Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha ne Europe..mbas Tritan Pollos ( ???).

    KJ

    ----------


    BERISHA VEZHGOHET NGA TE DJATHTET EUROPIANE

    Edlira Prenga

    Partia Demokratike u pranua dje si anetare vezhguese ne grupin e Partine Popullore Europiane. Kryetari i opozites, Sali Berisha prej me shume se kater ditesh ka bere te gjitha tratativat qe partia qe ai perfaqeson te behet anetare e PPE-se. Debatet per pranimin e PD-se me te drejta observuese ne kete grupim te madh partish, kane qene te shumta. Para nente muajsh ishte perpjekja e pare e PD-se per te hyri si anetare, por PPE-ja pranoi ne gjirin e saj partine e dale nga Berisha, Partine Demokrate te Reformuar. Kryetari i opozites, Berisha ngriti zerin me force ndaj kesaj perzgjedhjeje te ber` nga PPE-ja, duke e cilesuar si jo normale, kete fakt, pasi sipas tij “PDr-ja nje parti vetem me gjashte deputete arriti te behej anetare vezhguese e kesaj partie te madhe”. Qe nga ajo kohe PD-se dhe liderit demokrat iu vune kushte per te qene pjese e ketij grupimi te madh. Mos plotesimi i tyre nga ana e demokrateve shtyu kohe pas kohe pranimin e saj me te drejten e anetarit vezhguese ne PPE. Kjo eshte bere shkak qe edhe kete radhe debati per pranimin e saj apo jo, te jete i madh. Para dy ditesh ne takimet qe kryetari demokrat, Berisha ka patur me kryetaret e partive te ndryshme te PPE-se, ka kerkuar me insistim te jete anetare vezhguese e kesaj force politike. Debatet jane perqendruar ne faktin qe PD-ja nuk i ka realizuar kushtet e vena nga PPE-ja. Pas me shume se kater dite debatesh, vetem dje i eshte dhene e drejta, qe PD-ja te jete ne grupimin e partive vezhguese te PPE-se. Dhe kjo jo per faktin se PD-ja i ka plotesuar kushtet e vena, por se pranimi eshte bere pasi eshte sqaruar pozicioni i saj qe ka patur ne EDU (Unionin Demokratik Europian) dhe ne grupin e partive Kristian Demokrate. Ne vitin 1995, kur PD-ja drejtohej nga Tritan Shehu, arriti qe te behej anetare vezhguese e ketyre partive. Shkrirja e tyre ne PPE e largoi PD-ne nga kjo anetaresi. Burime nga Brukseli, ku prej kater ditesh ka qene kryetari demokrat Berisha, bejne te ditur se sqarimi i pozicionit te PD-se ne EDU, ka bere te mundur pranimin e saj si anetare vezhguese ne Partite Popullore Europiane. Mesohet se Berisha kete radhe ka vajtur ne Bruksel per te sqaruar pikerisht kete pozicion dhe per t’u anetaresuar. PD-ja ashtu si partite e tjera shqiptare nuk do te jene anetare me te drejta te plota te grupimeve te partive Europiane deri ne momentin kur ajo te zere vendin e duhur ne Bashkimin Europian. Anetaresimi i plote i tyre do te jete ne varesi te procesit te hapjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne BE. Por PD-ja arriti te jete nje anatere vezhguese e PPE-se, pas nje periudhe te gjate heshtjeje ne kete drejtim. PPE-ja ka vene nje sere kushtesh te rendesishme qe duhet te zbatohen nga PD-ja ne menyre qe ajo te vazhdoje te jete pjese e tyre. Burime nga selia blu bejne te ditur se nje nga kushtet e vena eshte qe te mos luhet me me politiken militantiste dhe te figures se njeshit brenda partise. Sipas tyre PPE-ja ka kerkuar nga kryetari demokrat te lejoje mendimin ndryshe brenda partise, nje kusht i nevojshem per ecjen para te nje force politike. Po te njejtat burime bejne te ditur se kryetari demokrat i ka pranuar kushtet e vena dhe se tashme ne PD priten ndryshime te rendesishme ne koncpetimin e ri perendimor qe pritet te sjelle kryetari i tyre, Berisha.




    ----------

    PDR: BRAVO BERISHA


    Partia Demokrate e reformuar, e para parti i djathte e pranuar ne PPE, pershendeti pranimin e PD-se ne kete grupim te partive europiane. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Tritan Shehu, ne nje prononcim per “KJ” e cilesoi si element pozitiv kete fakt. “Pranimi i PD-se ne PPE, duhet konsideruar si nje element pozitiv, pasi ne sa me shume struktura te jemi te perfshire do te sherbejne si hapa pozitive per Shqiperine”, u shpreh ai lidhur me kete fakt. Sipas Shehut per PD-ne kjo eshte e rendesishme pasi, kesaj force politike duhet t’i sherbeje te dale nga politika militantiste qe ka bere ne keto vite. “Shpresojme qe keto hapa te vlejne qe PD-ja te dale nga kncpeti i militantizmit, nga koncepti i te parit”, u shpreh Shehu duke cilesuar edhe nje here se kjo duhet pare si element pozitiv, per te gjithe politiken shqiptare dhe se eshte nje shans me shume per PD-ne per te qene pjese e strukturave Europiane.


    ----------------------


    “Shpresojme qe keto hapa te vlejne qe PD-ja te dale nga koncpeti i militantizmit, nga koncepti i te parit”, u shpreh Shehu..


    Mire..mire o Shehu po ti kur do shkeputesh nga Dosjet e Klosit dhe prasi rebelave??

    U shitet o Tritan u shitet..

    Ne partine tende jane mbledhur gjithe spiunet dhe hajdutet qe i nxorri teper PD-ja..


    Juve ju mban gramoz-klosi me shiringa..e ju ve te kendoni sa her e lyp Partia mėmė.


    Ka gjet Berisha ne cfar grupacioni te futet ne Europe..

    Aty ku ka hyre Pollo as opinga nuk eshte burreri te shkele..


    Mere me long se mishi u maru..i thon ksaj..


    Hyni more ne popullin tuaj qe po vdes per buke..e lereni europen e Prod-Pakut qe tallin leshin e sqetullave me Miletin shqiptar..





    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-04-2003 mė 13:00

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrime tė ndryshme pėr studentėt Shqiptarė:
    Nga forever nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •