Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 96
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Edhe pse kemi thënë disa gjëra në lidhje me biznesin e Cicajve, me emërtimin tregtar “Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi ‘Shën Asti’”, përmendja e disa detajeve të tjera ndoshta do të nxirrte më shumë në pah natyrën mashtrimtare të “themeluesit” të kësaj Lidhjeje. Në të gjitha letrat që z. Cici, në cilësinë e kryetarit të saj, u dërgon personaliteteve kishtare në Greqi, Shqipëri dhe SHBA (konkretisht Kryepiskopit të Greqisë Kristodhulos, Kryepiskopit të Shqipërisë Anastas dhe kancelarit të dioqezës shqiptare në SHBA, atë Artur Liolinit) thekson dy gjëra: rrezikun e proselitizimit të shqiptarëve nga Dëshmitarët e Jehovait dhe nevojën për pagëzimin e shqiptarëve joortodoksë në ortodoksë. Me këto dy argumente shantazhonte kryesisht Kryepiskopin e Greqisë, të cilin e nxiste të anashkalonte kundërshtimet e Kryepiskopit Anastas për të dhënë miratimin për një shoqatë, që nuk kishte asnjë lidhje me Kishën Mëmë, sepse nuk u pyet kur “u themelua”. Njoftimi që iu bë asaj vetëm kur ishte bërë fakt i kryer nuk kishte asnjë vlerë, sepse u bë vetëm e vetëm për të përmbushur kushtin që i vuri Kisha e Greqisë, d.m.th. miratimin e kësaj iniciative prej Kishës Mëmë, kusht ky që është i detyrueshëm në praktikat e bashkëpunimit të Kishave Ortodokse në të gjithë botën.

    Trysnia që Lidhja e Cicajve i ushtronte kryesisht Kryepiskopit Kristodhulos kishte si strumbullar dorëzimin e të paktën një anëtari të kësaj Lidhjeje në prift. Arsyeja e vërtetë nuk mund të thuhej kurrë hapur, por në fakt është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Anëtari i Lidhjes që do të bëhej prift kalonte automatikisht në borderonë e administratës publike, duke u hapur rrugën edhe kandidatëve të tjerë, që të emëroheshin shumë shpejt në këtë administratë me detyra të ndryshme. Prifti i parë do të kishte detyrimisht edhe një kishë të vetën, qoftë edhe në orë të caktuara, por me një arkë të vetën, ku shqiptarët ortodoksë do të derdhnin pa kursim paratë e tyre në llogarinë e Lidhjes. Por jo vetëm kaq. Prifti do të dilte me një ikonë në dorë rrugët e Athinës e të gjithë Greqisë, ku do të ftonte të gjithë vëllezërit ortodoksë, sidomos ata grekë, që të derdhnin ca para për ndërtimin e një kishe të re për vëllezërit shqiptarë ortodoksë. Pastaj Lidhja do t’i drejtohej Shtetit Grek, Bashkisë së Athinës, Komunitetit Evropian, diasporës shqiptare nëpër botë, që të vinin në dispozicion të tyre fonde dhe të postonin çeqe me shumë zero nga pas në llogaritë bankare që të Lidhjes. Të gjitha këto do të ngeleshin plane në letër, nëse nuk do të gjendej një prift shqiptar, që të emërohej zyrtarisht nga Kisha e Greqisë për këtë qëllim.

    Nëse ky mashtrues donte me të vërtetë të dëgjohej gjuha shqipe në një kishë të Athinës, ishte shumë e thjeshtë, sepse nuk ishte fare nevoja të merrej miratimi i Kryepiskopit Anastas. Mund të caktohej një orë të caktuar për shërbesë në gjuhën shqipe në një nga kishat në qendër të Athinës, të merrnin qoftë edhe një prift grek, por psaltët të këndonin gjatë gjithë kohës shqip. Në fund të fundit, ato që thuhen e këndohen nga psaltët janë shumë më tepër nga ato që thotë prifti në një liturgji hyjnore. E njëjta gjë mund të bëhej p.sh. edhe për misteret e pagëzimit dhe martesës, por edhe për shërbesa të tjera. A nuk ishin bashkëthemeluesit e kësaj Lidhjeje, sidomos vëllezërit Cici, psaltë shumë të mirë e me diploma në muzikën bizantine? Ky mund të ishte një hap i parë me të vërtetë i dobishëm, por që nuk mund të sillte para në xhepat e tyre.

    Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se mashtruesit në fjalë as që i bëhej vonë nëse shqiptarët do të dëgjonin apo jo gjuhën shqipe në adhurim. I interesonte biznesi fitimprurës që kishte projektuar në mendjen e tij të sëmurë, i cili nuk mund të fillonte të funksiononte pa një prift që të njihte gjuhën shqipe, por mbi të gjitha, nuk mund të kontrollohej prej tyre. Kur e panë se ishte e pamundur që dikush prej tyre të dorëzohej prift në Kishën e Greqisë, i propozuan Kryepiskopit të Greqisë Kristodhulos emrin e një arkimandriti arvanitas, i cili kishte shërbyer për katër vite në Kishën e Shqipërisë dhe e njihte mirë gjuhën shqipe. Quhej Markos Meletis, dhe në atë periudhë shërbente si prift ushtarak në ishullin e Samosit. Z. Cici komunikoi menjëherë me të dhe ai u tregua i gatshëm për të ndërmarrë një mision të tillë. Është për t’u habitur se si ka mundësi që, një njeri si z. Cici, i cili ka për borxh të bëjë biografitë e gjithë banorëve të globit brenda dhjetë minutash, nuk solli asnjë kundërshtim për këtë kandidature (në fakt ishte e vetmja kandidaturë). E them këtë sepse ky arkimandrit, i cili kishte ardhur vullnetarisht në Shqipëri, u largua me takt dhe pa bujë prej këndej për arsye të caktuara, arsye për të cilat nuk mund të mos kishte dijeni z. Cici, aq më tepër kur informatori i tij kryesor nga Shqipëria (deri edhe tani që po flasim) është nga ata që përgjojnë nga vrima e çelësit çdo lëvizje që kryhet jo vetëm në ambientet kishtare të Shqipërisë, por edhe në ambientet personale të punonjësve të saj. Madje, për të njëjtat arsye që u largua me takt nga Kisha e Shqipërisë, me sa kam dijeni, është larguar edhe nga radhët e klerit në Greqi. Pavarësisht këtyre, arkimandriti Markos Meletis pranoi fillimisht, por më pas nuk u bë i gjallë.

    Lidhja e Cicajve dështoi në mënyrë të turpshme sepse interesat që fshiheshin pas saj ishin po aq të turpshme. Z. Cici vazhdon të ngulë këmbë deri sot se Lidhja e tij ishte e rëndësishme ngaqë ishte njohur me ligj nga Shteti Grek. Nuk mund të them se e thotë vetëm për demagogji, por edhe se kaq i pret, sepse ai as që e ka idenë se në Greqi ka më shumë shoqata dhe organizata nga ç’ka banorë. Në kohët e arta që z. Cici bënte kokrrën e qejfit në Athinë, një qytetar grek mund të ishte anëtar i dhjetë ose më shumë shoqatave të ndryshme, sepse kjo ishte një mënyrë për të mbushur xhepat me fondet e shtetit dhe të BE-së, që financonin pa asnjë transparencë marrëzi të tilla. Në radhë të parë është shumë e lehtë të krijosh një të tillë dhe akoma më e lehtë të njihet nga shteti si e tillë. Merr një model statuti nga mijëra statute që qarkullojnë në internet, ose nëpër dosjet e zyrave të avokatisë, shkruan mbi të emrin e shoqatës që kërkon të krijosh, e çon tek një avokat dhe ai i bën të gjitha vetë. Brenda pak ditësh të lë mbi tavolinë dokumentin e njohjes, bashkë me llogarinë e shpenzimeve që ka bërë. Z. Cici nuk kishte nevojë të paguante. Kishte avokatin Aristidh Kola (ose Kolja sipas këtij analfabeti), por edhe mbështetjen e një organizate e të majtës ekstreme (e dyshuar për lidhje me terrorizmin ultramajtist), që quhet “Dhiktio” (Δίκτυο).

    Vetë fakti që lëvizjet, veprimet dhe iniciativat e asaj kohe të Z. Cici diktoheshin nga një ateist si Aristidh Kola dhe përkraheshin nga një organizatë ultramajtiste si “Dhiktio”, përbën dëshminë më të qartë dhe provën më të patundshme se objektivi kryesor i kësaj Lidhjeje ishte nënshtrimi i besimit ortodoks ndaj politikës dhe jo mbarëvajtja e besimit ortodoks në gjirin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Feja do të ishte thjesht ferexheja e kësaj loje të fëlliqur politike, e inskenuar nga qarqe dhe interesa, që ky buratin e kishte për nder t’u shërbente, mjafton që të lëpinte ndonjë kockë e të kishte ndonjë ofiq që të krekosej. Lidhja e tij nuk ishte gjë tjetër veçse një provokacion ndaj Kishës sonë dhe një përpjekje për të larguar shqiptarët ortodoksë që jetonin në Greqi nga feja e të parëve. Ky objektiv u shkonte përshtat ish sigurimsave që jetonin e vepronin në Athinë, propagandës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Greqi dhe terrorizmit islamik në përgjithësi.

    Nëse z. Cici i interesonte me të vërtetë besimi ortodoks, atëherë duhej të bënte gjënë më të thjeshtë: të shkonte në ndonjë manastir për një farë kohe, të bëhej fillimisht murg i thjeshtë, të fitonte përvojën dhe cilësitë e duhura për një jetë të tillë, pastaj të bëhej ieromonak dhe, në vazhdim, mund të vepronte si misionar në shërbim të shqiptarëve ortodoksë sa t’i donte qejfi. Askush nuk kishte për ta penguar, aq më tepër Kryepiskopi Anastas. Por nuk ishte ky qëllimi i tij, sepse në radhë të parë nuk është besimtar. Edhe në kohën që veshi raso, gjuha që përdorte dhe veprat që kryente ishin ato të një rrugaçi e jo e një besimtari të vërtetë dhe e të një kleriku të urtë, që vihet në shërbim të komunitetit e ndjek me përulësi e përkushtim rrugën e vështirë të Ungjillit të Krishtit.

    Gjithsesi, ky njeri nuk është vetëm mashtrues, por edhe i pabesë, madje edhe ndaj miqve të tij, të cilët i tërhoqi mjaft herë në monopate shumë të rrezikshme, edhe në buzë të greminës do të thosha. Do ta ilustroj këtë ide që kam për të në vijim. Në datën 7 mars 2000, plot një muaj pas dështimit të “themelimit” të Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti”, kryetari i famshëm i saj, me vizën amerikane në pasaportë e me biletën e paguar nga të tjerë për të udhëtuar pas disa ditësh drejt SHBA-së, ku e priste i ndjeri Sejfi Protopapa pas letrës që i kishte dërguar Aristidh Kola, u dërgon anëtarëve të Këshillit Drejtues të kësaj Lidhjeje këtë letër:

    Të dashur vëllezër më Krishtin,

    Jam i detyruar të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Lidhjes, duke ju falënderuar më parë për besimin, votën dhe bashkëpunimin e sinqertë në dobi të bashatdhetarëve tanë, me bindjen se ju do të vazhdoni përpjekjet për organizimin e shqiptarëve ortodoksë në Greqi.

    Për fat të keq, mbas luftës së egër dhe të shumanëshme që i bëhet Lidhjes, dhe sidomos personit tim, zyrtarisht dhe prapa krahëve, nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, zoti Anastas, qeshë i mendimit që të fillojë një dialog publik për të drejtat fetare të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke dhënë në shtypin e të dy vendeve letërkëmbimin e Lidhjes me Krypeshkopin e Greqisë dhe Kryepeshkopin e Shqipërisë, përderisa jemi anëtarë të një shoqate të ligjësuar dhe çdo gjë ka vijuar sipas ligjeve civile dhe kishtare, gjë që nuk u pranua nga shumica prej jush, për shkak të frikës suaj dhe të familjeve tuaja këtu..

    Në këto kushte unë nuk kam asnjë mënyrë për të sendërtuar programin tonë, prandaj dhe tërhiqem. Më vjen keq që nuk mund të jem as anëtar i thjeshtë i Lidhjes, sepse më duhet t’i përkushtohem studimit për temën e disertacionit. Më 25 mars, datë e caktuar nga mbikëqyrësi i Lidhjes, zoti Dhimitër Lalushi, si afati i fundit i shërbimit im, do të largohem nga Greqia. Po i jap, pra, çështjes së hapjes së një kishe shqiptare në Athinë, me tërheqjen time, një alternativë tjetër. Punë të mbarë!

    Me respekt,
    Foti Cici


    Kuptohet që ky njeri jo vetëm po i braktiste këta njerëz, që i kishin besuar fjalëve të tij, por edhe i kishte marrë në qafë për një kohë të gjatë, i kishte helmuar me shpifjet e tij, i kishte keqorientuar me paaftësinë e tij, e tani së fundmi, po i shiste për tridhjetë aspra me tradhtinë e tij. Ai po i akuzonte ata se nuk po përkrahnin në vendimin e tij për të hapur një luftë publike kundër Kryepiskopit Anastas, ku ndër të tjera, ky surrat e akuzonte këtë personalitet të nderuar botërisht se kërkonte ta zhdukte fizikisht! Kuptohet që, sado të ligj e mëkatarë të ishin këta njerëz, nuk do të guxonin kurrë të binin dakord me një akuzë të tillë. Jam i sigurt se jo nga frika, por nga pastërtia e ndërgjegjes së tyre. Qëllimi i z. Cici ishte të hidhte në opinion akuza të tilla, dhe t’ia mbathte menjëherë për në Amerikë, ku do të shfaqej si hero në gjirin e kundërshtarëve të Kryepiskopit Anastas. Sigurisht që organet e drejtësisë në Greqi do të ndërhynin menjëherë, jo me domosdo për të mbrojtur Kryepiskopin Anastas, por edhe jetën e z. Cici, me kusht që ky të paraqiste prova bindëse për këtë akuzë. Në kohën që ky dezertor do t’ia kishte mbathur për në Amerikë, anëtarët e Lidhjes që kishin mbetur në Greqi do të përballeshin me situata aspak të këndshme për ta e për familjet e tyre, prandaj dhe reaguan me forcë, duke shkaktuar zemërimin e kryetarit të tyre në arrati.

    Ky është Fotaq (Fatmir – Foti) Cici! Këshilloj çdo njeri që është pranë tij të ketë parasysh dy gjëra: të ruajë mirë portofolin dhe të mos i kthejë kurrë shpinën. Më e mira fare është të mos i qëndrojë pranë, por nëse nuk ka rrugë tjetër, këto dy këshilla do të jenë mjaft të dobishme për të nëse i zbaton me rigorozitet.

    Duke përfunduar, dua të theksoj edhe një herë, madje me forcë, se Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti” ishte një mashtrim, një firmë piramidale, e cila, me efektet e saj anësore, përmbushte shumë qëllime të tjera mëkatare, të cilat i përmenda edhe më lart, por që kryesisht, u sajua për të pasuruar Cicajt e Nivicë - Bubarit. Shkrimeve të mia në këtë temë, për shkak të natyrës së tyre spontane, nuk u vendos kurrë titull. Kësaj here mendoj të vendos, edhe pse jo në krye të tyre, siç e kërkon zakoni, por në fund:

    ___________________________________BIZNESI I DËSHTUAR I CICAJVE
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-03-2019 më 11:47

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Ky është vendimi i Qeverisë Greke, me anë të cilit një ndër "themeluesit" kryesorë të Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", në të njëjtën kohë edhe vëllai i kryetarit të saj, z. Fotaq (Fatmir - Foti) Cici, emërohet në Kishën e Greqisë dhe në administratën civile të Shtetit Grek me një rrogë të majme:

    Emri:  ARTEMI-GIF.jpg

Shikime: 1050

Madhësia:  51.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-03-2019 më 13:51

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Psalti kryesor që shfaqet në këtë video (me titull "ΚΕΚΡΑΓΑΡΙΟΝ ΑΡΓΟΝ του ΙΑΚΩΒΟΥ - ΤΣΙΤΣΗΣ ΑΡΤΕΜΙΟΣ") është një nga "bashkëthemeluesit" e Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", në të njëjtën kohë edhe vëllai i z. Fotaq (Fatmir-Foti) Cici. Videoja është e vitit 2010, para se të dorëzohej prift në Mitropolinë e Shenjtë të Selanikut. Është për t'u habitur se si njerëz si puna e këtij, që çirreshin e ngjireshin për përdorim të gjuhës shqipe në Kishë për emigrantët shqiptarë në Greqi, kur vjen puna për veten e tyre, tunden e shkunden në psaltir pa kënduar asnjë fjalë shqip. Por jo vetëm kaq. Edhe emrat e tyre i kalojnë nëpër ca labirinte gramatikore, diçka si purgatorë ose si purifikatorë, që futesh nga njëra si shqiptar me emrin "Artan", në stadin tjetër kthehesh në " Artem", pastaj "Αρτέμης", dhe në stadin përfundimtar shndërrohesh në "Αρτέμιος". Forma të tilla emrash të përveçëm në greqisht, janë forma kaq konservatore, saqë pothuajse të gjithë grekët u shmangen në përdorimin e përditshëm (Këto forma arkaike emrash përdoren kryesisht nga klerikët e lartë). Nuk do gjesh grek sot që të thotë p.sh. se quhet "Νικόλαος", por "Νικόλας". Vetëm ca grekë të zellshëm, si puna e këtyre "shqiptarëve" të flaktë, mund të përdorin këto forma kaq "grekomane" emrash të përveçëm, siç është emri i vëllait të z. Cici, që përdor jo vetëm në këtë video, por edhe në çdo rast tjetër, pa asnjë përjashtim.


    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 22-03-2019 më 06:50

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Edhe pak fjalë për biznesin e Cicajve në kurriz të shqiptarëve ortodoksë në Greqi

    Siç kemi përmendur me fakte, dokumente dhe detaje të shumta në postimet e mësipërme, argumentet e z. Cici për nevojën e njohjes së Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", të cilat i paraqiste me shumë ngulm, madje deri në shantazhim, përpara Kryepiskopit të Greqisë, i cili edhe do t'i shndërronte krerët e saj në nëpunës të administratës civile të Shtetit Grek, ishin dy:

    1) Kthimi i emigrantëve myslimanë shqiptarë në ortodoksë (në fenë e Shën Astit, siç shkruante në këto letra).

    2) Shpëtimi i shqiptarëve ortodoksë nga kthetrat e dëshmitarëve të Jehovait dhe herezive të tjera, të cilat shpërndanin literaturë fetare në gjuhën shqipe.

    Nuk mund të them se këto broçkulla, të cilat i paraqiste si argumente bindëse, e kishin origjinën më shumë tek shkalla e ulët e intelektit të tij, sesa tek instinkti i tij i mashtrimit për qëllime përfitimi. Ishte një kombinim i të dyjave, por interesi vetjak ishte ai që dominonte gjithmonë (dhe vazhdon të dominojë) në këto përplasje të tij me intelektin.

    Në vitin 2000, shqiptarët në Greqi ishin konsoliduar plotësisht. Dy nga valët më të mëdha të emigrimit të tyre masiv në Greqi ishin në vitet 1991-1993 dhe 1997-1998. Vala e dytë e emigrimit ishte në një masë të madhe riemigrim (sepse shumë shqiptarë ishin kthyer nga Greqia për të investuar paratë e tyre në biznese të vogla dhe të mesme), për shkak të humbjes së parave të tyre në firmat piramidale dhe luftës civile të viti 1997, që shkaktoi mjaft gjakderdhje në Jug të vendit. Pra, unë nuk e kuptoj se si mund të shpëtonte shqiptarët ortodoksë z. Cici bashkë me Cicin tjetër, kur propaganda antiortodokse e atyre viteve anatematizonte grekët se po pagëzonte në masë shqiptarët që jetonin në Greqi!

    Sinqerisht, unë nuk njoh ndonjë familje shqiptare që të mos ketë pagëzuar fëmijët atje, ashtu siç jam i sigurt se shqiptarët e Greqisë nuk kanë kërkuar ndonjëherë të ndërtojnë as kishë dhe as xhami. Ky është një fakt që flet vetë. Për sa i përket veprimtarisë së Dëshmitarëve të Jehovait, ata nuk vepronin vetëm në Greqi, ku shqiptarët, sipas z. Cici, binin pre e tyre, ngaqë ky teolog i shquar nuk kishte botuar akoma në shqip librat që kishte përkthyer. Dëshmitarët e Jehovait veprojnë edhe në Shqipëri, ku kishat ortodokse, katolike, por edhe xhamitë, përdorin gjuhën shqipe, që do të thotë se argumenti i z. Cici ishte të paktën qesharak nëse nuk do të ishte një mjet dinakëror shantazhimi.

    Pavarësisht se çfarë mund të thuhet apo të shkruhet në lidhje me këto argumente, vetë jeta dhe koha kanë vërtetuar se, numri i shqiptarëve ortodoksë që janë larguar në Greqi është shumë më i vogël se numri i atyre që kthehen disa herë në vit për periudhat e pushimeve dimërore e verore, për festat e ndryshme etj. Kjo gjë vërtetohet lehtë nga shtimi i pazakontë i numrit të besimtarëve, që vërshojnë në këto ditë të vitit nëpër kishat tona, duke i mbushur plot e përplot, aq sa nuk ke ku të hedhësh mollën. Pra, nuk ka asnjë dyshim se në Greqi:

    1) ortodoksët shqiptarë nuk e humbën fenë e të parëve,

    2) ortodoksët shqiptarë ua trashëguan me shumë sukses këtë besim fëmijëve të tyre,

    3) radhët e ortodoksëve shqiptarë atje u mbushën edhe me ortodoksë, me prejardhje nga besime të tjera.

    Të gjithë ortodoksët shqiptarë dinë shqip. Jo vetëm ata që u larguan të rritur nga Shqipëria, por edhe ata që kanë lindur në Greqi, sepse në pushimet e tyre shkollore, sidomos në muajt e verës, rriten në oborret e gjyshërve e gjysheve në Shqipëri, luajnë me fëmijë të tjerë e flasin dhe këndojnë në gjuhën shqipe.

    I vetmi ortodoks (në emër), që çirret e ngjiret për ortodoksinë shqiptare, por që nuk i ka shkelur kurrë këmba në Shqipëri është vetëm z. Fotaq (Fatmir - Foti) Cici. Ka ardhur dy herë në Greqi me pasaportë kanadeze (siç e pohon vetë në faqen e tij të facebook-ut), por kurrë në Shqipëri. Ky është njeriu, që kërkonte të shpëtonte shqiptarët ortodoksë që jetonin në Greqi nga thonjtë e heretikëve, por që për veten e tij jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me ortodoksinë, por edhe e lufton atë me tërbim e shkumëzim.

    Pra, nuk ka asnjë dyshim se Lidhja që u përpoq të krijonte në Greqi ishte thjesht një sipërmarrje e karakterit ekonomik, një biznes personal i Cicajve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 22-03-2019 më 09:53

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kjo është fotoja zyrtare nga dita e inaugurimit të Biznesit të Cicajve. Pronari i madh bie në sy menjëherë, i kollarisur, me lugën në brez, gati për të ngrënë nga sahani që pret t'i japë Kryepiskopi i Greqisë, por mbi të gjitha, me atë shprehjen ironike në fytyrë dhe buzëqeshjen e tij të paimitueshme. Ia kam zmadhuar qëllimisht fytyrën, që kushdo që e sheh, të mund të pyesë veten se si mund t'i zësh besë këtij njeriu, në një kohë që mashtrimin e ka të pikturuar në ballë, në mënyrë të qartë e të dukshme.

    Emri:  1-Cicmici.jpg

Shikime: 1058

Madhësia:  36.2 KB

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fotografia e bashkëngjitur këtij shkrimi është marrë nga gazeta greke “Αγγελιοφόρος” (Lajmëtari) e datës 17 shkurt 2013, fq. 50, më konkretisht nga rubrika e saj SOCIALE, të cilën mund ta shikoni edhe online në linkun https://ageliesagelioforos.files.wor...a_diselido.pdf. Kjo gazetë shumëfletëshe përmban vetëm lajmërime dhe njoftime.

    Njoftimi që është në fotografi (kolona majtas) i është dërguar kësaj gazete nga Bashkia e Selanikut, me urdhër të veçantë të Kryetarit të kësaj Bashkie, me firmën e Drejtorit të Drejtorisë së Gjendjes Civile, I. Mavromatis. Po përpiqem ta përkthej me sa më shumë besnikëri, me shënimin se nuk jam i aftë në këtë fushë, siç është p.sh. z. Fotaq (Fatmir – Foti) Cici, prandaj dhe jam gati të pranoj çdo lloj korrigjimi nga ana e tij, si dhe të kërkoj ndjesë për ndonjë gabim të mundshëm.

    Në Drejtorinë e Gjendjes Bashkiake të Bashkisë së Selanikut u depozituan nga Artemi Cici, i Grigorit dhe i Aleksandrës, banor i Selanikut, Rruga ………………, dokumente mbështetëse për ndërrimin e emrit dhe të mbiemrit nga “Artemi Cici” në “Artemios Cicis” në Regjistrin Themeltar të Meshkujve dhe në Zyrën e Regjistrit të Qytetarëve të Bashkisë së Selanikut me numër rendor…………………. dhe vit lindjeje «1971» dhe ...................

    Kushdo që ka dijeni se kërkesa për ndryshim emri dhe mbiemri dëmton interesat e një pale të tretë, ose është kundër kësaj kërkese, është i lutur që, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të paraqesë në Drejtorinë e Gjendjes Bashkiake të Bashkisë së Selanikut (Seksioni i Zyrës së Regjistrit të Qytetarëve të Bashkisë së Selanikut, Rruga Vas. Georg. I ’ 1, Ndërtesa C , Zyra 122C), objeksionet që mund të ketë.


    Emri:  Aggelioforos.jpg

Shikime: 838

Madhësia:  51.6 KB

    Vlen të përmendim se kjo kërkesë për ndryshim emri dhe mbiemri, d.m.th. për një greqizim akut, apo tepër ekstrem të emrit dhe mbiemrit të personit që “atëbotë” quhej Artem (Artan) Cici, është depozituar pak ditë përpara se Qeveria Greke të sanksiononte me ligj përfshirjen e tij në borderonë e nëpunësit të administratës civile të Shtetit Grek, të shoqëruar me një rrogë të majme. Meqenëse ra fjala, do doja të dija se cilat janë ato "dokumente mbështetëse", që justifikojnë ndërrimin e emrit dhe mbiemrit nga gjysmë-shqiptar në grek prej njëmijë karatësh?

    Gjithsesi, loja me emrin dhe mbiemrin e këtij njeriu kishte filluar shumë kohë më parë, madje edhe në kohën që hiqej si patriot i kulluar, kur “digjej” nga malli për vendin e tij dhe gjuhën shqipe dhe kur, bashkë me vëllanë e vet, themelonin “Lidhjen e shqiptarëve të krishterë ortodoksë SHËN ASTI në Greqi”, por që emrin dhe mbiemrin e tij e shkruante në formën më të çuditshme të mundshme: ”Αρτέμη Τσίτση”. Nuk e di nëse e shkruante kështu nga padija, apo dinakëria, por nuk besoj se ky njeri nuk e dinte që emri “Artem Cici”, nëse dëshironte ta ruante në formën e tij shqiptare, në greqisht duhej të shkruhej “Αρτέμ Τσίτσι” dhe jo ”Αρτέμη Τσίτση”. Për ata që nuk e njohin greqishten, po sqaroj se përdorimi i shkronjës “η” në emra dhe mbiemra, por sidomos në fund të tyre, është një greqizim i kamufluar i tyre. Vërtet që mungon “s”-ja fundore, karakteristike në këto raste për emrat dhe mbiemrat e gjinisë mashkullore, por edhe përdorimi i shkronjës “η” në fund të tyre nuk është aspak “i pafajshëm”. Me fjalë të tjera, nëse do ta vinim këtë formë emri e mbiemri në peshoren e shqiptarësisë dhe grekësisë, sigurisht që do të anonte nga ana e grekësisë.

    Pas këtyre që thamë, do doja ta pyesja këtë atë të nderuar, që meriton të gjithë respektin që duhet të gëzojnë priftërinjtë kanonikë të Kishës Ortodokse Lindore, si e ndien veten tani, pas gjithë atyre viteve shpifjesh e trillimesh që vollën kundër nesh, vëllai i tij dhe ai vetë, kundër punonjësve dhe anëtarëve të Kishës së Shqipërisë, duke filluar nga Kryepiskopi i saj e deri tek besimtari më i thjeshtë e më i përulur? Si e ndien veten kur jo vetëm përmes shpifjeve dhe trillimeve, por edhe përmes spiunllëqeve të tyre (direkte dhe indirekte) tek islamistët e Gazidedes, ishin shkaktarët kryesorë që na përgjonin telefonat, që na shanin e na fyenin në çdo hap, që na ndiqnin kudo ku shkonim, që na përgjonin nga dritaret e që kërcënonin njerëzit tanë, akoma edhe foshnjat që po rrisnim me kaq ankth?

    Së shpejti, mendimet, dëshmitë dhe të dhënat që kam në dispozicion do t’i publikoj edhe në mediet sociale të Selanikut. Jam shumë kureshtar të shoh se si do përballet ky atë i nderuar me të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, jo me shpifjet dhe mashtrimet, që u përballëm ne, aq më tepër me akuzat për agjenturë e tradhti ndaj atdheut.

    Nuk dua të shtoj diçka më shumë, sepse nuk është momenti, pavarësisht se ky nuk është as fundi. Thjesht, dua t’u them këtyre keqbërësve vetëm një fjali të vogël:

    _______________________________CICAJ! PAÇI FAQEN E ZEZË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 24-03-2019 më 09:35

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Në postimin nr. 25 (dy postime më sipër) u përqendrova tek pamja e pronarit të Biznesit të Cicajve, d.m.th. tek z. Fatmir (Fotaq - Foti) Cici, dhe jo tek beniamini i këtij biznesi, tek kanakari i këshillit të tij administrativ, tek përfaqësuesi ekskluziv i këtij biznesi për Selanikun, tek vëllai, tek delfini, tek pasardhësi dhe trashëgimtari i ligjshëm i pronarit të tij, i cili quhej fillimisht Artan Cici (i Goles), pastaj u quajt Artem Cici, pastaj Αρτέμη Τσίτση (του Γρηγόρη), pastaj Αρτέμιος Τσίτσης. Publikoj edhe një herë të njëjtën foto, por kësaj radhe fokusi bie në rreshtin e parë, madje edhe pak më përpara (siç e kërkonte protokolli), ku shigjeta tregon pikërisht këtë personazh të rëndësishëm të lëvizjes "atdhetare" të shqiptarëve ortodoksë në Greqi:

    Emri:  2-Cicmici.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  39.2 KB

    Po kaloj në vazhdim në dy njoftime të rëndësishme:

    1) Në postimin nr. 10 të kësaj teme, i jam referuar një buletini të vjetër lajmesh të Agjencisë "The London Free Press" (datë 03. 09. 2002), ku kam përmendur lajmin e mëposhtëm (në origjinal dhe të përkthyer):

    A Toronto man was seriously hurt when his car rolled on Highway 401 near the Nith River in Oxford County. Fatmir Cici, 26, was airlifted to the London Health Sciences Centre.

    Përkthimi: Një banues në Toronto u plagos rëndë kur automjeti që drejtonte u përmbys pranë Nith River në Oxford County. Fatmir Cici, 26 vjeç, u transportua në spitalin London Health Sciences Centre.


    Edhe pse isha i sigurt se bëhej fjalë për këtë trimin tonë (sepse nuk mund të ketë dy "Fatmir Cici" në të njëjtën zonë të Kanadasë) fakti që mosha e përmendur në këtë lajm ishte e ndryshme nga ajo që kishte ky njeri në vitin 2002, më bëri paksa skeptik dhe të përmbajtur, gjë që e shpreha menjëherë. Dje, komunikova me këtë spital (London Health Sciences Centre), më saktë vura një zonjë, e cila ishte në gjendje të fliste me ngashërime (si të gjitha gratë), duke u shtirur se rastësisht kishte parë në internet këtë lajm, teksa kërkonte për një gjoja kushëririn e saj, me të cilin kishte humbur kontaktet, i cili quhej pikërisht Fatmir Cici, banonte në Kanada, por nuk kishte moshën që thuhej në lajm. Personi në anën tjetër të linjës ishte edhe ajo grua, me sa duket tepër e ndjeshme, sepse u fut menjëherë në bazën e të dhënave të spitalit dhe konfirmoi se personi quhej Fatmir, i lindur në korrik 1968, dhe se kishte dalë prej andej shëndoshë e mirë. Për të qenë i sinqertë, bashkëpunëtorja ime nuk kuptoi se çfarë emri përmendi kanadezja pas emrit Fatmir (sepse emrat shqiptoheshin germë për germë). Ndoshta ishte emri i të atit? Pak rëndësi ka. Ajo që ka shumë rëndësi është fakti se ky njeri, i cili ka sjellë prova të pakontestueshme se, prej datës 26 janar 1991 mban vetëm një emër, Fotaq Cici, nuk ekziston as dyshimi më i vogël se qarkullonte në SHBA e Kanada me dokumente të falsifikuara, prandaj dhe pasaportën kanadeze e ka publikuar në adresën e tij të facebook-ut të fotografuar vetëm nga jashtë (shihni foton që vijon). Gjithsesi, kërkimet vazhdojnë me intensitet e profesionalizëm dhe së shpejti do të japin frytet e tyre të begata.

    Emri:  Καναδέζικο διαβα&#964.jpg

Shikime: 855

Madhësia:  37.2 KB


    2) Shumë shpejt, një përmbledhje e këtyre shkrimeve që bëjnë fjalë për biznesin e vëllezërve Cicaj , duke përfshirë edhe ato, që janë lëvruar vite më parë në këtë forum, do të publikohen në tri gjuhë (greqisht, anglisht dhe shqip) në mediet e shkruara dhe elektronike të Greqisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Shqipërisë.

    P.S.: Dua të falënderoj nga zemra z. Cici për fotografitë, sepse është ai vetë që i ka publikuar dhe që me shumë zemërgjerësi i ka vënë në dispozicionin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 26-03-2019 më 06:14

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Siç rezulton qartazi nga postimet e mësipërme, "Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë SHΕN ASTI në Greqi" ishte një biznes personal i Cicajve, ku dy aksionarët kryesorë të saj ishin dy vëllezërit Cici, Fatmiri dhe Artemi. Mospërfshirja e emrit të vëllait të vogël në listën e atyre që ndërmorën luftën e ndyrë që i është bërë dhe vazhdon t'i bëhet Kishës sonë, Kryepiskopit të saj, Mitropolitëve të caktuar të saj (Hirësi Joanit, Hirësi Nikollës dhe Hirësi Andonit), si edhe mjaft klerikëve të kësaj Kishe është një e metë e jona, që po korrigjohet me ndershmëri e punë këmbëngulëse, për të cilën, ritheksoj se, pa dyshim më të vogël, do të sjellë frytet e saj të begata.

    Për sa i përket rolit të vëllait të vogël në këtë Lidhje, d.m.th. në fushatën shpifarake kundër Kishës sonë dhe Kryepiskopit të saj, po publikojmë vendimin e kryetarit të saj, me anë të të cilit emëron vëllanë e vet përfaqësues për Selanikun, me detyrat e mëposhtme. Theksoj se ky emërim kishte një simbolikë të veçantë, sepse u bë pikërisht në 28 Nëntor (1999), ditën e festës kombëtare të Shqipërisë:


    VENDIM I POSAÇËM I KËSHILLIT DREJTUES MBI PËRFAQËSINË E SELANIKUT

    1. Përfaqësuesi i Lidhjes në Selanik, zoti Artem Cici, i zgjedhur në zgjedhjet e 10 tetorit 1999, ngarkohet nga Lidhja të fillojë misionin e përfaqësimit të tij në qytetin e Selanikut, ku siç dihet ndodhen shumë emigrantë dhe studentë shqiptarë.

    2. Përfaqësuesi i Lidhjes në Selanik ka të drejtë që, përsa i përket Statutit të Lidhjes, të letërkëmbejë në emër të Lidhjes dhe të përdorë letrën e posaçme dhe vulën e Lidhjes, duke nënshkruar personalisht dhe gjithmonë me shënimin “Përfaqësues i Lidhjes në Selanik”. Ai mund të shkruajë çdo letër që e sheh të arsyeshme se do të ndihmojë në zbatimin e statutit drejt çdo adrese të ligjshme, me kusht që teksti t’i komunikohet më parë Këshillit Drejtues të Lidhjes për miratim. Çdo letër shkruhet dhe nënshkruhet në dy kopje dhe njëra i dërgohet Lidhjes për t’a depozituar në arkiv.

    3. Në fund të çdo muaji përfaqësuesi duhet t’i dërgojë Këshillit Drejtues një raport me shkrim mbi veprimtarinë e tij në Selanik.

    4. Këshilli Drejtues i detyrohet përfaqësuesit t’a informojë me shkrim në fund të çdo muaji mbi veprimtarinë e Lidhjes në Athinë dhe mbi çështjet që shtrohen dhe vendimet që merren në mbledhjet e paparashikuara nga statuti. Gjithashtu duhet t’i dërgojë kopje të letrave zyrtare që dërgon Lidhja.

    5. Për të bërë sa më të qartë misionin e tij përfaqësuesi duhet të informojë përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Selanik dhe të gjitha shoqatat e ligjshme shqiptare atje, dhe të kërkojë të bashkëpunojë për çështje kombëtare, kulturore, shoqërore etj, përderisa këto përkojnë me statutin e Lidhjes.

    6. Njëkohësisht përfaqësuesi duhet të kontaktojë me Mitropolitë e shenjta të Selanikut, dhe me çdo strukturë të ligjshme lokale, dhe të paraqesë kërkesat e Lidhjes për bashkëpunim në ndihmë të emigrantëve. Lidhja detyrohet t’i mbështesë këto kontakte me letra rekomanduese sa herë që e kërkon përfaqësuesi.

    7. Detyrimet ekonomike të përfaqësuesit janë të barabarta me ato të anëtarëve të Këshillit Drejtues që gëzojnë cilësinë e teologut, me vendim të Këshillit Drejtues në prani të tij. Në javën e parë të çdo muaji përfaqësuesi duhet të depozitojë sasinë e detyruar në llogarinë e përbashkët bankare të Lidhjes, në bashkëpunim me arkëtarin e Lidhjes.

    8. Lidhja detyrohet të vizitojë përfaqësinë në Selanik dy herë në vit, nëpërmjet të paktën një anëtari të Këshillit Drejtues, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen dhe veprimtaritë e përfaqësisë, dhe përfaqësuesi duhet të jetë i pranishëm në Athinë të paktën dy herë në vit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të Kuvendit të Përgjithshëm.

    9. Në rast se përfaqësuesi krijon një grup emigrantësh ose studentësh shqiptarë të cilët paraqesin kërkesat e tyre për anëtarësi, dhe pranohen nga Këshilli Drejtues, përfaqësia shndërrohet në degë të Lidhjes nëse anëtarët janë më shumë se dhjetë, dhe shlyejnë rregullisht detyrimet ekonomike në llogari bankare të përbashkët të Lidhjes.

    10. Për të krijuar degën e Lidhjes në Selanik përfaqësuesi detyrohet t’i njoftojë Lidhjes datën dhe Lidhja detyrohet të dërgojë një anëtar të Këshillit Drejtues. Përfaqësuesi emërohet kryetar i degës dhe me votim të fshehtë zgjidhen dy anëtarë, që bashkë me kryetarin përbëjnë Këshillin e degës.

    11. Mbas zgjedhjeve Këshilli i degës mblidhet dhe ndan kompetencat e sekretarit dhe të arkëtarit të degës.

    12. Dega hap llogari të veçantë bankare por detyrohet të paguajë një sasi për Lidhjen të cilën e vendos Këshilli Drejtues.

    13. Përfaqësuesi dhe selia e Lidhjes kontaktojnë midis tyre nëpërmjet kryetarit të Lidhjes.

    14. Afati i përfaqësisë së zotit Cici zgjat tre vjet nga data e zgjedhjes së tij.

    15. Përfaqësia e Selanikut është një efekt i dalë nga Këshilli Drejtues dhe në rast se nuk ruhen sa nënshkruhen, ky vendim e humbet fuqinë në çdo mbledhje që mund të thërrasë Këshilli Drejtues në prani të përfaqësuesit.

    16. Ky vendim i përbërë nga gjashtëmbëdhjetë pika dhe i firmosur nga kryetari, sekretari dhe përfaqësuesi, hyn në fuqi menjëherë dhe mund të përpilohet përsëri në rast se përfaqësia shndërrohet në degë.

    Athinë, më 28 nëntor 1999



    Bashkëfajësia e Artem Cicit të dikurshëm dhe e atë Artemit të sotëm në pisllëqet e Fatmir Cicit (të cilat nuk janë pisllëqe ngaqë nuk i përkasin moralit të krishterë, por sepse nuk i përkasin moralit njerëzor, në cilin përfshihen të gjitha fetë e të gjitha kohëve, të gjitha kulturat e të gjitha kohëve si dhe etika e të gjitha sistemeve politike të të gjitha kohëve), vërtetohet nga heshtja e tij. Pra, Artem Cici, nëse pretendonte se ishte njeri me moral të pastër, por aq më tepër, nëse Artemi si klerik, pretendon se po i shërben Ungjillit të Krishtit, nuk mund të heshtte atëherë dhe aq më tepër nuk mund të heshtë tani. Gjithsesi, habitem se si ka mundësi që të jetë bashkautor në letrën e mëposhtme, e cila i drejtohet Kryepiskopit Anastas, të cilin dy vëllezërit e akuzojnë se kërkon t'i zhdukë fizikisht!!!!


    Prof. dr. Imzot Anastasit

    Athinë, më 25 shkurt 2000
    Fortlumturia juaj,

    Ditët e fundit presionet dhe lëvizjet tuaja (dhe të bashkëpunëtorëve tuaj në Athinë) kundër Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti” kanë arritur kulmin. Me mënyra mesjetare, me kërcënime, shpifje dhe makinacione, ju përndiqni një shoqatë të ligjësuar me vendimin 810/2000, nga organet përkatëse të drejtësisë, në një shtet europian. Dhe duke e cilësuar “të vetëquajtur” hidhni baltë jo vetëm mbi Lidhjen, që tashmë duani apo nuk duani ju është person juridik, as mbi çështjen tonë të shenjtë, por përdhosni format themelore demokratike europiane të lirisë së njeriut.

    Themelimi i Lidhjes nuk është çështje e një personi, dhe as e një grupi studentësh të teologjisë, por një domosdoshmëri historike e bekuar nga Zoti i jetës dhe i vdekjes, në një kohë kur Kisha e Shqipërisë tregon një indiferencë të vetëdijshme dhe ndjellakeqe në lidhje me më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj të cilët jetojnë si emigrantë në Greqi. E keni gabim kur mendoni se duke eleminuar një a disa personë brenda Lidhjes, qoftë dhe fizikisht, do t’ia arrini qëllimit të shpërbëni shoqatën tonë. Ajme! Ajo do të jetë një shtysë më e fuqishme dhe vendimtare për të ardhmen e ortodoksëve shqiptarë këtu.

    Se përse ju pengoni organizimin e një bashkësie ortodokse shqiptare në Athinë, në një kohë kur Kisha e Greqisë e ka dhënë lejen qysh më 17 nëntor 1999, e dimë shumë mirë, por në rast se vazhdoni këtë luftë të pandershme, të cilën nuk e shohim si antishqiptare por si antinjerëzore, jemi gati dhe na jepni çdo të drejtë t’ju denoncojmë në shtypin e të dy vendeve, përderisa lufta që bëjmë është për të mirën e të dy vendeve, ndërsa lufta që keni ndërmarrë ju është luftë kundër Kishës së Krishtit dhe miqësisë midis dy popujve. Jemi në dijeni të çdo lëvizjeje kundër Lidhjes dhe çështjes sonë të shenjtë.

    Ka shumë gjëra që i dimë ne dhe ju…, dhe nuk është jashtë kuadrit ortodoks po t’i nxjerrim në dritë, prandaj ju paralajmërojmë se një letër e hapur, më e qartë dhe më e analizuar se kjo, e publikuar dhe e nënshkruar nga anëtarët themelues, nga anëtarët e rinj dhe nga dhjetëra intelektualë ortodoksë shqiptarë që kanë përqafuar programin e Lidhjes, do të marrë përmasa të paparashikueshme dhe përgjegjës jeni ju dhe vetëm ju. Zoti ju ndriçoftë mendjen! Amin!


    Kushdo që e lexon këtë letër, nuk e ka të vështirë të kuptojë se nga çfarë rrugaçësh dhe banditësh rrugësh është shkruar. Një nga njerëzit e njohur botërisht për përkushtimin e tij ndaj idealit më të lartë njerëzor, që është njeridashja, një njeri që i kushtoi gjithë jetën fjalës së Ungjillit, të akuzohet si inskenues vrasjesh! Turp të kesh, atë Artemi! Të kesh dy herë turp, sepse ky njeri, që ju e akuzuat se kërkonte t'ju vriste, është bamirësi më i madh i jetës tënde dhe i atij bukëshkalit tjetër, që i ke mbajtur ison gjithë këto vite. Nëse nuk do të ishte mirësia e Kryepiskopit Anastas, i cili të dërgoi në Selanik për studime, ku në emrin e tij more diplomën (njësoj si vëllai yt) ti do të ishte thjesht një fshatar nga Nivicë - Bubari, që do kishe shtruar kurrizin në punë të rëndomta si emigrant i rëndomtë, që ndoshta mund të ishe kthyer plot herë në Shqipëri nga Policia Greke për kalim të paligjshëm të kufirit etj. etj. Mosmirënjohja jote është faji yt më i madh, por edhe mëkati yt më i rëndë. Zoti të faltë! Unë të paralajmëroj se emri yt do të jetë ndër emrat e parë që do të përmenden për fyerjen e këtij njeriu kur Zoti do ta thërrasë pranë vetes, por jo si surprizë. Emri yt dhe i vëllait tënd do të lakohen, së afërmi, me hollësi e në veçanti në Selanik, por edhe në gjithë Greqinë, ashtu si edhe në SHBA e Kanada. Meqë ra fjala për Selanikun, shoqërinë e të cilit, nëse nuk e njeh më mirë se mua, e njeh njësoj si mua, besoj se jemi dakord që nuk është si shoqëria e Athinës, apo e Patrës, apo edhe e ca qyteteve të tjera të Greqisë. E dimë mirë të dy se "kardashët" jo vetëm që nuk të falin për veprime të tilla, por edhe tregojnë zell të tepruar.

    Duke përfunduar (për sot) dua të të them nga ana ime me sinqeritetin e një ortodoksi të vërtetë e jo të një jallanxhiu, se po ta kisha parë në kohën e duhur atë njoftimin e Bashkisë së Selanikut për ndërrimin e emrit dhe mbiemrit tënd në atë variant të greqizuar në mënyrë kaq ekstreme, do isha paraqitur dhe, të jesh i sigurt, se do ta kisha anuluar. Mund të jetë vonë që ta bëj tani në aspektin juridik, por nuk është asnjëherë vonë për ta bërë në aspektin etik. Po ashtu, nëse do të isha në vendin e Kryepiskopit Anastas, nuk do të të lejoja kurrë të bëheshe prift pa kërkuar falje publike për sa ke bërë kundër Kishës sonë. Nëse ndihesh keq nga këto që të shkruaj, bëji një telefonatë atë Spiro Katundit nga Korça dhe pyete se ku e gjen kurajën të përballet me lloj lloj shpifjesh që prodhon gjirizi juaj. Jam i sigurt që kur të kuptosh se ku e gjen ai kurajën të përballojë shpifjet, ti do ta kesh më të lehtë të gjesh kurajën për të përballuar të vërtetën.


    P.S. Në postimin e radhës do të të sjell edhe një argument tepër të fuqishëm, që provon se ke qenë bashkautor i shkrimeve të vëllait tënd.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 27-03-2019 më 08:24

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar GJIKSANA për postimin:

    ilia spiro (28-03-2019)

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Z. Cici, u tregoni besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë si e keni emrin në pasaportën tuaj kanadeze!

    Hapeni pasaportën tuaj tani, që ta shohin të gjithë, përpara se t'jua hap unë!

    P.S.: Personalisht nuk kam nevojë ta shoh, sepse, siç mund ta kesh kuptuar, ka kohë që e kam parë.


    Emri:  Καναδέζικο διαβα&#964.jpg

Shikime: 872

Madhësia:  37.2 KB

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar GJIKSANA për postimin:

    ilia spiro (28-03-2019)

  12. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kjo është fytyra e vërtetë e z. Fatmir (Fotaq - Foti) Cici

    Në një postim të tij në faqen e Facebook-ut, ky pseudoklerik antishqiptar fyen rëndë Kryepiskopin Anastas dhe popullin shqiptar, duke i quajtur ata "faqezinj".

    Fyerja e një populli të tërë do të marrë sigurisht përgjigjen e merituar. Edhe pse ky renegat i ortodoksisë dhe i shqiptarizmit as ka shkelur dhe as ka për të shkelur ndonjëherë në Shqipëri, shqiptarë ka kudo dhe ata dinë t'ia japin përgjigjen që meriton kjo fyerje.

    Edhe pse ai tashmë e ka fshirë këtë koment, sepse e njeh mirë frikën e reagimit të shqiptarëve në këto raste, kjo nuk e zhvesh nga përgjegjësia për të paguar deri në qindarkën e fundit pasojat e kësaj fyerjeje. Një fyerje akoma më e madhe është përdorimi i fotografisë së Fan Nolit si fotografi e profilit të tij në facebook. Madje jo thjesht fyerje, por sakrilegj, që ky cicmic vazhdon të kryejë gjithë këto vite, duke përdhosur një figurë të ndritur të historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve.

    Emri:  Faqeziu.jpg

Shikime: 852

Madhësia:  34.0 KB

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •