tė ketė...hi tė mbetur dashurish tė djegura...
    Tė ketė ofshama, britma dėshpėrimi njeėzish tė mundur...nga fati... Tė ketė gjithēka...tė ketė.
    Dhe zėrin e njė foshnjeje apo nėne...
    Tingullin e qeshjes sė tyre...kėtė simfoni tė mrekullueshme njerėzore...tė ketė. Tė ketė...
    Adrenalinėn e triumfit tė sė drejtės...
    E jetės mbi vdekjen...
    E tė mirės ndaj tė keqes...
    E pėrgjegjėsisė qe ka tė qenurit njeri...
    Mė duhet njė dashuri..
    Jo si tė tjerat..
    Njė dashuri imja, ndryshe..
    Qė s'mė lejon tė vdes.

    Amarildo Pregapuca

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Sonte jam i pire..
    Apo s'jam..? Se di..
    Por sonte ndjehem i lire..
    Te kerkoj cfar dua..

    Dhe dua buzqeshje..
    Cudi..!
    Buzqeshje gruaje dua..

    Si dikush goten..
    Nje tjeter shenjtoret..
    E ca te tjere as vet se dine cfar duan..
    Une dua buzqeshjen..
    Qe ndryshon boten..
    Buzqeshjen e nje gruaje dua..

    Sonte jam i pire..
    Apo sjam ?..Se di..
    Por sonte ne buzqeshje te dehem dua..
    Dhe pastaj te deh vargun tim te lire..
    Qe ai ne buzeqeshje, te dehe nje grua..

    Amarildo Pregapuca

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Ka dite qe shkermoqem..
    E copat, nuk mundem me i mbledhe..
    Nuk mundem a nuk du..
    Ket kurre se mora vesh..
    Por ka dite..
    Qe ndjehem mire, ne copen me te thjeshte te coptimit tim..
    Dhe ka dit..
    Qe te gjitha copat bashke..
    Me bajn me u ndje pergjysem..
    E inati m'kap..
    Dhe du me shkerdhy cdo cope timen..

    Lodhem e ndjehem i vogel
    Shume i vogel..
    Dhe dua nje perqafim, t'me rrise.

    Amarildo Pregapuca

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Se di si ke jetuar me mua.
    Si me ke dashur.
    Kur ne momente dhe vetja-veten
    E ka pare me percmim?!
    Por fundja fundit, jam vec nje mashkull
    Dhe sdi se si funksionon nje grua.

    Kur jemi zene.
    Me mendje, te kam vrare 1-mije here..
    100-pjata kam thyer si rrjedhoje
    Dhe mjafton dicka te te dhembe.
    Dhe ndjehem, aq keq.
    Se di c'ndodh me mua.
    Por fundja fundit, jam vec nje mashkull
    Dhe sdi se si funksionon nje grua.

    Pra nuk e kuptoj, kete transformim ne vete.
    Kete pushtet tendin, se kuptoj.
    Inat mar veten kur behet cfare ti thua..
    Dhe me tere boten jam gati te luftoj, ta bej.
    Nuk e kuptoj kete magjine tende..po thoja.
    Se si nje ndertese e kthen ne nje shtepi..
    Por fundja fundit, jam vec nje mashkull
    Dhe sdi se si funksionon nje grua.

    Po ka gjera qe ne jete, qe ndoshta s'duhen kuptuar.


    Amarildo Pregapuca

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Ora 4.15 am..
    Sipari po bie..
    Gota e fundit per mua..
    Vallzimi i fundit, shanci i fundit..
    i mbremjes..per ty.

    Sa e bukur dukesh,o Zot.
    C'bukuri e trishte..
    Gjysme e dehur, gjysme e qeshur..
    Gjysme grua, gjysme femi.

    Moshen e babait tend..duhet te kem.
    Ti moshen e sime bije,ndoshta..
    Se di..

    Ora 4.17 am..
    Gota e fundit per mua..
    Pas kesaj, ne shtepi.
    Me presin.
    Drita e koridorit eshte ndezur..
    Mbi tavoline..
    Qendron kafja ime e heshtur..
    Nga dyert e hapura te dhomave, vjen ngrohtesi.
    Ato flene..
    E neper gjume dicka mermerisin duke buzqeshur..

    Ora 4.18 am..
    Jashte ben ftohte..
    Ndersa..
    Po luhet vallezimi i fundit..
    Shanci i fundit
    I mbremjes per ty..
    Shko..
    Shko vajze..mos ngurro..
    Ledhatohu me nota, akorde..
    Si nje femer di..
    Jepu jete..
    Si nje femer di..aq mire.
    Dikush ka nevoje..
    Dikush ndjen ftohte si ti..

    Te lutem shko..
    Shko dhe behuni dy.

    Amarildo Pregapuca

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Do ta gjej..
    Numrin e telefonit tend..
    Neser.
    Dhe nga dreka..apo ndoshta,darka
    Do te telefonoj..
    E kam vendosur, qe dje..

    Duhet..
    Eshte e nevojshme mendoj..

    Njeriu ne heshtje,
    Krijon figura te cuditshme..
    Egzagjeron caste,momente..
    Me kupton.?
    Po thoja qe i zbukuron ato,
    Aq sa nganjehere i marin frymen..

    Ndaj neser,
    Nga dreka apo..darka..
    Do te telefonoj..me patjeter..

    E kam te ndertuar dhe biseden..
    Te thjeshte, natyrisht..
    Pra te zakonshmet..
    "Si je, si ke kaluar, te gjithe mire ? Ndonje te re ?"
    Biles dhe pergjigjet..te thjeshta dhe ato..
    "Mire, mire te gjithe faleminderit..ti ?"
    Ne ate zerin shoqeror, te akullt..
    Qe flasin dy njerez, qe jane njohur dikur aq mire..

    Keshtu dramat bien..
    Dhe s'ka me vend per poezi patetike..

    Pra..
    Do ta gjej..
    Numrin e telefonit tend..
    Neser.
    Po po neser..
    Neser, se di se kur..neser..
    Se ndoshta..
    Ndoshta nuk je mire..
    Dhe kjo do te conte ne dreq qellimin..
    Per te cilin vendosa dje..nuk e di se kur..
    Dje..

    Per neser..
    Nje neser..dikur..

    Amarildo Pregapuca

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Per hire te zotit, mos mu pergjigj,
    Kur te therras emrin tend.
    Qofte dhe qindra..apo mijra here.
    Ti e di, se une jam nje egoist..

    Dhe nese te lutem , te pergjerohem..
    Apo ne ngjyra vjeshte ..
    Portretin tend, ne vargje do te gjesh..
    Per hire te zotit, mos mu pergjigj..
    Ti e di, se une jam nje egoist..

    Dhe nese nje dite..
    Pra dhe nese nje dite..
    Do te ndjesh qe per ty vertet kam nevoje.
    Mos trokit..
    Per hire te zotit , mos...
    Deren,nuk mundem te te hap..
    Se ti e di, une jam nje egoist.

    Dhe egoizmi..
    Eshte nje guacke..ku mbyllen sy e veshe..
    Per te mos te degjuar..
    Dhe me pas, ndier
    Kercitjen, qe jep dhimbja e pamundesise..

    Per te qene njeri..

    E bukura zonje, une jam nje egoist.
    Ndaj per hire te zotit, mos.

    Amarildo Pregapuca

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Mbreme takova nje grua te dehur..
    Me qeshje te dehur..
    Veshtrim te dehur..
    Hapa te dehur..
    Dhe nje trup teresisht..te dehur..
    ........
    Mbreme takova nje grua te dehur..
    Ne c'do qelize..
    Pervec shpirtit..

    Nje grua te bukur..si c'do grua..
    Dhe qe si c'do grua..
    Ka qene edhe ajo..
    Nje aresyje dehje, e shume shpirtrash meshkujsh..
    Nje aresye dehje..e shume epsheve..

    Dhe ndoshta..perseri eshte..
    Nje aresye dehje epshesh..njerzish konfuze..
    Si vet shpirti asaj gruaje..
    E ndoshta..dikush, diku..thelle ne shpirt..
    E ruan perseri..si dehjen me te bukur..te tij..
    Kete grua..

    Mbreme..
    Takova nje qenie te dehur,
    Me figure gruaje..
    Nje panorame perfekte..ulerime shpirti qe po vdes.

    Amarildo Pregapuca

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Qytet i huaj
    Mė kot pėrpiqem tė gjej diēka nga vetja te ti
    Asgjė...
    Pėrveē njė ftohtėsie tė pranueshme
    Pėr dy tė huaj qė nuk bashkohen dot askund, asnjėherė
    Nė asnjė jetė
    Ose ndoshta takohen,
    Por si dy njerėz
    Qė i kanė dhėnė njėri-tjetrit distancėn e nevojshme
    Pėr tė mos ndjerė kurrė mall.
    Njė lloj dashurie konceptuale kjo
    Mes qenieve racionale
    Pėr tė lėnė tė paktėn respektin.


    Amarildo Pregapuca

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Amarildo pregapuca

    Nė sy tė fėmijėve, gruan godite,
    Tė fėmijėve tė tu.
    Tė pėrlotur i le, dhe ike.
    As ti, se di pėr ku.
    Se nė gjellė, ish hedhur pak kripė mė shumė.

    Kėshtu u tha...
    Dhe e besova edhe unė..

    Por tani..
    Tani, sqaruar nga ti nė kėtė letėr..
    Po lexoj dhe shoh njė botė tjetėr
    Botė qė s'ta njoha mė parė,
    Miku im.

    E di?! – shkruaje.
    - E di si krijohet nga njeriu, gjysmė burri?
    Ai...
    Ai qė shpesh njerėzia tallen, piketojnė, ironizojnė
    E pastaj qeshin?!

    Krijohet ngadalė

    Me xhepa tė zbrazur.
    Qė ndeshen me sy qė presin.
    Ndėrsa derėn e shtėpisė, kokulur hap.

    Ngadalė.. krijohet,
    Shumė ngadalė.

    Kur tė vjen tė qash, por duhet tė qeshėsh.
    Tė ulėritet, por duhet tė heshtėsh,
    Kur tė dhemb, tė ther
    Si asnjėherė..
    Dhe dot s'tregon, dhe s’ke se ku.
    Metamorfoza ndodh.

    Dhe humb gjysmėveten.
    Dhe gjithkush tjetėr, gjysmėn tėnde humb

    Gruaja humb buzėqeshjen.
    Shpresa e respekti humb..

    Gjysmėburrė a gjysmėhije?!

    Pastaj..
    Vjen njė moment, ndoshta,
    Thjesht ndoshta, miku im
    Dhe ja...
    Ja ku ėshtė e kthyer vonė
    Natyrisht e bukur, si gjithmonė.
    Si njė perri.
    Veshur me njė fustan tė ri
    Qė ti premtuar ia kishe
    Kohė mė parė.
    E heshtur dhe me sy tė ftohte shikon
    Siē veē njė femėr qe tė ka dashur dikur, mund ta bėjė.

    Afrohesh, e puth.
    Dhe aromėn ia ndien, ndryshe.

    Nuk flet.
    Gjysmėburri nuk flet, se gjysmėburri s'punon
    Gjysmėburri, nuk premton..
    Gjysmėburri fjalėt kafshon, mėrmėrit,
    Lufton me gjysmėn tjetėr
    Gjysmėburri nuk shpreh ēfarė mendon.

    E njė ēast, gruan qėllon, pėr pak kripe me tepėr.

    E nėse ndonjėherė, fiton mbi gjysmėhijen e re gjysmėvetja e mbetur

    Vendos
    Dhe e mbyll tė fundit letėr me
    "Me falni! Duajeni tė bukurėn nėnėn tuaj fėmijė!"

    Dhe shkon.


    Amarildo Pregapuca

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •