Ju lutem mund te me ndihmoni me disa perralla me origjine shqiptare.
Faleminderit te gjitheve!
Ju lutem mund te me ndihmoni me disa perralla me origjine shqiptare.
Faleminderit te gjitheve!
Ne fakt folklori shqiptar eshte teper i perzier ashtu si edhe te tjeret me folklorin e vendeve fqinj, e sidomos ne Ballkan ku ka shume popullsi te ndryshme ne nje siperfaqe relativisht te vogel, kjo eshte nje perzierje e pazgjidhshme.
Te njejtat gojdhena apo peralla, ekzistojne ne serbet, boshnjaket, shqiptaret, greket, malazeste, bullgaret maqedonet etj. Vetem se personazhet kane emra te ndryshem.
Dhe secili komb i mbron keto gojdhena apo peralla si te vetat.
Zakonisht keto dallohen vetem nga elemente teper te vecante te gjuhes, por gjithsesi nder vite ka humbur origjina e tyre.![]()
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
kam pas ditur disa por i kam harruar,
nuk e di ku jeton por nje liber qe ka nje permbledhje perrallash popullore te gjata shqiptare eshte libri me titull "Me dymbedhjete ēelesa".
Une e kam por e kam ne shqiperi keshtu qe as nuk mund ta lexoj.
Nese ke njerez ne shqiperi thuaji te te gjejne kete liber nese ekziston akoma ne librari.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 11-02-2010 mė 14:37
Flokarta dhe tre arinjtė
Na ishte njėherė njė vajzė, qė kishte njė emėr tė bukur, Flokartė. Njė ditė, megjithėse nėna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtėpia dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur lule tė egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq tė diellit qė fundosej pak nga pak pėrtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errėsoi pyllin. Pėr njė kohė tė gjatė Flokarta u end pyllit, duke qarė me dėnesė sepse nuk po gjente rrugėn pėr nė shtėpi. Meqė u lodh, ajo u ul rrėzė njė lisi. Po nė atė kohė u duk sė largu njė dritė qė shkėlqente: atėherė Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Mė nė fund mbėrriti para njė shtėpie tė vogėl, tė cilėn s’e kishte parė kurrė ndonjėherė dhe mu aty mendoi tė kėrkonte strehim.
Por Flokarta nuk e dinte qė kjo shtėpi banohej nga njė familje prej tre arinjsh: baba ariu, nėna arushė dhe arushi i vogėl, bebė. Nė kuzhinė ndodhej njė tryezė dhe pranė saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta mė e vockėl.
Tė tre arinjtė kishin shkuar pėr tė bredhur dhe, para se tė iknin, nėnė arusha kishte bėrė gati supėn dhe e kishte hedhur nė tre ēanakė. Ēanaku i parė ishte i madh, i dyti me madhėsi mesatare dhe i treti fare i vogėl dhe i bukur. Flokarta vėshtroi nga dritarja dhe, meqė kishte shumė uri, ushqimi qė ishte hedhur nėpėr ēanakė iu duk joshės: ajo shtyu derėn dhe hyri brenda.
- Sa mirė qenka! - tha ajo.
Dhe u ul nė karrigėn e madhe, por kjo ishte tepėr e madhe pėr tė. Provoi karrigėn mesatare, por ajo nuk arrinte gjer nė tryezė. Atėherė Flokarta u ul nė karrigėn e vogėl, qė i rrinte pėr bukuri. Mori ēanakun dhe e pėrlau shpejt e shpejt supėn e arushės sė vogėl. Kur e mbaroi, e ndjeu veten tė lodhur. Dhe mendoi se do tė ishte mirė tė shtrihej. Hipi, pra, nė shkallė dhe u fut nė dhomėn qė kishte tre shtretėr. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti njė shtrat i bukur, fare i vogėl. Ajo provoi nė fillim tė madhin, por ky ishte tepėr i madh. U ngrit e provoi tė dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepėr i madh. Atėherė u shtri nė shtratin e vogėl dhe fjeti me grushtet shtrėnguar pranė fytyrės.
Arinjtė u kthyen shpejt. Meqė tė bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjėherė pėr tė ngrėnė nė tryezė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti baba ariu, me zėrin e vet kumbues e tė trashė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti nėnė arusha, me trupin mesatar dhe zėrin jo tė fortė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti arusha e vogėl me zė tė hollė.
Pastaj ata hodhėn sytė nė ēanakun e tyre.
- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti baba ariu.
- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti nėnė arusha.
- Dikush e ka provuar supėn time dhe e ka ngrėnė atė! - bėrtiti me tė madhe edhe arushi i vogėl me zėrin e hollė.
- Cili mund tė ketė qenė vallė? - bėrtitėn njėherėsh tė tre arinjtė.
Baba ariu vrapoi pėr te shtrati i vet.
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - briti pėrsėri ai.
Nėnė arusha vrapoi te shtrati mesatar.
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - u dėgjua edhe zėri i saj jo fort i trashė.
Ndėrkohė edhe arushi i vogėl bėrtiti me sa fuqi qė kishte:
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! Ah, ja tek ėshtė!
Po nė atė kohė Flokarta u zgjua dhe i pa tė tre arinjtė, qė po e vėshtronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumė sa kėrceu nga shtrati, zbriti shkallėt me shpejtėsi sa nuk ia kishte marrė kurrė mendja dha shpėtoi, duke u futur nė pyll. Tė nesėrmen Flokarta u takua me njė druvar, i cili me sopatėn nė krah shkonte pėr tė bėrė dru dhe i tregoi atij ē’i kishte ndodhur. Meqė ai e njihte pyllin si nė pėllėmbė tė dorės, e pėrcolli vajzėn gjer nė fshat. Prindėrit e pretėn Flokartėn me lotė gėzimi. Pas kėsaj, vajza me flokė tė artė u bė fėmijė i bindur dhe nuk u largua kurrė mė vetėm nga shtėpia.
Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla
Lepuri dhe Breshka
Lepuri dhe breshka i kishin shtėpitė pranė dhe pranė. Lepuri gjithnjė e ngacmonte breshkėn pėr ngadalėsinė e saj. E quante plakė, megjithėse ata ishin moshatarė me njėri-tjetrin. Pėr t'u mburrur i kėrkonte tė bėnin njė garė vrapimi. Breshka nuk i pėrgjigjej, por kthente rrugė. Lepuri pėrsėri ia priste udhėn.
-Hė, zonja breshkė, si thua, a pranon tė bėsh njė garė me mua?
-Mirė, -tha njė ditė breshka.
Lepuri u ēudit nga fjalėt e breshkės, e cila kishte pranuar tė bėnte njė garė me lepurin, qė e quante veten "mė tė shpejtin e kafshėve".
Lajmi se breshka dhe lepuri do tė bėnin njė garė vrapimi me njėri-tjetrin ishte pėrhapur nė tė gjithė qytezėn e pyllit. Edhe kafshėt e tjera ishin ēuditur me vendimin e breshkės. ēasti i garės erdhi. Breshka dhe lepuri u vendosėn nė vijė si atletėt dhe me t'u dhėnė sinjali u nisėn. Lepuri vrapoi me tė katra dhe u bė erė, kurse breshka lėvizte me hapa tė ngadalta. Lepuri duke vrapuar e kthente kokėn prapa. Breshka zvogėlohej dhe zvogėlohej nė sytė e tij, derisa erdhi njė ēast qė nuk u pa mė. Breshka kishte mbetur shumė prapa. Ishte vapė dhe nėn hijen e ca pemėve lepuri qėndroi pėr tė parė breshkėn. Ajo nuk dukej gjėkundi. Kishte mbetur prapa, prandaj lepuri mendoi tė merrte njė sy gjumė nėn hijen e pemėve derisa tė afrohej breshka. Kur breshka tė afrohej, ai do tė vraponte pėrsėri dhe do ta fitonte garėn. Nėn pemė frynte njė erė e freskėt dhe lepurin e mori njė gjumė i thellė. Njė gjumė mė i thellė nuk bėhej. Ngadalė ngadalė, breshka arriti tek hija e drurėve. Ajo dėgjoi njė gėrihmė. Hodhi shikimin dhe pa lepurin qė po gėrhiste. Kushedi se ēfarė ėndėrrash shihte. Nuk qėndroi por vazhdoi nė udhėn e saj me tė njėjtin hap.
Ec dhe ec… Breshka po i afrohej fundit tė garės.
Dikur lepuri u zgjua nga gjumi i thellė dhe hodhi sytė prapa pėr tė parė breshkėn. Ajo nuk dukej poshtė nė udhė. Lepuri filloi tė vraponte i sigurtė se breshka kishte mbetur prapa, ose e kishte lėnė garėn. Nė njė ēast ngriti kokėn dhe shumė pėrpara tij, atje ku gara pėrfundonte, pa breshkėn. U ēudit sa mė s'bėhet dhe vrapoi me tė gjithė fuqinė qė ta arrinte. Ishte vonė, sepse breshka e kishte fituar garėn. Kafshėt e pyllit prisnin ardhjen e lepurit, por atij nuk i bėnin mė kėmbėt tė vraponte. Mallkonte veten pėr gjumin e rėndė qė e kishte zėnė. Qė nga ajo ditė lepuri nuk do ta ngacmonte mė dhe nuk do tė guxonte tė futej nė garė me breshkėn. Trembej se mos pėrsėri do ta rrėmbente gjumi i rėndė.
Mendja dhe fati
U kapėn mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".
Menja tha:
- S'un e man pa mue ti njerin.
- E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtė.
Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir pėrpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."
Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:
- Ha qit gurė e ēonja mretit pej meje.
E mueren tatart gurin dhe ja ēuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:
- Qa me i dhanė kti njeri qi ma ka ēue kit gurė qi s'gjinet nėpėr krajli?
- Kjo punė a e jote, i thanė mishlist, - po n'dash me a ba ēirak, qi ta paska ēue kit gurė t'mirė,bjere ktu, epja ēikėn e maje si djalė.
Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha ēikėn. Kur hini djali n'gjerdek tu ēika e mretit, nuk foli me ēikėn, po ra e fjet n'tokė e jo n'krevet ku ish e shoqja.
Ashtu bani edhe natėn e dytė e t'tretėn. Mas natės tretė e veti mreti ēikėn:
- Qysh po e ēo me kit nafakė?
- Kurrqysh, babė.
- Pse?
- Qe tri nat unė n'dyshek e aj n'tokė. Gojėn s'e ka ēelė me folė me mue.
E thirri mreti e i tha:
- Shka a kshtu? Une t'kam evlad e ēikėn ta kam dhanė, e ti mos me folė me ta, po me ra n'tokė?
Djali s'diti me thanė kurrgja. Mreti ja preu me e virė n'kanop. E ēoi n'hapsane e t'nersėmen kishin m'e virė. At'herė nafaka e pa qi s'munet me ba gja pėr ta e i tha menes:
- Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.
I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izė me dalė para mretit edhe 'i herė. Kur e ēuen para ti, i tha:
- A kam izė me folė?
- Fol! - i tha mreti.
- Kanka gutė ēika jote qi ka folė. Unė t'parėn natė ju kam lutė zotit qi ma bani nafakė me ardhė ktu e m'i marrė ēikėn e mretit pėr grue.T'dytėn natė jam lutė pėr shnetin e t'retėn natė kam ba duva pėr ty qi je ni padishah.
- N'koftė kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.
Shkoi aj djali e natėn e katėrte ra me t'shoqen.
Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla
U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <> < >,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<>
Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla
Princi dhe e Bukura e Dheut
Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…
Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…
Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…
Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,
Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?
Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.
Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!
Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…
Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…
-Neno do dal pak shetitje!…
Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…
E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,
Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.
Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…
-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.
Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…
Kenga kishte nisur dhe daullet binin.
E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…
Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…
Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…
Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:
Nga po na vjen o Baba Dervish?
E Bukura e Dheut i thot…
-Rruges tende imzot!
Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!
Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.
Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…
Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.
Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…
Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.
Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…
Krijoni Kontakt