Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mbeshtes totalisht mendimet e Albos, brarit e te Orkut....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e I Arratisuri!
    Anėtarėsuar
    26-04-2003
    Vendndodhja
    Antarktide!
    Postime
    16
    Hajde kallaballek hajde!Po mire more Tedo a ben te te pyes me fakiret e Bathores e gjetet ju "pronaret e vjeter" te kapeni!?Po shikoni ore familjet e ish-partizaneve qe erdhen me 1945 dhe iu moren jo vetem tere Tiranen ku ishte me mire me shtepi e orendi u moren edhe qylymat e ēarēafet ne shtrat!Dhe jo vetem nuk iu pyeten fare por edhe iu rrasen ne burgje e tani kane gjithe mezene e Tiranes te veten me dyqane e firma gjigande!?Ju me keta kurre nuk u kruat se nuk ua mban e tash bjeruni fakireve te cilet kane ikur se s'kane ku te shkojne!

  3. #63
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Grupi Parlamentar i Partise Demokrate ne baze te nenit 157 te Rregullave te Kuvendit propozon mocion per debat dhe projekt rezoluten e meposhtme:

    1. Duke qene shume te shqetesuar nga akumulimi i problemeve njerezore, sociale e urbanistike ne zona si ajo e Bathores.
    2. Duke verejtur se ditet e fundit kane ndodhur incidente te dhunshme midis disa demostruesve nga Bathorja dhe forcave te policis.
    3. Duke konstatuar se megjithe premtimet e bera nga Qeveria per legalizimin e shtepive dhe normalizimin e kushteve te jeteses asnje hap konkret nuk eshte ndermarre.
    4. Duke konstatuar se megjithe elokuimin e fondeve nga buxheti i shtetit, apo edhe nga institucionet nderkombetare ka munguar transparenca dhe eficienca me menaxhimin e tyre.
    5. Duke patur parasysh se nje situate te tille paraurbane kemi jo vetem ne Bathore por pothuaj ne te gjithe perimetrin e Tiranes, ne Durres, Shkoder, Elbasan, Vlore etj.

    Kuvendi

    1. I ben thirrje Qeverise qe te rishikoje e pershpejtoje masat per urbanizimin e periferive te qyteteve kryesore.
    2. Konsideron se legalizimi i ndertesave mbi troje publike mund te filloje sipas nje plani te detajuar mire, ndersa legalizimi i ndertesave mbi troje private duhet te kryhet pas miratimit nga Kuvendi te Ligjit per Pronat e ne perputhje me te.
    3. I propozohet Qeverise ngritjen e nje Agjencie Kombetare qe te kete kompetence n e te pergjigjet direct per planet ne keto zona.
    4. Denon aktet e dhunes dhe ben thirrje per zgjidhjen me bisedime te konflikteve

    Nard Ndoka
    Kryetar i Grupit
    PAUCA SED MATURA

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    PHILA, USA
    Postime
    12

    Pergjigje "I arratisur"

    Po mire mor i arratisur ti pse je arratisur?
    Prej tyre besoj ,pse s'ta mbajti me ndejt atje ty?
    Po te bej edhe nje pyetje tjeter ; nqs je arratisur para '90 - es po familjen apo eisin ku ta kane arratisur ata.
    Nga ai regjim jo vetem mua por as ty s'ta mbante te kruheshe.
    Edhe une nuk e kam me bathorianet, por me shtetin tone ,me qeverine tone. Dhe bathorjanet e kane kuptuar se ata jane loje politike. Por kur flasim te zgjidhim nje problem qe eshte shume i rendesishem per vendin nuk dua ti bie ne qafe as bathorianeve dhe as te kruhem me komunistet. Por them qe problemi te zgjidhet ne baze te normave nderkombetare te kapitalizmit .
    OSE LE TE LEME AKOMA ATE REGJIM QE ISHTE .kESHTU NUK I BIEM NE QAFE ASNJONIT AS BATHORIANEVE AS PRONAREVE POR TE DY PALET DO TA MBYLLIN GOJEN.
    philadelphia

  5. #65
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Jo keq ky propozimi i fundit. Shteti ka te drejten e shpronesimit
    mbi gjithēka. Por nga ana tjeter duhet qe te njihet pronari i
    vertete te cilit i duhet demshperblyer prona. Problemi i njohjes
    se pronave eshte gangrena qe po e ha ate vend dhe detyron
    mijra njerez te behen skllever jashte duke patur prona ne
    vendin e tyre. Kthimi (ose njohje+demshprblim i vertete e jo
    me letra karamelesh) i prones duhej te ishte bere qysh ne 1990en.
    Kjo do te kishte shmangur gjith keto probleme qe kemi sot e
    ndoshta s'do te ishim ne kete situate te denjė te nje shteti
    afrikano-bananier.
    S'ka zgjidhje tjeter veē kompromisit mes "te ardhureve", shtetit dhe pronareve. Te gjithe palet duhet te leshojne nga pak, perndryshe nqs ngelen ne pozicione radikale atehere mirdita 1997es bis!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    tipike shqiptare nuk duam njeri-tjetrin e si rrjedhoje sna don askush, shprehen njerzit me "racizem" per qindra mijra fate njerzish, personalisht levizjen e ketyre njerzeve e quaj vivalitet, ku sakrifikuan gjithcka per nje jete me te mire, por vuatjtet dhe sakrificat e tyre nuk paskan mbarim. Me shprehjet e disave ketu me kujtohet skenat e atyre filmave raciste ne amerike ku dhe autobus apo banjo ishte colours dhe white pra te bardhet uleshin ne fillim te autobusit kurse te zinjte ne fund, apo te bardhet kishin te drejten e gjithckaje dhe te zinjte duhet te luftonin per ato pak te drejta qe ju takonin. Demokracia eshte evulocion jo revulocion, en demokraci njerzit evulojne, po kur ju mohohet gjithcka, atehere ata irritohen dhe, sju ngelet asgje tjeter vetem se ta kthejne ne revulocion. NE BE qytetaret brenda ketyre shteteve kane te drejte te jeojne e punojne dhe mbrohen me ligj njesoj nga te gjitha shetet e ketij komuniteti, pra eshte levizje e lire e njerzeve thelbi baze ne demokraci apo jo?..kurse shqiptaret nuk paskan te drejte te jetojne brenda 4 kufinjve te SHQIPERISE. O njerez thirrni pak mendjes e vetmja qe ketyre njerzeve nuk ju duhet ose nuk duhet te perballen, eshte lenja ne harrese nga qeveria perbuzja nga qytetaret lokale, apome keq racizmi, kush jeton ne angli e din fort mire cfare do te thote racisem, dhe cfare pasojash ka ,dhe shteti anglez ka ligje mjaft strikte ndaj ketij fenomeni, d,m th, nuk e toleron aspak. pPra ata njerez kerkojne vetem gjerat normale qe nje qenie njerzore duhet te gezoje ne vitin 2003, ceshtja qendron cfare mund tju ofrojme ne atyre, jo ti perbuzim e ti leme ne harrese. Ne shqiptaret kemi shume nevoje ta harrojme te kaluaren dhe te mendojme seriozisht per te ardhmen.
    mateo

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bathore, arrihet marrveshja me Qeverine

    Pas disa oresh bisedime, kryesia e protestes ne Bathore, nenshkroi dje nje marreveshje me Keshillin Nderministror, ne te cilen ishin percaktuar edhe afatet, se kur do te realizoheshin te gjitha kerkesat. Vendimet, ne oret e pasdites, i'u komunikuan pjesemarresve ne tubime, te cilet rane dakord

    Trashgim SOKOLAJ

    Kryesia e protestes se Bathores, nenshkroi dje marreveshjen me Keshillin Nderministror, pas disa oresh bisedime ne qender te Bathores, mes kryesise se protestes dhe perfaqesuesve te organeve shteterore. Qe ne oret e pra te mengjesit, ne nje lokal ne qendet te Bathores, kryesia e protestes e perbere nga 17 veta, filluan bisedimet me Prefektin e Tiranes Artan Nelaj njekohesisht kryetar i Komisionit Nderministror, Drejtorin e komanduar te Policise se Tiranes Pjerin Ndreu, deputetin e zones Shaban Memia, kryetarin e Bashkise se Kamzes Fran Gjini si dhe perfaqesues te disa ministrive. Kryesia e protestes paraqiti nje peticion me pika konkrete per te gjitha problemet dhe kerkesat e zones. Te gjitha pikat e paraqitura u diskutuan bashkarisht mes perfaqesuesve te qeverise, policise, pushtetit lokal dhe kryesise se protestes. Ne oret e pasdites, kur nga ana e qeverise ishte dhene pergjigje pozotive, per te gjitha kerkesat, u nenshkruar marreveshja e cila permban edhe afatet e nderhyrjeve ne zonen e Bathores. Te dyja palet firmosen aktmarreveshjen me 10 pika, dhe premtuan se do ta zbatojne, ate derisa kerkesat e banoreve te zones te zgjidhen brenda afateve te percaktuara. Grupi nderministror i ngritur me vendim te kryeministrit Nano, paraqiti per te gjitha kerkesat e banoreve te Bathores, zgjidhje te plota ose te pjeseshme, qe u pranuan nga banoret e zones. Ndersa kryesia e protestes premtoi se do te presin afatet per zgjidhjen e kerkesave, duke nderprere protestat. Perfaqesuesit e qeverise u premtuan banoreve te zones se shteti do te angazhohet per zgjidhjen e problemeve, te legalizimit te banesave, ujit te pishem dhe atij per vaditje, energjine elektrike, shkollen, qendren mjekesore, ndihmen sociale etj. Nga 10 pikat e peticionit, i cili i eshte percjellur edhe Kryeministrit shumica prej tyre mori pergjigje pozitive. Vetem kerkesa per ngritjen e nje spitali ne Bathore eshte cilesuar si jo efektive per t'u realizuar. Drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e shendetesise tha se zona nuk kishe nje numer banoresh te mjaftueshem per ndertimin e qendres mjekesore te vecante. Ky problem me marveshje eshe zgjidhur duke vene ne sherbim te banoreve te Bathores ambulancen e bashkise se Kamzes ne sherbimim 24 ore. Prefekti i Tiranes, Artan Nelaj, i cili drejtonte takimin, tha se qeveria do te veproje ne afatet e pranuara nga te dy palet per permiresimin e kushteve ne Bathore, por ai kerkoi qe banoret te ruajne qetesine dhe te kuptojne se kerkesat e tyre kerkojne kohe te zgjidhen. Ne takim u lane edhe afatet kohore per relizimin e kerkesave te banoreve te Bathores. Me 9 maj Keshilli i Rregullimit te Territorit merr vendimin per legalizimin e banesave, probllemi i energjise do te zgjidhet deri me 15 qershor, ndersa furnizimi me uje do te arrihet brenda javes se ardhshme.

    10 kerkesat e banoreve

    1. Legalizimi i banesave dhe trojeve

    2. Rrjeti i ujit te pijshem ne cdo lagje, cezma publike

    3. Furnizimi me energji elektrike

    4. Shtrimi i rruges Bathore-Zallherr

    5. Ndertimi i dy shkollave dhe pasisja me mjete te nevojshme mesimore

    6. Pajisja e zones me qender mjekesore

    7. Demshperblim dhe perkrahje sociale per 300 familjet e permbytura te Fierzes

    8. Ndihma ekonomike-sociale per familjet me te papune

    9. Kontrolli i fondeve dhe investimeve te kryera nga organet lokale dhe organizatat ne Bathore

    10. Zgjidhja e problemit te 150 familjeve qe jetojne ne stallen e vjeter ne lagjen 6
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne berat kendohet kjo kenge keto dite per Nanon.
    E ka kompozuar Kozma Dushi me tekst te burrit te asaj socialistes qe tha...nuk duam as buk as drita vetem unitetin ta forconi..


    qerrata i jati qerrata i biri
    aman aman aman eeee
    ...nxjerr vaj dhe nga guri oooo
    aman moj aman eee
    Jo vetem nga ulliri..

    lol.
    ---------------



    NANO PARAQET STRATEGJINE PER ZGJEDHJET

    PS fitore me legalizime
    Platformė pėr tė gjitha zonat si Bathorja


    --------------------------------------------------------------------------------

    Erl Murati

    TIRANE

    Bomba sociale" qė shpėrtheu pak ditė mė parė nė Bathore dhe afrimi i zgjedhjeve lokale ka detyruar qeverinė tė planifikojė njė sėrė masash drastike pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje. Kryeministri Nano paraqiti nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė sė PS-sė, njė platformė tė detajuar pėr legalizimin masiv tė rreth 20 mijė ndėrtimeve deri tani tė paligjshme, nė tė gjithė vendin. Nė bazė tė praktikės perėndimore, kjo fushatė do tė quhet Sanatoria. Sipas qeverisė, masat qė do tė ndėrmerren do tė kenė efektet e veta politike dhe elektorale nė prag tė zgjedhjeve tė pushtetit vendor. Legalizimet masive tė ndėrtimeve pa leje dhe shkeljeve nė ndėrtime pritet tė jenė njė tjetėr lėvizje kyēe e PS-sė vetėm pak muaj para garės elektorale tė tetorit.

    Platforma
    Procesi i legalizimeve qė qeveria e ka quajtur Sanatoria, ka nė themel eksperiencėn perėndimore tė disa dekadave mė parė. Rreth viteve '60, Italia ka ndjekur njė praktikė tė tillė duke legalizuar tė gjitha ndėrtimet pa leje. Kėtė e kopjoi mė pas edhe Greqia qė e pėrfundoi procesin mes viteve '70-'80. Nė dokumentin e qeverisė janė disa zona qė shihen me prioritet pėr tė realizuar kėtė proces si Bathorja, Paskuqani, Lapraka, ish-Kėneta, Porto Romano, Rashbulli, Bradasheshi nė Elbasan, Fusha e Aviacionit nė Vlorė etj. Nė platformėn e Nanos pranohet se situata ėshtė tejet e rėnduar dhe ėshtė e pamundur tė prishen tėrėsisht kėto ndėrtime. Prandaj para-shikohet qė ndėrtimet pa leje nė periferitė e qyteteve mund tė legalizohen nė masėn 60-80 pėrqind. "Legalizimi brenda qyteteve ėshtė mė i komplikuar pasi edhe dendėsia e ndėrtimeve ėshtė mė e madhe. Megjithatė, rreth 20-40 pėrqind e kėtyre ndėrtimeve mund tė legalizohen pjesėrisht apo tėrėsisht", thuhet nė dokumentin e qeverisė.

    Problemet
    "Nė momentin e shpalljes zyrtare tė njė fushate tė tillė, rrezikon tė ketė njė "bum" tė ndėrtimeve pa leje, me shpresėn e legalizimit", paralajmėrohet nė platformėn e qeverisė. Po kėshtu, pranohet se ekziston njė hapėsirė shumė e gjerė pėr mundėsi spekulimi dhe korrupsioni nga organet qė do tė ndjekin procesin, si organet vendore apo Policia e Ndėrtimit.

    Pėrfitimi
    I gjithė procesi i legalizimeve pritet tė sjellė jo pak fitime pėr shtetin. Tė gjithė personat qė do tė duan tė legalizojnė njė ndėrtim duhet tė derdhin shumėn prej 10 mijė lekėsh tė reja vetėm pėr dokumentacionin. Gjithashtu ata do tė paguajnė njė gjobė qė parashikohet deri nė 4 pėr qind tė investimit, taksė ndėrtimi dhe koston e pėrgatitjes sė azhornimeve dhe ekspertizave.

    -------gsh------

  9. #69
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Krim te diskriminosh shqiptarin tend
    E gjithe Evropa ka futur ne gjirin e saj rraca te ndryshme nga e gjithe bota, mundesisht kryqezimi ndermjet tyre nuk eshte me nje "boomerang" per ta.
    Njeriu nuk e ka jeten te perjetshme por atyre qe tregohen raciste do u thoja se sot kemi boten e hapur dhe te lire te shohim gjithshka ne menyre qe te mos tregohemi mesjetare.
    Gjerat qe ndodhin nuk kthehen me ndaj kerkoni me tutje aventuren e historise.
    Kemi nevoje te kulturohemi dhe jo te ngelemi njerez shpellash.
    Ecni perpara dhe lini te vjetrat se nuk do mund ta kthejme rroten e historise ashtu sikur duam ne te ardhmen

  10. #70
    alvi
    i/e ftuar
    E ca lidhje ka racizmi me shkeljen e te drejtes te pronarit?
    Amon o gjetho, tu bofsha ma shpjego pak.
    Ca lidhje ka prejardhja e tyre me faktin qe ajo toke ka zot?

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Greqi, rikthehen protestat
    Nga ClaY_MorE nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 05-03-2010, 11:27
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Edhe nje bathore tjeter
    Nga sn0m nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •