KUSH JANE BOSET QE VODHEN POPULLIN
Ja firmat piramidale dhe administratoret e tyre:
Shoqerite huamarrese Administratoret
- Shoqeria "M Leka" Mustafa Leka
- Shoqeria "Silva" Pellumb Shehu
- Shoqeria "Global Foods" Gani Shehu
- Shoqeria "Cenaj & Co" Lefter Cenaj
- Shoqeria "Kamberi ShPK" Ferdinand Kamberi
- Shoqeria "Vefa Holding" Vehbi Alimucaj
- Shoqeria "Gjallica" Shemsi e Gani Kadria, Fitim Gerxhalliu
- Shoqeria "Populli" Bashkim Driza, Adem Qepeni
- Shoqeria "Xhaferri" Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri
Eglantina Nasi
Kreditoret i kane denoncuar 24 administratoret mashtrues te firmave piramidale! Zemerimit te tyre nuk i kane shpetuar as 80 persona te tjere qe kane qene bashkepunetore te tyre. Kjo eshte gjendja reale e administratoreve te ish-firmave rentiere. Deri tani, 17 prej tyre jane gjykuar nga organet e drejtesise, ndersa 5 jane ne proces. Vetem per problemet me transaksionet mbi token, ne gjykaten e shkalles se pare jane depozituar 200 padi civile. Nje nga administratoret qe ka marre denimin me te larte nga organet e drejtesise ka qene administratori i shoqerise huamarrese
"Populli", Bashkim Driza, i cili eshte denuar me 16 vjet burg. Te njejtin fat ka pesuar edhe administratori tjeter i kesaj shoqerie, Adem Qepeni, me 12 vjet burg. Te denuar rezultojne dhe administratore te tjere si Shemsie Kadrie dhe Fitim Gerxhalliu
te shoqerise huamarrese "Gjallica", Vehbi Alimucaj i "VEFA Holding", Mustafa Leka i "M.Leka" etj. Ndersa ceshtja per administratorin e shoqerise huamarrese "Cenaj & Co" eshte ende ne Gjykaten e Apelit. Te denuar vetem nga gjykata e shkalles se pare dhe aktualisht me ceshtjen ne apel rezultojne edhe tre administratoret e shoqerise huamarrese "Xhaferri", Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri. Por ne lidhje me gjykimin e tyre, kreu i grupit mbikeqyres per firmat piramidale, Farudin Arapi, eshte shprehur se ka mjaft pengesa nga ana e kreditoreve, pasi shpesh deklarimet e tyre nuk jane te sakta. Kjo eshte ankesa e dyte e leshuar nga Arapi, pas asaj qe shprehu ne lidhje me Ministrine e Drejtesise dhe ate te Jashtme per marreveshjet me vendet ku jane depozituar parate e firmave piramidale. Madje, ai ka pohuar edhe faktin se grupi i tij mbikqyres qe ne vitin 1998 i ka kerkuar Kuvendit dhe Presidentit ngritjen e nje gjykate te posacme, e cila do te merrte ne gjykim veprimtarine e firmave piramidale. Por se nje kerkese e tille deri tani nuk eshte realizuar.
Ja gjendja e vlerave financiare te firmave piramidale:
Sipas kreut te grupit mbikqyres te firmave pirmidale, Farudin Arapi, rezultojne 254 mije kreditore. Ndersa shuma totale e parave te humbura brenda tyre eshte rreth 830 milione dollare, ku 210 prej tyre rezultojne te zhdukura. Nga ana tjeter, 100 milione dollare jane terhequr nga 110 veta te lidhur me politiken. Grupi mbikqyres nga 320 asete, ka arritur qe te shese 285 prej tyre. Nga keto, 77 me cmim fillestar, 99 asete jane shitur me cmim mesatar dhe 109 me cmim tregu. Vlera totale e aseteve te shitura eshte 8 milione USD.
Prej tyre, shume kreditore shpresuan se do merrnin perqindje te larta, por u mjaftuan vetem me masen prej 10-15 %. Nderkohe, ka edhe shoqeri huamarrese per te cilat pas shitjes se aseteve te tyre, grupi mbikqyres i firmave piramidale ka premtuar nje perqindje mjaft te larte kthimi si shoqeria "Universi" me nivelin 40 %, shoqeria "Arsed" 50 %, shoqeria "Fabiona" 78 % etj.
Krijoni Kontakt