Bathorja bastion i PS!
----------------------------------------------------------------
Altin Kreka
Gurėt dhe zemėrimin e bathorasve PS-ja kėrkon t'i kthejė nė vota. Duket absurde, por Nano po pėrdor fenomenin "Bathore" nė favor tė partisė sė tij. Zgjedhjet lokale janė afėr e socialistėve u duhet njė slogan i ri. Anti-Berishizmi dhe shiritat e inagurimeve, nuk japin mė vota. Ato vetėm sa "nervozojnė" banorėt e rinj tė periferive tė qyteteve tė mėdha, tė cilėt, pėr vite tė tėra u lodhėn duke gėrthitur nė mitingjet e Berishės. Ata tani duan legalizim tė shtėpive tė tyre. Duan mos jenė mė ilegalė e tė paligjshėm nė atdheun e vet. Ky do jetė slogani i ri i socialistėve. Flamuri i tyre nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e vjeshtės. Pėr kėtė ata kanė punuar gjatė. Zonat periferike nė kryeqytet janė burim pėr "ushtarė" nė mitingjet e opozitės. PS-ja tani synon ta "godasė" PD-nė me armėt e veta. Hapi i parė u ndėrmor. Qeveria ra dakord qė tė japė tokėn ku ėshtė ndėrtuar pa asnjė leje. E para ėshtė Bathorja. Pastaj me radhė, Lapraka, Paskuqani, Porto Romano, ish-Kėneta nė Durrės, Bradasheshi nė Elbasan e Fusha e Aviacionit nė Vlorė. Socialistėt s'nda-len me kaq. Suksesi qė mund tė vijė nga legalizimi i shtėpive tė banorėve rreth Tiranės, mund tė jetė njė kartė e fortė elektorale. PS-ja kėrkon tė mposhtė Berishėn nė bastionet e tij. Plaftorma e fushatės pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje u paraqit dje nė Kryesinė e PS-sė si njė lėvizje elektorale. Ata e quajtėn dje atė SANATORIA nė fushatėn e tyre tė re. Eshtė pėrdorur mė parė nga italianėt e mė pas nga grekėt, nė kohėn kur kėrkohej tė vihej rregull nė qytetet e bastarduara nga ndėrtimet pa leje. Platforma ėshtė pėrgatitur nga qeveria me kėrkesėn e vetė Nanos. Shkak pėr tė u bė Bathorja. Revolta e banorėve tė saj nuk u shtyp. Ata u lanė tė fitonin, jo pa qėllim. Berisha nxitoi qė tė propozonte njė ligj pėr legalizimin e shtėpive tė tė ardhurve. Ai duket se e kishte nuhatur se Nano do shfrytėzonte zemėrimin e banorėve tė Bathores. Propozimi i Berishės kishte edhe njė qėllim elektoral. Pavarėsisht se ai nuk e shprehu kėtė gjė. Krejt e kundėrta ndodhi me PS-nė. Nė prezantimin e platformės pėr fushatėn e legalizimeve thuhet shprehimisht: "duke patur parasyh efektin politik dhe elektoral tė legalizimit, qė do tė shmangte pėrfundimisht pasigurinė te mijėra qytetarė, tė cilėve nė disa fushata elektorale u ėshtė premtuar kjo gjė, por deri mė sot nuk ėshtė realizuar". Ata i kanė tė gjitha mundėsitė qė tė bėjnė kėtė fushatė. Kanė pushtetin ekzekutiv dhe janė nė mazhorancė nė parlament. Pak ditė mė parė socialistėt u shfaqėn tė vakėt nė ide. Nė njė konferencė partiake pėr pushtetin vendor, liderėt e PS-sė sollėn vetėm anti-Berishizimin. Njė kartė e vjetėruar kjo qė s'jep mė asnjė rezultat elektoral. Thirrjeve "duam rrugė, duam drita, duam legalizim" qė vijnė nga periferitė e qyteteve nuk u shpėrfillėn nga PS-ja. Ato thirrje, tė cilat nė Bathore u kthyen edhe nė gurė kundėr policisė, i zgjuan politikės institiktin pėr tė marrė votat. Kėtė PS-ja kėrkon ta bėjė me SANATORIAN, fushatėn pėr legalizimin e banesave tė tė ardhurve.
------gsh------
gsh- ->gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt