Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 96
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Është në nderin e këtij forumi ruajtja e temave të shkuara, të cilat, në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë, hedhin dritë mbi ngjarje dhe persona të ndryshëm, duke gjurmëzuar kështu mendimet, përshtypjet, bindjet dhe bëmat e protagonistëve dhe opinionit publik shqiptar në një sfond elektronik, i cili po i reziston mjaft mirë kohës.

    Para 15 vitesh, në këtë forum është diskutuar gjerësisht për një person, i cili në atë periudhë etiketohej si një figurë e errët, që po ndërmerrte një mision të dyshimtë në dëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të Kryepiskopit të saj dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Prezantohej me emrin At Foti Cici

    Jeta vërtetoi më së miri se, ato që u denoncuan në këtë forum për këtë, me fakte e me dokumente, pjesa kryesore e të cilave u publikuan në shtypin e kohës nga autorë jo anonimë, por nga qytetarë me emër e mbiemër, ishin të vërteta, prandaj dhe z. Fatmir Cici nuk guxoi kurrë t'i drejtohej gjykatës e t'i akuzonte ata për shpifje, gjë që nuk harronte të bënte nëpër forumet dhe blogjet e kohës. Ky person, i cili deri atëherë, për të përmbushur misionin e tij të dyshimtë, kërkonte të fitonte publicitet dhe popullaritet, duke përdorur profile të ndryshme nga një IP e vetme, por edhe duke shfrytëzuar padijen e dy personave të tjerë, të cilët i përdorte si mish për top, duke i larguar kështu nga rruga e Zotit dhe e ortodoksisë. Jemi lutur gjithmonë për ta, sepse e dinim mirë se ishin viktima të këtij njeriu, prandaj dhe jemi të gëzuar që, tashmë, i kanë kthyer shpinën këtij manipuluesi antishqiptar e antiortodoks.

    Antiortodoksizmi i z. Fatmir Cici ndoshta nuk do të ishte kaq shqetësues për një pjesë të shoqërisë shqiptare, qoftë edhe për një pjesë të vogël të saj, nëse do të kufizohej në një kuadër thjesht fetar nëse nën këtë maskë nuk do të fshihej një antishqiptarizëm i thellë, tashmë i dokumentuar. Nuk është rastësi që ky njeri u dëbua prej të gjithë shqiptarëve. U dëbua fillimisht edhe prej Dioqezës Shqiptare të Amerikës, drejtuesit e së cilës ishin të parët që e nxorën përjashta. Po ashtu, dëshmitë e të ndjerit Sejfi Protopapa dhe debatet e tij me këtë person (të cilat janë ende në internet dhe në shtypin e kohës) dhe kushdo mund t'i lexojë e të kuptojë se sa i padëshiruar është ky njeri në gjirin e shqiptarizmit. Në të njëjtën mënyrë u dëbua edhe nga të gjitha Kishat Ortodokse, me të cilat erdhi në kontakt ose bashkëpunoi për një farë kohe. U dëbua edhe nga OCA, pas një vendimi zyrtar të kësaj Kishe (shih The Orthodox Church, NOV/DEC 2006, pg 10: DEPOSED
    CICI, The Rev. Foti, who was suspended, is deposed
    from all sacred functions of the Holy Priesthood and
    his name is removed from the ranks of clergy of
    the Orthodox Church in America by the Holy Synod
    of Bishops of the Orthodox Church in America/ October
    25, 2006.)

    Eshtë e qartë se z. Fatmir Cici është turpi i ortodoksisë botërore. Gjithsesi, problemi i tij nuk është vetëm Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas apo hierarkët dhe punonjësit e saj. Problemi i tij i vërtetë është mizantropia nga e cila është pushtuar. Nuk le njeri pa sharë, në kuptimin fizik dhe juridik. D.m.th. shan Kishën Orthodhokse, por edhe shqiptarët. Vini re në postimet e tij në social media si shan myslimanët në përgjithësi, jo individë të veçantë. Vini re si shan edhe bashkëfshatarët e tij kur bën fjalë për riparimin e çatisë së kishës së fshatit të tij, Nivicë Bubar.

    Rishfaqet pas plot 15 vitesh heshtjeje të plotë, të cilat janë vitet që nga momenti që Kisha Ortodokse në Amerikë (OCA) e zhveshi nga prift e deri para pak kohësh, kur ky zotëri paraqitet përsëri si At Foti Cici, pa folur asnjëherë se ku shërben, kujt i shërben dhe kush e paguan.

    Ky shpifës i paguar, i cili është më i urryer se një vrasës i paguar, akuzon gjithë të tjerët për skandale seksuale, për të kaluar imorale, etj., etj., në një kohë që ai vetë ka dalë nga burgjet e krimeve ordinere, pa guxuar ta pranojë këtë fakt publikisht. Etika e postimeve të tij, e frymëzuar dhe huazuar padyshim nga botimet pornografike, është provë e dukshme patologjike e gjendjes në të cilën ndodhet shëndeti i tij mendor. I vetmi ngushëllim për të mund të jetë fakti se edhe të marrët mund të hyjnë në histori. P.sh. Herostrati dogji Tempullin e Artemidës në Efes (një nga shtatë mrekullitë e botës) që ta shkruante historia. Atë që z. Fatmir Cici nuk ka kuptuar është se të marrët mund të hyjnë në histori, por nuk e bëjnë dot historinë, as nuk e shkruajnë dot atë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 01-03-2019 më 09:01

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar GJIKSANA për postimin:

    ilia spiro (01-03-2019)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fenomeni "Fatmir (Foti) Cici", në kuptimin e ekzistencës së një organizmi të gjallë shumëqelizor, i cili eksitohet nga prania rreth tij e shoqërisë njerëzore, e një komuniteti apo e një individi, që merr frymë, jeton, vepron e përparon pa i marrë leje atij (këto fjalë janë në një farë mase perifrazim i një thënieje të famshme të të ndjerit Sejfi Protopapa për këtë person), përbën rast të veçantë për fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë. Rast të veçantë përbën edhe intensiteti i shpërthimeve histerike dhe sasia e shkumëzimeve të tij sa herë që instinktet ziliqare, prej të cilave komandohet, e sinjalizojnë se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi, hierarkia dhe anëtarët e saj ecin përpara, pavarësisht sulmeve dhe shpifjeve, që dëgjohen prej gojës së tij, por që në fakt burojnë nga faktorë të tjerë, të ndryshëm çdo herë, por gjithmonë po kaq keqdashës ndaj Kishës sonë. E themi dhe e rithemi se ky njeri, krejtësisht i pafaftë e tërësisht i paditur e i pashkolluar, por mbi të gjitha, i paralizuar deri në palcë nga dembelizmi i tij legjendar i tipit stambolljan, e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën e vet në rrugë të ndershme, aq më tepër të përparojë në dije, në virtyt e në jetë shoqërore.

    Z. Fatmir Cici u përball me jetën e vërtetë, me realitetin e ashpër të mbijetesës, kur i mbaruan dhrahmitë që merrte për shumë vite me radhë nga Ministria e jashtme e Greqisë, kur të gjithë ata që e ndihmonin e kuptuan më në fund se lajkat dhe sahanlëpirjet e tij ishin një mashtrim. E vetmja mundësi reale që i mbetej ishte të kthehej në Shqipëri e të ofronte edhe ai ndihmesën e tij në veprën e ringritjes së Kishës prej Kryepiskopit Anastas. Gjithsesi, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për të, sepse puna, për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që ekzistonin atëherë Shqipëri, ishin në antitezë të plotë me mënyrën e jetesës dhe luksin që ai ëndërronte.

    Instinkti i tij i mbijetesës mbizotëroi ndaj çdo lloji tjetër etike e morali njerëzor, larg çdo parimi e virtyti të krishterë, përtej traditave dhe zakoneve të vendit ku ishte rritur e edukuar, pse jo, edhe larg moralit të familjes nga rridhte. Në mënyrë që të hapte një portë të re mbijetese të rehatshme, shfrytëzoi zërat, kritikat dhe pakënaqësinë që dëgjoheshin e një pjese të diasporës shqiptare në SHBA kundër zgjedhjes së një shtetasi grek në drejtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. “Papritur e papandehur”, një ditë të bukur e plot diell, e shpalli veten të persekutuar prej Kryepiskopit Anastas për shkak të bindjeve të tij antigreke!!! Largimi i tij nga perspektiva e bashkëpunimit me Kishën e Shqipërisë dhe orientimi përtej oqeanit me këtë pretekst ishte qesharak edhe për faktin se ishte vetë Kryepiskopi Anastas që e dërgoi në Angli për të mësuar anglisht, gjë që i dha atij mundësinë të shkonte fillimisht në SHBA e më pas në Kanada. Lojërat e tij me Dioqezën e atjeshme Shqiptare, me krerët e nderuar të saj, me të ndjerin Sejfi Protopapa e plot të tjerë, janë të njohura për publikun. Siç e thamë edhe në postimin e parë, diaspora shqiptare ishte e para që i tregoi rrugën këtij shpifësi e ngatërrestari të sëmurë. Të mos harrojmë se në vitet kur ky njeri luftonte me tërbim Kryepiskopin Anastas dhe Dioqezën Shqiptare të Amerikës, fundamentalizmi islamik po shtrinte kthetrat e tij në gjithë Ballkanin postkomunist.

    Erdhi dita që mbijetesa e tij, sipas kritereve që ai vetë kishte vendosur për kushtet e jetesës, nuk mund të sigurohej në mënyrë tjetër, përveçse të vishte raso. E vërteta është se ky vendim nuk përbënte kurrë prioritet për jetën e tij, edhe pse kishte premtuar shumë herë, si p.sh. para profesorëve të fakultetit teologjik në Athinë për të siguruar trajtim të veçantë gjatë provimeve, përpara Kryepiskopit Anastas që të siguronte letra rekomandimi për vazhdimin e dhënies së bursës nga Ministria e Jashtme e Greqisë etj. Rasoja që padenjësisht arriti të vishte, i rriti mjaft aksionet e veta në bursën e propagandës antiortodokse në Shqipëri. Duke u paraqitur si një prift erudit e patriot i zjarrtë, shtypi shqiptar i kohës, i financuar pa asnjë dyshim nga përkrahësit e kësaj propagande, i dhanë hapësirë të mjaftë këtij njeriu, i cili, në realitet, nuk është në gjendje as të shkruajë saktë emrin e tij. Ndërkohë, me profile të shumëfishta në internet, krijoi një atmosferë terrori kundër atyre pak besimtarëve që kishin mundësi në ato vite të kishin kompjuterin e tyre dhe një lidhje interneti (në Shqipëri operohej ende me lidhje dial up, me shpejtësi minimale, me shkëputje të shpeshta e vonesa të mërzitshme). Shumë shpejt, pas një sensibilizimi të gjithanshëm të besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë vendit, këtij shpifësi dhe ngatërrestari iu dha një përgjigje e fuqishme si në internet, ashtu edhe në shtypin shqiptar, jehona e së cilës vazhdon të dëgjohet deri sot, madje edhe në këtë Forum. OCA e dëboi nga radhët e veta dhe ia hoqi rason, ndërsa shtypi shqiptar, ose më saktë ato gazeta që e kishin promovuar këtë person në emër të luftës kundër Kryepiskopit Anastas, u turpëruan përjetë. “Heroi” i tyre u plasi para hundës si një flluskë sapuni.

    Përpara se të kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas plot 15 vitesh inekzistence absolute, le të sqarojmë me pak fjalë gënjeshtrën dhe mashtrimin mbi të cilin u ndërtua “fenomeni Fatmir (Foti) Cici”. Së pari, kalimi i kufirit me Greqinë si refugjat dhe paraqitja e tij përpara autoriteteve policore me një letërnjoftim me emrin “Foti” dhe jo Fatmir, siç e kishte në të vërtetë, si dhe me deklarimin se rridhte nga minoriteti grek. Së dyti, fshehja e faktit se ishte një ish i dënuar me pesë muaj burg për krime ordinere (plagosje personi me paramendim). Së treti, përqasja me qarqe vorioepirote, para të cilave deklaroi se ishte një ish i burgosur politik i regjimit komunist për shkak të bindjeve fetare dhe dëshirës që gjoja kishte shprehur për të studiuar për teologji. Së katërti, parregullsia ligjore në pranimin e tij në fakultetin teologjik të Athinës. Z. Fatmir Cici ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Delvinë, shkollë e cila, sipas ligjit të atëhershëm, bazuar në kurrikulën e saj, lejonte vazhdimin e studimeve të larta vetëm në degët veterinari dhe agronomi. Për shkak të paqartësive që ekzistonin në atë periudhë (1991) dhe të mungesës së korrespodencës zyrtare mes dy ministrive të arsimit, z. Fatmir Cici nuk paraqiti kurrë një dokument të tillë. Pra, diploma e tij, është e pavlefshme. Së pesti, diploma e siguruar prej tij në fakultetin teologjik të Athinës është siguruar në rrugë të pandershme. Gjatë gjithë kohës ka kërkuar trajtim të veçantë në provime, nuk ka marrë kurrë pjesë në provime me shkrim për gjoja vështirësi në gjuhën greke, e mbi të gjitha, u ka kërkuar profesorëve ta ndihmojnë të kalojë provimet sepse kërkon të kthehet sa më parë në Shqipëri për të ndihmuar Kryepiskopin Anastas.

    Kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas një periudhe kaq të gjatë. Të theksojmë se periudha në të cilën ky person nuk është bërë i gjallë është mjaft e gjatë (2004 – 2019). Mosha e tij gjatë kësaj kohe është luhatur nga 36 në 51 vjeç. Bëhet fjalë për vitet më produktive të jetës së një njeriu dhe për gati gjysmën e viteve të punës që duhen për të fituar pension të plotë. Vërtet, a ka njeri që të mendojë se patriotizmi dhe besimi i një njeriu, i cili shkul faqet, bërtet e ngjiret se është gati të japë jetën për to, por për plot 15 vite nuk bëhet i gjallë, pastaj papritur shfaqet përsëri si gjykatës i të gjallëve e të vdekurve?

    Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ky njeri mungoi për një kohë kaq të gjatë sepse askush nuk mund t’i ngarkonte misione si ato të mëparshmet, pa pasur raso. Rasoja ishte dhe do të jetë e vetmja vlerë e këtij njeriu, me anë të së cilës mund të sigurojë treg pune dhe klientelë. Ndërkohë, ne e dimë tashmë se ai është zhveshur nga çdo detyrë e funksion nga Kisha Orthodhokse. Në momentin që jemi duke folur, nuk ekziston në asnjë organikë të asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Pra, nuk mund të ketë raso. Nuk e dimë nëse ka xhybe, por raso nuk mund të ketë. Deri tani, megjithëse janë të shumtë ata që e kanë ftuar të thotë se cilës Kishe i përket, nuk guxon të përgjigjet. Personalisht, jam i bindur se rasoja e tij është “virtuale”, imagjinare, ashtu si dhe emri që përdor (At Foti).

    Ky është mashtrimi i radhës i këtij supermashtruesi dhe shpifësi me pagesë. Vetëm se i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Kutërbimi i atyre që e kanë ngarkuar me misionin e radhës është tepër i rëndë për të mos u nuhatur dhe tepër afër për të mos e kuptuar se cilët janë. Vetëm se kësaj radhe, kocka që pret si shpërblim, do t’i ngecet në grykë. Kohët kanë ndryshuar. Populli thotë se kjo është koha e maskarenjve, dhe kështu mund të jetë, por edhe ne prandaj jemi këtu: që t’u tregojmë vendin maskarenjve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 02-03-2019 më 13:16

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fenomeni Fatmir (Foti) Cici do të kalonte, pa dyshimin më të vogël, pa u vënë re nga askush sikur ky njeri të mos kishte veshur raso dhe të mos përdorej si marionetë nga të tjerë pikërisht për hir të kësaj rasoje që mbante. Si njeri i paditur e i keqarsimuar, por edhe për shkak të errësimit të logjikës nga etja për të fituar sa më shpejt 30 asprat nga shitja e besimit, nuk mori parasysh asnjëherë lakuriqësinë e veprimeve të tij në një botë globale, ku shqiptarët janë të kudondodhur, ku informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës e ku gënjeshtra, e cila në kohë më të vjetra i kishte këmbët e shkurtra, sot nuk ka këmbë fare. Zvarritet si gjarpri, të kafshon si gjarpri, por edhe i shtypet koka si gjarprit.

    E vetmja shpresë që rishfaqja e z. Fatmir Cici, pas një heshtjeje të thellë 15-vjeçare, të gëzonte reputacionin e një njeriu të ndershëm, konsekuent e të panjollë, do të ishte ose një goditje cerebrale në rang kombëtar, një humbje e kujtesës kolektive. Por ja që, lavdi Zotit, kujtesa e shoqërisë shqiptare është plotësisht e shëndetshme dhe ne jemi në gjendje t'i kujtojmë atij prapësitë e të kaluarës. Vërtet që në këto 15 vite ka dalë një brez i ri, i cili ndoshta nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë emër, as bëmat dhe veprimet e tij kundër Kishës sonë, por që i ka të gjitha mundësitë të informohet, që fenomene të tilla, si fenomeni Fatmir (Foti) Cici të mos ngrenë kurrë më kokë. Njohja e të kaluarës është investimi më i mirë për të ardhmen. Ekziston një shprehje, që thotë se kush nuk njeh të kaluarën, është i detyruar ta rijetojë atë, e kjo nuk duhet të ndodhë, nuk do ta lejojmë që të ndodhë.

    E veçanta e fenomenit Fatmir Foti Cici është se ky njeri, për të bërë të besueshme shpifjet e tij kundër të tjerëve, përpiqet të fshehë të kaluarën e vet me kaq gënjeshtra e deformime, saqë mund të them me plot gojën se, nëse ka një njeri që duhet ta padisë për shpifje këtë njeri, është vetë vetja e tij!!! Po sjell vetëm një shembull të vogël. Në postimin tim të mëparshëm kam shkruar se ai ka kaluar kufirin me një letërnjoftim me emrin “Foti”. Në lidhje me këtë, në faqen e tij në facebook (https://www.facebook.com/search/top/...epa=SEARCH_BOX), z. Fatmir Cici shkruan:

    ..emrin nuk e kam ndryshuar në Greqi, por në Shqipëri, në vitin 1990, para pagëzimit. Për hir të historisë, këshilli i fshatit (Nivicë) m’a rrëzoi dy herë kërkesën për ndryshim emri (1989 & 1990), derisa i bëra kërkesë Këshillit të Bashkuar të zonës, siç quhej atëbotë... Ndërsa prisja të merrja letërnjoftimin me emrin e krishterë (bashkangjitur), i cili u lëshua mbas disa muajsh nga vendimi i ndryshimit të emrit, me trazirat politike të fundvitit 1990 në Shqipëri, vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit “nga mali”, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita.

    Dhe më poshtë:

    Përderisa u linda mbas ndalimit të fesë, emrat tradicionalë në fshatin tonë ishin ndaluar, gjë që dëshmohet edhe tek emrat e bashkmoshatarëve të mi në Nivicë. Vetëm njëri nga shokët e klasës kishte emër ortodoks, i cili e kishte siguruar me ndërhyrje, sepse ishte i fundit dhe emri i gjyshit nuk ishte marrë më parë në familjen e tij. Kështu më tha im atë, kur e pyeta se pse...

    Urojmë që një ditë Kisha jonë t'i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre, pa qenë e nevojshme të kalojmë në labirinthe të tilla.


    Po mirë, more z. Fatmir, përse e ndryshove emrin pikërisht në 24 janar të vitit 1990, kur zotrote kishe gati një muaj që ndodheshe në Kampin e Refugjatëve të Kallpaqit? Hajde po e pranojmë që ti kishe ndërgjegje të theksuar ortodokse dhe doje me “patjetër” të vije në vend padrejtësinë që të bëri regjimi, duke mos i lejuar prindërit e tu të të vinin një emër ortodoks. Pse nuk prite momentin e pagëzimit për ta bërë një gjë të tillë? Pse nuk bëre si mijëra ortodoksë të tjerë, që u pagëzuan me emër të krishterë, por mbajtën edhe emrin e tyre në dokumentet zyrtare (për shumë arsye). Hajde, e zëmë se edhe këtu ke të drejtë. Por nuk po kuptojmë kur ke të drejtë, kur thua se duhej të çliroheshe nga emri “Fatmir” në shenjë proteste ndaj përdhunës së sistemit komunist, apo kur thua se Kisha jonë duhet t'i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre?

    Nuk e di nëse ky njeri ka ndonjë njeri që i shkon pas vullnetarisht e pa ndonjë interes, por nëse ka, edhe vetëm argumenti i mësipërm arrin edhe tepron për t’u përmendur nga kjo letargji e thellë e për të kuptuar se duhet të jetë tepër trutharë që t’i zërë besë një mashtruesi të tillë. Gjithsesi, aventura e Fatmir Cicit me emrin e tij nuk mbaron këtu. Kur OCA e dëboi nga radhët e saj, ai shfaqej në internet me emrin Fatmir Cici, pra me një emër që, sipas atyre që shkruan në faqen e tij të facebook-ut, ai vetë e kishte refuzuar si atavizëm komunist. Para se të shkarkohej nga çdo detyrë priftërore, në bazë të karakterit të postimeve, shfaqej me të dy emrat (Fatmir dhe Foti). Gjithsesi, kur u bënte qejfin qarqeve terroriste islamike, përdorte vetëm emrin Fatmir. A është në gjendje ky njeri të shpjegojë se si ka mundësi që ka përdorur emrin Fatmir, të vetëm apo të kombinuar, në një kohë që ai vetë e ka refuzuar atë me bindje të plotë, siç e pranon edhe vetë?

    Tani edhe diçka të fundit për postimin e sotëm. Ky mashtrues, në faqen e tij në facebook, u referohet akuzave, që gjoja i drejtojnë klerikë ortodoksë të KOASH dhe njerëz të saj, si p.sh. se është me origjinë myslimane apo ka ikur në Amerikë me pasaportë greke. Një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse klerikë dhe teologë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e kanë denoncuar hapur, me emër e mbiemër e me të dhëna të sakta për çdo veprim të tij antiortodoks e antishqiptar. Denoncimet e tyre janë edhe sot në arkivat e gazetës NGJALLJA dhe në arkivat e shtypit shqiptar të asaj kohe. Material mjaft i besueshëm gjendet edhe sot në këtë forum, të cilit, për faktet që sjell, nuk mund t’i hiqet asnjë presje (https://www.forumishqiptar.com/threa...fera-shqiptare). Asnjëherë nuk janë shkruar gjëra të paqena, sepse etika e kësaj Kishe dhe e besimtarëve të saj nuk e lejon shpifjen. Çdo gjë që është shkruar, shkruhet e do të shkruhet, ishte, është dhe do të jetë e gjithmonë e dokumentuar, prandaj dhe e vërtetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 03-03-2019 më 12:00

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kërkoj ndjesë nga lexuesit e kësaj teme, me lutjen se kush ka informacion nëse ky njeri është me raso këtë moment dhe në ç' Kishë shërben, le të na informojë. Ai vetë nuk përgjigjet në mesazhet që dhjetëra vetë i kanë drejtuar në faqen e tij të facebook-ut. Dhe jo vetëm që nuk u përgjigjet, por edhe i fshin ato.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 03-03-2019 më 12:11

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Sa herë që nis të shkruaj diçka për z. Fatmir Cici, i cili quhet edhe Fotaq, po aq herë më vjen ndot dhe për të vjellë, sepse një njeri i tillë, që mohon dhe rimohon emrin e vet, fenë, atdheun, baltën ku ka lindur, që shpif e sajon lloj-lloj akuzash edhe për njerëz që e kanë përkrahur e ndihmuar në kohë të vështira, që u ngul thikën pas shpine shokëve e miqve, që urren patologjikisht këdo që ecën përpara në jetë, që lufton këdo që gëzon respektin e shoqërisë, që anatematizon këdo që mund të vlejë qoftë edhe një fije më shumë se ai (në fakt, më shumë se ai vlejnë të gjithë), duhet flakur në koshin e plehrave. Por ja që pikërisht këtu fillon problemi. Epidemitë më të rrezikshme dhe ndotjet më të mëdha të mjedisit fillojnë pikërisht nga kazanët e plehrave, atje ku pisllëqet dhe fëlliqësirat organike që kemi flakur, dekompozohen, kthehen në kalbësira, duke u shndërruar në vatra të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe natyrën. Është ky mendim që më jep kurajën e duhur për të vazhduar në rrugën e diskreditimit të tij të plotë, me shpresën se, në kohën që jetojmë, edhe plehrat mund të bëhen të dobishme nëse riciklohen. Për pasojë, diskreditimi i tij nuk duhet parë si një gjest jomiqësor, por si një kontribut dashamirës për një riciklim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë të tij në gjirin e shoqërisë njerëzore.

    Përderisa procesi i riciklimit të tij jo vetëm që nuk ka përfunduar, por as nuk ka filluar ende, detyra ime është të vazhdoj të paraqes fakte, argumente dhe dokumente, të cilat ai as që e merr guximin t’i kundërshtojë e t’i hedhë poshtë, ashtu siç nuk ka guxuar edhe në të kaluarën. Në këto raste ai zgjedh heshtjen, si p.sh. në rastin kur ai nuk ka guxuar të thotë nëse është dënuar apo me pesë muaj heqje lirie për plagosje personi me paramendim.

    Në postimin e mëparshëm unë pata burrërinë të citoj drejtpërdrejt e me besnikëri të plotë ato që ai vetë ka shkruar për historinë e ndryshimit të emrit të vet në adresën që ai ka në facebook, madje dhashë edhe linkun, në mënyrë që kushdo që lexon atë postim, të ketë mundësinë të krijojë një ide objektivisht të qartë për ato që thuhen këtu me ndershmëri dhe transparencë të plotë. Këtë do bëj edhe tani. Në të njëjtën faqe të facebook-ut (https://www.facebook.com/search/top/...epa=SEARCH_BOX), z, Fatmir Cici, i cili mësuam se quhet Fotaq, ka një postim me titull “SIMONIA NË KORÇË: Shitblerja e hirit hyjnor”, në të cilin akuzon Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin, se gjoja, këto 20 vitet e fundit, ka futur një risi në jetën kishtare të kësaj Mitropolie, atë të ankandit të ikonave, ku në 6 janar, të Kremten e Ujit të Bekuar, besimtarët marrin ikona të kishës për 40 ditë rresht kundrejt një pagese në të holla. Këtë ai e quan simoni, duke e argumentuar pikërisht kështu:

    Kjo risi me ikonat është bërë tashmë pjesë e traditës ortodokse në Korçë për dy dhjetëvjeçarë. Nuk ka nevojë të jesh gjeni apo i shenjtë, që të rrokësh me mendje diçka kaq flagrante: Kur dikush shet dhe blen hirin e Zotit, ai apo ajo kryen simoni!

    Dhe vazhdon më poshtë, duke na shpjeguar (si teolog i aftë që është!!!) se çfarë është simonia:

    Për parantezë, simonia nuk e mori emrin nga të pafetë apo fetë e tjera, por nga veprimet e një besimtari të pagëzuar, i krishteri Simon Magjistari, i cili iu ofroi para dy apostujve të Krishtit, Pjetrit dhe Joanit, që t’i shisnin hirin e Shpirtit të Shenjtë, në mënyrë që ky pastaj ta shiste tek të tjerët, duke iu vënë duart mbi krye (Veprat e Apostujve 8:9–24).

    Sigurisht që ky njeri, siç e kam shkruar edhe në postimet e mëparshme, është krejt analfabet. Nuk di të as të lexojë, por edhe sikur të arrijë ndonjëherë të mësojë të lexojë, s’ka për të arritur kurrë të kuptojë atë që do të lexojë. Simon Magjistari nuk kërkoi të blinte hirin e Shpirtit të Shenjtë, por pushtetin, në mënyrë që të jepte edhe ky Shpirt të Shenjtë nëpërmjet vendosjes së duarve mbi kryet e dikujt (Vepr. 8.19). Ky pushtet ishte pushteti që kishin nxënësit e Krishtit, nxënësit e nxënësve, d.m.th. episkopët e atëhershëm e deri tek episkopët e ditëve të sotme. Me fjalë të tjera, simonia është hirotonisja e dikujt në klerik ose promovimi i një kleriku në një ofiq më të lartë kishtar kundrejt një pagese në para. Këto që shkruan ky njeri i paditur nuk kanë asnjë lidhje me simoninë. Kanë lidhje vetëm me shpirtligësinë e tij, me zilinë patologjike që e ka pushtuar në trup e në shpirt dhe, padyshim, me shkallën e ulët të intelektit.

    Kalojmë tani tek helmi që derdh kundër Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, se gjoja ankandi i ikonave është një risi e tij dhe jo një traditë e vjetër, që vjen nga thellësia e shekujve deri në ditët e sotme. Në fakt, tradita e ankandit të ikonave, për arsye të ndryshme, ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e përhapur në zonat lindore fqinje të kësaj Mitropolie, d.m.th. në zonën e Maqedonisë Perëndimore dhe në Thesali të Greqisë, në viset e Manastirit (Bitolia) të Maqedonisë së Veriut, në Bullgari, por edhe në zonën e Janinës. E njëjta traditë ka kaluar edhe në kishat shqiptare të Amerikës nëpërmjet emigrantëve të parë që shkuan atje në fund të shek. të 19-të e në fillimet e shekulli të 20-të, një pjesë e madhe e të cilëve ishin me origjinë nga Korça.

    Le të sjellim disa shembuj se si dhe ku zbatohet në Greqi tradita e ankandit. Në fshatin Krane të Elasonës (Thesali) të gjithë besimtarët e zonës mblidhen për të marrë pjesë në të kremten e Dritave, e cila fillon me Liturgjinë Hyjnore të Shën Vasilit dhe me korin e grave, por edhe të të gjithë besimtarëve të tjerë, që psalin përlëshoren e ditës. Pak para përlëshmit të Liturgjisë Hyjnore, sigurisht edhe para Ajazmës së Madhe, prifti shfaqet përpara Portës së Bukur dhe prej andej nxjerr në ankand fillimisht kryqin, pastaj ikonën e Pagëzimit të Krishtit, pastaj ikonën e shën Joan Pararendësit dhe, në vazhdim, dhjetëra ikona të tjera shenjtorësh, duke zbatuar kështu një traditë që, sipas një studiuesi të zonës, ndoshta i ka rrënjët në periudhën e Bizantit. Kush dëshiron të dijë më shumë, mund të hapë linkun përkatës (https://www.elassonanews.gr/%CF%84%C...%CE%AC-%CE%B5/). Në lidhje me vjetërsinë e kësaj tradite në Maqedoninë Perëndimore (Greqi) mund të shikoni këtu: https://www.pemptousia.gr/2016/01/it...on-theofanion/. Në zonën e Grevenasë ankandi i ikonave kryhet pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Kush fiton ankandin, merr ikonën dhe të gjithë së bashku shkojnë përreth kishëzave që rrethojnë fshatin, duke kënduar kalendat e Dritave (http://grevenamedia.gr/to-ethimo-ton...n-fotografies/). Me të njëjtën mënyrë e me po aq nderim ndaj traditës së vjetër realizohet ankandi i ikonave edhe në fshatin Mikrovalto të Kozanit (http://www.mikrovalto.gr/index.php?o...7-36&Itemid=98).

    Shembuj të tillë ka shumë edhe nga historia e kohëve më të vjetra. P.sh. në vitet e Ali Pashës, në zonën e Zagorit të Janinës u krye një ankand për ikonën e shenjtorit që kremtonte dhe që ishte mbrojtësi i zonës. Ngjarja bëri bujë të madhe, sepse fituesi i ankandit ishte një kriminel, që quhej Jannis Rentzos, i cili kishte vrarë 42 banorë të zonës, por që në atë kohë ishte i amnistuar dhe donte të tregonte se kishte filluar një jetë të re.

    Pra, që të mos zgjatemi shumë, tradita e ankandit në Korçë nuk është “gjetje” apo “risi” e Hirësi Joanit. Është një traditë shumëshekullore, e cila jo vetëm që nuk është harruar, por edhe nderohet me madhështi të plotë kudo e kurdoherë, në forma e mënyra të ndryshme. Nuk ka arsye që të ndalohet, përkundrazi, ka shumë arsye që të respektohet, ashtu siç bën edhe Hirësi Joani. Në një rast, në Greqi, kur një prift u përpoq që ta ndalonte këtë traditë, besimtarët reaguan, duke i thënë se kjo “është një traditë e vjetër, të cilën kështu e gjetëm dhe kështu do t’ua lemë fëmijëve tanë”.

