Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 74
  1. #21
    alvi
    i/e ftuar
    Orku si fillim icik me kujdes me ato "funderrinat"
    Ti ore mik pervec se demagogji, (nuk e di pse Bathorja simbolizon Salen) ngrihesh e i mbron se duhet te mbrosh Salen dhe rri e bo derr derr .
    Mua nuk me rruhet te perzi politiken me Bathoren.
    E verteta qendron, qe kur mbarojne keto te ramet e qemanes dhe kabaja qaramane e Gjetiht dhe e jotja, eshte e drejta ime qe shtypet nga Bathoristi.
    Nuk ka nevoje as per epitete dhe as per perbuzje dhe kur del dikush qe sha dhe Tironen keto jane tema ne vete, dhe nuk ia vlen te diskutohen ketu.
    keto toka miku im, kane nje zot, nje prej tyre dhe une, dhe nje e drejte themeltare e imja, eshte ajo e prones private.
    E drejte qe e njeh e gjithe bota dhe qe eshte themel i demokracise dhe kapitalizmit.
    Tash ti politizoje sa te duash, une kesaj ju shmanga pasi e di qe do e nderronte drejtimn e diskutimit duke e kaluar ne tifozllik alla pro_NAno apo Pro -Sale,
    VK politikes.
    Puna osh qe ata te Bathores jane HAJDUTE.
    Nuk ka emer tjeter.
    Hallexhinj apo jo, ata kane hyre forcerisht ne pronen e dikujt tjeter.
    Ky eshte thelbi i problemit, jo i pruni Sala apo i pruni Alvi, kto jane krejt dytesore.
    Pse filloni e mbeshtesni dukuri qe dhe vete nuk i doni, po vetem e vetem per tifozlliqe te semura.
    Pse doni te vazhdoje te sundoje guri, e kallashnikovi?
    Pse perkrahen te tilla uzurpime?
    Per sa i perket faktit qe protestat jane te dhunshme pikepamja ime si dhe per ato te 97 eshte te shtypen, qofte dhe me dhune.

    Ju lutem mos e ktheni kete ne teme tifozlliku apo shfryrje mllefesh ndaj Tironsave ose "malokeve", por midis te drejtes dhe shkeljes se saj!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ketu nuk ka shkelje ligji, pasi nuk ka cfare te shkelet kur ligji edhe Maliqi nuk jetojne.
    Kur banoret populluan Bathoren dikush e bleu dikush e "zaptoi" ne nje menyre ose nje tjeter jetohet aty..U be pak mbrapsht...se pari defacto.
    Nuki eshte cudi qe dikush te shohe endrra ne diell....
    muzg i heshtur

  3. #23
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ty nuk ka perse te te djegi perkufizimi funderrine ne rast se nuk je.

    Ne asnje rresht une nuk e kam politizuar diskutimin perkundrazi kam thene se te njejtet njerez per te njejten aresye kane protestuar ne te njeten forme dhe gjate nje pushteti tjeter.

    Une nuk e hedh poshte te drejten tende por them qe e drejta jote mbi bathoren nuk ka perse te trajtohet ne menyre te diferencuar me te drejten tende per qendren e Tiranes apo per token e Myzeqese. Me fjale te tjera nese fshtarit i njihet e drejta e nje toke qe nuk i perket, nese mua me njihet pronesia e nje apartamenti ne nje pallat te ngritur mbi token e tjeterkujt atehere nuk ka perse te diferencohet ai qe rri ne bathore..... nese e anasjellta do te ishte e vertete atehere do te te jepja plotesisht te drejte.

    Se fundi protesta eshte me e gjere se legalizimi, pasi perfshin dhe kerkesa te tjera te cilat per mendimin tim jane te drejta.

    Tani a mund te me thuash ne cilin rresht te shkrimit tim konstaton politizim zotrote.... apo mbeshtetje per ndonje force politike ???

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    C'lidhje ka "politika" me protestat e Bathores?

    Ata qe protestojne ne Bathore, nuk bejne kerkesa politike dhe nuk organizohen nga parti politike por nga njerez qe jetojne si mos me keq, pa kanalizime te ujra te zeza, pa ujesjelles, pa drita, pa kurrfare urbanistike. Protestuesit i apelojne humanizmit te cdo shqiptari qe te kuptojne se keta njerez nuk mund te jetojne dot me ne kete menyre, pa kurrfare ndihme dhe te harruar nga shteti. Keta njerez jane njerez hallexhinj qe nuk kane ardhur nga e mira ne Bathore por nga e keqja, se atje ku ishin nuk jetohet mes urise dhe mes te ftohtit.

    I moren pronaret e shkrete pallatet dhe shtepite e tyre ne Tirane valle, dhe tani kane ngelur fushat dhe kodrat e Bathores pa u ndare?! Hidhini njerezit e bathores ne balte dhe rrafshojuani shtepite se keni per ti gezuar ato toka.

    Shteti shqiptar duhet te njohi qytezen e Bathores si njesi te re administrative, te krijoje administraten civile lokale, te dali me nje planimetri per te rregulluar infrastrukturen e qytezes, pasi vetem ne kete menyre shteti do te kontrolloje problemet qe lindin me levizjen e pakontrolluar te njerezve.
    Banoret e Bathores jane atje dhe nuk kane ku shkojne, sa me shume naze ben shteti, aq me shume rendohet situata dhe fillojne konfliktet sociale qe majisen me kohen.
    Edhe durimi i njerezve ka nje kufi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    PHILA, USA
    Postime
    12
    O ALVI dhe ti SNOM spjegojani pak me thjeshte ALBIT.
    Ne rradhe te pare neve nuk na pruni ENVERI ne TIRONE se ne u lindem e urritem me breza aty , perkundrazi ai erdhi e ne gjeti neve aty.

    Se ne nuk mund ta merrnim token ne krahe nga gjirokastra, skrapari e kucova dhe ta ngulnim ne TIRANE.
    Pastaj ai nuk kishte ndonje ligj qe te jepte toka te lira ne TIRANE.

    A po ndonje shtepi ta jepte , por atyre komunisteve te tij qe mbushen TIRANEN.

    E dyta ALBI per ate te falmen e tokes une desha te them ty falja edhe ti ato lek qe ke bo ne amerike, ndonjerit qe nuk i ka kushtet e mira te jeteses.?- do ja falesh?

    Ata te bathores qe kerkojne legalizim sot perse nuk shkuan tek i zoti i tokes perpara se te benin shtepite.
    -Pa shko ti e une ze nje cope toke tek ata qe kane ardhur aty sot, po te them une qe te hoqen qafe e jo marreveshje.
    Per mendimin tim ata dhe te tjere si ata qe kane zene pronat ,le te qelben atje ku jane, dhe shteti te perdore forcen.

    PO NUK U ZGJIDH CESHTJA E PRONES KESHTU DO SHKOJE AJO PUNE.
    philadelphia

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me force nuk behe ajo pune se ka nja 20 mije bathorsa por shteti duhet te gjeje menyra qe ti beje pergjegjesa ata zaptues tokash per fajin e tyre. E perseris, ajo qe eshte qendrore ne kete debat nuk eshte prishja e rendit publik, por pecmimi i tejskajshem i ligjit si themeli i shtetit demokratik. Nese ligji ne shqiperi shperfillet kaq kollaj kur i teket ne mend cdokujt qe te zere padrejtesisht token e tjetrit, atehere ne Shqiperi kurre sdo kete shtet. Jam dakort qe te denohen edhe kriminelet e 1997 qe nga Gjolek Malaj deri te Shaban Memia, por legalizimit te banesave duhet ti thuhet NDAL. Nese ndodh, eshte institucionalizim i anarkise.
    Ato kerkesat per kanalizime etj jane brockulla se ckanalizim leshi do besh ne nje vendbanim si geto ku sdi nga tja fillosh. Duhet prishur e rindertuar nga fillimi gjithcka atje ne BTH.
    Pavaresisht, smund te kerkoje te drejta dikush qe qe ne fillim ia mohuar te drejten vetes per pretendime duke u bere zot i dickaje qe nuk i takon( tokes ne kete rast).
    Qe te gjitha keto protesta qe gjoja rastesisht filluan ne te nejten kohe, kane prapa doren mjerane te PD. PD akoma ben politike qe qelbet ere qe nje ore larg. Prandaj dhe jeton gezueshem ne opozite qysh prej 6 vjetesh se do ta marri pushtetin alabakce e jo me mjete demokratike. Ju shtofte jeta aty ku eshte.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne KJ shkruhet:

    ---------

    PISKAMA E MJERIMIT

    Nga Fatos Cocoli

    Njerezit e revoltuar ne zonen e quajtur Bathore, ne rrethinat e Tiranes kane nje te drejte te madhe, te drejten per te jetuar si njerez ne ambientin qe kane zgjedhur per banim. Eshte nje ceshtje tani e kapercyer nga koha fakti qe shume prej tyre jane vendosur dhe kane ndertuar shtepi ne nje truall per te cilin nuk kane paguar para. Jane mbi 80 mije njerez, pra me mijera familje qe duan te legalizohen, te behen banore te Tiranes me dokumenta te rregullta, te konsiderohen qytetare te saj. Ata kane ardhur shumica nga rrethet e veriut te Shqiperise, ku mundesite per punesim dhe per nje jete te mire jane shume te pakta. Ne Tirane nje pjese e madhe e tyre jane pa pune. Pjesa tjeter kryen pune ne pergjithesi jo intelektuale, shumica jane zanatcinj ose merren me tregti te vogel. Akoma dhe me pak prej tyre jane sipermarres private. Si zone, Bathorja pa dyshim ka perqindjen e papunesise me te larte se sa te gjitha zonat e tjera te kryeqytetit. Ajo rregjistron edhe te ardhurat me te ulta per fryme ne Tirane. Ne Bathore dhe zonat e varfera perreth drita nderpritet me shume se ne pjeset e tjera. Ne keto rrethina furnizimi me uje eshte me deficitari. Eshte vendi ku mjerimi dhe pasiguria per jeten jane shtruar kembekryq ne sofer. Ketyre ju shtohet ankthi i debimit nga shtepite dhe vatrat e tyre, per faktin qe shtepite nuk i kane te regjistruara ne kadaster dhe nuk kane pasaportizimin ne Tirane. Se fundi, shohin rregullimin dhe gjerat e bukura ne qender te kryeqytetit, shohin pallatet shumekateshe, makinat lluksoze, lexojne nga gazetat apo shohin e degjojne neper televizione korrupsionin galopant dhe ndjejne se shteti i ka harruar. Ata e dine se shteti kurre nuk i ka dashur keta kusherinj te varfer te ardhur nga larg. Ne kohen e Doktorit kane patur ndonje kusheri, te njohur apo vendali neper struktura te larta shteterore apo te partise ne fuqi, dhe jane ndjere disi te mbrojtur. Edhe pse vete shteti i asaj kohe beri shume pak ose asgje per ta. Sot keta njerez nuk i kane me ne pushtet dhe ndjehen dyfish te harruar.

    Zemerimi dhe mungesa e perspektives eshte mese i ligjshem tek ta. Kane kohe qe jane te mbushur dhe pritej vetem nje shkendijez qe te shperthenin. Tani kjo shkendije erdhi dhe shperthimi ka ndodhur. Nje shperthim i dhunshem. Makina policie te permbysura e te bera shoshe nga guret, police te plagosur lehte po nga guret e hedhur. Tirana u shkund dhe e mori per nje cast frika. Fantazma e 14 shtatorit 1998 u vertit per pak kohe peballe kerkesave te bathorasve per te marshuar ne qendren e Tiranes. Pastaj u venit kur nepermjet televizorit u kuptua se ketyre njerezve hallexhinj u kishte ardhur shpirti ne maje te hundes dhe nuk kishin ndermend te digjnin ministrira apo te bastisnin dyqane. Qytetaret me me pak probleme te Tiranes u shkunden pak, por nuk dihet sa u shkund pushteti, autoritetet qendrore e vendore te kryeqyteit. Duhet bere shume me teper per rrethinat e tij, e jo vetem te ngrihen komisione per te kontrolluar ku kane vajtur parate e projekteve dhe donacioneve te avulluara. Se pari duhet te reagoje pushteti qendror, duke miratuar me urgjence nje fond shtese te destinuar per t'u perdorur nga Bashkia e Tiranes vetem per zonen e Bathores. Bathorja ka nevoje te ngutshme per investime te shumta ne infrastrukture, ne rregullimin e rrugeve, ne shtrirjen e ujesjellesit dhe te kanalizimeve te ujrave te shiut dhe te atyre te zeza. Kjo zone ka nevoje per me shume trasformatore per furnizim te rregullt me energji elektrike. Le te ngrihet nje SOS i fuqishem ne media per te sensibilizuar donatoret. Vete Bashkia e Tiranes duhet te shtrydhe fondet e saj dhe te mendoje e te investoje me shume per rrethinat. Duke ia lene minibashkive nje pjese te kompetencave, ato praktikisht e kane rrenuar administrimin e rrethinave. Shteti dhe strukturat e tij duhet te kuptojne se varferia eshte armiku numer dy i vendosjes se ligjit, menjehere pas krimit te organizuar dhe korrupsionit. Banoret e Bathores jane po aq te deshiruar per shtet ligjor sa cdo banor tjeter i ndershem i Tiranes. Por kur shikojne indiferencen teresore te shtetit dhe pushtetareve, u ngelin vertet pak zgjidhje per te marre. Dhe mund te vijojne te zgjedhin rrugen e deshperuar te bllokimit te autostradave apo rrugeve kombetare. Tani ata paralajmerimin e dhane. U takon strukturave shteterore te pergjigjen. Kesaj here nuk do te mjaftojne premtimet si ne kohet parazgjedhore. Kesaj rradhe duhet pune dhe angazhim i mirefillte per te ndalur piskamen e mjerimit.


    ----------

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lart eshte shkrimi i COCOLIT e ketu i Frrokut.

    KJ
    ---------

    FAJTORI MARIO QE SHET CIGARE

    Nga Frrok Cupi

    Mario eshte nje djale 12 vjecar, qe shet cigare, sa tek Piazza aq edhe ne sheshin "Skenderbej". Ai ka ardhur nga nje rreth veri-lindor; te pakten keshtu duket sipas dialektit ne te folmen e tij. Pardje, diten kur revoltat e Bathores kunder shtetit, arriten kulmin, duke bllokuar nje ure te vjeter qe lidh Veriun me Tiranen, Mario i parritur u ndie keq. Aq keq u ndie per nje cast, sa u zhduk nga trotuari qe e ka miqesuar ne cdo centimeter. Ishte momenti kur disa "kliente" te tij te afert po flisnin me ze te larte kunder aktit te atyre qe protestonin ne Kamze. Mario, per nje moment, ndieu ndroje se ata ne nervozizem e siper, do t'i ktheheshin: "He more ti, prape ketu?. Nisu atje ne Kamze, tek ata te tute. Hajt, merrni tokat tona".

    Keto dite te demontratave te Bathores, ne mes tironasve te vjeter u hap nje bisede e gjate per pronat. Keta njerez te bute, dmth. qytetaret tironas, keto dite e kane ngritur tonin mes njeri tjetrit, per shkak te kujtimeve mbi pronat. Keta njerez jane zoter tokash dhe pronash te tjera ne Tirane dhe ne rrethinat e saj, por nuk jane bere plotesisht pronare dhe as jane kompensuar. Kur degjuan se te ardhurit ne Bathore kerkojne te legalizojne pronesi mbi token, ndoshta kujtuan nje histori te gjate tironase, kur te ardhurit ne fillim nga krahinat e Jugut e mandej nga te Veriut, pasi u bene pronare, u ndiene te besdisur se: "sa shume tironas ka ne Tirane". Cigareshitesi i vogel Mario nuk mund t'i dije gjithe keto fakte, por megjitahte u ndie keq para klienteve te tij te perditshem.

    Mario nuk ndiehet mire as mes njerezve ne Kamze, ku banojne edhe prinderit e tij. Sidomos keto dite revoltash, ai ndiehet aspak mire. Atje ka shume gure, ka shume zhurme, ka ashpersi. Ndersa ka lene shkollen sapo e ka filluar, para kater vjetesh, duke qendruar para restorantit te stilit euriopian dhe para Muzeut historik, djali nga thellesite e vendit ka perfituar mjaft per t'u qytetaruar ne veprimet e tij. Pershembull, djaloshi cigareshites, asnjehere nuk i flet dy here klientit te tij, asnjehere nuk e kap nga menga, asnjehere nuk behet si lypes, asnjehere nuk i drejtohet atij qytetari qe eshte duke folur ne telefon. Ai e ka princip te tij "tregtine e ndershme" dhe "mosbezdine" e tjetrit, sikurse shprehet vete. Ndoshta keto dite kur banoret e Kamzes kane bllokuar rrugen nacionale, ai ndiehet keq para gjithe atyre njerezve qe nuk jane fajtore, por qe nuk lejohen te udhetojne ne rrugen e te gjitheve. Sikur ta dinte se edhe prinderit e tyre ndodhen ne barrikaden kunder ecjes se lire te qytetareve ne drejtim te Tiranes, Mario do te ndiehej sigurisht shume keq. Por ai e largon shpejt kete mendim, aq shpejt sapo mendimi i vjen ne koke.

    Lidhja me fatin e prinderve duket se ia nderron dhjete here ngjyren e fytyres. Te pakten keshtu duket djaloshi kur dikush hap biseden e Kamzes. Nganjehere Mario ben sikur ikush po e therret dhe largohet nga vendi ku behet biseda. Ka frike nga ndonje shenje brutaliteti i ndonje te rrituri, qe mund ta pyese per prinderit e tij, sic bejne disa gazetare: "Po ty, ore, te punojne prinderit?". Djaloshi nuk ka cfare thote. Para pak ditesh ai thoshte "Jo", pa ndonje turp; por tani ka ndryshuar puna. Ne qoftese para pak ditesh dikujt do t'i vinte keq pse prinderit usheheshin nga femija 12 vjecar, tani duket se puna ka ndryshuar. Tani djaloshit i duket se ai dikushi, do t'i drejtohej me keto fjale: "Ti punon ketu per te ushqyer babane, ndersa babai ka marre guret dhe ka bllokuar uren ku kalojne te pafajshmit?". Ai nuk tregon nese i ka ndodhur vertet keshtu, por sidoqofte kete gje e pret ne cdo cast. Ne Bathore eshte ntrashur problemi i papunesise deri ne piken kur dhjetera familje ushqehen nga puna e femijeve te mitur. Burrat e ardhur nga zonat veriore me ngarkesa te larta burrerie, tashme jane familjarizuar me kete gjendje, dhe kohen e lire ia kushtojne "demokracise". Femijet nuk kane akoma moshe per Demokracine, ata shkojne ne pune, ndersa demokracia iu perket burrave, te rriturve.

    Mario ndiehet vertet fajtor, megjithese eshte duke bere Mesine e vertete te Botes njerezore. Ai kthehet shume vone ne shtepi; prinderit kane hyre ne shtepi dhe jane rehatuar, madje edhe jane ne gjume. Ka qene nje dite shume e lodheshme per prinderit mashkuj, ata kane levizur kushedi sa gure lumi, qe nga lumi ne drejtim te ures dhe kunder policise. Mandej jane mbledhur ne qender te fshatit dhe kane folur me pasion per meritat e revolucionit te dites.

    Natyrisht, prinderit e lodhur qe flene kur Mario kthehet nga bulevardi i Tiranes, kane menduar edhe per djalin 12 vjecar. Ata kane lene pak buke dhe nja dy perime te stines mbi tavolinen e vjeter mes votres; ndoshta erdhi stina e qepes se njome dhe zgjidhet problemi i darkes. Kjo eshte edhe stina me e mire per te bllokuar rrugen.

    Edhe Mario bie te fleje, duke shpresuar qe demonstrata te mos shtrihet deri ne bulevardin e ku ai shet cigare. Por nuk eshte i sigurte nese babai ka te njejtin merak, apo e ka perfshire ideja revolucionare.

    --------------





    Ja sherbetori Frrok behet meshirues si Hygoi e del kunder bllokimit te RRugve.
    Kapi penden Frroku i 97-tes qe u be idoli i Zan Caushve te Vlores aq sa dhe kandidat per deputet e vune por ne funnd votat Zan Caushet ja dhane Ustait Padron Gjinushit e jo katalikit spiun sahanlepires Cup Frrokit.


    Polici eshte polic dhe kurre nuk duhet te qellohet me gure.

    Prandaj 97 -ta eshte e keqe sepse nji pale "profesora" nxiten goditjen me gure te policve te ushtareve e djegjen e zyrave te Shtetit e atyre "Profesorave" tani nuk i ka hije fjala "Paq", "drejtesi", "prone", "Rregull" , "Institucion shteti" e "demokraci" .

    Frroku gjithmon mundohet te gjeje "arsye" prekese ne zbatim te sahanlepirjes se tije por 1997-ta nuk eshte 1397..

    Gjerat mbahen mend.


    Bathorasit kane dhe nuk kane te drejte por Bathore eshte krejt TIRANA e DURRESI e Vlora e FIERI e Elbasani.

    Kalon ne nje lagje te bukur te Tiranes dhe nga nje Vile qe duket se eshte ndertuar ne 1930 -ten del nje burre i vjeter me Republike..
    Eshte ky biri i atij qe ndertoi Vilen?

    Jo..Ky "republike" qe del te bleje ZP-ne eshte nje terbaciot i ardhur si kapterr Blloku ne dizet e shtaten e me vone uzurpator i viles me ferman te ndonje mu-ti komiteti ekzekutiv.

    Ai i biri i ndertuesit e Pronarit te vertete ndoshta eshte ne Bathore ku erdhi mbasi Revolucioni Studentor i cili i beri te pavlefshme Vendimet e Komisionit te Debim-internimeve te kryesuar nga Manush Myfti e Beqir Hysni Kapot.
    Pra ne cdo bahce te tiranes ka nje " Bathore".
    Problemi eshte se Disa jane " Bathoriste" Komitet -Qendroras e Rajon Policorash e disa jane Bathorist bathoras..

    PD e pranoi qe per urgjenc "bathoristet" komitet qendroras-Terbaciotas-Kolonjaro-Delvinjotas te qendrojne ne vilat e uzurpuara derisa SHTETI tu siguroje banesa dhe nderkohe te zotet e ligjshem te kalbur Cermes e Levanit te sistemoheshin "perkohesisht" ne baltrat rreth Tiranes.

    Tironasit (pjesa e Agim Fagve) pra Tironasit sigurimsa e sahanlepirsa aspak nuk protestuan qe bashk qytetaret e tyre te internuar nga Terbaciotet ne vitet 45-70 ngelen perseri rrugve..perkundrazi ndersa votonin per Terbacin Bathoras Ko,itet qendroras ata me vrap i rrembyen "alla-Bathorce" ish dyqanet e gjysherve me dhe pa dokumenta..

    Sot Terbaciotet tone i lene ndoshta vilat e amortizuara per mbeturinat kurrizdala te ish pronareve te ligjshem e kercejne ne Vilat e reja ose ne apartamentet luksoze 15 katshe qe i bene me Tendera ne vitet Nano-Ed-Ramushiane..e marrin poza te "ndjeksit te ligjeve"..por perseri Banditizmi eshte Ligji i tyre.

    Pse?

    Sepse perseri ata jane ne Komitete e ata kane Vulat, Firmat e letrat..ne dore. Ata bejne ke duan te ligjshem e ke duan te Paligjshem..

    Shqiperia eshte shteti me i paligjshem ne Bote dhe kushedi se kur do vi dita te behet Zbatimi demokratik i Ligjeve..

    .....

  9. #29
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Si or burre vazhdo si gjithnje te "polyosh" forumin me kolazhe te mbledhme gjithandej. A diskutohet keshtu? Kujton se kemi kohe me lexu gjithe artikujt e internetit. Bej te pakten nganje permbledhje te shkurter qe ta ndihmoje debatin e jo ta zvarrise ate.

    Juve ju vjen keq per njerezit e Bathores apo per njerezit e Berishes, se s'po e kuptojme. E keqja eshte se Berisha kerkon ta manipuloje situaten e qelbur te jeteses se Bathoraxhive. Po ashtu siē manipuloje Nano parate e humbura ne shoqerite fantazma piramidale. A i morren leket Vlonjatet, po aq do tu rregullohen kushtet e jetes edhe Bathoraxhive sikur vete Berisha te rivije ne pushtet.

    Prandaj une fola per ASOCIM e KOOPERIM, per ēudi fjale te huaja qe ne gjuhe shqipe nuk ekzistojne, te Bathorexhive midis veti. Vetem kjo do tu a lehtesoje atyre hallet.

    Manipulimi nga opozita e halleve te njerezve RREZIKON keqesimin e gjendjes sociale ndershqiptare, rrezik qe s'eshte ēudi te shpjere ne nje lufte civile te re si ne 97. Nje perseritje rremujash te tilla, do ta fshije perfundimisht deshiren e botes te merret me ne.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    PHILA, USA
    Postime
    12
    Po i lexoj me kujdes keto shkrime dhe desha te shpjegoj per ju perkrahesit e BATHORES dy gjera te vogla.

    Qe ta marrim pak me shtruar punen le ta shqyrtojme ne dy aspekte. Nga njera ane kemi protestuesit qe kerkojne le galizim dhe nga ana tjeter kemi pronaret e tokave te BATHORES.
    Tani jemi ne vitin 2003 dhe ardhja e bathorianeve ka filluar nga 1992-'93 pra i bie rreth 10-11 vjet.
    Ndersa shpronesimi i pronareve filloi qe me reformen e 1946 e deri ne 2003.
    Pra ish pronaret po e vuajne zgjidhjen e problemit te tyre per 57-vjet, ndersa bathorjanet na u qakan per 10-vjet te qelbura.Pra ne rradhe te pare qeveria te shtype protestat e tyre dhe ti jape rrugezgjidhje ceshtjes se prones urgjentisht.

    Ndersa zoti SALL BERISHA le te shkoje te legalizoje bjeshket e TROPOJES per bathorjanet. Po kjo eshte fatkeqesia e shqiperise ata qe na udheheqin.

    Mos mendoni se kjo nuk ka lidhje politike,se SALLA per kete dite i solli ata atje ne bathore.
    Tani vertet ata nuk shperngulen se jane 40,000 banore dhe le ti legalizoje ato 170 hektare, por vetem kur ish pronaret te marrin edhe qindarken e fundit nga shpronesimi.
    Dhe a edini sa eshte vlera e 170 ha atje .Une po ju bej nje llogari te thjeshte duke e marre minimumi 10 dollare metri katror.

    Pra 1 dynym eshte 10,000 dollare dhe 1 hektar 100,000 dollarendersa 170 ha = 17,000 000 dollare .
    Kur shteti te paguaj shtatembedhjete milion dollare tek ish pronaret le tja fali tokat bathorianeve pastaj.
    PO jo tja fale nen kurrizin tone.
    Si konkluzion qeveria te shtype protesten e pa drejte dhe te zgidhe ligjin e prones urgjentisht.
    POSHTE KOMUNISTET E MAJTE + TE DJATHTE.
    philadelphia

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Greqi, rikthehen protestat
    Nga ClaY_MorE nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 05-03-2010, 11:27
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Edhe nje bathore tjeter
    Nga sn0m nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •