Ky është linku nga Google Maps (Në postimin lart serveri nuk e pranonte, me gjithë përpjekjet e mia):
https://www.google.it/maps/@40.41113.../data=!3m1!1e3
Ky është linku nga Google Maps (Në postimin lart serveri nuk e pranonte, me gjithë përpjekjet e mia):
https://www.google.it/maps/@40.41113.../data=!3m1!1e3
Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 05:39
“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (5)
(Nga Niko Korçari)
Më vjen keq që pamjet satelitore të mësipërme nuk janë kaq të pastra, sa të pasqyrojnë në gjithë fëlliqësinë e tyre shpifjet e disa personave shumë të errët në lidhje me të ashtuquajturën “vilë prej miliona dollarësh” që Hirësi Joani paska ndërtuar në këtë cep të harruar e të braktisur të globit, ku gati – gati nuk shkel këmbë njeriu. Gjithsesi, dua të siguroj lexuesit e kësaj teme se paqartësia e këtyre imazheve nuk është për faj të Hirësi Joanit. Nuk i ka dhënë ai urdhër CIA-s amerikane për të kamufluar detajet e kësaj vile nga hapësira, as ka ndërhyrë tek Google Company që të bëjë të njëjtën gjë.
Siç kam shkruar në një nga postimet e mësipërme, këtë muhabetin e vilës e kam dëgjuar shumë vite më parë. Madje nga i njëjti person kam dëgjuar gjithashtu që Hirësi Joani shfrytëzon qëndrimin e tij në këtë vilë për gjueti kafshësh të egra. D.m.th. Hirësi Joani na paska edhe çifte!!! Nuk e besova, pavarësisht se ai ngulte këmbë. Për fat të mirë, në atë kohë, atij i duhej patjetër besimi im, si një mjet që (siç mendonte ai) do ta ndihmonte të afirmohej aty ku ai kishte qëllim të afirmohej. Pas disa javësh vjen e më takon përsëri, duke më sjellë prova për ato që thoshte. Sigurisht që prova që më solli nuk kishte të bënte me thelbin e çështjes, d.m.th. me prova që vërtetonin ekzistencën e vilës së Hirësi Joanit, por me prova, që vërtetonin se të paktën dy personat që e qarkullonin këtë informacion, ishin njerëz të Kishës, njerëz që paguheshin prej saj. Nuk ka rëndësi të them këtu nëse ndonjëri prej tyre kishte raso, apo sa prej tyre kishin raso. Ajo që më interesonte mua ishte se bëhej fjalë për diçka shumë, shumë, shumë serioze. Ishte diçka që gjithmonë ia kam pasur frikën për Kishën tonë...
Meqë e solli fjala, “vilën” e famshme të Hirësi Joanit e pashë për herë të parë pranverën e viti të kaluar. Qëllimi i vajtjes sime në atë zonë ishte krejt tjetër, por rastisi që u ngjita deri lart dhe, detyrimisht, e sodita edhe nga afër. Për të qenë i sinqertë, kisha vite që nuk kisha dëgjuar thashetheme të tilla, prandaj dhe nuk mendova se do të duhej të bëja ndonjë fotografi për t’iu përgjigjur këtyre shpifësve me fakte, ashtu siç po bëj tani. Vërtet nuk bëra fotografi, por u gajasa me gjithë shpirt! Madje kërkova me ngulm që të më jepej e drejta të negocioja shitjen e kësaj vile të famshme në ¼ e çmimit që thuhej, të hiqnim mënjanë shpenzimet për ndërtimin e saj dhe, pjesën e mbetur, ta ndanim të gjithë bashkë. Kështu, do të bëheshim të gjithë të pasur.
Para njëzetë ditësh, kur u informova se këta shpifës kishin ricikluar nëpërmjet laikut Miri Cici të njëjtën shpifje, vendosa të shkoja vetë e të bëja disa fotografi shumë domethënëse, të cilat po i publikoj më poshtë, në të cilat arrihet të duken qartë të gjitha ato detaje, që sateliti nuk arrin t’i shohë e që nxjerrin të vërtetën në shesh të mejdanit, duke zbuluar përpara të gjithëve pafytyrësinë e shpifësve.
Shtëpiza e Hirësi Joanit është një ndërtesë përdhese, me një sipërfaqe prej 48 metrash katrorë, 12 m gjatësi dhe 4 m gjerësi. Përbëhet nga një dhomë gjumi, banjë dhe kuzhinë. Asgjë më shumë. Eshtë në majë të një kodre, me një pamje shumë të bukur, por për hir të së vërtetës, më duhet të them se kodrën nuk e ka krijuar Hirësi Joani. Aty ka qenë shtëpia e prindërve shumë përpara se të lindte Hirësia. Kam përshtypjen se kjo kodër duhet të ketë qenë këtu qysh kur Zoti krijoi botën. Nëse dikush ka ndonjë informacion tjetër në lidhje me origjinën e saj gjeologjike, jam gati ta dëgjoj.
Tri fotot e para janë të pamjes ballore të kësaj shtëpize, që sheh nga Jugu.
Tri fotot e tjera janë të pamjes anësore, që sheh nga Perëndimi.
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 07:58
“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (6)
(Nga Niko Korçari)
Vazhdojmë... Nuk kemi mbaruar!
Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 07:42
Niko, unë po pres radhën të shkruaj, por siç po e shoh, vështirë...
Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 02-09-2020 më 06:42
“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit
(Nga Niko Korçari)
Pas postimit tim të djeshëm, në të cilën e vërteta për “vilën” e Hirësi Joanit ndriçoi si drita e diellit në skëterrën e zezë, telefoni im gati sa nuk u ça nga telefonatat që më vinin pa pushim (Sa për dijeni, numri im i telefonit vazhdon të jetë ai me ca pesa në fillim e një në fund). Një pjesë e mirë e atyre që më telefonuan, më përgëzuan që, më në fund, dikush merr guximin të flasë, që tenton të shtrydhë një çiban të keq, i cili i ka shkaktuar kaq shumë dhimbje Kishës sonë. Telefonata që më bëri më shumë përshtypje ishte prej dikujt, i cili kërkoi të më informonte se ata që përhapin shpifje të tilla kundër Hirësi Joanit nuk janë vetëm dy persona (të cilët unë i përmenda shkarazi në postimin tim nr 5), por tre, madje i treti qëndron më lartë se këta në shkallë “hierarkie”, moshe dhe detyre. Duke vazhduar më tej rrëfimin e tij, më tha se, para pak kohës, i binte numrit të tij të celularit për një problem personal, por ai i dilte vazhdimisht i mbyllur.
Pasi e falënderova për ato që më tha, i shpjegova se nuk kam folur për dy persona, por të paktën për dy. I lexova fragmentin në fjalë [të paktën dy personat që e qarkullonin këtë informacion, ishin njerëz të Kishës, njerëz që paguheshin prej saj], duke e sqaruar ndërkaq se ato që kam përmendur në këtë rast, nuk janë fjalë të miat, por të personit që më informoi për herë të parë për këto shpifje. Informacioni im nuk kufizohet as në dy, as në tre persona. Janë më tepër. Ata që qëndrojnë menjëherë pas tyre, edhe pse brenda territorit shqiptar, nuk jetojnë në të njëjtën hapësirë gjeografike me personat në fjalë. Sigurisht që as këta të fundit nuk janë në krye të kupolës. Kush ka ndjekur serialin italian “La piovra”, e kupton se ç’dua të them.
Pavarësisht se këto që përmenda më sipër janë me të vërtetë shumë të rëndësishme (prandaj dhe kam ndërmend t’u rikthehem herë pas here), besoj se shumë më të rëndësishme janë ato madhësi gjeopolitike, të cilat formojnë kuadrin e përgjithshëm të realitetit shqiptar, teksa brenda këtij të fundit, shtjellohet edhe realiteti ynë kishtar. Në këtë kontekst, e rëndësishme nuk është vetëm të dalë e vërteta për “vilën” e Hirësi Joanit, por edhe të mësojmë shkaqet që prodhuan këtë shpifje, bashkë me identitetin e shpifësve dhe qëllimet e tyre të vërteta.
Duke e mbyllur për sot, dua t’u kujtoj disave se Sinodi IV Ekumenik (Kalcedonë, 451 pas Krishtit) miratoi 30 kanone mjaft ë rëndësishme për normalizimin e jetës kishtare të të gjithë Kishave të Krishtera në të gjithë botën. Po sjell këtu për ta vetëm një kanon, të 18-in, të cilin e kam përkthyer edhe në shqip, se nuk dua t’i lodh me përkthime. Kanë shumë gjëra të tjera për të menduar dhe po aq për t’u shqetësuar. Kush nuk ka nevojë për përkthim, aq më mirë. Mund ta lexojë në origjinal.
Κανών ΙΗ'
Το της συνωμοσίας, ή φατρίας, έγκλημα και παρά των έξω νόμων πάντη κεκώλυται, πολλώ δη μάλλον εν τη του Θεού εκκλησία τούτο γίνεσθαι απαγορεύειν προσήκει. Ει τινες τοίνυν κληρικοί, ή μονάζοντες, ευρεθείεν συνομνύμενοι, ή φατριάζοντες, ή κατασκευάς τυρεύοντες επισκόποις, ή συγκληρικοίς, εκπιπτέτωσαν πάντη του οικείου βαθμού.
Kanoni 18
Krimi i përbetimit apo i grupazhit, i cili ndalohet edhe në legjislacionin civil, aq më tepër duhet të ndalohet në Kishën e Perëndisë. Nëse ndonjë klerik apo murg, gjendet i ngatërruar në ndonjë përbetim a grupazh, apo duke thurur intriga kundër ndonjë episkopi apo bashkëkleriku, duhet t'i hiqet patjetër grada që ka.
Vazhdojmë....
Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 02-09-2020 më 06:47
“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (8)
(Nga Niko Korçari)
Në kohën që po përktheja Kanonin e 18-të të Sinodit IV Ekumenik, më erdhi ndërmend edhe sfondi historik i gjysmë së shekullit të 5-të pas Krishtit kur u mblodh ky Sinod, por mbi të gjitha, pasojat që shkaktuan në gjirin e Kishës së Krishterë dukuritë e përmendura në kanonin në fjalë, d.m.th. përbetimi (komploti) dhe grupazhi nga një ose më shkumë klerikë kundër një kleriku tjetër, sidomos kur ky tjetri është episkop. Për fat të keq, pas Sinodit IV, Kisha e atëhershme u përça në Prokalcedonas dhe Antikalcedonas, d.m.th. në Kisha lokale që pranuan vendimet e këtij Sinodi dhe në ato që nuk i pranuan. Ato që nuk i pranuan, pas pak kohësh, ranë pre në duart e Arabëve. Popujt e viseve të këtyre Kishave u islamizuan në një masë të madhe dhe u asimiluan në të gjitha aspektet, atë antropologjik, fetar e kulturor. Bëhet fjalë për një hapësirë të gjerë territoriale, e cila përkon pak a shumë me Egjiptin e sotëm, atdheun e Etërve dhe shenjtorëve të mëdhenj të Krishterimit, djepin e asketizmit, lavdinë e krishterimit. Këto, pra, ishin pasojat që i shkaktuan Kishës së Krishterë dukuri përçarëse si përbetimi dhe grupazhi, të cilat ishin në themel të herezisë që e ndau atë në dy pjesë (ndarja mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike ndodhi gjashtë shekuj më vonë). Të mos harrojmë ndërkohë se shenjtorë të mëdhenj, si Athanasi i Madh, Joan Gojarti e sa e sa të tjerë janë terrorizuar pikërisht nga grupe të tilla të strukturuara kriminale.
Këto që po shkruaj nuk janë të miat. I kam nga historia. Nuk e njoh të gjithë historinë, por me aq sa e njoh, nuk di të ketë ekzistuar ndonjëherë përbetim a grupazh në historinë e krishterimit, madje as herezi, ku argumenti i akuzës ndaj kundërshtarëve të ketë qenë feja e mëparshme e prindërve të tyre!!! Madje as feja e mëparshme e tyre. Dëshmorët e parë të krishterimit, jo pak, por miliona e miliona, shumë të njohur e, shumë më tepër, të panjohur, ishin me origjinë hebraike dhe pagane. Besimi më i pastër dhe më i thellë në historinë e Kishës së Krishterë është ai, që ka ardhur si pasojë e ngadhënjimit të besimit të krishterë mbi besimin e vjetër. Shembulli më ideal i kësaj që them është ungjillëzuesi dhe ndriçuesi i kombeve, apostull Pavli. Sinqerisht, nuk arrij dot të kuptoj se, si ka mundësi që, njerëz brenda Kishës sonë, të luftojnë Hirësi Joanin me një argument të tillë që, përveçse amoral, është edhe tejet trashanik.
Përse është trashanik? Po e shpjegoj menjëherë. Ndoshta një pjesë e lexuesve së kësaj teme nuk e dinë se një mysliman nuk mund të hiqet kurrë si i krishterë, aq më tepër të lexojë Simbolin e Besimit (Besoren), sidomos të marrë pjesë në Kungatën Hyjnore. Nuk mund ta bëjë këtë në asnjë rast. E ndalon feja e tyre, ashtu siç ndalon edhe konvertimin e një myslimani në një fe tjetër. Para gjashtëmbëdhjetë vitesh, kur po shkruaja në këtë forum për Miri Cicin, gjatë kohës që ky, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër, ishte prift kanonik, shkrimet e mia po nxirrnin për herë të parë në dritë surratin e vërtetë të këtij mashtruesi analfabet. Vetëm se, të dhënat që po zbuloja, ishin si me pikatore, në një kohë që tërësia e tyre ishte në dijeninë time të plotë vite përpara. Madje, në kohën që po shkruaja, kisha përpara edhe dëshminë zyrtare të penalitetit, e cila vërtetonte për periudhën që ky kishte kaluar në burgjet e Shqipërisë si keqbërës ordiner. Nga ana tjetër, i dërgoja vazhdimisht mesazhe në email-in e tij, ku çdo ditë e më tepër, ai kuptonte se unë dija gjithçka, por nuk arrinte të kuptonte se përse unë nuk ia nxirrja menjëherë në forum e çdo gjë të merrte fund njëherë e mirë. E kuptoja se si ai, ashtu edhe ata pak debilë që kishte rreth vetes, ishin terrorizuar deri aty sa s’mbante më ujë pilafi. Me sa duket, në një moment, u mblodhën kokë më kokë dhe, pasi shfrytëzuan të gjithë fuqinë e inteligjencës së tyre, dolën në përfundimin se unë isha një mysliman, që po i bëka presion kësaj figure të shquar të ortodoksisë dhe shqiptarizmës. Madje, disa nga shkrimet e mia u hoqën nga forumi, sepse këta ishin ankuar tek administratorët se një terrorist islamik po terrorizonte ajkën e ortodoksisë, Miri Cicin!!!!
Ç’është e vërteta, administratorët e forumit u mashtruan deri në një farë mase nga këta debilë, sepse në shkrimet e deriatëhershme, unë nuk kisha deklaruar se isha ortodoks. Mbaja vërtet një paanësi, një neutralitet ideologjik do të thosha, por kjo nuk do të thoshte se isha islamik. Eshtë e vërtetë që Miri Cici me dy – tre tuhafë që i mbanin anën u terrorizuan prej meje, por kjo nuk do të thoshte se unë isha terrorist, aq më tepër terrorist islamik. Kur e pashë që këta, pas çdo shkrimi tim, më suleshin me akuza, si p.sh. se doja të vrisja këtë kanakar të shqiptarizmës dhe ortodoksisë botërore, pa thënë ndonjë fjalë tjetër, shkrova Simbolin e Besimit: Besoj në një Perëndi, atë të tërëfuqishëm... Pas këtij mesazhi, ata jo vetëm që nuk guxuan të më akuzonin si islamik, por edhe u shfarosën nga Forumi njëherë e mirë, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë.
Përse e përmenda këtë histori? Sepse dua të them se edhe Miri Cici, që është bagëti e bujqësi, një copë gdhe, e dinte se një mysliman nuk do të thoshte, as nuk do të shkruante kurrë Besoren ortodokse. As një besimtar ortodoks, pavarësisht prejardhjes së tij, nuk mund të quhet mysliman kur bën të njëjtën gjë, aq më tepër një klerik, aq më tepër një Episkop. Kaq thjesht! Përderisa këtë gjë e dinte edhe Miri Cici, këta të tjerët, për të cilët e di mirë se janë më të zgjuar e më të shkolluar nga ky, nuk e dinë? E dinë pa dyshimin më të vogël, por nuk u intereson e vërteta. U intereson vetëm shpifja, ashtu si në rastin e “vilës” prej miliona dollarësh të Hirësi Joanit, sepse vetëm me shpifje shpresojnë të përmbushin qëllimet e tyre të mbrapshta. Këtu lind përsëri një pyetje tjetër. Përderisa Miri Cici e dinte qysh atëherë këtë gjë, përse është duke folur përsëri për myslimanë brenda Kishës sonë? Sepse i shërben pikërisht këtij grupi, që ndër të tjera, ka përhapur edhe shpifjen e “vilës” në fjalë. A jam në gjendje unë të vërtetoj këtë lidhje? Sigurisht, prandaj dhe jam këtu, për të vërtetuar katërçipërisht këtë dhe shumë të tjera si këto.
Vazhdojmë...
Sos gomari që na ngordhi, po s'na lenë rehat as mizat...
“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (9)
(Nga Niko Korçari)
Në gazetën e djeshme italiane “La Reppublica” lexova një artikull mjaft interesant me titull: Papa: “Thashethemet më të këqija se Covid, janë fjalët e Djallit” (Il Papa: "Le chiacchiere peggio del Covid, sono le parole del Diavolo"). Mendova se i përshtaten deri në një farë mase nëntemës që kam hapur këtu. Them “deri në një farë mase”, sepse në përgjithësi, predikimi i Papës së Romës gjatë shërbesës, që katolikët e quajnë “Angelus” (Eshtë një lutje, në kujtim të misterit të Trupëzimit të Zotit, e cila e ka marrë emrin nga fjala fillestare e tekstit që lexohet në këtë rast: Angelus Domini nuntiavit Mariae), u referohet më shumë thashethemeve, të cilat, siç thuhet në shqip, e bëjnë mizën buall. Një rast i tillë është padyshim ai që më detyroi të hap këtë nëntemë, kur disa individë brenda Kishës, një shtëpizë të vogël fshati në një vend të pabanueshëm, pa vlerën më të vogël monetare në treg (vlera e vërtetë e saj është nostalgjia e të zotëve për shtëpinë prindërore dhe asgjë më shumë), e shndërruan në një vilë madhështore, me një kosto prej miliona dollarësh!!!
Në këndvështrimin shpirtëror, fjalët e Papës nuk thonë ndonjë gjë të re, ndonjë gjë që nuk e kemi dëgjuar më parë. Përkundrazi, në Kishën Ortodokse, tema të tilla shpirtërore dhe edukative janë lëvruar gjithmonë nga Etërit e Kishës, nga predikimet e etërve tanë shpirtërorë, nga botimet e shumta që qarkullojnë, etj. etj. Ajo që, për mendimin tim, ngjall interes për fjalët e Papës, është fakti se problemi i thashethemeve është një problem akut jo vetëm për shoqëri të prapambetura e kriptokomuniste, siç është shoqëria shqiptare, por edhe për shoqëritë perëndimore, të cilat janë shumë më të emancipuara se kjo e jona. Por le të lexojmë më mirë disa fragmente nga kjo gazetë, për të kuptuar edhe shqetësimin e Papa Françeskos:
__________________________
Thashethemet bllokojnë zemrën e komunitetit. Thashethemexhiu i madh është Djalli, që flet gjithmonë keq për të tjerët. Sepse ai është një gënjeshtar, që kërkon të prishë unitetin e Kishës, duke larguar vëllezërit e duke penguar përbashkësinë. Le të përpiqemi të mos merremi me thashetheme. Thashethemet janë një murtajë më e keqe se Covid. Le të përpiqemi të mos merremi më me thashetheme.
Thashethemet dëmtojnë unitetin e Kishës, e privojnë nga të qenët komunitet. Djalli kërkon të prishë unitetin e Kishës duke përdorur një binom (mashtrim dhe thashetheme), i cili, për fat të keq, rezulton shumë herë mjaft joshës për të gjithë, përfshirë këtu edhe të krishterët. Ju lutem, le të bëjmë një përpjekje për të mos u marrë me thashetheme.
Në fund, gazeta komenton se fjalët e Papës nuk janë vetëm një këshillë për delet e grigjës, por edhe për barinjtë e saj.
_________________________
Dhe tani, një koment të vogël nga ana ime. Djalli nuk lufton vetëm Kishën Orthodokse dhe as vetëm anëtarët e saj. Djalli lufton njeriun në përgjithësi, kudo ku ai ndodhet, pa dallim feje, kombi, ngjyre... Thjesht, besoj se në Kishën Orthodhokse ka më shumë arsye për shpalosur të gjithë arsenalin e mjeteve që disponon.
Vazhdojmë, edhe pse kësaj here mund të marrë fjalën Gjiksana, i cili më thotë se ka diçka për të shkruar, por kuptohet që unë këtu jam dhe nuk kam mbaruar.
Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 07-09-2020 më 09:26
Elementë shtesë që vërtetojnë kokëtrashësinë legjendare të laikut Miri Cici
Siç më kanë informuar, ish- prifti i dikurshëm, Foti Cici, sot laiku Fatmir Cici, i Gligorit dhe i Aleksandrës, lindur dhe rritur në Nivicë – Bubar të Sarandës, me arsim të mesëm bujqësor të rregullt, por me një diplomë teologjie të paligjshme (sepse, sipas ligjeve në fuqi, është e pavlefshme), është hedhur përpjetë nga publikimi në faqen zyrtare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i një deklarate për shtyp të saj, e cila vërteton me fakte e dokumente se kush është në realitet Fatmir Cici, d.m.th. sa i vlen me të vërtetë lëkura kësaj dhie të zgjebosur, por që i pëlqen kaq shumë të mbajë bishtin përpjetë.
Me sa duket nga reagimet e tij, një nga detajet e kësaj deklarate, që i ka djegur më shumë, është ai që bën fjalë për kohëzgjatjen e tepruar të viteve të studimit në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës (nga 4 në 7 vite). Ky është një fakt i pamohueshëm, të cilin edhe vetë Miri e pranon, pavarësisht se e justifikon me mënyrën e tij, gjë që do ta komentoj në një moment. Pra, jam i sigurt se të gjithë pa përjashtim janë dakord në këtë pikë me deklaratën për shtyp të KOASH. Të gjithë, përveç meje. Unë nuk jam dakord. Nuk jam dakord jo me faktin si fakt, por me brendinë e tij më të thellë. Nëse themi se Miri Cici e mori diplomën e teologjisë brenda shtatë vitesh, në vend që ta merrte për katër, është njësoj si t’i ngremë atij një lapidar gjigant, sepse në thelb pranojmë që ai e mori diplomën, d.m.th. ai zotëron dijet që parashikon marrja e diplomës, qoftë edhe brenda dyfishit të kohës minimale të parashikuar. Por ja që e vërteta nuk është aspak ashtu. Nëse u hidhni një sy postimeve #11 dhe #12 (faqja 1) të kësaj teme, do të bindeni për këtë që them (Siç mund ta lexoni vetë në këto postime, ai ka kaluar një numër shumë të madh mësimesh në Fakultetin Teologjik të Athinës, që lidhen me kriticizmin tekstual, por kur shkon në Universitetin Shtetëror të Ohaios, pranon me gojën e vet se as që e ka idenë se çfarë është kriticizmi tekstual!).
Si unë tani, ashtu edhe Niko Korçari në postimet e para 16 viteve, kemi theksuar se diploma e Miri Cicit ka dy pika të dobëta. E para, ky person nuk kishte të drejtë të studionte në asnjë fakultet tjetër, përveçse për agronomi dhe veterinari. Natyra e shkollave të mesme bujqësore të kohës ishte e tillë, që njohuritë që ofronte ishin 100% të orientuara në këto dy degë. Nuk ekziston asnjë rast që një nxënës që ka mbaruar arsimin mesëm bujqësor, të ketë shkuar për studime në shkolla të larta në profile të tjera. Ndalohej dhe ndalohet me ligj! Sot, në Shqipëri, nuk ka më shkolla me programe të tilla. Arsimi i Mesëm i të gjitha profileve, ofron dije për të gjitha degët e universitetit. Megjithatë, të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet jashtë shtetit, janë të detyruar të marrin një vërtetim nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, ku të thuhet shprehimisht se shkolla e mesme që kanë mbaruar, i lejon ata të vazhdojnë studimet në të gjitha universitetet e Shqipërisë. Nga ky ligj unë njoh vetëm dy përjashtime, Miri Cicin dhe vëllanë e vet, Artemios Tsitsis (për këtë të fundit do kisha bërë nja dy veprime në Greqi, por ja që koronavirusi na ka mbyllur brenda. Megjithatë, nja dy mesazhe drejtuar Ministrisë së Arsimit të Greqisë dhe fakulteteve teologjike të Athinës dhe Selanikut mund t’i bëj edhe nga shtëpia. Madje e quaj të pafalshme që nuk e kam bërë deri tani).
Pika e dytë e dobët e diplomës së Miri Cicit është se ajo është përftuar në mënyrë të pandershme. Me këtë rast, dua të përmend vetëm tre raste, tre raste kuptimplote, tre provime që ai ka dhënë në Fakultetin Teologjik, për të kuptuar se si ky supermashtrues është bërë me diplomë universitare. Pra, në vazhdim, do bëj fjalë për provimin e parë që ka dhënë Miri në Athinë, për provimin e parë që ka kaluar dhe për provimin e fundit që unë kam dijeni se si e ka kaluar. E theksoj, jo të fundit që ai ka dhënë në këtë fakultet, por të fundit që unë kam dijeni se si e ka kaluar. Sipas rendit kronologjik, mësimet janë përkatësisht Gjuha e Dhiatës së Re, Hyrje në Dhiatën e Vjetër, Dogmatikë.
Provimi i parë që ka dhënë Miri Cici ishte Gjuha e Dhiatës së Re, një lëndë teorike mjaft e thjeshtë, mjaft e dobishme, por edhe mjaft tërheqëse. Nuk ofronte njohuri të mirëfillta gjuhësore, por të dhëna historike mbi përhapjen e greqishtes së vjetër në periudhën helenistike, që njihet me emrin koine dhe fillon me Aleksandrin e Madh. Autori i librit ishte edhe profesori i lëndës, një arvanitas zemërbardhë, një i krishterë i vërtetë, por edhe një filolog e teolog mjaft i aftë. Quhej Lukas Filis. Ishte i njëjti profesor që jepte edhe greqishten e vjetër, d.m.th. atikishten, gjuhën e filozofëve të lashtë grekë. Miri kishte lexuar rreth një muaj për këtë lëndë shumë orë në ditë. Këtë e kam theksuar edhe në postime të mëparshme. Kush akuzon Miri Cicin se nuk ka bërë përpjekje për t’u shkolluar, se nuk ka lexuar ditë e natë në sezone provimesh, ka të bëjë me mua. Problemi i tij nuk është se nuk ka lexuar, por se është kokëtrashë. Provimi jepej me shkrim, por studentëve që vinin nga vende të huaja, që ende nuk e njihnin mirë greqishten, u bëhej një favor i madh. E jepnin provimin me gojë. Këtë provim kaq të thjeshtë, në një atmosferë kaq miqësore, me një profesor kaq zemërbardhe e kaq të predispozuar për ta ndihmuar, Miri nuk e kaloi dot. Profesori bëri ç’ishte e mundur, por ja që Miri nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej qoftë edhe një pyetjeje të vetme, qoftë edhe pjesërisht. Në vazhdim, u fut edhe disa herë të tjera, por përsëri rezultati ishte i njëjti. Si përfundim, pas shumë kohësh e pas shumë përpjekjesh, provimin më të thjeshtë në fakultet, arriti ta kalonte duke e vënë këtë profesor të mirë në një pozitë shumë të vështirë. Miri arriti deri atje sa i tha se edhe ky vetë ishte një arvanitas nga Himara (Nivicë – Bubari) dhe se arvanitasit duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Provimi i parë që ka kaluar Miri ishte Hyrje në Dhiatën e Vjetër. Profesorin e lëndës studentët e thërrisnin me përkëdheli “Nikollaq”. Bashkëshortja ishte edhe ajo profesoreshë tek e njëjta katedër. Miri u fut në provim vetë i dytë. Gjënë e parë që bëri, i tha profesorit se ishte nga Vorio Epiri dhe se haste mjaft vështirësi në gjuhën greke (argument i cili qëndronte). Profesori u gëzua shumë që në fakultet kishin ardhur studentë edhe nga një vend si Shqipëria, që njihej për ateizmin agresiv të saj dhe shkeljet e çdo të drejte njerëzore. Madje jo vetëm që u gëzua, por edhe u entuziazmua. Ky entuziazëm nuk iu shua edhe kur Miri Cici nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje. Rëndësi kishte që përgjigjej edhe për llogari të tij shoku që kishte në krah. Kur profesori e vlerësoi me notën 8, fluturoi nga gëzimi. Në darkë, në sallën e ngrënies së konviktit ku jetonte, përballë Ambasadës Amerikane në Athinë, Rruga Kartali 7, dha një recital humoristik njësoj si ata palaçot e cirkut përpara fëmijëve të kopshtit. Drejtori i konviktit (ishte konvikt privat) e pyeti se si kishte kaluar në provim dhe Miri, në kulmin e qejfit që më në fund kishte kaluar provimin e parë, filloi të përshkruante me gojën vesh më vesh mënyrën se si ishte zhvilluar provimi. Fjalët që pasojnë janë të tij, pa asnjë shtesë, pa asnjë ekzagjerim: “Ha, ha, ha..., unë nuk fola fare, se nuk dija asnjë nga pyetjet që më bëri. Profesori pyeste mua, shoku im në krah përgjigjej, por mua më thoshte bravo! Ha, ha, ha, ha...”. Konviktorët e tjerë u shkulën gazit, sepse Miri e përshkruante mjaft bukur këtë skenë. Herë pas here mbushnin gotat me ujë dhe i rrëkëllenin me një frymë, se gati sa s’po mbyteshin nga ushqimi që u mbetej në grykë nga të qeshurit.
Provimi i fundit, për të cilin unë kam dijeni se si e ka kaluar Miri Cici (dhe jo i fundit që ai ka dhënë) ishte dogmatika. Profesori quhej Ksiκsakis. Ishte një zotëri i vërtetë, me pamje aristokrate, sa sjellshëm aq edhe korrekt me studentët. Nuk e jepte notën lehtë dhe mësimi i tij ishte shumë i vështirë. Para se të jepte këtë provim, Miri Cici kishte shkuar në Shqipëri për të “ndihmuar” Kishën Mëmë. Ishte takuar me Kryepiskopin Anastas, ishte përpjekur të hiqej për një periudhë të shkurtër si përkthyes në Durrës, kishte rregulluar bursë për të vëllanë, Artemios Tsitsis, dhe ishte kthyer përsëri në Athinë që të vazhdonte “studimet”. Në zyrën e profesor Ksiksakit ishin rreth pesë studentë të tjerë të huaj, kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Pyetjet i drejtoheshin me radhë çdo studenti dhe ai përgjigjej me gojë, në prani të të gjithëve. Fillimisht Miri nuk e hapi gojën fare, si gjithmonë. Mirëpo presioni që ushtronte prania e studentëve të tjerë ishte mjaft i madh, sepse të gjithë përgjigjeshin, kurse ky jo, në një kohë që duhej patjetër ta kalonte provimin, sepse humbiste bursën që merrte nga MPJ e Greqisë. Për këtë arsye, ishte i detyruar të thoshte diçka, që të justifikonte një rivendikim të mundshëm note kaluese. E keqja ishte se nuk dinte çfarë të thoshte, prandaj dhe nga goja e tij dolën disa gjepura, disa broçkulla, që sado i sjellshëm që të ishe, nuk mund të rrije pa qeshur. Studentët e tjerë kishin ulur kokën me takt, kishin vënë përpara fytyrës ca fletë formati që të mbulonin të qeshurat, edhe pse supet që u tundeshin sa majtas e djathtas, i tradhtonin ata për gazin që kishte shpërthyer gjithandej e që përpiqeshin ta mbanin me zor nga mirësjellja. Miri e vuri re këtë gjë. Për të dalë nga situata, filloi edhe ky të qeshte si idiot. Atëherë të qeshurat e të tjerëve shpërthyen akoma më shumë, madje hapur fare. I vetmi që nuk qeshte ishte profesor Ksiksakis. Nxori bllokun me shënime dhe filloi të thoshte notën e gjithsecilit. Kur erdhi radha e notës së Mirit, ky u ngrit në këmbë shumë i shqetësuar dhe iu afrua profesorit me kurriz nga shokët dhe duke u përpjekur që të mos e dëgjonin të tjerët, po i pëshpëriste në vesh. Ndërkohë, ambienti ishte mjaft i vogël (zyrë ishte, jo klasë), prandaj dhe të gjitha ato që tha i dëgjuan të gjithë. Miri Cici i pëshpëriti se sapo ishte kthyer nga Shqipëria, ku kishte ofruar ndihmën e tij për Kishën mëmë, prandaj dhe nuk kishte shumë kohë për të lexuar. I tha gjithashtu se po përgatitej të bëhej murg. Në fund i tha edhe se kishte të fala nga Kryepiskopi Anastas dhe se ky po i lutej që ta ndihmonte për të kaluar këtë provim në emër të nevojave madhore që kishte Kisha e Shqipërisë për teologë. Profesor Ksiksakis u vu në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë. U pa se ishte në një dilemë të madhe dhe kuptohet se për çfarë arsye. Pasi u mendua thellë, i vuri një pesë dhe nuk ia vari më. Studentët e tjerë u inatosën keq. Nuk ishte hera e parë që ndodheshin përpara një skene të tillë. Miri Cici, edhe pse nuk përgjigjej kurrë, kishte kaluar provime që këta, edhe pse ishin përgjigjur, kishin mbetur. Vendosën të shkonin tek Dekani i Fakultetit dhe të ankoheshin për racizëm ndaj tyre. Argumenti i tyre ishte se Miri Cici (Fotios quhej asokohe) i kalonte provimet ngaqë ishte grek nga Vorio Epiri dhe jo ngaqë meritonte të kalonte.
Sinqerisht që unë nuk e di se çfarë bënë ata studentët e huaj në vazhdim. Di vetëm që, vite më pas, kur Kryepiskopi Anastas u informua për këtë gjë, u mërzit shumë. Madje kur qëlloi që shkoi në Athinë, thirri të gjithë studentët që studionin atje për teologji, duke kërkuar prej tyre që të mos përdornin kurrë emrin e tij në raste si ky me Miri Cicin.
Kjo është mënyra, me të cilën Miri Cici ka marrë diplomën e teologjisë. Ky është formimi dhe shkollimi i tij i vërtetë. Kjo është arsyeja se pse nuk ka arritur kurrë më të marrë ndonjë diplomë tjetër, pavarësisht se u pranua për studime pasuniversitare në Athinë, Angli dhe Ohaio (SHBA).
Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-09-2020 më 11:13
Kokëtrashësia – aleati më i ngushtë i analfabetizmit të Miri Cicit
Tri rastet e tre provimeve të ndryshme që përshkrova në shkrimin e mësipërm, tregojnë qartë nivelin e vërtetë arsimor, etikën, por edhe kokëtrashësinë legjendare të laikut Miri Cici. Po e përsëris edhe në herë se, fakti që Miri Cici mori diplomën e teologjisë pas shtatë vitesh, në një kohë që duhej ta merrte për katër, nuk do të thotë se ky arriti që pas shtatë vitesh të dilte një teolog i përgatitur, ashtu siç e përshkruante diploma. Në asnjë mënyrë! Thjesht, Miri Cici arriti pas shtatë vitesh të merrte një copë letër bakalli me metoda e mashtrime prej mafiozi shqiptar, e cila nuk kishte, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë vlerë, prandaj dhe, në asnjë moment të jetës së vet, nuk i ka shërbyer dhe nuk ka për t’i shërbyer deri sa të dalë në pension. E vetmja diplomë e vlefshme që zotëron Miri Cici, e cila i përshtatet plotësisht si nivelit arsimor, ashtu edhe etikës së tij, është Dëshmia e Penalitetit, e cila vërteton se ka bërë pesë muaj burg si keqbërës ordiner. Me këtë diplomë ka ngrënë bukë deri tani, me këtë edhe do të vazhdojë të hajë! Mos u bë merak, Mirush! Këtë diplomë nuk ta mohon njeri. Eshtë e jotja. Ke derdhur gjak për të ta fituar (Të kuptohemi, jo gjakun tënd, por kjo nuk ka rëndësi).
Me sa më thanë (sepse, sinqerisht, unë as që a kam marrë mundimin të lexoj ato që shkruan në fb), Miri Cici është hedhur përpjetë kur ka lexuar në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodhokse, ku ndër të tjera, i thuhet se e ka mbaruar fakultetin pas shtatë vitesh. Nuk e ka mohuar si fakt, por e ka justifikuar me pretendimin se, në këto shtatë vite, ka marrë dy shkolla njëherësh!!! Vërtet, mo, Miri? Me kë kujton se flet? Me Dranen apo me Shukrien? Apo me të dyja bashkë?
Janë këto mashtrime prej idioti, të këtij palaçoje cirku, që kujton se shoqëria shqiptare përbëhet vetëm nga njerëz si dy tuhafet e sipërpërmendura, mashtrime të cilat më detyrojnë ta çmontoj deri në vidhën e fundit e ta shes për skrap tek arixhinjtë për njëzetë lekë të vjetra kilogramin.
Për të parë se sa qëndron ky pretendim i tij, le t’i referohemi së pari legjislacionit që është në fuqi në Greqi. Në momentin që një student shkon e regjistrohet në një fakultet çfarëdo, i kërkohet të bëjë një “Deklaratë me Përgjegjësi të Ligjit 105”, ku nënshkruan se nuk është i regjistruar në asnjë fakultet tjetër brenda Greqisë. Legjislacioni grek ndalon në mënyrë kategorike që një person të studiojë njëherësh në dy shkolla të larta. Ndërkohë, çdo person që studion në një fakultet grek, është i lirë të shkojë në kinema, në kafene, apo në ndonjë kurs gjuhe të huaj, kurs muzike etj., pa asnjë pasojë ligjore. Ajo “shkolla” e dytë e Mirit është pikërisht një kurs i tillë muzike bizantine (pavarësisht emërtimit në letra), i cili frekuentohet nga njerëz të çdo moshe, të cilët duan të nxjerrin ndonjë të ardhur si psaltë në kishat e famullive ku jetojnë. Kurse të tilla ka pothuajse në çdo Mitropoli të Greqisë. Nuk të ofron asnjë të drejtë dhe as të ngre nivelin arsimor në një shkallë më të lartë nga ajo që kishe para se të mbaroje këtë. Nëse je regjistruar atje me diplomë shkolle të mesme, edhe pas mbarimit të këtij kursi, me arsim të mesëm do të mbetesh. Kjo është me pak fjalë “shkolla” e dytë e Miri Cicit!!!
Gjithsesi, le ta zëmë për një çast se kjo ishte një shkollë e dytë. Çfarë e pengonte Miri Cicin që të mbaronte njëherë teologjinë, pastaj të vazhdonte edhe studimet e tij të famshme për muzikë bizantine? Përse i duhej patjetër të ishte në dy shkolla njëherësh? Për një arsye shumë të thjeshtë. Duke mos mundur të kalonte provimet në teologji, humbiste bursën. Zyra e Bursave në katin e pestë të Ministrisë së Jashtme, (Rruga Akadhimias 3) konkretisht z. Kheliotis, dhe pas tij një zonjë tjetër mjaft e rreptë, i kërkonin me ngulm të sillte vërtetim nga Fakulteti Teologjik me numrin e caktuar të mësimeve që ishte i detyruar të kalonte. Ku ta gjente Miri një vërtetim të tillë? Atëherë filloi lojën e tij të njohur me Kishën e Shqipërisë. Kam dhënë hollësi edhe unë, por edhe Niko Korçari në postimet e vjetra, se si ia arriti që me ndihmën e saj të shtynte edhe bursën, edhe të rregullonte të vëllanë në Selanik. “Studimet” e tij në muzikën bizantine ishin ferexheja, që mbulonte dështimin e tij në fakultetin teologjik dhe justifikonte përpara Ministrisë së Jashtme të Greqisë shtyrjen e bursës. Kjo është e vërteta e “shkollimit të dyfishtë” të Miri Cicit. Një fakultet që zgjati shtatë vite, me një diplomë teologjie të marrë me lloj-lloj pisllëqesh, dhe një kurs për muzikë bizantine, që nxirrte psaltë për kishat e lagjeve dhe fshatrave të Greqisë.
Por mos kujtoni se kjo historia e dy-shkollimit shtatëvjeçar të Miri Cicit mbaron këtu. Kam ende edhe disa gjëra të tjera për të shtuar. Të gjithë teologët e Shqipërisë e dinë mirë se këtë lloj shkollimi (Teologji + muzikë bizantine) nuk e ka bërë vetëm Miri. E kanë bërë edhe të tjerë. Unë njoh personalisht një rast të tillë, ku personi i dërguar nga Kisha e Shqipërisë për studime teologjike në Athinë ka mbaruar brenda katër vitesh edhe fakultetin teologjik, edhe këtë shkollën tjetër të muzikës bizantine, të njëjtën që ka mbaruar edhe Miri Cici. E theksoj: brenda katër vitesh! Apo jo, mo Miri? Nuk jam shumë i sigurt dhe nuk ngul këmbë, por më duket se edhe vëllai i tij, Artemios Tsitsis, ka bërë të njëjtën gjë.
Po shpjegoj tani për lexuesit e kësaj teme (të cilët po arrijnë numrin 15.000) edhe një detaj të fundit, që të bëhet akoma më e kuptueshme se shtatë vitet e studimeve të Miri Cicit në Athinë ishin produkt i kokëtrashësisë së tij legjendare dhe asgjë më shumë. Si të gjitha universitetet në të gjithë botën e qytetëruar, edhe Universiteti Kapodistrik i Athinës, në kuadrin e vetë administrimit, kishte rregulloren e vet të brendshme. Njëri prej këtyre rregullave i lejonte studentët që, në një vit akademik, të kalonin 50% më shumë provime se numri që rezultonte nga totali i mësimeve pjesëtuar për katër vitet e studimeve. D.m.th., në periudhën që Miri Cici bënte sikur studionte në Fakultetin Teologjik të Athinës, totali i mësimeve për katër vite ishte 48, për një vit ishte 12, por brenda vitit, një studenti i lejohej të kalonte edhe 6 më shumë, pra, 18. Në dy vite mund të kalonte 36 mësime, dhe për dy vite të tjera mbeteshin 12 mësime. Pra nëse dikush ishte i zoti të lexonte më shumë, e mbaronte fakultetin për më pak se tri vite, edhe pse për të marrë diplomën duhej të priste deri sa të mbusheshin plot katër vite nga data e regjistrimit në këtë fakultet, e cila ishte edhe periudha minimale, gjatë së cilës një student mund të përfundonte zyrtarisht studimet e veta.
O Miri! E mban mend që një i njohuri yt u zhduk papritur e papandyer nga fakulteti, ndërsa ti u bëre shumë merak, se mos e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët? E? Në fakt u bëre kot merak, se falë teje dhe ca plehrave të tjera si puna jote, ishte në mbikëqyrje të plotë të islamistëve të Gazidedes. Nuk e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët, Miri! Thjesht, shfrytëzoi këtë rregull të Fakultetit dhe i mbaroi provimet për dy vite e gjysmë, prandaj dhe të la pendët kaq shpejt. Nejse! Ky është një kapitull tjetër, të cilin, i lutem Zotit, ta zgjidhim ballë për ballë, ose tek për tek, siç thonë andej nga vendlindja ime.
Dua të them se, nëse Miri Cici ishte kaq erudit, sa ç’kërkon të hiqet, mund të mbaronte në më pak se katër vjet edhe teologjinë, edhe kursin e muzikës bizantine. Por ai nuk e bënte dot këtë sepse nuk ka as kapacitetet më minimale intelektuale. Nga ana tjetër, ai nuk mund ta pranojë një gjë të tillë, sepse që të luajë rolin e pasardhësit të Fan Nolit, siç ia kërkon misioni, duhet të shfaqet si erudit i madh, por edhe si klerik me raso. Siç e kanë kuptuar të gjithë tashmë, falë edhe Deklaratës për Shtyp të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila paraqiti dokumentet e duhura, që vërtetojnë se ky karagjoz nuk ka raso, Miri Cici përpiqet të shpëtojë të paktën famën e eruditit, që ai vetë e ka përhapur për vite me radhë nëpërmjet profileve të tij të shumëfishta në mediet sociale. Por ja që i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Në shkrimin e radhës do të sjell plot të dhëna të tjera për kokëtrashësinë e njeriut më kokëtrashë që kam njohur në jetën time.
Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 13-09-2020 më 14:31
Krijoni Kontakt