    Kjo është e vërteta e ankandit të ikonave, të paktin në aspektin historik. Në aspektin shpirtëror, kjo e vërtetë bëhet akoma më mbresëlënëse e më prekëse, sepse dëshmon për vazhdimësinë e shprehjes së dashurisë dhe solidaritetit të besimtarëve ortodoksë të një komuniteti të caktuar ndaj njerëzve në nevojë. Paratë që grumbullon Kisha janë para që shpenzohen, në radhë të parë, për njerëzit në nevojë. Por edhe kur një pjesë e tyre shpenzohen p.sh. për riparime apo për nevoja të kësaj natyre, përsëri ato shkojnë drejtpërdrejt në familjet e punëtoreve që kryejnë këto punime. Në aspektin teologjik, ankandi i ikonave nuk është kritikuar kurrë, sepse në thelb, nuk ka asnjë ndryshim p.sh. nga qiriri që ndezin në kishë besimtarët, vlera e të cilit është gjithmonë më e vogël sesa ajo që ata hedhin në arkën e kishës.

    Dihet se historikisht, në të gjitha kohët, vepra e predikimit të Ungjillit të Krishtit është mbështetur financiarisht nga besimtarët. Madje edhe vetë Krishti me nxënësit e vet ndihmoheshin ekonomikisht nga pasuesit e tyre. Lidhur me këto forma financimi, mund t’i hidhni një sy edhe një shkrimi në faqen zyrtare të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës: https://www.mitropoliaeshenjtekorce....ve-si-nje.html. Në aspektin moral, të hollat që besimtarët e kësaj Mitropolie derdhin në arkën e Kishës me mënyra e forma të ndryshme (një nga ato është edhe ankandi i ikonave), depozitohen, ruhen dhe përdoren me transparencë të plotë. Nuk lihet asnjë shteg për abuzim apo keqpërdorim të tyre.

    Gjithsesi, kushdo që viziton Korçën, këtë kopsht me të vërtetë të lulëzuar e të perëndibekuar të ortodoksisë në Shqipëri, me besimtarë të zjarrtë e të devotshëm, besnikë të traditës së mrekullueshme të të parëve të tyre, me një bari shpirtëror të përkushtuar tërësisht ndaj tyre, e kupton që në shikim të parë se, këtu, hiri i Perëndisë derdhet pa kursim. Kishat e qytetit, të gjitha të mirëmbajtura e me sendet e nevojshme, mbushen plot e përplot me besimtarë të të gjitha moshave, mes të cilëve edhe shumë të rinj. Eshtë padyshim Mitropolia më e organizuar në Shqipëri në të gjitha aspektet, që ka përqafuar me zell e përkushtim idetë e veprës misionare të Kryepiskopit Anastas.

    Z. Fatmir Cici, i cili sapo na ka thënë se emri i tij i vërtetë është Fotaq, e di shumë mirë këtë, por ja që kocka që i kanë hedhur, si i vetmi mjet mbijetese, e bën këtë njeri të lehë ashtu siç e diktojnë të tjerët. Ky njeri, në gjysmë e kusur shekulli ekzistence biologjike, që nuk ka arritur ende të nxjerrë bukën e gojës me meritat e veta, që ka pritur gjithmonë me gavetë në dorë t’i hedhin ndonjë lugë çorbë për të mbajtur frymën gjallë, na dalka gjykatës i një komuniteti të tërë, i një komuniteti që ai, edhe sikur të zhytet në pështymat e anëtarëve të tij, duhet t’ua dijë për nder të madh e privilegj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 05-03-2019 më 12:04

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Postimi i djeshëm zbuloi publikisht lakuriqësinë e z. Fatmir Cici (i cili quhet edhe Fotaq), analfabetizmin e tij legjendar, paditurinë dhe mungesën e theksuar të kulturës, cilësi këto që, të ndërthurura edhe me shpirtligësinë, smirën dhe mizantropinë që e karakterizojnë, plotësojnë me të dhëna të mjaftueshme kartelën e tij mjekësore, që i kemi hapur 15 vite më parë në këtë Forum. Sigurisht që postimi i djeshëm ishte vetëm një pjesë shumë e vogël e atyre që do të vijojnë. Gjithsesi, duhet të pranojmë se ky njeri, edhe pse i zhytur në llumin e analfabetizmit e të ligësisë, edhe pse nuk e ka kulturën e duhur për të analizuar tekste si postimi në fjalë, u detyrua të bëjë faqen shollë e të nxjerrë në faqen e tij në facebook një version të korrigjuar të postimit të mëparshëm (që e kishte titulluar “SIMONI NË KORÇË – Shitblerja e hirit hyjnor”, me një titull të ri: “SAKRILEGJI I ANKANDIT TË IKONAVE”. Jam në dijeni se dje kanë shkuar me dhjetëra mesazhe me komente ironike e batuta pikante në adresën e tij të facebook-ut (të cilat i fshin menjëherë). Me sa duket, besimtarët ortodoksë, të cilëve nuk u mungon humori, sidomos atyre nga Korça, gjetën një rast të mirë për t’u argëtuar me këtë gaztor cirku.

    Si të mos qeshësh me këtë njeri, kur ngul këmbë me kompetencë të plotë se ankandi i ikonave është “simoni”, por sapo merr shuplakën e radhës, i ndërron emrin duke e quajtur “sakrilegj”?!!! Si mund të ndërrohen emrat kështu? Ndoshta ngaqë ia ka marrë dorën kësaj pune. Siç ndryshon edhe emrin e vet. Në fillim “Fatmir”, pastaj “Fotaq”, pastaj “Foti”, pastaj “Foti-Fatmir”, pastaj vetëm “Fatmir”, pastaj prapë Foti dhe, tani së fundi, përsëri “Fotaq”. Por nuk është vetëm ndërrimi i emrit. Janë edhe nuancat që i jep emrit sipas padronit që i shërben: Fotaq, Fotis, Fotios, Foti…

    Deri tani e dinim mirë se ky njeri i lëpin mirë sahanët. Vini re tani se si e mësuam të lëpijë edhe pështymat e veta!

    Në postimin e parë akuzon Hirësi Joanin se është ai që ka imponuar tek besimtarët praktikën e ankandit të ikonave dhe se nuk ka qenë kurrë pjesë e traditës ortodokse të Korçës, fragment të cilin e kemi cituar tekstualisht edhe në postimin e djeshëm:

    Kjo risi me ikonat është bërë tashmë pjesë e traditës ortodokse në Korçë për dy dhjetëvjeçarë.

    Në postimin e dytë e gëlltit të plotë të gjithë fjalinë duke e zëvendësuar me një të re:

    Në të kaluarën, paratë që mblidheshin nga besimtarët i jepeshin dhimojerondisë, dhe jo Mitropolitit, siç ndodh sot. Ato para përdoreshin për bursa studimi dhe për qëllime bamirësie, për të ndihmuar jetimët, etj.

    Po mirë, ky Fotaqi nuk thoshte se është risi e Hirësi Joanit ankandi i ikonave? Nuk shkruante se është aplikuar në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit? I thoshte dhe i shkruante, por ja që fuqia e të vërtetës dhe reagimet e opinionit ortodoks e detyruan t’i gëlltisë këto shpifje me një frymë. Fakti që nuk ka ende kërkuar falje lë për të dëshiruar, por gjithsesi, mund të konsiderohet si një përpjekje fillestare, si hap i parë i këtij njeriu drejt procesit të riciklimit të plehrave që përmenda në postimin e djeshëm. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk është punë e lehtë të shndërrosh një plehrë në send të dobishëm, pavarësisht se nuk ka gjë që nuk arrihet me punë e përpjekje të vazhdueshme e këmbëngulëse. Unë dëshiroj ta siguroj këtë njeri se ka për të gëlltitur shumë e shumë të tjera. Rruga që hapet përpara nuk ka kthim prapa. Nuk ka prehje, nuk ka paqe, nuk ka qetësi pa i shkuar asaj deri në fund.

    Vazhdojmë përsëri atje ku e lamë. Duke dashur të anashkalojë me marifet gëlltitjet e shpifjeve të veta, të paktën të atyre shpifjeje që e kanë shndërruar këto ditët e fundit në hero barsoletash, intensifikon ato shpifje që me të vërtetë nuk meritojnë përgjigje në nivel mediesh sociale (por që gjithsesi do të marrin përgjigjen e duhur shumë shpejt – ky është një premtim solemn nga ana ime), duke dashur të fshehë turpin prej zhburrërimit publik të tij në këtë forum e në mjaft media të tjera. Madje për të mbuluar disi lakuriqësinë e injorancës së vet, të cilën tërthorazi e ka pranuar edhe vetë, përpiqet t’i japë mësime drejtshkrimi të gjuhës shqipe artikujshkruesve të faqes zyrtare të Mitropolisë së Korçës. Përpara se ta këshilloj të mos i futet kësaj rruge, se do t’i nxjerr bojën për çdo tekst që ka postuar ose do të postojë në të ardhmen, dua ta pyes se ku e ka mësuar ai shqipen e pastër? Në shkollën fillore të Nivicë Bubarit? Në stallat e Shkollës së Mesme Bujqësore “Namik Delvina” në Gjizarat kur milte lopët, apo kur mbillte domate në bahçet e kësaj shkolle në Beqir Efend? Mos vallë në burgjet e kriminelëve ordinerë, apo në pllajat e fshatit, kur ushqente bletët me sheqer Maliqi? Mos vallë në Greqi, kur bënte sikur nuk dinte asnjë fjalë shqip, apo në Amerikë, kur bënte përkthyesin e greqishtes?

    Ndoshta është momenti për të kujtuar batutën e famshme të Brahushit:

    "Bishti i Qenit është i shtrembër. Atë sado që ta tërheqësh, prapë i shtrembur do ngelet"!!

    Kush nuk e mban mend, ky është linku:
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 06-03-2019 më 17:11

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Paniku që e ka mbërthyer z. Fatmir Cici (i cili ngul këmbë se emrin e ka Fotaq) këto ditët e fundit bëhet çdo ditë e më i dukshëm. Fakti që ortodoksët e Shqipërisë janë vënë sërish në lëvizje, si edhe 15 vite më parë, por kësaj herë të vendosur për t’i dhënë fund një herë e mirë këtij fenomeni të përçmuar antishqiptarizmi e antiortodoksizmi, “karriera” e të cilit ka kaluar nëpër gjirizet më të errëta të errëta të imoralitetit njerëzor. Mjafton të përmendim se në moshën 20 vjeçare, kur sapo kishte mbaruar Shkollën e Mesme Bujqësore në Delvinë, tentoi të vriste bashkëfshatarin e tij për shkaqe banale. U dënua me pesë muaj heqje lirie dhe vetëm për hir të moshës relativisht të re dhe disa lidhjeve të tjera, të cilave nuk është momenti të përmend këtu, dënimi nuk ishte më i rëndë, ashtu si edhe formulimi i akuzës (plagosje e lehtë me dashje) nuk pasqyronte me vërtetësi dhe besnikëri instinktet vrastare të këtij keqbërësi. Gjithsesi, dënimi me pesë muaj burg, për kohën e atëhershme, ishte një damkë e rëndë në gjirin e shoqërisë shqiptare, e cila ishte mjaft konservatore (në kuptimin e mirë të fjalës) dhe ruante me fanatizëm etikën, parimet dhe vlerat e saj tradicionale.

    Si njeri që tregohej me gisht në fshatin e tij, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët ishin njerëz të thjeshtë e punëtorë, pas daljes nga burgu u struk në vetminë e tij, diku në pllajat e malit të fshatit, mes koshereve të kooperativës, duke pritur ditën e hakmarrjes. Zhvillimet gjeopolitike të kohës, fillimi i shpërbërjes së Kampit Socialist në Evropën Lindore, si edhe vdekja e diktatorit Çaushesku në Rumani, i dhanë shpresë se do të mund të gjente strehë diku në Perëndim, më konkretisht në Greqi, për shkak të afërsisë me fshatin dhe mundësisë për kalimin e kufirit në rrugë tokësore. Bleu një fjalor greqisht – shqip të N. Gjinit (ishte një fjalor i vogël, me ngjyrë të kaltër, i vetmi i këtij lloji, sepse ekzistonte edhe një tjetër, shumë më voluminoz, i të njëjtit autor, ngjyrë bizele, por që nuk ndihmonte shumë, sepse ishte shqip – greqisht) dhe filloi të mbllaçiste fjalët e para në greqisht.

    Pas pak kohe u shkelën kufijtë me Greqinë në zonën e Sarandës dhe kur e pa se nuk ekzistonte ndonjë rrezik për jetën, doli në Sajadhë e prej andej në Filat, ku grumbulloheshin të gjithë refugjatët që vinin nga Shqipëria. Prej andej, pasi bëhej një identifikim paraprak, kushdo që deklaronte se ishte me origjinë greke, shkonte në kampe që destinoheshin për këtë kategori popullsie, në të cilat kishte më shumë liri lëvizjeje, mundësi më të mëdha për pajisje me dokumente, por edhe për të gjetur punë. Fakti që ky njeri ishte në Kallpaq, d.m.th. në një kamp të destinuar vetëm për shqiptarët që deklaronin se ishin me origjinë greke, është pranuar edhe nga ai vetë. Nuk mund ta fshehë, sepse nuk ishte vetëm. Ishte i shoqëruar me disa të tjerë, të cilëve përpiqej orë e çast t’u mësonte greqishten, duke mbajtur gjithmonë në dorë atë fjalorin vogël greqisht – shqip. Kur e pyesnin se ku e kishte mësuar greqishten, thoshte se ia kishin mësuar disa shokë konviktorë në Shkollën e Mesme Bujqësore të Delvinës, të cilët ishin nga fshatrat e minoritetit grek. Nuk e di nëse e ka mësuar greqishten në këtë mënyrë. Di se, për vitet që flasim, greqishten e mësonte për një qëllim të paramenduar.

    Nuk dua të përsëris fakte, të cilat janë përshkruar në mënyrë të hollësishme në këtë forum para 15 vitesh dhe të cilat mund ti lexoni këtu (https://www.forumishqiptar.com/threa...fera-shqiptare) , por nuk mund të mos i komentoj këto fakte, të cilat mbeten deri në ditët e sotme të dyshimta. Janë pikërisht këto dyshime, të cilat mund të japin shpjegime të bindshme për shkaqet se përse ky njeri lufton me mani ortodoksinë shqiptare, ortodoksët shqiptarë, kudo ku ndodhen (p.sh. të parin shqiptar ortodoks që ka sulmuar ka qenë Atë Artur Liolini, këtë klerik të nderuar të Dioqezës Shqiptare të Amerikës, por edhe vëllanë e tij, Episkop Nikonin). Kush ka përjetuar nga afër zhvillimet politike të fundit të vitit 1990 dhe fillimet e vitit 1991, por sidomos ata që kanë qenë në shënjestër apo protagonistë të këtyre zhvillimeve, mban mend shumë mirë se u përhap një informacion, sipas të cilit Ramiz Alia përdori të burgosurit dhe ish të burgosurit ordinerë që ditën e parë që shqiptarët filluan të kalojnë masivisht kufirin shqiptaro-grek për të krijuar episode dhe incidente, në mënyrë që bota perëndimore të mos i pranonte shqiptarët në gjirin e saj. Kam qenë vetë dëshmitar synor në një episod të tillë, kur një turmë ish të burgosurish ordinerë, që sapo kishin kaluar kufirin, kërkonin nga autoritetet greke t’i çonin brenda ditës në Amerikë, sepse nuk u pëlqente Greqia. Në lidhje me shfrytëzimin e ish të burgosurve ordinerë nga Sigurimi Shqiptar, me qëllim që të njollosnin praninë e shqiptarëve antikomunistë në Perëndim, është shkruar edhe në mediet shqiptare. Sigurisht që ish të burgosur të tjerë ordinerë janë përdorur edhe për misione të tjera.

    Bindja ime personale është se ish i burgosuri ordiner Fatmir Cici kishte si mision depërtimin në botën e ortodoksisë, shkollimin fetar apo teologjik, afirmimin si personalitet në këtë fushë dhe pastaj denigrimin e Kishës Orthodhokse dhe krerëve e punonjësve të saj në Shqipëri e gjetkë. Në fakt, në gati 30 vite, nuk ka bërë asgjë tjetër veç kësaj. Shau dhe shpifi sa mundi për Kryepiskopin Anastas, pastaj për atë Artur Liolinin dhe episkop Nikonin, pastaj për episkopët shqiptarë, të cilët i etiketon si “myslimanë”... Nuk ka mbetur personalitet ortodoks me origjinë shqiptare apo me shërbesë në Shqipëri, nuk ka mbetur ndonjë personalitet i tillë as në diasporë, kundër të cilit ky njeri të mos ketë vjellë vrer. Nëse dikush kërkon të përkufizojë me saktësi fjalën “mision”, ky është shembulli më i mirë për ta ilustruar.

    Gjithsesi, misioni i tij nuk është thjesht të shpifë kundrejt një pagese ndaj ortodoksisë shqiptare, në Shqipëri e në diasporë. As misioni i tij nuk mund të lidhet vetëm me Sigurimin e Ramiz Alisë. Për shkaqe shumë objektive, të cilat do t’i citoj së shpejti, nuk ekziston as dyshimi më i vogël se ky njeri u vu edhe në shërbim të SHIK-ut, i cili në vitet e para, sipas të gjitha raporteve të shërbimeve inteligjente perëndimore (të publikuara nëpër libra, forume ndërkombëtare e revista prestigjioze), kontrollohej nga islamistët e Al-Qaeda-s. Specialistë e analistë ndërkombëtarë, i mëshojnë faktit se lufta kundër rilindjes së ortodoksisë në Shqipëri synonte në dy drejtime, në pengimin e ringritjes së një kishe kanonike me të vërtetë autoqefale dhe në pengimin e përqafimit të mesazhit të saj nga besimtarë që rridhnin nga familje me origjinë joortodokse.

    Sulmet e vazhdueshme të tij ndaj Kryepiskopit Anastas deri para 15 vjetësh (deri sa besimtarët ortodoksë ia ndreqën mirë kurrizin) synonin pa dyshimin më të vogël pengimin e veprës së ringritjes së Kishës sonë Orthodhokse, konsolidimin e saj nëpërmjet formimit të Sinodit dhe dorëzimit të episkopëve të rinj, por kryesish në pengimin e konsolidimit të autoqefalisë së saj, që do të thoshte se Kisha e Orthodhokse e Shqipërisë do të mbetej përjetësisht peng në duart e atyre që e luftonin për interesa mëkatare. Vetëm se, ata që e kishin zgjedhur për një mision të tillë, nuk e kishin marrë vesh akoma se një mi gjirizesh, sado dhëmbë dhe thonj të mprehtë që të ketë, nuk mund të brejë një shkëmb gjigant. Me marrëzitë që thoshte ky njeri, por mbi të gjitha, me të kaluarën e tij të errët dhe me një tashme akoma më të errët, i ktheu planet e tyre në pluhur e hi.

    Kështu janë turpëruar historikisht planet e Djallit kundër Krishtit dhe Kishës së tij. Si edhe në rastin e Judës, i cili e tradhtoi Atë, e dorëzoi tek kryepriftërinjtë dhe ata tek romakët, të cilët e mbërthyen në kryq. Kur Djalli mendoi se fitoi, Perëndia e ngjalli së vdekurish dhe e ngriti me lavdi, në të djathtë të Tij. Perëndinjeriu Jisu Krisht duhej të vdiste, por vetëm si njeri, sepse Perëndia nuk vdes kurrë. Vetëm si njeri i vdekur mund të predikonte Ungjillin e Shpëtimit tek të vdekurit. Pra, Perëndia shfrytëzoi tradhtinë e Judës për të shpëtimin e të gjithë njerëzve, të gjallëve e të vdekurve. Kështu ndodhi edhe në rastin tonë. Perëndia diskreditoi të gjithë ata që kërkonin të mbysnin Kishën tonë të rilindur nëpërmjet tradhtisë së Fatmir Cicit.

    Lavdi, më ty, o Perëndi, lavdi më ty!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 07-03-2019 më 10:13

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Në postimin e radhës kisha ndërmend të shtjelloja disa mendime në lidhje me shpifjet dhe keqinterpretimet e z. Fatmir Cici për përdorimin e gjuhës greke në Korçë e në Tiranë. Me fjalë të tjera doja t’i hiqja edhe ato pak pendë që i kanë mbetur (them “pendë” për delikatesë, për të mos thënë se do t’i hiqja ndonjë gjë tjetër – po qe se ka), por ja që janë disa gjëra, që edhe pse i kam shpjeguar me kujdes, ndoshta nuk janë bërë shumë të qarta.

    Së pari, dua të siguroj edhe një herë të gjithë lexuesit e kësaj teme se, për sa i përket postimeve të mia, nuk do të gjejnë asnjë pavërtetësi, shpifje apo shtrembërime të së vërtetës. Kjo për sa u përket fakteve që sjell këtu. Për sa u përket interpretimeve, ato kanë të bëjnë me logjikën dhe këndvështrimin e secilit. Gjithsesi, interpretimet e mia janë gjithmonë të bazuara mbi këto fakte konkrete, fakte të cilat askush nuk mund t’i vejë në dyshim, sepse janë të gjitha të dokumentuara e të renditura bukur në arkivin tim personal.

    Në postimin e datës 2 mars, shkrova, ndër të tjera, se z. Fatmir Cici ka kaluar kufirin me një letërnjoftim ku paraqitej me emrin “Foti”, ndërkohë që emrin e kishte “Fatmir”. Të nesërmen, ai publikoi në facebook një shkrim, ku tregonte historinë e emrit si më poshtë:

    Së dyti, emrin nuk e kam ndryshuar në Greqi, por në Shqipëri, në vitin 1990, para pagëzimit. Për hir të historisë, këshilli i fshatit (Nivicë) m’a rrëzoi dy herë kërkesën për ndryshim emri (1989 & 1990), derisa i bëra kërkesë Këshillit të Bashkuar të zonës, siç quhej atëbotë. Për këtë i jam mirënjohës njërit prej shokëve të mi të rinisë nga Shën Vasili, Edmond Mekshi, i cili ndërhyu tek nëna e tij, e cila ishte kryetare e Këshillit të Bashkuar (Athina Mekshi).

    Ndërsa prisja të merrja letërnjoftimin me emrin e krishterë (bashkangjitur), i cili u lëshua mbas disa muajsh nga vendimi i ndryshimit të emrit, me trazirat politike të fundvitit 1990 në Shqipëri, vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit “nga mali”, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita.

    Këtë shkrim mund ta lexoni në faqen e tij të facebook-ut në adresën https://www.facebook.com/bibliotekao...947?__tn__=K-R

    Në postimin e datës 3 mars, unë e citova fjalë për fjalë përgjigjen e tij, ashtu siç po bëj edhe tani, ku i bëja një pyetje fare të thjeshtë: Nëse e kishte ndërruar emrin në mënyrë të rregullt e ligjore, përse paraqitej kudo, në çdo tekst që shkruante, herë me emrin Fatmir – Foti, herë vetëm me emrin Fatmir, emër me të cilin paraqitej p.sh. pas vendimit të Sinodit të Shenjtë të Episkopëve të Kishës Ortodokse në Amerikë (OCA) të datës 25.10.2006. Një njeri që e ka ndërruar emrin me dashje, për arsyet e veta, të cilat gjithsesi duhen respektuar, përse duhet të paraqitet përsëri me emrin e vjetër? Aq më tepër kur emri i vjetër përdoret në mënyrë ekskluzive. Aq më tepër kur emri i vjetër nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar, sepse kushdo e di mirë se qytetarët shqiptarë nuk mund të kenë dy emra. Mund t’i hidhni një sy edhe fotografive që ai ka publikuar me letërnjoftimin e janarit 1991 dhe me dy pasaporta shqiptare, të cilat kanë vetëm një emër: Fotaq!!!! Nëse do të ishte p.sh. shtetas brazilian, sigurisht që mund të kishte dy deri në dhjetë emra, por deri tani nuk ka paraqitur ndonjë dokument të tillë. Gjithsesi, jemi në pritje. Shtojmë se vetëm në një rast mund të justifikohej përdorimi i dy emrave, kur emri i lindjes të ishte i ndryshëm nga ai i pagëzimit, por edhe në këtë rast jo zyrtarisht, por vetëm privatisht, siç ndodh me mijëra shqiptarë, që janë pagëzuar me një emër tjetër nga ai i lindjes. Në rastin konkret, ai e pranon vetë që emrin “Fatmir” e ka ndërruar “Foti (Fotaq)” para pagëzimit. Pra, nuk mund të përdorte veçse një emër, atë të vërtetin, të cilin ne nuk e dimë se cili është, sepse nga ky falsifikator mund të pritet gjithçka.

    Lojën e tij me emrat që ka përdorur herë pas here u përpoqa t’i ilustroja edhe me të dhëna, të cilat vite më parë ekzistonin në internet dhe të cilat në arkivin tim ndodhen të printuara. Vura se ato nuk ekzistojnë më. Ka kaluar shumë kohë qysh atëherë. Plot 15 vite! Ndoshta nuk ngula edhe unë kaq shumë këmbë, por për hir të së vërtetës, nuk gjeta ndonjë gjë që t’ia vlente. U trishtova, sepse nuk do doja të paraqisja këtu dokumente të printuara, të cilat kushdo mund të thotë se janë të sajuara nga dora ime. Në një moment, ndoshta Zotit i erdhi keq për mua. U futa në arkivin e revistës Cyrillic Manuscript Heritage, dhe në vol. 11, Maj 2002, fq. 7, pashë një fotografi me këtë përshkrim:

    Fatmir Cici listens intently to Bishop Ware

    Linku: https://kb.osu.edu/bitstream/handle/...pdf?sequence=1
    Emri:  Foti Cici.jpg

Shikime: 5143

Madhësia:  19.1 KBEmri:  Foti Cici.jpg

Shikime: 5143

Madhësia:  19.1 KB

    Emri:  Foti Cici.jpg

Shikime: 5143

Madhësia:  19.1 KB


    Ishte koha kur ky faqezi shkruante se ishte në Universitetin e Ohio-s, se jepte mësim greqishten dhe se po përparonte në dije. Sigurisht që edhe andej e kanë përcjellë me shkelma, sepse u largua menjëherë për në Kanada. Por nuk është ky problemi. Si ka mundësi që ky njeri, i cili sjell fakte në faqen e tij të facebook-ut, se qysh prej janarit të vitit 1991 qarkullon zyrtarisht me emrin “Fotaq”, por në maj të vitit 2002 qarkullon në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me emrin Fatmir Cici? Ku e gjetën artikullshkruesit e revistës në fjalë këtë emër?

    Ky njeri duhet të japë shpjegime. Jo vetëm ndaj opinionit shqiptar, por edhe ndaj organeve të rendit të vendit tonë, INTERPOL-it, FBI-së e çdo organi tjetër që merret me veprën penale të falsifikimi të dokumenteve zyrtare. Nga ana ime (dhe nga ana jonë, sepse kjo nuk është çështje personale), do të bëjmë të pamundurën që ky njeri të denoncohet tek organet kompetente. E paralajmëroj këtë njeri të mos tërheqë shkrimet e tij nga faqja e facebook-ut, sepse pasojat do të jenë akoma më të rënda për të. Do ta ketë të kotë, sepse ato ekzistojnë në serverët e këtij rrjeti social dhe drejtësia ka të drejtë të përdorë këto të dhëna edhe kur janë fshirë nga përdoruesi.

    Tani, si për ta mbyllur me një argument jo dhe kaq të pakëndshëm për z. ...... Hajde dhe gjeja emrin e vërtetë këtij njeriu! Fatmir? Foti? Fotaq? Një Zot e di! Ajo që dihet me siguri është se mbiemrin e ka Cici. Këtë nuk e luan as topi i allamanit. Të shikojmë pak gabimet ortografike të këtij njohësi të madh të gjuhës shqipe në vetëm dy paragrafë të shkurtër, që i kemi marrë me copy – paste nga faqja e tij në facebook dhe që i përdorëm pak më sipër.

    1) m’a rrëzoi – “ma” është trajtë e shkurtër. Përftohet nga “mua më + atë e = ma”, ku “ë” dhe “e” shkrihen dhe bëhen “a”. Kur kemi shkrirje dhe jo rënie të “ë” (si p.sh t’i them = të +i =t’i), nuk vendosim apostrof. Pra, shkruhet “ma rrëzoi”.

    2) njërit prej shokëve të mi të rinisë nga Shën Vasili, Edmond Mekshi, i cili..... në këtë rast, emri i përveçëm, “Edmon Mekshi”, duhet në dhanore, sepse i përgjigjet pyetjes “kujt”. Kujt? Edmond Mekshit. Në këtë rast, kur emri është i shoqëruar edhe me mbiemrin e vet familjar, nuk ndryshon emri, por mbiemri. Po të ishte vetëm emri, atëherë do të bëhej “Edmondit”. Eshtë gabim sintaksor.

    3) ndërhyu - duhet “ndërhyri”. Miri, atë formën tënde përdore kur të vesh në fshat (po vajte ndonjëherë)!

    4) bashkangjitur – duhet “bashkëngjitur”. Eshtë fjalë e përbërë (bashkë + ngjitur) dhe jo “bashka + ngjitur”, sepse fjala “bashkë”, sido që ta rrotullosh, nuk bëhet kurrë “bashka”.


    Ia bëj këto vërejtje që ta paralajmëroj të mos guxojë kurrë më të korrigjojë të tjerët, sepse nuk është i zoti të shkruajë saktë as emrin e tij (ndoshta ngatërrohet ngaqë ka shumë emra). Në çdo rast, shkrimet e tij i korrigjojnë të tjerë, njëri ndër të cilët është edhe një njeri në rrethin e tij të ngushtë familjar (por pa lidhje gjaku), me inicialet S.M.

    Kaq për sot në lidhje me z. Cici. Emrin nuk po ia përmend më, se nuk e di si e ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 08-03-2019 më 10:40

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kur them se z, Cici nuk di të shkruajë mirë as emrin e vet, nuk është ekzagjerim. Në të gjitha rastet në të shkuarën, edhe tani në faqen e facebook-ut, kur shkruan ose nënshkruan në cilësinë e priftit, e shkruan pikërisht kështu:

    At Foti Cici

    Në çdo rast, klerikët e kësaj grade priftërore, vendosin para emrit të tyre fjalën "Atë" (trajta e shquar e të cilit është "ati"). Nuk mund të shkurtohet në "at", sepse fjalët që shkurtohen a) duhet të jenë të gjata, b) pas shkurtimit vendoset pikë, c) nuk mund të shkurtosh vetëm një zanore, aq më tepër një zanore shpesh të pazëshme, siç është zanorja "ë".

    Në gjuhën shqipe, fjala "at" do të thotë "kalë shale". Shumësi i saj është "atllarët" (një lloj shumësi i pazakontë, pa asnjë dyshim i ndikuar nga turqishtja).

    Z. Cici mund të ketë të drejtë në këtë rast vetëm nëse pranon se është kalë shale. Nëse po, unë tërhiqem nga kjo vërejtje gramatikore dhe i kërkoj ndjesë me përulësi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 08-03-2019 më 13:24

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Një tjetër dëshmi e pamohueshme se z. Cici, i cili pretendon se qysh prej janarit të vitit 1991, mban vetëm një emër, Fotaq, ka qarkulluar në Amerikë e Kanada me emrin Fatmir. Në një buletin lajmesh në Kanada, me sa duket i vitit 2002, ekziston ky lajm:

    A Toronto man was seriously hurt when his car rolled on Highway 401 near the Nith River in Oxford County. Fatmir Cici, 26, was airlifted to the London Health Sciences Centre.

    Përkthimi: Një banues në Toronto u plagos rëndë kur automjeti që drejtonte u përmbys pranë Nith River në Oxford County. Fatmir Cici, 26 vjeç, u transportua në spitalin London Health Sciences Centre.

    Linku: http://www.canfirearms.ca/archives/t...99/v05n016.txt

    Mundësia që ky lajm të ketë lidhje me këtë njeri është e madhe. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se në vitin 2002, Fatmir Cici ishte 34 vjeç dhe jo 26. Ekzistojnë tre versione:

    1) Mosha të jetë shkruar gabimisht nga personat që transmetuan lajmin.
    2) Ky njeri qarkullon me emër e moshë të falsifikuar.
    3) Personi të cilit i referohet lajmi të jetë dikush tjetër, që jeton me të njëjtin emër e mbiemër e në të njëjtin qytet të Kanadasë me këtë trimin tonë.

    Gjithsesi, në facebook nuk ekziston asnjë përdorues me emrin Fatmir Cici.

    Secili mund të nxjerrë konkluzionet e veta.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •