Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..

    Dhurata e Mafies per femijet edhe kte vit te ri jane Eksplozivet me emrin e "bukur" fishekzjarre.

    fishekzjarr ne qiellin blu..ish dikur nji kenge..por e dine mjeket okuliste se cfare jane fishekzjarret..


    -------

    gazeta Shqiptare jep alarmin...


    ------------


    Fishekzjarret e importuara janė bėrė gati pėr treg dhe presin tė blihen nga tregtarėt e shumicės dhe pakicės

    Njė anije shkarkohet nė Portin e Durrėsit, askush s'e kontrolloi mallin

    Alarmi, mbėrritėn fishekzjarre me eksploziv


    ----------------------------------------------------

    TIRANE

    Alarm pėr fishekzjarre me eksploziv pėr festat e fundivitit. Sinjali SOS ėshtė dhėnė nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe nga dogana e Durrėsit. Bėhet fjalė pėr njė anije, e cila ka sjellė nė Shqipėri vetėm fishekzjarre pėr Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

    Sipas burimeve tė sigurta, krahas fishekzjarreve normalė, ka edhe nga ata qė janė tė mbushur me eksploziv, i cili shkakton dėme pas shpėrthimit.

    Para njė jave, nė Portin e Durrėsit ėshtė ankoruar njė anije, e cila me licencė tė lėshuar nga Ministria e Mbrojtjes, ka mbėrritur e mbushur me fishekzjarre. Kjo anije, e cila e ka gjithė dokumentacionin nė rregull, ka nisur edhe zhdoganimin e mallit. Por, problemi qėndron nė njė tjetėr fakt; disa lloje fishekzjarresh kanė brenda sasi eksplozivi mjaft tė rrezikshėm pėr jetėn e atyre qė i plasin, apo edhe tė tė tjerėve pėrreth. Sipas tė njėjtave burime, fishekzjarret janė zhdoganuar, por mbi to nuk ėshtė ushtruar asnjė lloj kontrolli. "Vitet e tjera janė kontrolluar tė gjitha llojet e fishekzjarreve. Edhe pėr rastin e sivjetėm duhej qė ato tė kontrolloheshin nga ekspertė, tė cilėt mund edhe tė pėrcaktonin shkallėn e rrezikshmėrisė si dhe mund tė vendosnin, nėse ato ishin apo jo tė vlefshme pėr treg", kanė thėnė burimet. Por kjo, nė fakt, nuk ka ndodhur. Fishekzjarret e importuara janė bėrė gati pėr treg dhe presin tė blihen nga tregtarėt e shumicės dhe pakicės. Dhe, pėr pak ditė, ato do tė jenė nė duart e njerėzve, kryesisht tė fėmijėve, tė cilėt herėpashere janė bėrė viktima tė fishekzjarreve. Kuptohet, qė tė gjitha do tė shiten, pasi ėshtė koha e pėrshtatshme, kur tė gjithė njerėzit blejnė pėr tė dėfryer sadopak nė ndėrrimin e viteve. Veē njėrės anė, qė ėshtė superbiznes, ana tjetėr ėshtė edhe frika per pasoja tė mėdha te njerėzit.

    Dy vjet mė parė, me rastin e Vitit tė Ri, njė vajzė 4 vjeēe ka humbur jetėn si pasojė e shpėrthimit tė njė fishekzjarri, i cili i ka shkaktuar asaj plagė tė rėnda.


    REAGIMET E SPECIALISTEVE

    - GANI GASHI, MJEK OKULIST: Kemi mesatasiht 2-4 raste nė ditė, kur pranė polikninikės numėr 9 vijnė njerėz qė kanė probleme tė shkaktuara nga shashkat. Kryesisht janė fėmijė tė moshave deri nė 10 vjeē, tė cilėt kanė skuqje tė syrit ose plagė. Kemi pasur edhe raste tė heqjes sė syrit.

    - PERPARIM NEZIRAJ, MJEK ORTOPED: Kanė qenė tė shpeshta vizitat e shumė personave, 1-2 veta ēdo ditė, tė cilėt kanė pasur probleme me veshėt, tė shkaktuara kėto nga plasja e shashkave. Kryesisht dėmtime tė daulles sė veshit, pasi shpėrbėrja e tyre i dėmton mjaft.

    - URGJENCA E QSU: Herėpashere te ne kanė ardhur njerėz (fėmijė), tė cilėt kanė pasur plagė nė duar apo fytyrė, nga shpėrthimi i shashkave, kapsollave apo fishekzjarreve. Megjithatė, nuk kemi shifėr tė saktė, pasi ata mjekohen edhe nė ambulancat e lagjeve.

    -----------------------------



    Mafia Shqiptare edhe me syte e vogelushve kerkon te fitoje..

    Rrac e ndyre..

    Te shohim gjyshin Alfred si do te reagoje..

    Nuk besoj se do te rrije si qofte si ai qullaci, Mejdan-pun-boshi..

  2. #2
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Nuk besoj se gjyshi Alfred do te jete aq i zoti sa ti kundervihet mafies me portofol. Mire do te ishte qe disa nga ato shashka qe kane ardhur te hidheshin neper zyrat e atyre zyrtaruceve qe lejuan kete anije, dhe te tjera qe nuk behen publike, te mbjelle tmerr ne popull.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •