Kane qeverisur keq por jo njesoj. Konceptet e zhvillimit i kane pasur te zhdrejta..
Keqberes jane dy hajdut, por shkalla e denimit per hajdutin qe ka vjedhur televizor dhe hajdutin qe ka vjedhur nje banke, nuk eshte e njejte..
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Kane qeveresur jo njesoj por kane qeverisur si ne fotokopje. E njejta skeme mashtrimi pa asnje koncept zhvillimi,sepse zhvillimi nuk ju ka interesuar.
Kur themi se ku e gjeti mashtrimin e mbjelljeve te pemeve Lali Eri,tek Berisha qe premtonte miliona rrenje ulliri qe do mbillte.
E mund te maresh shembuj pa fund,ku stafeta e vjedhjes ka kaluar nga nje dore ne tjetren pa ndryshuar asgje... Edhe sot PPP e Rames vidhet po prap nga ata njerez qe vidhnin ne kohen e Berishes.
Po pra ka ekzistu fenomeni, por jo grada fenomenit..
Nese hajdutlliku si semundje sherohet gradualisht, sikunder edhe kishte ndodhur ne qeverite paraardhese, sot eshte ulur kembekryq.
Kete te mire beri Rama, qe sot te degjosh ish-ministra si Dade, Malaj, Mustafaj, Ruli, dhe te kene shume here me impakt se kalamajte puthadores te partise qe e rrethojne.
Qe mos flasim per largimin e trurit te vendit, ku intelektuale, mjeke, pedagoge, inxhinjer, preferojne te lajne pjata ne perendim, duke lene nje vakum te madh ne shoqeri..
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Nga Mero Baze
Edi Rama dhe Ilir Meta, e tepëruan duke falenderuar institucionet e gabuara për meritat që kanë në rastin e Klement Balilit. Edi Rama falenderoi policinë dhe shërbimet inteligjente të vendit, ndërsa Ilir Meta partnerët ndërkombëtarë, për presionin që bënë mbi policinë.
Në fakt, të vetmit që duhen falenderuar, nëse ka vend për falenderim, janë strukturat e LSI në Delvinë dhe Sarandë, që siç e morën vetë përsipër, kishin negociuar me policinë, që Balili të dorëzohej në varësi të përfundimit të gjykimit të dosjes së tij në Greqi. Dhe ashtu u bë. Sapo gjyqi mbaroi në Greqi, ai u dorëzua.
Pamvarësisht koiçidencës që njerëzit e LSI janë dhe njerëz të familjes Balili, e vërteta duhet thënë, se është e gjitha meritë, por edhe hall i tyre, dorëzimi i Klementit.
Tani që ai është në duart e drejtësisë, është mirë ta mbyllim këtë debatin e meritave.
E vetmja statistikë pozitive në këtë rast, është që një person i kërkuar nuk është më në listën e të kërkuarëve, dhe shumë aktrime të padenja politike rreth tij do të jenë më të vështira për t’u bërë.
Lajmi i madh pozitiv është pikërishtë kjo të sjellurit “sikur nuk e njohim Balilin”.
Dy vjet më parë, ish- kryetari i Parlamentit, Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për kapjen e Klement Balilit, duke e konsideruar shumë të rëndë faktin që që ai nuk po arrestohej. Në fakt ajo kërkesë u bë nën panik, pas një vizite të tij në Uashington, ku ai shkoi për “të ndrequr vetullat, e për pak nxorri sytë”.
I futur në panik se gjoja nga Tirana, ambasadori Lu dhe qeveria kishin dezinformuar Uashingtonin, se Meta kishte lidhje politike me Klementin, ai kërkoi të distancohej dhe thirri me ndihmën e Bujar Nishanit, një mbledhje karagjozësh për Siguri Kombëtare, që bënin sikur nuk e dinin ku ishte Klementi.
Sot që të gjithë e pamë se kush e kishte negociuar dorëzimin e Klementit, Ilir Meta ka shansin të kërkojë ndjesë që LSI, ja kishte mbajtur fsehur atij personin në kërkim dhe e kishte shqetësuar deri sa e kishte detyruar të thërriste mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ose të distancohet nga LSI, dhe t’ia lërë si përgjegjësi Monikës.
Përkundër zhurmës së madhe, më të madhe se sa mban në fakt kurrizi i Klement Balilit, unë nuk jam gati ta quaj atë “Eskobar të Ballkanit”, siç e ka përfolur shtypi grek, dhe ai nuk do të ishte penalizuar fare këtu, sikur të mos ishte bërë pjesë e politikës.
Ilir Meta dhe LSI po bëjnë përpjekje të madhe të lajnë duart me të, pasi nuk duan të duken viktima për shkak të tij, por në fakt ai është viktimë e tyre.
Përdorimi nga politika shqiptare e grupeve me lidhje kriminale dhe fuqi financiare, ka mbetur gara e vetme në këtë vend, dhe LSI e ka pas fituar fuqinë e saj në Jug të vendit falë Balilëve, ndërsa Balilët janë penalizuar falë përfshirjes në LSI.
Sa ishin me PD nga vitii 1992 e deri më 2013, nuk i gjeti gjë. Klement Balili është një i dënuar për përfshrije në trafik hashashi nga shteti grek dhe natyrisht do vazhdojë betejën e tij me drejtësinë. Si ai ka qindra shqiptarë në Shqipëri, që nuk i njeh njeri, pasi kanë hyrë në burg e kanë dalë, dhe kanë parë punën e tyre. Klementi vet ka pasur më parë një histori të tillë kur PD ka qenë në pushtet, dhe askush nuk është marrë me të.
Ai nuk është as nga më të mëdhenjtë dhe as nga më të rrezikshmit. Ai është viktima më e madhe e kësaj historie, për shkak të lidhjes me LSI-në.
E vetmja gjë pozitive në këtë histori, nuk ka të bëjë me Balilin, por me politikën, pasi është për herë të parë, që ne po detyrojmë politikanët të distancohen nga lidhje të tilla.
Shikoni si sillet LSI dhe Ilir Meta me këtë rast, për ta kuptuar se kemi bërë një hap përpara. Dorëzimi i LSI përballë kësaj ngjarje, është më i rëndësishëm se dorëzimi i Balilit.
Kjo është e vetmja gjë pozitive. Për të tjerat nuk kemi bërë asgjë. Klementi u dorëzua kur deshi vetë, dhe do përballet me drejtësinë, si di vetë. Tani ai nuk është më pjesë e debatit tonë, por viktimë e debatit tonë.
Lajm i vërtetë është se politikës ka filluar t’i vijë frikë nga miqtë e saj. Dhe këtu ka vend për të falenderuar partnerët perëndimorë, jo në kapjen e Balilit.
Zotëria Balili dhe falenderuesi Rama
Klement Balili, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, i ka dhënë dje fund talljes me shtetin shqiptar, teksa është vetëdorëzuar te Policia shqiptare, e cila kishte deklaruar se po e kërkonte me ngulm prej më se dy vitesh. Përgëzime Balilit. I veshur dhe mbathur si për dasmë, pasi ka negociuar me Policinë përmes nipit të tij, pasi është ndarë me njerëzit e tij si zakonisht, Balili i ka ftuar ata që e kërkonin “skutë më skutë” që të kishin mirësinë ta arrestonin. Duhet të jetë hutuar pak Policia e Shtetit nga kjo kërkesë e çuditshme, e të ashtuquajturit “Eskobar i Ballkanit”, por gjithsesi e ka mbledhur veten, i ka thirrur vetëdijes profesionale dhe e ka pranuar ofertën bujare të Balilit, me pak sakrifica, pasi ndërkohë ishte e zënë me zhdëpjen e “studentëve zaptues”, që të mbyllur në universitete nuk po i zbatonin urdhrat e ministrit të Brendshëm për ta mbyllur protestën e tyre.
Është për t’u respektuar Balili. Në momentin më të vështirë të një qeverisjeje që e ka humbur orientimin nën presionin e protestës së studentëve, mes përbuzjes masive dhe skandaleve të përditshme, Balili ka treguar më tepër përgjegjësi për dinjitetin e shtetit të vet sesa vetë Kryeministri i vendit të tij. Ka vendosur të mos e turpërojë më duke e mbajtur nën presionin e institucioneve ndërkombëtare dhe policive të vendeve të ndryshme për ta dorëzuar atë. Sepse këto institucione e dinin fare mirë se ai strehohej në Shqipëri, se mbrohej nga struktura kriminale të shtetit shqiptar dhe bënin presion mbi këto struktura për ta dorëzuar atë. Por shteti i dorëzuar para pushtetit të narkotrafikut nuk mund, nuk donte dhe nuk do ta kapte dot. Balili ka marrë përsipër ta çlirojë shtetin e vet nga kjo barrë e rëndë. Është treguar “zotni” trafikant, i ka vënë disa kushte të vogla Policisë së Shtetit, si p.sh. që policët të silleshin mirë me të (duke i fyer gjithsesi pak sepse ata sillen mirë me të gjithë përveçse me profesor Tupen dhe me studentët), t’i buzëqeshnin pareshtur, të ishin të veshur e të mbathur mirë dhe me të gjitha kopsat e uniformës në vendin e vet, pa bark dhe sidomos të mos u shkonte në mendje që të deklaronin se e kishin kapur, se kjo do ta irritonte shumë. Nuk e dimë çfarë kushtesh për trajtim të mëtejshëm u ka vënë, por detajet do të merren vesh më vonë. Gjithsesi, ai është sot në burg, një sakrificë kjo jo e paktë që ai bën për qeverinë dhe Kryeministrin Rama, sidomos kur ke parasysh faktin se kjo qeveri kolegët e tij i ka “sakrifikuar”, duke i bërë deputetë, kryetarë bashkish, ministra etj..
Përtej sarkazmës, vetëdorëzimi i Balilit nuk ngroh askënd në këto ditë të acarta dimri. Se çfarë kuptimi ka të arrestosh një të ashtuquajtur trafikant, në një vend ku trafiku i narkotikëve dhe kultivimi i bimëve prej të cilave prodhohen lëndët narkotike janë bërë me bekimin e strukturave të Policisë së Shtetit dhe të qeverisë shqiptare në dritë të diellit. Ajo ndoshta tregon vetëm një gjë, që ky aktivitet mafioz nuk do të zhvillohet në format brutale dhe spektakolare që është zhvilluar deri tani, pasi kjo është bërë e pamundur për shkak të presionit të opinionit ndërkombëtar dhe opinionit publik në vend. Paratë e mafies po financohen përmes PPPve dhe formave të tjera në aktivitete të tjera dhe pikërisht këtu duhen kërkuar edhe krerët e vërtetë të mafies. Dhe ajo është shtetërore, politike, është vetë shteti. Balili dhe Balilët janë tepër të vjetër për t’iu përshtatur sofistikimit të aktiviteteve të reja kriminale dhe vetëm po mbyllen në burgje, njësoj si Muji, që me daljen e pushkës u mbyll në shpellë dhe nuk doli më prej andej.
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Krijoni Kontakt