Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Berisha kerkon te hetoje per pasurite.

    TIRANE (10 Prill) - Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha nė seancėn e sotme plenare propozoi qė drejtimi i Inspektoriatit tė Kontrollit tė Pasurive tė zyrtarėve tė lartė t'i besohet opozitės. Gjatė diskutimeve tė sotme nė kuvend tė projektligjit tė hartuar nga qeveria "Pėr kontrollin dhe deklarimin e pasurive tė zyrarėve tė lartė shtetėror", ku propozohet ngritja e njė Inspektoriati tė Lartė pėr kėtė ēėshtje, Berisha kėrkoi qė opozita t'i propozojė presidentit dy kandidatura pėr postin e kryeinspektorit. Ai tha se duhet vullneti i parlamentit pėr tė shprehur qartė vendosmėrinė pėr identifikimin e saktė tė pasurisė tė zyrtarėve tė lartė. Sipas Berishės, nėse ky proces do t'i besohej opozitės kjo "do tė ishte njė garanci qė transparenca e kontrollit tė ishte maksimale". Propozimi i kryetarit tė opozitės u mirėprit edhe nga deputetė tė tjerė opozitarė, tė cilėt e vlerėsuan si "racional dhe tė dobishėm".

    Qe te hetosh zyrtare te larte te qeverise eshte diēka mese normale dhe e vlefshme per ēdo qeveri.
    Anormale per mendimin tim eshte fakti qe as pozita e as opozita nuk kane te parashikuar ne te ashtuquajturit programe te tyret per zhvillimin e vendit per identifikimin e te gjithe te ardhurave dhe pasurive te shtetaseve. Kjo eshte baza e ēdo shteti qe pretendon qe te jete sadopak demokratik.
    50% e ekonomise eshte informale dhe i shpeton ēdo lloj tatimi e rrjedhimisht taksat e tatimet vijne duke u rritur jo nga viti ne vit po ne ēdo gjashte muaj!
    Te kontrollosh 100 vete eshte mire po nqs 3 milion te tjere i shpetojne kontrollit per mendimin tim eshte nje fllucke ne uje.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    MIRE E KA SHOKU SALI POKUSH TE HETOHET ME PARE ATA JANE TE GJITHE PER TE HETUAR SE TE GJITHE QEVERITARE E PARLAMENTARE JENE TE PERFSHIRE NE KONTRABANDE E KORUPISION KUSH DIREKT DHE KUSH INDIREKT SI KETA TE SOTMIT DHE ATA TE DJESHMIT.
    nuk ka rendesi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Perderisa ne Shqiperi dikush ka mundesi te ngreje nje grataciele luksoze (dhe te jete pronar i saje) dhe nje pjese perfundojne ne Fotoksine do te thote se dicka nuk eshte mire.

    Sa do i zoti te jete dikush nuk mundet me pune te ndershme te ngrihet nje grataciele.
    Valle keta qe vrasin veten nuk dine te punojne?

    Ceshtja eshte se dikush shfrytezon politiken dhe zyrat e Shtetit per te vjedhur ..Ata marrin (vjedhin) Truall, gjejne miljona.. sigurojne LEJe .. licensa e Viza diplomatike per te dale jasht kur te duan e disa i kane jo vetem shtigjet e mbyllura por dhe vrimat..

    7 vjet kane socialistet ne Pushtet..

    Ku ishte alternativa e tyre??

    Cila eshte zgjidhja socialiste???

    Ja prishen kioskat demokrateve e i betonuan me leje e vula gratacielat e Hotelet e tyre dhe kusuri ne Fotoksine e gjen zgjidhjen..

    Po PD cfare propozon?

    Deri tani asgje.

    Lufta kunder korrupsionit eshte vetem njera ane e ceshtjes..
    Alternativat e besushme e te realizushme per zgjidhjen e halleve te popullit jane pjesa me e veshtire e nje qeverisjeje.

    Ne kte pike te gjitha partite skane asgje te qarte..

    Po keshtu eshte gjendja ne Kosove..

    Edhe aty asgje spo behet per popullin.

    Edhe aty hajnat po fitojne e kosovaret e thjeshte perseri kerkojne OTRANTON si zgjidhje..

    Turp..




    Mos valle ne Shqiptaret as komunizem te mire sdime te bejme e as Kapitalizem te Mire..

    Ne nje qytet te vogel perendimor (nuk po e permend emrin) policia kishte bere nje liste me 50 djelmoshat me problematike te Qytetit.
    Kjo liste ishte hartuar duke u nisur frekuenca e krimeve te ndryshme qe kishin bere djelmoshat e qytetit.

    Nga 50 djelmosha 40 ishin me origjine te huaj ( pra djem nga familje refugjatesh te ardhur ne kohe te ndryshme ne kte vend europian) dhe nga keta 40 1-2 ishte arabo-aziatik dhe 38 te tjeret ishin djem nga familje te Shqiptareve te Kosoves.

    Kjo nuk do te thote se te Shqiperise jane me te mire porse ne ate vend ka shumice derrmuese Shqiptar Kosove.

    Keq shume..

    Ku jane Diaspora?

    Pse nuk bejne Kosovaret e Diaspores Kooperativa me Kapital te nje Grupi njerzish e te ngrejne Fabrika e te punesojne Rinine e Kosoves.

    Pse si perkthyesa UNMIKU do zgjidhet punesimi i rinise ne Kosove?

    Pse futja ne radhet e TMK-se do i zgjidhi fakarallekun?


    TMK zgjidh problemin e Tarafeve te Hashimit e Jakupit...po Kusuri...??


    Vetem me nji tender gruaja e Ben Blushit futi ne xhep 200 milion leke..
    Ja po genjej per 200 po ama 20 milion po se SALIU nuk ja fut kot.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Cdo vit po zvogelohet nr i zgjedhsve. Pse ?
    Eshte e qarte nuk kane per ke te votojne.
    Asnjeri ste bind. Eshte kjo arsyeja qe Edvini fitoi zgjedhjet Ai diti ta binde popullin. Kishte nje platforme progresive dhe te qarte.

    Shikoni se si e ndihmon vjedhsit Berisha per te vjedhe leket e popullit.Ndersa nga ana tjeter do te gjeje kusaret qe i interesojne.
    ...........................
    ..........................


    Shekulli:
    TIRANE- Reformatorėt do t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese pėr tė shqyrtuar ligjshmėrinė e shtatė grupeve parlamentare qė janė krijuar nė Kuvend nė mėnyrė fiktive. “Duke e konsideruar kėtė praktikė jo legale, njė formė vjedhje dhe shumė tė rrezikshme pėr konfiguracionin e vėrtetė politik tė vendit, ne do t’i drejtohemi Gjykatės Kushtetuese”, -tha dje Shehu. Nėnkryetari i reformatorėve shtoi se nga kėto grupe janė pėrvetėsuar qindra milionė lekė duke spekuluar jo vetėm financiarisht, por edhe politikisht. Pėr tė krijuar njė grup parlamentar duhen sė paku 5 deputetė. Financimi nga shteti pėr secilin grup ėshtė aktualisht 33 milionė lekė nė vit, ku nuk llogariten shpenzimet e tjera tė ēdo grupi si zyrė, sekretari, makina, telefona etj. “Nė Parlament me kėtė formė “inokulimi artificial” u krijuan 11 grupe parlamentare Kulmi arrihet me grupet “Aleanca pėr Demokraci” qė ka dy deputetė tė ish -Aleancės Demokratike dhe atė Liberal Demokrat po me dy deputetė tė Bashkimit Liberal. Pėr tė krijuar kėto grupe, PDSH u ka shitur nga 3 deputetė. Ndėrsa Grupit tė tė Gjelbėrve tė Partisė Agrare, PS i ka shitur 2 deputetė”, -tha Shehu.

    Grupi Socialist. I plotė.
    Grupi i Partisė Demokratike. I plotė
    Grupi i Partisė Demokrate. I plotė
    Grupi i Partisė Republikane. I plotė
    Grupi Socialdemokrat. 4 deputete tė Partisė Socialdemokrate plus njė i huazuar nga PS.
    Grupi Qendra Liberale. 3 deputetė tė BDNJ, 1 deputet i Aleancės Demokratike plus njė deputet i huazuar nga PS.
    Grupi i “Gjelbert”. 3 deputetė tė Partisė Agrare plus 2 deputetė tė huazuar nga PS.
    Grupi Legalist.4 deputetė tė Partisė sė Legalitetit plus njė anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PDSH
    Grupi i Ballit Kombėtar. 4 deputetė tė Partisė sė Ballit Kombėtar plus njė i huazuar nga PDSH.
    Grupi Liberal Demokrat. 2 deputetė tė Partisė Bashkimi Liberal plus 3 tė huazuar nga PDSH.
    Grupi Aleanca pėr Demokraci. 2 deputetė tė ish –Partisė Aleanca Demokratike plus 3 deputetė tė huazuar nga PDSH.

    ...................
    ..................
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ti thua se nr i zgjedhesve vjen ne renie dhe pastaj na thua se edi rama fitoi zgjedhjet sepse kishta platforme te qarte.

    Ti besoj se e di se edhe sikur 10 veta te marrin pjese ne zgjedhje ato kane nje fitues qe neser qeveris....kur na ke dhene aresyet e fitores se edit a e di ti sa perqind ka qene pjesmarrja ne ato zgjedhje ????

    Sa per grupet parlamentare ajo nuk quhet vjedhje por shfrytezim i ligjshem i hapesirave ligjore.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Marenglen.. nga lista qe paraqite del se me shume deputet borxh ka dhene Ps atyre grupeve..

    Dhe aty ku ka dhene Pd borxh perseri jane grupe qe lehin ne gazeta per PS-ne.

    Pra nuk eshte Berisha hajduti i madh..por tjeret.

    Megjithate Berisha nuk duhet te krijoje rast per keto lojna.
    Gjithsejcili te marri aq te drejta sa i ka dhene Populli ne diten e Votimit..


    PD ka rast edhe per pune te tjera..

    Psh PD mund te tregoje ne opinion, me te dhenat qe ka ajo vete.., pa pritur kontrolle e Komisione e ligje.. se cfar kane bere militantet e PD-se kur ishin ministra ose shefa zyrash e kryetare bashkishe ne kohen e saje.
    E kete ta beje per ata qe jane akoma ne ate Parti ose qe kane gjet strehe ne shalet qime-kuqe te Pollos ose koteceve tjera ku kakarisin nga njihere si "engjuj"..qe nga Koplik-Ruli e deri tek Artan-Hoxh-Mekso - Musarajet.


    Shushunjat jane shushunja pamvaresisht ne cilen Parti lepihen..

  7. #7
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    brari!

    Eshte e vertet qe edhe PS-ja ka bere te njejten gje. Por per ata e dime qe te vjedhin te shujne deren. Puna eshte qe PD duhet te tregoje qe mund te jete alternative me e mire. Ajo jo vetem qe nuk jep alternative, por ne te kundert, shohim qe edhe me ato pak mundesi qe ka prap i shfrytezon per te llufur nanji lek me teper, cbehet kur te vije ne pushtet (thote tarja me vete pasi ka lexuar kete artikull?!)
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alternativa nuk shihen ne Horizont.

    Shqiperia ka dy Pole.

    Rogner-istet dhe Fotoksin-istet.

    Nje pale me makina luksoze e ne darka dreka me karkaleca e Vere franceze (Rogner-istet) e pala tjeter me buk te mykur e dhalle qe e mbyll jeten me Fotoksine.

    Ja psh ca Rognerista c'bejne..


    GSH

    ----------

    Pas takimit nė Rogner, mbrėmė te "Diplomati"

    Sėrish bashkė Meta me Ramėn, dje nė ditėlindjen e Genc Rulit


    ----------------------------------------
    a.k.

    Edi Rama dhe Ilir Meta sėrish bashkė nė njė tryezė. Vetėm njė ditė mė parė u takuan nė hotel "Rogner", dje ishin nė hotel "Diplomati". Njėri pas tjetrit e me pako dhuratash me fjongo, Rama e Meta u futėn nė restoratin e hotelit. Nė sallė njė muzikė e lehtė italiane. Tė dy u ulėn nė njė tryezė tė mbushur plot me pije e fruta deti. Nė mes qėndronte Remzi Lani dhe pėrballė Genc Ruli. Ky i fundit dje mbushi 45 vjeē. Nė festėn e ditėlindjes Ruli ftoi miqtė, mes tė cilėve, Metėn e Ramėn, duke u bėrė shkak pėr njė takim tė dytė mes tyre. Njė ditė mė parė ata u treguan tė kujdesshėm me pijet e ushqimet, dje jo. Prodhimet e detit dhe vera e bardhė rėndonin tryezat. Meta shijonte gjithė ėndje oktapodė zgare me verė tė bardhė e Rama mbante pėrpara njė sallatė tė bollshme me fruta deti dhe e uronte Rulin pėr ditėlindje. Biseda e tyre ndėrpritej shpesh nga ndėrhyrjet e Remzi Lanit, i ulur mes tyre.
    "E sheh, prapė bashkė kėta. Kishin muaj qė s'takoheshin fare, e tani shihen pėrditė", kjo pėrshpėritej nga miqtė e Rulit, tė cilėt e kishin ende tė freskėt takimin e njė dite mė parė nė "Rogner", qė bėri bujė nė shtyp. Pamja e Metės dhe Ramės sėrish pranė, u fiksua disa herė nga fotografėt e porositur nga Ruli pėr ditėlindjen e tij. Biseda dukej shumė mė e hapur se njė ditė mė parė. Sigurisht, ishte festė. Nė "Rogner" ata qėndruan vetėm 50 minuta, ndėrsa mbrėmė deri vonė. I kėnduan nė kor "Shumė urime pėr ty..." Genc Rulit, pa u shqetėsuar nga pėshpėritjet e tė pranishmėve pėr kėtė takim tė dytė mes tyre. Batutat shtoheshin e thuheshin edhe me zė tė lartė. Shprehja e Remzi Lanit "po Nano do vijė", u pėrcoll me buzėqeshjen diplomatike tė Metės e pėrshėndetjen e pėrzemėrt tė Ramės. Nė fund e uruan Rulin pėr ditėlindje, biseduan disa sekonda nė lulishten e vogėl tė hotelit e mė pas makinat e tyre luksoze ēanė errėsirėn pėr t'u larguar nė drejtime tė ndryshme.
    --------------------------------

    Ja dhe nje Loje e re qe ka dale per Rruajtje milionash per dy minuta..
    Kte loje e ben Arta Dadja, Ben Blushja, Makbule Cecja e se fundi dhe Koc Dhimja ndaj Tos Lubonjes.

    Sot dhe Rudina e Ed Rames..

    GSH thote..

    ----------

    Padia, larg kamerave, pas akuzave tė deputetit

    Rudina Magjistari hedh nė gjyq Olldashin pėr shpifje


    -------------------------------------------------------------



    Rudina Magjistari ka paditur dy javė mė parė nė Gjykatėn e Tiranės, kryetarin e komisionit hetimor parlamentar, Sokol Olldashi. Prezantuesja e njė emisioni "show" nė njė televizion kombėtar qė bashkėjeton me kryebashkiakun e kryeqytetit, e akuzon Olldashin se ka shpifur dhe kėrkon si dėmshpėrblim prej tij 5 milionė lekė. Padia e fshehtė e Magjistarit, larg objektivit tė kamerave, erdhi pasi deputeti i Partisė Demokratike deklaroi nė Parlament, se "Edi Rama i ka dhėnė 200 milionė lekė Rudina Magjistarit pėr festėn e Pezės". Burime nga Bashkia e Tiranės shpjeguan se koncerti qė u zhvillua dy vjet mė parė nė Pezė, pati njė kosto prej 5.9 milionė lekėsh. Olldashi ka deklaruar se pėr kėtė koncert tė konceptuar nė formėn e njė "megashow", janė shpenzuar 200 milionė lekė dhe mbetet ende pėr t'u vėrtetuar nėse kjo ėshtė e vėrtetė. Deputeti demokrat do t'i duhet tani tė pėrballet nė Gjykatėn e Tiranės me akuzėn pėr shpifje ndaj Magjistarit.
    Festa e Pezės u organizua mė 16 shtator tė vitit 2001 me rastin e pėrvjetorit tė Konferencės sė Pezės. Koncerti kishte pėr bashkorganizator Bashkinė e Tiranės dhe u prezantua nga Rudina Magjistari.
    Deputetėt e opozitės me nė krye liderin e PD-sė, Sali Berisha, kanė lėshuar vazhdimisht akuza ndaj Edi Ramės pėr shpėrdorim tė fondeve publike. Nė kėto akuza opozita nuk ka lėnė jashtė edhe Rudina Magjistarin, personin me tė cilin Rama bashkėjeton prej disa vitesh nė njė apartament nė kryeqytet. Sipas PD-sė, kryebashkiaku ka pėrfituar financiarisht duke i dhėnė Magjistarit fonde tė bashkisė sė kryeqytetit, tė cilat mė pas nuk janė pėrdorur pėr qėllimet e parashikuara. e.m.

    ---------

    Per njat Shna Ndue kta ja kan kalue PPSH-se.. ne ustallek.






    ....

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur qeveria nuk e stimulon dhe mbeshtet prokurorine qe te kryeje misionin e saj kushtetues te hetimit dhe ndeshkimit te abuzimeve me fondet publike dhe krimin, atehere bara bie mbi opoziten qe ta beje kete me ate pushtet te kufizuar qe gezon opozita. Nese ne vitet 1992-1996 ish-presidenti i vendit nxirrte dekrete per shkarkimin e ministrave te korruptuar nga detyra, si Genc Ruli e kompani, ne 6 vjetet e fundit nuk kemi degjuar qofte edhe nje shkarkim apo denim te ministrave te perfolur.


    Albo

    Jashte teme Mariglennora:

    Edvin Rama eshte zgjedhur kryetar i bashkise se Tiranes me 20000 vota ne total ne nje kryeqytet qe ka gati 1 milion banore!

    No comment!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Prokuroria eshte institucjon i pavarur dhe per kete duhet qe te kryeje funksionin e vet.
    Kryeprokurori Sollaku u caktua me knsensus te opozites me poziten keshtu qe fajin per kete e ka dhe opozita
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Sekuestrohen pasuritė e njeriut tė Bin Laden
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 14:49
  3. Ligj pėr tė marrė pasuritė e MAFIA-s
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 09:48
  4. Ēeēo kėrkon "vizė" nė Zyrėn e OSBE pėr tė hyrė nė Lazarat
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •