Me poshte po riprodhoj nje interviste te deputetit G.Pollo e cila m'u duk interesante. Intervisten po e postoj pa lejen e gazetarit apo te gazetes e as te te intervistuarit, pasi mendoj se ngjall diskutime, sidomos per rrolin e partive te ashtuquajtura te vogla. Pres reagimin e tifozeve te politikes ne forum.
Intervistė e kryetarit tė PD(r)-sė Genc Pollo, dhėnė ekskluzivisht gazetės "Albania"
Pse jam kundėr "reformistėve" me fjalė
Rėformimi i madh i politikės shqiptare do tė ndodhė kur klasa politika ta largoje vėmendjen nga vetvetja dhe ta pėrqėndrojė dhe ta drejtojė atė drejt njerėzve qė pėrfaqson e rethanave tė tyre. Mė duket se marrja me veteveten e politikės nė Shqipėri ėshtė kthyer nė njė obsesion gati narcisist
"Duhet tė shkėputemi me ēdo ēmim nga politika e vjetėr", thotė kryetari i PD(r)-sė Genc Pollo. Ai thotė se realiteti shqiptar ka ndryshuar, se klima politike nuk ėshtė mė ajo e dikurshmja, por reformimi i politikės, reformimi i njė shoqėrie ėhstė njė proces i gjatė i vėshtirė dhe qė ka koston e tij. Reformimi nuk ėshtė thjeshtė njė proces politik, por edhe njė proces kulturor, ekonomik, arsimor, edukativ, moral, etik. Pra ėshtė njė proces shumė i gjėrė. Eshtė e vėrtetė se shoqėria shqiptare po del dalėngadalė nga ndeshjet e ashpra politike, nga politikat konfliktuale qė konfrontojnė palėt dhe qytetarėt dhe ky ėshtė njė zhvillim shumė pozitiv. Por ende problemet janė tė shumta: qeveria dhe mėnyra e qeverisjes mbetet njė problem themelor. Kėshtu nuk mund tė shkohet drejt sė ardhmes. Pa drita, pa ujė, pa rend tė siguruar, pa poėrspektivė tė zhvillimit tė biznesit tė vogėl dhe tė mesėm, pa funksionim tė ligjit dhye tė institucioneve, ēdo proces progresues ėshtė i penguar, ėshtė i bllokuar.
Pollo thotė se vetėm rruga e reformave na shpie drejt njė tė ardhmeje politike mė cilėsore. "Emri reformator, i cili rrjedh nga Lėvizja qė iniciuam katėr vjet mė parė, ėshtė me pretendime tė larta dhe jo i lehtė pėr t'u justifikuar", thotė Pollo. Nėse fillimisht, kjo lėvizje politike kishte tė bėnte me reformimin e njė partie qė kishte humbur busullėn, sot kemi njė tjetėr situatė, pra kemi situatėn kur krejt shoqėria shqiptare dhe klasa e saj politike i duhet nėnshtruar njė ptrocesi tė thellė reformash. " Ne tani termin reformė e dėgjojmė nė ēdo fjalim, nė ēdo pronuncim televiziv, nė ēdo diskutim nė parlament. Kjo mund tė ēojė nė shpėrdorimin e kėsaj fjale. Pollo ėshtė kundėr reformatorėve me fjalė. Reformatorėt e vėrtetė janė njerėz tė veprimit, njerėz qė marrin pėrsipėr dhe e ndryshojnė njė shoqėri, njė kulturė, njė politikė.
Z. Pollo, ēfarė rezuktatėsh pritet tė merrni nga politika juaj e re nėpėrmjet protestave paqėsore me drejtim ekonomik, e cila sipas jush synon tė jetė mė afėr njerėzve?
- Mė duket se po avancon mirė, ndonėse do tė doja tė kishim ritme mė tė shpejta. Por pėr njė gjė jam i sigurtė: se nuk ka asnjė mundėsi tjetėr qė tė shpie drejt njė tė ardhmeje politike mė cilėsore. Emri reformator, i cili rrjedh nga Lėvizja qė iniciuam katėr vjet mė parė, ėshtė me pretendime tė larta dhe jo i lehtė pėr t'u justifikuar. Por, nėse fillimisht kishte tė bėnte me reformimin e njė partie qė kishte humbur busullėn, sot kemi njė tjetėr situatė. Si njė forcė politike e afirmuar nuk kemi arsye e kohė tė merremi me polemika e batuta brenda e ndėrpartiake. Ne duhet tė trajtojmė poblemet e sfidat qė has shoqeria dhe kjo duhet bėrė mirė, qartė e saktė. Kjo ėshtė sfida jonė. Rėformimi i madh i politikės shqiptare do tė ndodhė kur klasa politika ta largoje vėmendjen nga vetvetja dhe ta pėrqėndrojė dhe ta drejtojė atė drejt njerėzve qė pėrfaqson e rethanave tė tyre. Mė duket se marrja me veteveten e politikės nė Shqipėri ėshtė kthyer nė njė obsesion gati narcisist. Pėr temat me rėndėsi flitet fare pak dhe shpesh jo duke debatuar idenė por duke personalizuar debatin. Jo rrallė fluturojnė pastaj epitetet "kriminel" e "trafikant" apo "mishėrim i sė keqes" ndėrkohė qė mund tė rastise qė "akuzatorėt e tė "akuzuarit" t'i shohėsh duke biseduar bashkė qetėsisht me gote vere nė dorė nė njė pritje apo me filxhan pėrpara nė njė kafene. Nė njė shoqėri me vlera normale kjo nuk mund tė ndodhė. Por me qė tek ne kjo ndodh, e ē'vleresuar mbetet fjala e cila pėr shkak tė pėrdorimit inflacionar zbrazet nga kuptimi i saj. Tė tilla gjėra e plot tė tjera si kėto mjaftojnė pėr tė shpjeguar edhe ftohjen e publikut me politikėn, njė farė diskreditimi tė saj qė sjell mosinteresim e indiferentizėm. Pjesėmarrja e ulėt nė votime ėshtė vetėm njė tregues.
Sipas jush ėshtė pikėrisht politika ekstreme e dy lideravė tė partive tė mėdha Nano-Berisha e cila ka sjellė kėtė situate qė pohuat pak mė lart?
Ju nuk doni tė mė ktheni nė "motin e shkuar" tė Kėngės sė sprasme tė Balės dhe tė mė detyroni qė tė pėrsonalizoj edhe kėtė intervistė. Do tė doja t'i shmangesha sa tė jetė e mundur kėtij ajsbergu tė rrezikshėm tė jetės politike. Por ėshtė e qartė se pėrsėritja e filipikave periodike, tė parapėrgatitura, perfide e plot helm apo e shungullimave tė rrėmujshme e konfuze ėshtė njė pengesė pėr progresin e kulturės politike nė vendin tonė.
Por cila eshte alternativa juaj ndaj kesaj qė ju e quajtėt " politike te vjeter"?
Mund tė them qė PD(r) ka vendosur disa precedentė nė vijim tė devizės qė vendosi kongresi i saj i parė pėr orientimin drejt temave tė rėndėsishme: P.sh jemi e vetmja forcė politike qė kemi zhvilluar njė seminar pėr njė temė tė rėndėsishme si bizneset e vogla e tė mesme qė sigurorojne mbi 90% tė vendeve tė punės dhe tė tė ardhurave tatimore. Duket e cuditshme por ėshtė pikėrisht kėshtu. Tė gjitha partitė e tjera pėrfshi edhe tonėn, kanė mbajtur kongrese, mitingje koncerte e kokteje qė mund tė jenė me tė vėshtira pėr t'u organizuar. Por njė seminar pėr politikat tregon njė ndryshim konceptual. Pėr ne ishte njė pasurim pasi me kėtė seminar dhe aktivitetet qė pasuan ne kemi tė qartė se cfarė duhet tė bėjmė pėr kėtė cėshtje nė opozitė apo mė mirė akoma nė pushtet. Ose mitingjet e Durrėsit pėr energjine elektrike qė ndonėse ishin iniciatva qytetare u pėrkrahen fort nga PD(r). Njerėzit nė Durrės u tubuan pėr njė cėshtje qė prek jetėn dhe ekonominė e tyre dhe jo pėr tė thirrur "Rroftė X" e "Poshtė Y". Prandaj ishte njė ngjarje qė la shenjė madje kontribuoi qė disi tė rehabilitohej institucioni demokratik, por disi i diskredituar i tubimit nė qiell tė hapur.
Nga ana tjetėr edhe PD nxori biznesemenet nė rrugė pėr tė protestuar kundėr taksave tė bashkisė.
Rritja e taksave nga kryetari i bashkisė Tiranė e maxhoranca e majtė nė kėshillin bashkiak ishte krejt e pajustifikuar. Kudo nė botė mund tė rriten taksat. Por qė tė dyfishohen ato sic ndodhi nė kėtė rast duhet tė kesh njė luftė apo emergjencė kombėtare. Pėr zotin Rama ndoshta emergjenca janė zgjedhjet e vjeshtės dhe fondet i duhen pėr fushatė. Pėr fat tė keq pėr shkak tė datės sė krijimit tė partisė PD(r) nuk ka kėshilltarė nė Bashkin e Tiranės dhe nuk luajmė dot plotėsisht rolin tonė. Por nė kundėrshtimin e kėtyre taksave grabitqare mund tė kishim fare mirė njė kauze tė pėrbashkėt me PDSh. Sidoqoftė nuk m'u duk se demonstrimi i biznesmenėve i organizuar nga PDSh ishte shumė mė i ndryshėm nga mitingjet e vjetra tek sheshi.
Meqėnė se protestat tuaja prekin edhe krizėn energjitike, cfar do tė bėnėt PD(r) nė rast se do tė ishtė nė pushtet pėr tė zgjidhur kėtė krizė?
Pyetje me vėnd. Dhe vėrtet nuk mund tė premtojnė njė zgjidhje magjike. Por tė gjithė irritohemi kur shohim Ministrin e Energjitikės dhe stafin e tij qė periodikisht aprovon strategji nė njė sallė tė Pallatit tė Kongreseve pa thėnė se cfarė u zbatua nga strategjia e mėparshme dhe duke fshehur faktin qė cdo material i ditės ėshtė njėfaresoj kopje e tė mėparshmit. Sa pėr KESH konkretisht nuk mund tė kontestojmė politikėn pėr vjeljen e pagesave por dimė qė pėr konsumatorin fatura aforfe ėshtė grabitje. Ose qe prerja e dritave me ore tė tėra nė zonat me pagueshmėri tė lartė ėshtė papranueshme. E kuptojmė qė cmimi duhet tė pėrafrohet me koston por kjo me kujdesin e duhur dhe me disa operatore pra jo vetėm me KESHin shtetėror. Ose pėrpjekjen pėr tė shėndoshur bilancin fianciar duke pezulluar importin madje edhe duke eksportuar mund ta quajme fare mire: KESH fiton njė Euro ekonomia kombetare humbet pesė. Lidhur me debatin pėr energjinė ka ide interesante edhe nga deputetė tė maxhorancės qė e njohin sektorin. P.sh njė oerator shtetėror qė tė importoje gaz tė lėngėt dhe ta shesi me cmime mė tė ulėta se karteli aktual etj, etj.
Pas diskutimit tė raportit tė BE-sė per Shqiperine nė Kuvend, u arrit nje rezolute e perbashket edhe me votat tuaja. Cfarė do tė thotė kjo pėr ju dhe sa e shikoni tė mundshėm riaktivizimin e marveshjes Nano-Berisha?
Nuk i kam qejf teoritė e konspiracionit dhe nuk dua tė kthehem me kengeve tė Balės. Rezoluta konsensuale nė Kuvend tregoi dėshirėn e forcave politike, por ajo nuk duhet keqkuptuar si kartabjankė pėr Qeverinė, apo kėdo tjetėr qė me mosveprime e dėshtime bėhet pengesė pėr Marreveshjen e Stabilizim Asociimit. Pėr mė tepėr qė kjo rezolutė ishte vijim i njė debati plenar tė politizuar ( dhe vėshtirė tė jetė ndryshe) dhe njė kompromisi politik. Njė trajtim i kapitujve tė raportit tė Komisionit Europian nė komisione parlamentare do tė kishte qėnė mė i frytshėm por ky sugjerim nuk u gjet me vėnd nga grupet e tjera. Raporti i Komisionit Europian ishte njė ndihmesė e madhe, jo vetėm pėr tė kuptuar ku jemi, por edhe pėr tė vendosur piketat e veprimit. P.sh. nėse raporti vėren se nė pak raste kur gjykata ka shpall fajtor trafikantėt, dėnimi ka qėnė afėr minimumit ligjor, atėherė nė po konsiderojme insiativa e legjislative pėr ngritjen e kėtij minimumi ose ndarjen e njė figure krimi nė nėnkategori ku secila do tė ketė minimumin e maksimumin e saj sipas gravitetit. Ose nėse ankohemi se nuk ka masa displinore kundėr gjykatėsve abuzues nga Keshilli i Lartė i Drejtėsisiė duhet tė kuptojmė se gjykatėsi, i cili ėshtė anėtar KLD dhe nė mbledhjen e kėtij organi i duhet tė ndėshkojė njė koleg, me tė cilin pi kafe e bashkėgjykon gjithė kohėn tjetėr, shumė mė lehtė mund tė ndikohet nga shpirti i repartit se sa nga sensi i drejtėsisė. Pra tė mos kėrkojmė konfliktin e interesave vetėm tek nėpunėsi i tenderave, kunati i tė cilit ka njė firmė ndėrtimi, por tė inciojmė pa vonesė njė KLD me anėtarė full time dhe me status ts ngjashėm me anstarėt e Gjykatės Kushtėtuese. Nėse ka vėrejtje pėr punėn e policisė duhet tė kemi tė qartė se ligji pėr organizimin e Policisė sė Shtetit i miratuar edhe me votat e opozitės nė fund tė vitit 1999 po shkelet sistematikisht nga ministri qė vendos pėr emėrime qė nuk i ka kompetencė, rezultatet e tė cilave janė skandale si ai i Rinasit. Kjo mėnyrė tė vepruari nuk sjell qėndrueshmėri por vetėm pasiguri dhe ndjenjėn e pėrkohshmėrisė nė korpusin e policisė me pasojat qė dihen. Pėr mė tepėr shoh ministrin qė nė TV shpjegon detaje operacionale ndėrkohė qė kjo ėshtė punė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė policisė apo njė oficeri madhor tjetėr. Kur shkova pėr herė tė parė nė Austri nė vitin 1988 mėsova nga gazetat se Drejtor i Pergjithshem i Policisė ishte njė oficer i quajtur V. Sica nė atė prej 12 vjetėsh detyrė. Ky zotėri nuk lėvizi nga vendi deri sa doli nė pension deri nga mesi i viteve 90. Njė figurė e ngjashme ka qėnė Vincenzo Parisi, shefi i policise italiane pėr dy dekada. Njė vazhdueshmėri e tillė e oficerėve madhore i jep besim trupės policore. Ndoshta ėshtė pak heret tė operojme nė tė tilla parametra por garanci mė e madhe i duhet dhėnė disa zyrtarėve bashkė me kėrkesėn e llogarisė. Mund tė shihen procedurat e emerim-shkarkimit duke pėrfshirė edhe hallka me apolitike se qeveria.
Sa mendoni se vlen abrogimi i pjesshem i imunitetit parlamentar, i shėrben ndarjes sė krimit nga politika?
Mua do tė mė pėlqente tė mendoja se erdhi dita kur organi i akuzės nė mėnyrė tė faktuar kėrkonte heqjen e imunitetit pėr deputetė tė vecantė. Atėherė cdo parti (grup parlamentar) qė i mbron ata do tė deklaronte publikisht aleancėn me krimin. Me sa mė kujtohet pesė vitet e fundit heqja e imuniteti ėshtė refuzuar vetėm njė herė: kur unė padita pėr shipfje kryeredaktorin e "Zėrit i Popullit" qė ėshtė dhe paralmentar. Shumica e majtė nė Komisionin e Imuitetit e refuzoi kėrkesėn e gjyqėsorit. Nė tė gjitha rastet e tjera dosjet nuk arritėn dot deri nė gjykatė. Pra edhe kjo ide nuk mė duket njė hap shumė efikas.
Meqėnė se ju jeni njė ndėr politikanėt nė proces gjyqsor pėr shpifje pra keni paditur farudin Arapin, si e vlerėsoni fushatėn e fundit tė hapjes sė gjyqeve pėr shpifje dhe proceset kundėr gazetarėve?
Cdo ofiqar duhet tė edukohet me ndjenjėn e etikės dhe tė respektit tė ligjit. Edhe padia ime kundėr F.Arapit, e parė nė planin e pėrgjithshėm, ėshtė njė kontribut nė kėtė drejtim me instrumentat e shtetit ligjor. Cėshtja ndryshon kur personat publikė (pėrfshi politikanėt, funksionarėt) padisin gazetarėt pėr shpifje. Kėtu mund tė kishte veprime tė ndėrmjetme si saktėsimi, rektifikimi e pėrgėnjeshtrimi redaksisė nė gazetė ose apologjia publike nga media qė ka cenuar indidvidin. Kėto gjėra do tė evitonin qė cdo konflikt tė derdhej nė gjykatė. Kėto gjėra ishin tė rregulluara mirė me Ligjin pėr Shtypin i cili u anatemua nė atė kohe pa llogjikė. Ky ligj mund tė permiresohej p.sh. masa e ndėshikimeve financiare e penale tė ulej por nė tėrėsi ai vlente. Ky ligj u abrogua nga socialistėt nė furinė e tyre "clirimtarė" pas qershorit 1997. Njė nga udhėheqėsit e tyre deklaronte plot patos nė Kuvend se na majfton fraza ligjore "shtypi eshte i lire" sic e kanė edhe amerikanėt ( me sa kuptova i referohej nė mėnyrėn e tij Amendamentit tė parė te Kushtėtutės sė SHBAsė). Ajo qė nuk u bė ishte qė tė sillnin nė Shqipėri edhe amerikanėt megjithė kulturėn demokratike dhe institucionet publike tė tyre.
Luli Progni
Krijoni Kontakt