Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 74
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Doni ligj ju

    Ne tere boten te besh nje shtese gjysem metri NE PRONEN TENDE duhet te besh dhjetera kerkesa nga tere anet dhe prape mund te mos te ta japin lejen.
    Ketej nga anet tona u mesua populli tu bere demostrata.

    Shteti duhet te nxjerre dhembet kunder ketyre kafsheve qe NXJERRIN FEMIJET NE KRYE TE TURMES. Nuk e konceptoj cfare familje lejon te rrezikoje jeten e femijes.

    BRARI

    Si i quajte ti lal ?
    PATRIOTA
    Me mire te kishin ikur. Shkonin andej nga Anglia.

    Eshte per tu habitur po aty edhe kafsht e egra te maleve kane filluar te shtrohen dhe te mesojne te punojne.

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Zoterinj...
    Kot me ju pyt juve dishepujt e sales, sa veta nga at qe kane bo shpite ne bathore i kane shit tokat e tyre ne kala te dodes apo ne gjegjan a kam te tropojes per te blere truallin ku kane bere shpite paleje. Asnje. Apo hajde o burra te vjeshim se ntirane ka plot,ee. Pse nuk i bejne hapate para per legalizim kta njerez vet duke ble token e zaptuar fillimisht, dhe pasaj te kene gojen plote, edhe duke shku ne gjykate

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Me falni se ndodhi nje crush, windows leaking memory, anyway ky eshte diskutimi:

    Zoterinj...
    Kot me ju pyt juve dishepujt e sales, sa veta nga ato qe kane bo shpite ne bathore i kane shit tokat e tyre ne kala te dodes apo ne gjegjan a kam te tropojes per te blere truallin ku kane bere shpite paleje?, eee apo ci iq nenen ktyre nTirane se n'ver shkojm e mbledhim patatet ne tropoje e ne dimer po ja hyjm policave me gura......

    Pse nuk vendosin keta ''hallexhinj'' te paguajne parate e truallit po te ngrene nga tre a kater kate mbi koke? Apo hajde o burra tja veshim se nTirane ka plot,ee, ka toka me zan, ka institute me vjedh e djeg, ka kompjutera me i bo kafaze pulash apo dyqane me ja hy me makina ee..
    Pse nuk i bejne hapat e pare per legalizim kta njerez vet duke ble token e zaptuar fillimisht, dhe pasaj te kene gojen plote, edhe duke shku ne gjykate me kerku mjete sociale, planimetri apo sherbime sociale, meqe i tregon Alvit gjykaten se je i shkolluar zotrote. C'eshte ky legalizim njehere, po pronari i tokes kur do legalizohet. Edhe mos ti rrej menja se tha qeveria se do bejme legalizimin e shtepive dhe ja hudhen davas.

    Tosi eshte dobic, do beje legalizimin e atyre hallexhinjeve te ndershem qe kane nxjerre leket nga xhepi apo atyre e ndoshta mund te kene zan nai tok me pronar shteteror me te vertete, po ata qe i kane bere ne prona private kot e kan. Se ska qeveri shqiptare qe te nxjerre nga buxheti 17 milion dollare per guret e baathores. Leqe nuk e len FMN apo Banka Boterore edhe sikur te doje.

    E kshu ka qene edhe ne kohen e merhumit salum, ne se ju kujtohet protesta popullore e atyre qe kishin bo shpit paleje n'Laprake apo te ish fusha aviacionit qe u cun per me kerku te drejtat e tyre popullore me legalizu shpit pa leje. Kujt i kujtohet se si jau boni sala kurrizin me tebute se barkun. Le po na jep dhe men tani.

    Tani salista, kujt i sherbejne kto anarkizma, kto anarkizma made in dukagjintrapi ne sheshin e mejdanit qe challengojne ligjin.... Asnjeriu, as merhumit sali qe pretendon se do marr nai here pushtet. Po atij si behet vone per kto gjera se i rren menja se kur te vi ne pushtet i fut edhe i here dru si ne 95 dhe i rregullon mire. Shpi t'e reja jane bere edhe ne selite, edhe ne kinostudio, po njerzit atje i kane pagu tokat, dhe nuk e kzistojne probleme te tilla.

    Po ktu si do ja bejme!

    Une mendoj qe edhe zbythje masive nuk duhet te kete pasi 40.000 veta jane ca si shume, por te dali nje ligj ku personat qe kane zene tokat private, ti jepet nje afat 5 a 10 vjecar per ti paguar leket e tokes me keste, dhe ne fund te afatit, ato qe skane bere nai peprjekie ti merret shtepia dhe te shitet per te paguar te zotin e tokes ose te shkaterrohet.

    Ne kete menyre do shtyhen dhe ato kafshe qe rrin gjithe diten ne klub te fshatit pa leje dhe nxjerrin kalamajte qe duhen te jen ne shkolle me mbledh kanoce gjithe diten nTirane. Shteti duhet te nderhyje per sherbimet sociale njehere e me pare, por ne fillim duhet zgjidhur ceshtja e tokes, se ajo eshte paresorja dhe ska rruge tjeter.

    Persa i perket gurehedhesve, kta njerez duhen arrestuar dhe denuar sipas ligjeve, sot, neser pasneser, ne bathore, ne tirane kur dalin per xhiro me xhupat e zinj, xhinset e zeza cizmet kauboj e flamurin amerikan tlidh nkok, ndryshe ne shqiperi kultura e gurit primitiv ska per te mbaruar ndonjehere.

    Me respekt sn0mi.

  4. #44
    sn0m, nuk e kuptoj pse e con diskutimin ne salista apo te tjera terma si keto.
    Se cfare do te thuash, e di ti me mire kete gje, por kalin ti e kap pas bishti per ta terhequr.

    Policet e Sales u perleshen me banoret e bathores dhe mbi 40 te tille perfunduan ne spital atehere.


    Ketij fenomeni eshte veshtire per ti dale mbane dhe nuk ka ci ben as Sala dhe as Tosi, sepse dhe po te duan ata, eshte nje popull i tere qe fluturon me presh.


    Degjo ketu:

    Cfaredo qe te ndodhe, cilindo qe te akuzosh ti apo te tjeret dge cfaredo qe te beni, ai popull nuk ka per te shkuar andej nga ka ardhur, Ky eshte realitet dhe po deshe pranoje, po nuk deshe rri.

    Dhe para per ti marre te tjereve sipas qejfit te njeres apo tjetres qeveri nuk ka, pasi shumica e atyre banoreve rrine tere diten tek Ushtari i Panjohur per nje cope buke dhe kur shteti nuk ka se si ti gjeje 17 milione dollare, mos pretendo qe ti gjejne ata.



    Bathorja dhe rrethinat e tjera, kane nje problem shume me kompleks sesa ai qe thua ti. Nuk eshte vetem Shperblimi ne Baze te Ligjit. Ku ta gjejme qe te ishte vetem ai problem.

    Ja u shperblyen Pronaret e Ligjshem. Po pastaj????
    Po kanalizimet, rruget, dritat, uji, urbanistika, etj etj etj qe mungojne atje? Kush do ti rregulloje ato?

    Situaten ne ate gjendje e kane sjelle qeveritaret me aprovimin e heshtur te vete qytetareve.


    Bashkia e Tiranes ne vend qe te shpenzoje miliona dollare per lyejen e pallateve, per te bere Tiranen e bukur, per te prishur mijera ndertime, le ti shpenzoje me menyra te tjera.

    Ashtu si cdo qeveri ne Bote, ne raste te tilla, fare mire mund te ndertoje Shtepi ose Pallate Popullore ku te mbidhen te gjithe atje dhe tja jape ato shtepi pa para fillimisht dhe me kalimin e kohes le te paguajne qira ose ti blejne ne rast se verifikohet qe kane te ardhura te mjaftueshme.
    Keshtu edhe toka lirohet e u jepet Pronareve te Ligjshem dhe ngrihen lagje te tjera te sistemuara dhe me kondita te jeteses normale.

    Pra atyre banoreve i duhet dhene alternativa e tille. Ose prano apartamentet qe te jepe shteti, ose lesho token.

    Gjithashtu jane me mijera apartamente te kohes se komunizmit te ngritura me kontribut vullnetar ose nga ushtria ku nuk banon me njeri, pasi ose kane ikur emigrante jashte, ose kane blere ose ndertuar shtepi tjeter me moderne.

    Keto apartamente shteti mund ti bleje dhe tja jape te ardhurve, kuptohet me klauzola te vecanta te percaktuara me ligj. Keta mund ti blejne me kalimin e kohes dhe te jepen kredi me afate te gjata.


    Shteti as e vret mendjen per ti gjetur nje zgjidhje sitiuates dhe justifikohen me faktin qe nuk kane ku ti gjene parate.
    Por te pakten le te fillojne dicka pasi nuk jane kurrkund.
    Le te lene ca lulishte me pak ne Tirane dhe te sistemojne dynjane. Kompanite e ndertimit mos te shkojne ne Irak, por le te ndertojne ne Tirane dhe ne qytete te tjera te Shqiperise.

    Ne nje artikull te nje gazete shqiptare para disa muajsh theksohej fakti qe apartamentet ne qytetet shqiptare ishin ne nje % te madhe te pabanuara, pasi banoren kane ikur. rekordin e mbante qyteti i Vlores qe kishte 20% te apartamenteve bosh. Le ti blejne keta te ardhurit dhe te lirojne token. Shteti ti jape kredi sic e thashe me siper.

    Zgjidhjet mund te jene te shumta, por deri tani nuk eshte bere asgje dhe nuk ka per tu bere derikur njerezit te pushojne se politizuari kete situate e ta perdorin si boomerang.

  5. #45
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje te gjithve!

    Puna e Bathores eshte ceshtje sociale qe nuk mund te zgjidhet brenda dites. Me vjen keq qe shumica e Tironcave i ka zene nje hall i madh me keta pronvicialet jugo-verior.
    Njimend me vijne disa pyetje:
    Si ka mundesi qe keta malsore nuk ndertuan shtepi tek selita e vogel por ndertuan ne bathore? Pse nuk i ndali Sala bashkfshataret e tij te cilet po dyndeshin ne Bath-ore? Ku ishte shteti?
    Kur pyeta profesorin tim te ligjeve per kete problem dhe e vetmja pergjigje qe me dha ishte. "Qeverite jane si puna e bores se shtruar, qe kur shkrin le vetem rremuje nga pas".

    snOm!
    Ajo alternativa jote per shlyerjen e tokes per nje perjudhe 5-10 vjecare eshte shume e mire pasi ve ne levizje keta bathorjotet.
    Cmimi i tokave duhet te vihet ne baze te cmimit qe ka pas kjo toke ne 93 (ose ne 45) duke e sjelle kete ne cmimet e sotme.
    Si psh?Konvertimi i nje meter2 toke bathoreje ne flori dhe vlera e asaj sasie floriri konvertuar ne leke ne ditet e sotme.
    Kryesorja eshte qe te leshohet pe nga te dyja palet Si Tironsit ashtu dhe bothorjotet.
    Edhe nje gje desha tju kujtoj Tironsve Tiranen nuk e bete ju kryeqytet por jugu dhe veriu, si rrjedhoje edhe cmimin e tokes nga e cila nje pjese e mire e juaja po vjel miliona dollare pa e vrare anen
    PAUCA SED MATURA

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    OK Redi:
    Jam dakort plotesisht me ty ne piken qe ata njerez kane zgjedhur per te jetuar ne Tirane, dhe ska llogjike apo shtet demokratik qe do i hypi ne kamiona dhe ti degdisi andej nga kane ardhur.
    Sa per 17 milion dollaret kot me te pyt, kush eshte ky shteti se me duket se vashdojme t'kemi mendimin e gabuar te kohes komuniste ku asnje spunontedhe te gjithe prisnin qe shteti tu jepte shtepi, pune, sherbime mjeksore, udheheqsa e ku ta di une dhe perfundum atje ku jemi sot, ok. Ne kapitalizem shteti eshte thjesht nje sipermarres ashtu sic je dhe ti e ashtu sic jame dhe une, por qe shfrytezon taksat per te menaxhuar sherbimet publike, e seshte ajo lopa komuniste ku te gjithe vidhnin e asnjeri spunonte derisa ngelem si peshku pa uje. Dhe qe ky shteti te funksionoje sa me mire, duhet qe ligji te zbatohet deri ne nje. Ateher si do e zgjidhim kete pune kur shkjelet me te dy kembet dhe qellohet pameshirshem me gure si ne mesjete ligji themelor i shtetit, apo demokracise, e drejta universale e prones private, dhe aq me shume e njeshit te prones se patundshme, tokes. A e kuptoni se sa i madh eshte problemi. Dhe eshte nje problem qe i takon si te majteve te majte, dhe atyre te majte qe thone jemi te djathte. Dhe kjo me revolton akoma me shume mua, qe ne vend qe te gjithe te jemi sa me te vendosur dhe te pakompromentuar ne ate qe te kerkojme qe ligji te zbatohet deri ne nje, ca dalin e na bejne lekisone hallexhiu a te tipit hallau na rujt duke u mundu te justifikojne kete lloj ekzistence absurde, edhe hajde mos e perdor fjalen salist. Eshte shume revoltuese, ok.
    Edhe dicka, mos krahaso policine e kohes se saliut me ate te sotme. Ne kohen e sales policia u keqperdor per qellime politike, prandaj dhe njerzit nuk u revoltuan shume kur u be ajo qe u be. Kta te sotmit kane probleme me ligjin, korrupsioni dhe mafien, por ama police apoc shikas si te kohes se sales qe 'te fusnin dru po te shaje mretin' nuk ka. Dhe nje gje, anarkia e 97 eshte e ngulur thelle ne koken tone, dhe skenat me gure jane nje irritim i thelle per kedo qe i dhimbset vendi vet. OK Mendimi im eshte se shqipetaret akoma nuk dine te demostrojne te drejten e tyre ligjore per te demostruar kunder politikave te qeverise qe si pelqejne, duke filluar nga perdorimi i votes per te hequr nga pushteti ata qe nuk deliverin, apo protestat civile, jo te dhunshme. OK
    So me pergjegjesi heren tjeter, jo kodra pas bregu, se shteti po i ha guret pa dale ideologet me megafon, lere ti dli ndonjeri ne krah
    Me respekt sn0mi

  7. #47
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pėrsa i pėrket Protestave nė Bathore di tė them se kan shumė tė drejtė Bathorjanėt.

    Ata janė pjesė e Tiranės tashmė, dhe KRTja nė bashkpunim me SHASH (Shoqata e Arkitektėve Shqiptarė) duhet tė angazhohen edhe mė shumė ndaj planifikimit dhe qytetrimit tė zonės sė Bathores. Duhen hartuar rrugėt e reja, ku do jenė shkollat, ambulancat, institucionet lokale, dhe arterjet rrugore kryesore tė asaj zone.

    Punė shokė, veēse punė na duhet!
    sinqerisht
    drini.

  8. #48
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Drini!
    "Punė shokė, veēse punė na duhet!
    sinqerisht
    drini."

    Me vjen mire qe e paske kuptuar por tu desh te shkoje deri ne kaliforni lol. Nuk e di a do kthehesh per ta vene ne praktik edhe ne shqiperi ate thenien tende?!

    Miqesisht geni!
    PAUCA SED MATURA

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    PHILA, USA
    Postime
    12
    O ornament dhe ti redi gabimi i prones dhe bathorjaneve fillon me ardhjen e PD -se ne pushtet. Dhe nje gje e dini mire ju nuk ka kapitalizem pa prone private.
    Vertet komunizmi na i mori pronat dhe na i beri shteterore, qe ketu filloi .Por ne te gjitha vendet ish-komuniste ceshtja e prones u zgjidh ne menyre te drejte.
    D.m.th aty ku ishte e lire ju kthye ish-pronareve dhe ato te zena me shtepi u demshperblyen.
    Ndersa PD-ja jone e boni me lemsh punen duke mbeshtetur reformen te cilen e hartoi RAMIZ ALIA (komunisti).
    Pra toka u bastardua duke e ndare 2-dynym per fryme.

    Meqe ju thoni le te rrije ky ligj dhe ne te demshperblehemi. Edhe une dakort me ju.
    Le te shohim pra rezultatet , pa me thoni cfare rezultatesh kemi nga ky ligj. vazhdon
    philadelphia

  10. #50
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Geni,

    Pėr atė po punoj, dhe shpresoj qė njė ditė tė bėj diēka. Tani jam veēse student nė Arkitekturė, dhe kam shumė hallka pėr tė kapėrxyer nga ana ime pėrpara se tė kem mundėsi tė kontribuoj konkretisht. Dėshirė kam qė tė bėj njė ndryshim nė fushėn qė shpresoj se do tė kem sukses, dhe tashmė kam filluar tė mendoj si njė Arktekt:

    "Si ta bėj hapsirėn dhe si ta vė atė nė shėrbim tė njerzve dhe popullit."

    pėrshėndetjet e mija Geni
    sinqerisht
    drini.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Greqi, rikthehen protestat
    Nga ClaY_MorE nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 05-03-2010, 11:27
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Edhe nje bathore tjeter
    Nga sn0m nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •