Nje burim i bukur ne maje te malit. Nga toka nxjerr uje te bollshem e te paster. Me vrull te papare ngrihet pika e ujit ne qiell, si te kete vrapuar drejt drites nisur nga burgjet e nxehta te nentokes. E arratisur nga Frika, e shtyre nga frika del ne parajse......sic mendon.
Sapo shikon jeten, bukurine mahnitese dhe gezimin qe ajo vete i jep parajses perreth menjehere harron nga erdhi. Dobia e frymezon, e ben krenare. Pa kuptuar e ben egoiste dhe fillon te luftoje me pikat e tjera. Uji shkumezon por askush nuk ve re kete beteje ne mes te parajses. Te gjithe vetem per veten e tyre kujdesen. Mundohen qe ne mes te bukurise te jene me ndricuesit, e cdo kush me zili ti shikoje.
Beteja vazhdon. E gjate, e lodhshme. Ditet, netet dhe ditet e tjera shkojne, por jo beteja. Fitimtaret akoma nuk jane shpallur. Derisa nje gur i madh ne mes te lumit, i inatosur nga prishja e qetesise dhe turbullimi i ujerave u del perpara e i ndan ne dy pjese. Guri pergezohet kryesisht nga peshqit, per zgjidhjen qe i dha kesaj lufte. Tani le te dalin me te zotet e te shpallen fitimtare, dritedhenes te natyres.
Ato qe shkuan nga e majta vazhduan grindjet. U ndane perseri e perseri derisa u treten nga toka e nga dielli duke u ripermallur keshtu me burgjet e nentokes.
Ato qe shkuan nga e djathta e gurit mesuan nga pesimet e te tjereve dhe nuk u ndane. Te bashkuar vazhduan te ecnin me besimin se ishin shkaktaret e harese se jetes kudo qe kalonin. Perfunduan te perplasen me nje lum te madh, te gjere, te eger e me uje te piset. Pa asnje kundeshtim u roberuan nga ky lum dhe nen thundren e tij shkonin nga ti conin robetuesit. Skllever do shiten ne det ku litare te kripur do tu vihen ne qafe.
Krijoni Kontakt