Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqiptarët në kronikën e zezë në Itali

    Eliona Kalemaj është një grua shqiptare që jetonte në Toskanë me të bijën 10-vjeçare, në pritje per t'u vënë në rregull. E përzierë në një hetim për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të drogës dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim shpërndarjen e drogës, në 14 shkurt dënohet nga gjykatësi, për hetimet paraprake nga gjykata e Firences, me arrest shtëpie. Mbrojtja provon pafajësinë e gruas dhe nevojën që kishte Eliona për të punuar e për të mbajtur veten dhe të bijën. Kështu, arresti shtëpiak kthehet në detyrim për paraqitje në Prokurorinë e Republikës.

    Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm. Por në 18 maj, kërkesa e gruas për vënie në rregull hidhet poshtë nga Prefektura. Në 25 korrik, pas kërkesës së Kuesturës së Firences, detyrimi për paraqitje, shfuqizohet, sepse "në ditën e sotme, e huaja në fjalë do të dëbohet nga territori". Masa e dëbimit i njoftohet gruas që atë ditë: dy makina të policisë e shoqërojnë në tragetin "Egitto Express". As 24 orë më vonë, Gjykata e Firences e shpall të pavlefshëm dekretin e dëbimit.

    Situata bëhet absurde. Zyra e emigracionit në Kuesturën e Firences, i propozon ambasadës italiane në Tiranë, t'i japë vizë vetëm zonjës Kalemaj, sepse është ajo e dëbuara pa të drejtë. Gruaja, siç mund të merret me mend lehtë, kundërshton të largohet nga Shqipëria pa të bijën. Por ka edhe një problem tjetër. Si do të justifikohet rihyrja në Itali? E vetmja rrugë e mundshme, del se është ajo e lejes së qëndrimit "për motive drejtësie", por sipas udhëzimit të qartë të ministrisë, këto lejeqëndrimi nuk mund të lëshohen: në tekstin e ligjit që rregullon emigracionin, nuk flitet për një gjë të tillë. Kështu, avokati i gruas, Emilio Santoro, vendos t'i paraqesë një raport Prokurorisë së Republikës së Firences, për të qartësuar nëse sjellja e zyrës së emigracionit të Kuesturës dhe Prefekturës, mund të paraqitet si "sekuestrim personi, me rrethana rënduese, për shkak se është kryer nga një zyrtar shtetëror (neni 605 i "Kodit Penal"),..., si arrest i paligjshëm (neni 606 i K.P.) apo si abuzim nga ana e shtetit (neni 323 i K.P.)".

    Edhe vetë avokati i gruas pranon se është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e përfshirjes së masës së dëbimit të paligjshëm në rastet penale. Duhet natyrisht, mjaft guxim për të vërtetuar që zyra e emigracionit e Kuesturës së Firences, apo funksionarë të prefekturës, t'i kenë shkaktuar një dëm të padrejtë dikujt, siç e kërkon neni 323, apo që ndonjë nga funksionarët ka dashur ta detyrojë gruan t'i bindet vullnetit të tij vetjak, siç Gjykata e Kasacionit do të kërkonte të vërtetohej, në mënyrë që të përmbushej kushti për përvijimin e krimit, për të cilin bëhet fjalë në nenin 605, paragrafi 2. Qëllimi i raportit të avokatit megjithatë, është të nënvizojë thelbin e kësaj ngjarjeje, ashtu si dhe të shumë të tjerave, domethënë që, një mospërputhje mes rregullave dhe ligjeve bën që masa e dëbimit të ndiqet në rrugë administrative, pa asnjë kontroll nga ana e gjykatësit, në kontradiktë të hapur me parimet themelore të shtetit të së drejtës, që garanton se kufizimi i lirisë personale, mund të shkaktohet vetëm pas vendimit të pushtetit gjyqësor
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Tetëmbëdhjetëvjeçarja shqiptare, e akuzuar për tentativë vrasjeje: "S'dua arrest shtëpie, më futni në burg!"

    Quhet Suela Memaj dhe jeton me të ëmën në Trento. Një ngjarje që në të vërtetë ka ndodhur në gusht, ka përfunduar në kronikën e zezë të gazetës së qytetit. Shqiptarja e re akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj një gruaje 90-vjeçare, që ishte njëkohësisht pronare e shtëpisë ku banonin gratë dhe punëdhënëse e të dyjave, meqë mëmë e bijë kujdeseshin për t'i bërë pazaret dhe ndonjëherë, edhe për mirëmbajtjen e shtëpisë.

    Ka qenë pasditja e 23 gushtit, kur Suela ka tentuar të mbytë të moshuarën, që tashmë ndodhet në spital me kocka të thyera e shenja në trup. Sipas versionit të policisë, Olga Tesadari, 90 vjeç, ish-mësuese në pension, i kishte akuzuar mëmë e bijë për vjedhjen e një portofoli me 700 euro. Sipas saj, ato ishin të vetmit persona që mund të hynin në apartament "kur m'u zhduk çanta me portofolin, ia thashë menjëherë nënës së vajzës, duke i bërë të qartë se fajtor s'mund të kishte qenë kurrkush tjetër veç saj dhe të bijës, meqë janë të vetmet që hyjnë në shtëpi". Ditën tjetër, Suela ka trokitur në apartamentin e plakës, që natyrisht, ia ka hapur derën. Gjithnjë sipas tregimit të ish-mësueses, çka e ka provokuar vajzën, ka qenë kërcënimi i plakës për ta kallëzuar ngjarjen në polici. Deri në atë çast, vajza thjesht sa ishte përpjekur ta bindte plakën të tërhiqte denoncimin për vjedhje në polici, duke premtuar t'i kthente 700 eurot. "Tashmë nuk ia kisha më besën. Veç kësaj, isha e lodhur dhe doja të shkoja për të fjetur. Ndaj i thashë të largohej. Kur kundërshtoi, i thashë se do të njoftoja policinë dhe bëra për nga telefoni. Vajza më rrëmbeu nga duart dorezën e telefonit dhe më qëlloi me të në kokë. Ishte bërë bishë. M'u hodh përsipër dhe më vuri duart në grykë. Natyrisht, që bërtita me sa zë kisha në kokë, por s'kish kush të më dëgjonte. Kështu mbylla sytë dhe bëra sikur më ra të fikët. Vajza, duke menduar se kisha vdekur, apo se isha pa ndjenja, më lëshoi".

    Çështja përfundoi vetëm pas pak kohësh në dyert e policisë dhe më pas, të prokurorisë. Dhe këtu nis akti i dytë i meselesë. Fillimisht, prokuroria kish kërkuar burgosjen e vajzës. Më pas, kishin menduar se në fund të fundit, Suela s'qe veçse pak më shumë se një e mitur, dhe vendosën heqjen e lirisë me arrest shtëpie. Menduan se po i bënin nder, por vajza i ka habitur të gjithë, kur ka kërkuar të shkojë drejt e në burg "më mirë në burg! Në shtëpi nuk dua të mbyllem", ka thënë e vendosur, duke e justifikuar këtë vendim të papritur me marrëdhëniet e vështira që kish me të ëmën. Që nga ana e saj, s'është kursyer e ka thënë përpara të gjithëve, se nuk e donte të bijën nëpër këmbë. Dukej sikur historia do të mbyllej me burgimin e Suelës, porse vajza ka ndërruar mendje edhe një herë "u mendova dhe them se, pavarësisht të gjithave, më mirë të jem në shtëpi me time më, sesa në burg". Duke zgjidhur kësisoj edhe problemin që iu hap prokurorisë, e cila ishte vënë në lëvizje për t'i gjetur një vend të përshtatshëm shqiptares së re
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Një zejtar italian i martuar me shqiptare: "Kunata më ka vjedhur 500 euro"

    Eshtë akuzuar se ka vjedhur në shtëpinë e të kunatit që e kishte strehuar, dhe se kur ky e ka zënë me presh në duar, e ka kërcënuar me një thikë kuzhine "kujdes, përndryshe ta ngula!", i ka bërtitur vajza, që për fat është mjaftuar me kaq.

    Për kërcënim në rrethana të rënduara, mashtrim dhe vjedhje, karabinierët e Kastel San Pietros në Imola, kanë denoncuar pranë autoriteteve gjyqësore, një vajzë shqiptare 28-vjeçare. Pasi kishte mbërritur në Itali, në kërkim të një pune, është ftuar nga e motra 33-vjeçare që ishte martuar me një mjeshtër artizan kastelanas 35-vjeçar, e me të cilin ka edhe një djalë.

    Një familje italo-shqiptare e qetë, deri kur nga Shqipëria ka mbërritur motra e gruas, që kishte "zakonin" e keq të lehtësonte herë pas here portofolin e kunatit, i cili në fund të javës, e pa veten 500 euro më të varfër. Nuk i dilnin llogaritë artizanit kastelanas, që ditë pas dite vinte re hemoragjinë e bankënotave. E duke mos parë mundësi tjetër, më në fund akuzon të kunatën. "Nuk është e mundur, s'mund të jetë ime motër", kërkonte ta qetësonte e shoqja, që s'dinte gjë. Por burri nuk është bindur dhe ka vendosur t'i mbajë sytë hapur për të zënë "hajdutin". Ka ngritur kurthin, - siç u ka rrëfyer më vonë karabinierëve, - dhe vajza ka rënë në të. Kështu për të vërtetuar dyshimet e veta, viktima ka lënë portofolin në një vend të dukshëm në dhomën e ndenjes dhe është fshehur në dhomën e gjumit, me derën gjysmë të hapur. Gjithnjë, sipas rrëfimeve të burrit, vajza i është afruar "karremit" dhe dyshimet e kastelanasit, janë vertetuar. "Unë të mbaj në shtëpi e ti më vjedh", është nxehur burri dhe ka nisur sherri. Derisa vajza e ka kërcënuar me thikë, por pa u shtyrë më tej. Pastaj ka dalë nga shtëpia, për të mos u kthyer më.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Infermieri shqiptar ndihmoi një prostitutë të dështonte fëmijën: Rrezikon 8 vjet burg

    Ishte diplomuar në mjekësi në Shqipëri, por siç dihet, ky titull nuk ka asnjë vlerë në Itali, ndaj edhe i ishte dashur të kënaqej me rolin e infermierit. Fillimisht kish punuar në Domus Nova, e pastaj në një strukturë të specializuar për asistencë të moshuarish në Faeanca.

    Javën e kaluar është mbajtur procesi ndaj një mjeku shqiptar, që duhet të jepte llogari për ushtrim abuziv të profesionit dhe dhënie të paligjshme recete. Në banesën e tij që e përdorte edhe si studio mjekësore, është gjetur nje bllok recetash i klinikës raveneze, që infemieri i përdorte për të dhënë ilaçe dhe këshilluar. Jorgji Prifti, 45 vjeç, rezident në Itali, ishte akuzuar edhe për provokim aborti të një miture, një vajze shqiptare që ushtronte prostitucionin. Sipas deklaratave të bëra prej vetë atij, - burrin e kishin kontaktuar disa bashkatdhetarë, të cilët i kishin kërkuar të kryente ndërprerjen e barrës së vajzës. Pasi kishte pranuar, Prifti ishte takuar disa herë me vajzën në një apartament në periferi të Ravenës. Në fillim për një vizitë, pastaj për një gjilpërë e më në fund, për t'i praktikuar shtypje në bark. Pas pak kohësh, vajza ka nisur të ketë shqetësime, e pastaj është çuar në urgjencë në spitalin e Ravenës, ku ka humbur fëmijën. Por pas hetimeve, ka dalë se në kohën kur është kryer aborti, vajza nuk ishte më e mitur. Dënimi i dhënë, për momentin, parashikon tetë vjet heqje lirie.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në fije të perit jeta e një fëmije shqiptar

    Lufton ende mes jetës dhe vdekjes në një repart terapie intensive të Spilimbergos, Arditi 11-vjeçar. Një furgon e kish hedhur tutje disa ditë më parë në Baselja, ndërsa kalonte rrugën së bashku me një moshatar. Arditi, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale, vazhdon të qëndrojë i shtruar e në kushte të rënda, në një repart të spitalit të Triestes. Janë orë ankthi për fatin e tij, ndërsa fshati mban frymën e në rrugë nuk flitet për tjetër gjë.

    Që në fillim gjendja kish qenë e vështirë për fëmijën: plagë dhe fraktura kudo. Dy herë kish rrezikuar të shuhej dhe që të dyja herët, personeli i 118 kish mundur ta rikthente në jetë. Skenën e kanë ndjekur disa vetë, meqë gjithçka ka ndodhur vetëm pak hapa larg një lokali mjaft të frekuentuar dhe të gjithë, pas momentit të parë të tmerrit, janë vënë në dispozicion për të ndihmuar.

    Arditi ndjek klasën e pestë, së bashku me motrën binjake. Fëmija ka mbërritur nga Durrësi në Spilimbergo dy vjet të shkuara, së bashku me prindërit, motrën dhe dy vëllezër më të mëdhenj. Mjaft i tronditur ka mbetur natyrisht komuniteti shqiptar, që në territorin e komunës përbën grupin më të madh të të huajve, duke numëruar rreth 350 vetë, më shumë se 50% e të gjithë emigrantëve.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vinçi prek tensionin e lartë: Vdes një 28-vjeçar shqiptar

    Ka humbur menjëherë jetën Bardhyl Qosja, një 28-vjeçar shqiptar me banim në Fontanela, në provincën e Bergamos. Ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tavacano, kur 132 mijë volt kanë kaluar nëpërmjet krahut mekanik të pompës së betonit. Sipas çfarë është e mundur të merret vesh deri më tani, krahu mekanik ka prekur një nga kavot e tensionit të lartë që ndërthuren mbi rrugën "Tobaxhi" dhe rrugën "Moro", dhe rryma është shkarkuar mbi punëtorët. Ka qenë me fat një 58-vjeçar italian nga Kavenago, që ka dalë nga ndodhia fatkeqe, vetëm me disa djegie në trup, ndërsa për Qosen, të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë, kanë dështuar. Në momentin e shkarkesës, shqiptari ka patur në dorë, fundin e një tubi që shpërndante betonin. Punonte për një ndërmarrje ndërtimi të Kastelkovatit në Bresha "kishte kohë që punonte për ne, shpjegojnë punëdhënësit, ishte i zoti dhe mjaft punëtor. E dinim që kishte një familje, por nuk kishte qëlluar rasti të flisnim më hollësisht. Në mëngjes paraqitej në kantier dhe në darkë largohej me makinën e tij".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    ATHINE (9 Tetor 2003)

    Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

    Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

    www.BBC.com

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një 45- vjeçari i cili akuzohet për vrasje të trefishtë në Itali.
    Policia tha se ka arrestuar shtetasin e shumëkërkuar, Ardian NurCellari (Ostrovica), 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
    Kapja e tij u realizua mesditën e sotme në afërsi të Mbikalimit të Kamzës, në ambjentet e një lokali në Tiranë.
    I arrestuari, dyshohet se në vitin 2000 ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë, dhe për këtë ai është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Luccas në Itali.
    Nurcellari akuzohet për vrasjes me dashje dhe largim nga vendi i aksidentit.

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •