Dashuria vjen nga stomaku, kėshtu qė gatuani pėr tė dashurit tuaj!
Ja njė recetė e thjeshtė nga Gatime Shqiptare
2 patėllxhanė tė mėdhenj
200 gr djathė
2 lgj miell pėr pudrosje
2 kokrra vezė
3-4 lgj peksimadhe
Vaj Gold pėr skuqje
Lajmė, thajmė patėllxhanėt dhe i presim ato nė feta pėr sė gjati me trashėsi 3mm. Vendosim njė tigan me vaj pėr skuqje Gold dhe skuqim shumė lehtė fetat e patėllxhanit sa ato tė zbuten pak.
Presim djathin nė feta drejtkėndėshe me trashėsi 1 cm dhe me gjatėsi sa gjerėsia e fetave tė patėllxhanit. Vendosim njė copė djathė nė fillim tė ēdo fete patėllxhani, e bėjmė atė role dhe i spėrkasim me pak fare kripė.
Nė tre pjata vendosim miell, vezė dhe peksimadhe. Kalojmė roletė nė miell duke i pudrosur mirė, i kalojmė nė vezė dhe mė pas nė peksimadhe dhe i skuqim sa tė zverdhen pak nga tė gjitha anet. I servirim mė pas patėllxhanėt me djathė me rukola dhe domate ose me njė sallatė tjetėr sipas preferencave tuaja.
Per me shume receta na ndiqni ne:
Receta Gatimi => Recetagatimi.online
Gatime Shqiptare => Gatimeshqiptare.com
Krijoni Kontakt