KJ

-----------

EDI RAMA DHE “GABIMI I PARMENIDIT”

Nga Eduard Zaloshnja

Ne qofte se do te zhvillohej nje sondazh serioz opinioni rreth mbeshtetjes qe ka Edi Rama ne elektoratin tiranas per zgjedhjet e ardhshme, kam bindjen se do te zbulohej qe shumica e votuesve mendojne se nuk kane perse te mos e rizgjedhin kryebashkiakun aktual perderisa Tirana eshte permirsuar ndjeshem gjate qeverimit te tij. Duke perdorur nje arsyetim te tille, votuesit bien ne gracken e atij qe ne filozofi quhet “Gabimi i Parmenidit”. Gabimi i Parmenidit, quajtur keshtu sipas emrit te nje filozofi te Greqise se lashte, kryhet kur njerezit marrin vendime per te ardhmen, duke u bazuar vetem ne krahasime statike dhe jo dinamike. Si shembull i ketij gabimi logjik mund te sillet nje nga argumentat qe perdornin kundershtaret e luftes se Irakut. Ata deklaronin se izolimi i Irakut ishte me i favorshem se lufta kunder tij. Ne baze te ketij argumenti qendron krahasimi midis gjendjes se paraluftes dhe asaj te luftes. Nderkohe, krahasimi duhej bere midis dy skenareve ne te ardhmen: njeri qe parashikonte luften, me te keqiat dhe te mirat e saj; dhe tjetri, vazhdimin e izolimit te Irakut, i cili do te shkaktonte mijra vdekje nder irakenet e vegjel te paushqyer mire, do t’i jepte kohe Sadamit te zhvillonte arme te reja, dhe do te ekspozonte trupat aleate perreth Irakut ndaj sulmeve terroriste. Ne rastin e debatit rreth rizgjedhjes se Rames, qe votuesit te mos bien pre e Gabimit te Parmenidit, nuk duhet te perdorin testin “a eshte Tirana sot me mire se gjate qeverimit te PD-se”, por testin “a do te jete Tirana me mire me Edi Ramen kryebashkiak, apo me kandidatin e ardhshem te PD-se”. Fatkeqesisht, dri me tani, debati rreth zgjedhjes se kryebashkiakut te ardhshem nuk eshte fokusuar tek testi i dyte. Perkundrazi, energjite e atyre qe debatojne rreth Edi Rames harxhohen pa pushim per te paraqitur argumenta pro dhe kundra qe kane te bejne me testin e pare. Ne kete gracke ka rene edhe PD-ja, e cila ne vend qe te perpiqet t’iu provoje zgjedhesve se alternativa e saj do te jete me e mire se e PS-se, harxhon gjithe kohen per t’iu mbushur mendjen atyre se Edi Rama nuk ka qeverisur mire. Me shpresen se ky artikull mund te sherbeje si nje shtyse per te zhvendosur fokusin e debatit Rama nga e kaluara tek e ardhmja, do te mundohem qe ne rreshtat e meposhtem te analizoj alternativat qe PD-ja mund te vere perballe alternatives se PS-se, dhe se si ato alternativa mund te priten nga zgjedhesit. Duke e konsideruar te mireqene faktin qe PS-ja do ta rikandidoje Edi Ramen per postin qe aktualisht mban, dhe qe programi i tij per tre vitet e ardhshme do te jete vazhdim i programit aktual, ngelet te shihet se cilat jane kandidaturat potenciale te PD-se dhe programet e mundshme te tyre. Nder kandidatet e shumte potenciale te opozites per kete post, tre emra spikasin si sfidante serioze ne garen bashkiake: Eduard Selami, Spartak Ngjela, dhe Bamir Topi. Kjo renditje e emrave nuk ka te beje me probabilitetin e emerimit te tyre nga PD-ja si kandidate zyrtare te saj, por thjesht me probabilitetin e fitores ndaj Edi Rames. Ne fakt, po te perdoret kriteri i pare, Bamir Topi do te renditej i pari dhe Eduard Selami i fundit. Bamir Topi ka probabilitetin me te larte qe te emerohet kandidat i PD-se per kryebashkiak te Tiranes sepse ka mbeshtetje shume te forte ne PD-ne e Tiranes. Kjo mbeshtetje ka te beje me faktin se ai e ka filluar aktivitetin e tij politik ne degen e Tiranes dhe se i ka ruajtur vazhdimisht lidhjet dhe influencen ne ate dege. Nderkohe, ne kryesi, ai ka mbeshtetjen e Berishes, i cili eshte faktori kryesor ne kete vendimarrje te rendesishme. Por probabiliteti i madh i emerimit te Bamir Topit si kandidat i PD-se nuk perkthehet domosdoshmerisht ne probabilitet te fitores ndaj Edi Rames. Qe nje kandidat i opozites te triumfoje ne garen bashkiake, duhet qe t’iu krijoje besimin zgjedhesve se ai do te qeverise jo vetem me mire, por shume me mire se Edi Rama. Kjo per faktin se nje pjese e konsiderueshme e elektoratit nuk do te arrije t’i shpetoje grackes se Gabimit te Parmenidit — barriera e permbledhur ne fjaline “Edi Rama e ka provuar me fakte qe di te qeverise me mire se kryebashkiaket e PD-se, pse te provojme nje tjeter Demokrat” nuk eshte e lehte te kapercehet.

Ne nje duel elektoral me Ramen, pavarsisht nga ndryshimet nuancore ne programe, imazhi publik i Bamir Topit do te ishte arma e tij kryesore. Per fat te keq te PD-se, sipas mendimit tim, ai nuk ka krijuar dot nje imazh te tille qe do t’i jepte me shume se 40% te votave. Duke analizuar aktivitetin politik te Bamir Topit, mund te konstatohet se ai ka arritur te krijoje imazhin e politikanit te balancuar dhe me integritet moral, por qe nuk rrezaton vizionin, energjine, dhe karizmen e Edi Rames. Me pak fjale, ne fund te nje gare te mundshme bashkiake, Bamir Topi do te merrte votat e atyre qe votojne gjithmone kundra PS-se, dhe shume pak te atyre qe sot mendojne se, pavarsisht nga ndonje lek i piset qe mund te fuse Edi Rama ne xhep, dhe pavarsisht nga fjalori dhe arroganca e tij publike, ia vlen ta rizgjedhesh.

Spartak Ngjela ka probabilitet disi me te vogel se Bamir Topi per t’u meruar kandidat i PD-se per postin e kryebashkiakut, por, sipas mendimit tim, ai ka probabilitet pak me te larte per te fituar. Kjo mund te behet edhe arsyeja qe Berisha te kembengule per kandidaturen e Spartak Ngjeles, pavaresisht se dega e Tiranes mund te preferoje Bamir Topin. Nje krahasim i kujdesshem i figures publike te Spartak Ngjeles me te Edi Rames do te nxirrte ne pah nje ngjashmeri mjaft te madhe midis tyre. Fakti qe ata kane qene miq te ngushte deri ne momentin kur Spartak Ngjela u fut ne grupin udheheqes te PD-se provon ne nje fare menyre ngjashmerine midis tyre. Duke u bazuar ne njohjen e shkurter personale me te dy keta politikane ne fillim te karrieres se tyre politike, si dhe ne ndjekjen e vemendshme te aktivitetit te tyre te metejshem politik, kam krijuar bindjen se, pavarsisht nga pretendimet e Spartak Ngjeles per ndryshime rrenjesore programore, qeverisjet e te dyve do te kishin karakteristika pothuajse te njejta. Kam bindjen, gjithashtu, se te njejtin mendim do te kishte edhe shumica e zgjedhesve qe votojne per kandidatin dhe jo per partine. Kuptohet qe zgjedhesit e kesaj kategorie do te preferonin te rizgjidhnin kryebashkiakun atual perderisa Spartak Ngjela, sipas tyre, nuk do te ofronte diēka me shume se Edi Rama ne qeverisjen e Tiranes. Duke faktorizuar elementet e mesiperm ne analize, mund te konkludohet se, ne nje gare elektorale me Edi Ramen, Spartak Ngjela do te merrte, perveē votave te perhershme anti-PS, edhe nje pjese te votave te lekundura, por jo mjaft per te kapercyer kufirin magjik te 50 perqindeshit. Siē e permenda me siper, nder tre kandidaturat e listes se mesiperme, Eduard Selami ka probabilitetin me te vogel e emerimit si kandidati zyrtar i PD-se, por probabilitetin me te madh per fitore ne garen bashkiake. Probabiliteti jo i madh per emerim nga PD-ja influencohet nga dy faktore. Se pari, Berisha, sadoqe e kerkon me deshperim nje fitore te PD-se ne duelin me Edi Ramen, i druhet rikthimit te Eduard Selamit ne politiken shqiptare. Fakti qe Edurad Selami, i vetmi ish-udheheqes i PD-se qe nuk e ka atakuar asnjehere publikisht PD-ne dhe qe gezon mbeshtetjen e plote te te gjithe anetarve te saj, nuk ka marre deri me sot ndonje sinjal serioz per bashkpunim nga PD-ja eshte tregues domethenes i ndrojtjes se Berishes. Nga ana e tij, edhe Eduard Selami i druhet rikthimit tek PD-ja, nje parti akoma e dominuar totalisht nga Berisha. Ne kujtesen e tij ngelet gjithnje i fresket silurimi brutal qe i beri Berisha ne vitin 1995.

Duke presupozuar se Berisha do ta mposhte ndrojtjen e tij per hir te fitimit te zgjedhjeve lokale, dhe Edurard Selami per hir te te mires se vendit te tij, analiza ime nxjerr konkluzionin se Eduard Selami i ka jo te vogla shanset per te fituar ndaj Edi Rames. Kjo analize bazohet ne faktin qe Eduard Selami i ka te gjitha karakteristikat pozitive te Edi Rames, nderkohe qe nuk ka ato negative. Fakti qe ai, ne moshen 28 vjeēare, dhe pa ndonje eksperience te meparshme politike, arriti te behet brenda pak muajve numri dy i PD-se, dhe me vone i Shqiperise, tregon se i ka te lindura instinktet e nje udheheqesi. Gjate tre vjeteve ne krye te PD-se, ai demonstroi vizion, karizem, energji, dhe aftesi drejtuese te ngjashme me te Edi Rames. Nderkohe, gjate asaj periudhe, si edhe me vone, nuk qarkulloi as zeri me i vogel qe ta akuzonte per korrupsion, per fjalor te papershtatshem, apo per arrogance ne komunikim me vartesit, median, dhe kundershtaret politike. Duke presupozuar se karakteristikat qe deonstroi ne ate kohe vetem mund t’i jene permirsuar gjate qendrimit ne SHBA, eshte e natyrshme te mendosh qe Eduard Selami do te realizonte nje performance me te mire se te Edi Rames ne qofte se do t’i jepej mundesia ta zevendesonte ate. Kjo per arsyen e thjeshte se kohen dhe energjine qe do t’i duhet Edi Rames ta harxhoje per t’iu kundervene kundershtareve te shumte qe krijon me stilin e tij, Eduard Selami do ta perdorte efektivisht per qeverisjen e Tiranes. Ne perfundim, dua te theksoj se kjo analize nuk eshte rigorozisht shkencore. Kjo per faktin se, ne mungese te te dhenave te sakta statistikore, ajo u bazua thjesht ne nje perpunim intuitiv te informacionit te mediave dhe te informacioneve personale. Duke qene i vetedijshem per ndonje pasaktesi te mundshme, shpresoj qe kjo analize t’iu vleje atyre qe vendimin per voten pro Edi Rames nuk do ta bazojne thjesht ne faktin qe ai eshte kandidati i PS-se ose qe ka punuar mire deri me sot, por ne testin “a do te qeverise Edi Rama me mire se sfidanti i tij Demokrat”



--------KJ --------