Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të turpshëm

    Pas reagimit të disa ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë, të cilat bën apel për mbrojtje të pronës publike, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit dhe analistit Neritan Sejaminit.

    Ky i fundit, e cilëson të turpshëm reagimin e diplomatëve të huaj në vendin tonë, të cilët sipas tij, “bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë”.

    “Është qesharake të shikosh nivelin e turpshëm ku kanë përfunduar ambasadorët perëndimorë në Tiranë: bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë; flasin për rrezikun që i vjen vendit nga prishja e kërpudhës, ndërkohë që heshtin prej vitesh, pa belbëzuar qoftë edhe një fjalë, për rrezikun që i vjen Shqipërisë, po edhe vendeve të tyre, nga kapja e shtetit prej krimit dhe korrupsionit marramendës.

    Shqiptarët nuk duhet t’i marrin ata seriozisht, sikurse, për të keqen e tyre, morën seriozisht dy manipulatorët e vegjël Vlahutin dhe Lu. Shqiptarët duhet të marrin seriozisht veten e tyre, lirinë dhe dinjitetin e tyre, dhe të drejtën për të vendosur vetë se çfarë qeverie duan”, shkruan Sejamini në reagimin e tij.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Akoma me Lun dhe Vllahutinin meren shqiptaret ! Duket sikur Edi Ramen e solli Luja me Vllahutinin kur ne te vertete e solli Berisha me Meten.Dhe jo vetem e sollen,por jane dhe ata qe e mbajne ne pushtet.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Një sqarim i vogel për ata që panë dhunë në protestë...

    Nga Bledian Koka -

    Protesta më masive dhe më paqësore në 30 vitet fundit është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri. Nje popull i provokuar, duroi deri në nenshtrim provokimet e panumërta të një policie aspak ne krye te detyrës dhe të një qeverie të turravrapur për t’iu fshehur protestën në hambarin e vet të votave.

    A bukur shumë për besë.

    Një vëzhgues i hollë, qoftë ky edhe ndërkombëtar fjala vjen duhet të ishte ndjerë i neveritur për reagimin e një “shtetari” që pasi braktis institucionin e rëndësisë së veçantë në mëshirën e mijëra protestuesve, del dhe i kërkon falje një artisti anonim për një kërpudhën.

    Protestues-qytetarë të këtij vendi që kanë gjithë të drejtën legjitime ta djegin e ta shkrumbojnë “kuplaranë” e fëlliqësive më të ulëta ligjore dhe humane po të doni, që në 6 vitet e fundit ia kanë shtrënguar lakun mënt deri në këputjen e zverkut. Dhe prap ata nuk e bënë këtë. Mos më thoni që streha me neona dhe kërpudha janë objekte të rëndësisë së vecantë se do qesh.

    Keqardhje vetëm për pemën, për atë po. Ndërkombëtarët reaguan njëzëri kur banorët e Unazës së Re dogjën pak mermerin e shkallëve të kryeministrisë, por besomëni po të kishte qenë shtëpia ime ajo që do të rrezikonte të shembej nga babëzia e Edi Ramës pa shpagim, unë vetë do i isha ngjitur në zyrë atij sot me shishe benzine.

    Ndërkombëtarët panë dhunën që mendonin se do të kishte, por jam i sigurtë që me përfundimin e protestës ata mund të jetë duke kafshuar buzët me reagimet e nxituara që bënë ndaj protestës. Por nëse ajo që panë ata ishte dhunë, po ajo që bëri Edi Rama këto 4 ditët e fundit e deri sot gjatë protestës çfarë ishte.

    Çfarë emri i vënë ndërkombëtarët deklaratave të Policisë së Shtetit të para katër ditëve kur predikonte dhunë nga elementë me rekorde kriminale që ajo i dinte, por ia thoshte popullit të kishte kujdes se helbete. Po ndërkombëtarët si e lexuan bllokimin e autostradës 2 ditë para protestës me pretekstin e vendosjes së pusetave, vetëm 2 javë pasi ARRSH gjoja e kishte zgjidhur problemin tek mbikalimi i Rinasit?

    A nuk ishte provokim që Edi Rama urdhëroi me pay-roll në dorë të gjithë administratën shtetërore të shtegëtone në ditën e vet të pushimit drejt Vlorës, me qëllim që ai të ngulej si shkop ne Sheshin e Flamurit? A e dinë këta ndërkombëtarë se çfarë kanë bërë protestuesit e Edi Ramës në 21 Janar të 2011-ës? A e dinë ata se 300 persona të droguar kanë sulmuar për mëse 5 orë jo selinë e qeverisë, por vetëm forcat e policisë me tulla, gurë, e shkopinj.

    E vetmja dhunë që policia pësoi sot, padiskutim që ishte momenti kur anëtarët e forumit rinor të PD-së iu dhuruan lule. Në këmbim ajo që u pa ishte përdorimi jashtë çdo kriteri i gazit lotsjellës nga ana policisë ndaj protestuesve paqësor, po kësaj çfarë emri i vendosin ndërkombëtarët? Diçka më shumë gaz se sot në Shqipëri, fakt është se ka përdorur vetëm Bashar Al-Asad 1 vit më parë ndaj popullit të vet. Por nëse ndërkombëtarët thonë se sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit kishte dhunë, ka shumë shqiptareë të arsyeshëm që mendojnë se ajo sotmja ndoshta nuk ishte aq duhet.

    Kështuqë..., kismet të Enjten...

    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Akoma me Lun dhe Vllahutinin meren shqiptaret ! Duket sikur Edi Ramen e solli Luja me Vllahutinin kur ne te vertete e solli Berisha me Meten.Dhe jo vetem e sollen,por jane dhe ata qe e mbajne ne pushtet.

    Padiskutim qe keq qeverisja e Berishes solli Ramen ne pushtet.
    Por nderkombetaret ben lajmin e dites sot:
    Edhe proteste e dhunshme dhe vandale, por pa asnje force rendi te plagosur?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Padiskutim qe keq qeverisja e Berishes solli Ramen ne pushtet.
    Por nderkombetaret ben lajmin e dites sot:
    Edhe proteste e dhunshme dhe vandale, por pa asnje force rendi te plagosur?!

    Personalisht pashe vetem disa fragmente dhe lexova vetem shtypin italian ku titujt ishin "sulm kunder pallatit te qeverise" dhe "kaos apo rremuje ne Shqiperi"...

    Tani,se pse nuk pati asnje force rendi te plagosur,do ishte mire qe te mos akuzohej as qeveria dhe as nderkombetaret,si llogjike...Se ndryshe del qe nderkombetaret paskan qene te njeanshem,dhunes duhet ti shtonin dhe meriten e qeverise qe evitoj perplasjen me protestuesit... Gjithmon keto diskutimet e PD per ndekombetaret te japin idene e autogolit,te pakten si parim a arsyetim.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Personalisht pashe vetem disa fragmente dhe lexova vetem shtypin italian ku titujt ishin "sulm kunder pallatit te qeverise" dhe "kaos apo rremuje ne Shqiperi"...

    Tani,se pse nuk pati asnje force rendi te plagosur,do ishte mire qe te mos akuzohej as qeveria dhe as nderkombetaret,si llogjike...Se ndryshe del qe nderkombetaret paskan qene te njeanshem,dhunes duhet ti shtonin dhe meriten e qeverise qe evitoj perplasjen me protestuesit... Gjithmon keto diskutimet e PD per ndekombetaret te japin idene e autogolit,te pakten si parim a arsyetim.
    Kjo puna e dhunes mendoj se eshte diskutim i pavlere. Me gjithe keto padrejtesi qe ndodhin, deri tek prishja e shtepive, populli duhet ta kishte djeg Tiranen. Madje po te isha organizator do i nxisja te protestonin shume me eger.

    Sa per nderkombetaret, nuk i merr njeri seriozisht, sepse jane shpeshhere vetem zgjatimi i qeverise. Te flasesh per akte vandale, kur shkaterrohet kerpudha, eshte qesharake. Aq me teper qe gjate gjithe kohes se protestes, policia provokoj me nje gaz shume te rende kimik dhe turma nuk u irritua.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Te mos kish qene thirrja e nderkombetareve sot do ishim si ne 97`, do pushtonin K/ministrine dhe rrezik do merrnin armet nje pjese, rrumpalle pra, T`i jemi mirenjohes BE, SHBA dhe OSBE!
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kjo puna e dhunes mendoj se eshte diskutim i pavlere. Me gjithe keto padrejtesi qe ndodhin, deri tek prishja e shtepive, populli duhet ta kishte djeg Tiranen. Madje po te isha organizator do i nxisja te protestonin shume me eger.

    Sa per nderkombetaret, nuk i merr njeri seriozisht, sepse jane shpeshhere vetem zgjatimi i qeverise. Te flasesh per akte vandale, kur shkaterrohet kerpudha, eshte qesharake. Aq me teper qe gjate gjithe kohes se protestes, policia provokoj me nje gaz shume te rende kimik dhe turma nuk u irritua.
    Hiqni dore nga kjo "psikopatia kolektive" ku per çdo gje fajin e kane nderkombetaret,se po kthehet ne model budallalliku. Njeri nga opozita thote "mos i degjoni nderkombetaret kur flasin",ndersa tjetri po prap nga opozita thote "pse nuk flasin nderkombetaret"!

    Jo per gje,por edhe PD me LSI e PS,kane prishur nje hale lek vetem per keta nderkombetaret ! Te flasin,apo te mos flasin ? Apo te flasin duke heshtur dhe te heshtin duke folur....

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Hiqni dore nga kjo "psikopatia kolektive" ku per çdo gje fajin e kane nderkombetaret,se po kthehet ne model budallalliku. Njeri nga opozita thote "mos i degjoni nderkombetaret kur flasin",ndersa tjetri po prap nga opozita thote "pse nuk flasin nderkombetaret"!

    Jo per gje,por edhe PD me LSI e PS,kane prishur nje hale lek vetem per keta nderkombetaret ! Te flasin,apo te mos flasin ? Apo te flasin duke heshtur dhe te heshtin duke folur....
    E drejta e secilit te mendoj sipas arsyetimit personal, apo jo? Mund te jete e drejte ose jo.

    Shiko, sot ne ndodhi ketu ku jemi, jo prej nderkombetareve dhe as prej krimineleve dhe trafikanteve. Fajin e kemi ne si popull sebashku me klasen politike.
    Ama sikunder kritikojme gomarlleqet e politikaneve, kemi te drejte te kritikojme edhe gomarlleqet e nderkombetareve...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Thirja e gazetarit:Mos i merni seriozisht ambasadorët në Tiranë,kanë përfunduar në nivel të tur

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E drejta e secilit te mendoj sipas arsyetimit personal, apo jo? Mund te jete e drejte ose jo.

    Shiko, sot ne ndodhi ketu ku jemi, jo prej nderkombetareve dhe as prej krimineleve dhe trafikanteve. Fajin e kemi ne si popull sebashku me klasen politike.
    Ama sikunder kritikojme gomarlleqet e politikaneve, kemi te drejte te kritikojme edhe gomarlleqet e nderkombetareve...
    Nuk diskutohet qe secili duhet te mendoj e arsyetoj simbas deshires etj etj...Por nuk ka asnje arsyetim llogjik qe per çdo deshtim opozitar te akuzohen nderkombetaret.
    Po behet nje justifikim koti,ku fajin nuk e ka Berisha,Basha dhe Meta por nderkombetaret.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •