Ne lidhje me kete do te pergjigjem pasi te shoh mendimet e besimtareve te tjere.
Ata qe deshirojne , mund te perdorin biblen per reference.
Ne lidhje me kete do te pergjigjem pasi te shoh mendimet e besimtareve te tjere.
Ata qe deshirojne , mund te perdorin biblen per reference.
Lidhur me temėn e hapur, gjeta nė njė libėr nė tė cilin shkruante:
"Ferri ekziston. Dhe ėshtė realitet i trishtueshėm. Disa mendimtarė tė mėdhenj, si letrari Giovanni Papini, duke u mbėshtetur nė mėshirėn e pamasė tė Hyjit, nuk mund tė pajtoheshin qė tė besojnė se ferri ėshtė i amshueshėm. Mirėpo mėsimi i paraqitur nga ana e Kishės ėshtė i qartė dhe fjalėt e Jezusit nuk lejojnė dyshim: "Ikni prej meje, tė mallkuar, nė zjarr tė pasosur, tė pėrgatitur pėr djallin e pėr engjėjt e tij!" (Mt 25,41). Ėshtė i pėrjashtuar pra shpėtimi hipotetik i tė gjithė krijesave nė mbarim tė botės.
Tė flasėsh pėr ferrin domethėnė tė flasėsh pėr pėrgjegjėsinė e tmerrshme tė njeriut i cili, duke e pėrdorur lirinė e vet pėr tė keq, i kundėrshton Zotit dhe me tė vėrtetė e mohon. Zotin s'mund ta paramendojmė si njėfarė njeriu tė mirė, veēanėrisht tė atillė qė nė fund gjithmonė thotė "po" nė gjithēka dėshirojnė krijesat, duke kapėrcyer pėrmbi tė gjitha tė kėqiat (krimet) e tyre. Zoti ėshtė i mėshirshėm por edhe i drejtė. Ata qė shkojnė nė ferr janė nė mėnyrė perfekte tė vetėdijshėm se e kanė merituar. Ata e dijnė se Zoti ka bėrė gjithēka qė ata t'i shpėtojė, mirėpo kėta e pėrbuzėn kėtė gjė.
Nė Komedinė Hyjnore Dante Alighieri me tė drejtė pohon se ferri nė sa ėshtė "gjendje" i humnerės dhe palumturisė mė tė mdhe, rrjedh nga "dashuria e parė" qė ėshtė Zoti. Ai ėshtė pasoja e pakapėrcyeshme e mohimit tė dashurisė sė Zotit, e cila e merr njeriun me seriozitet dhe e do me seriozitet, deri nė flijimin e Birit tė vet nė kryq.
Dhe pikėrisht serioziteti me tė cilin Zoti dashuron ėshtė ajo qė kėrkon prej njeriut pėrgjigje serioze tė dashurisė, tė dhėnė me miratimin (pranimin) e lirė. Mirėpo njeriu si krijesė e lirė mund t'i thotė Zotit jo. Nė kėtė rast edhe dėbimi i njeriut tregon se dashuria e Zotit ėshtė serioze. Njeriu qė e ka mohuar Zotin dhe e ka dėbuar dashurinė e tij mbetet i fortėsuar nė kėtė dėbim. Ky ėshtė ferri: vuajtja e njohurisė se lirisht ėshtė dėbuar dashuria e Zotit, shkaku (burimi) i lumturisė sime."
IHS
Nje pyetje e tille ka munduar njerezit per shekuj me radhe dhe fakt eshte se shumica e tyre ,akoma nuk e kane te qarte konceptin e ferrit ,ose thjeshte ne ekziston apo jo.
Per ata qe kane patur mundesine te lexojne KOMEDINE HYJNORE te dante aligerit ,nuk ka asnje dyshim qe fjala ferr eshte dicka reale dhe e pamohueshme.
Po , a mund te mbeshtesim ekzistencen e ferrit me ane te bibles?
Le ta provojme:
Tek Luka .16 ,19-31 Jezui jep nje histori ne lidhje me nje njeri pasur qe ishte duke u munduar ne ferr. Ne kontrast me kete, nje lypes i vogel me emrin Lazar ishte ne parajse me Abrahamin.
Njeriu i pasur i kerkon Abrahamit qe te dergoje Lazarin per ti freskuar pak gjuhen me nje pike uje.
A duhet marre ne menyre literale ky shembull ? Ne qofte se jo , atehere cila ishte domethenia e kesaj historie?
Gjithkush me nje llogjike normale mund te kuptoje qe nje pike uji nuk mund te shuante etjen e njeriut qe po vuante nga flaket.
LLazari dhe njeriu i pasur perfaqesonin dy klasat shoqerore te kohes dhe vdekjet e tyre jane dicka simbolike per te treguar ndryshimin e rrethanave ne Izraelin e dikurshem.
''Te gjallet ne fakt e dine se kane per te vdekur ,por te vdekurit nuk dine asgje;per ta nuk ka me asnje shperblim,sepse kujtimi i tyre harrohet''.
''Tere ato qe dora jote gjen per te bere,beji me gjithe forcen tende,sepse ne sheol ku po shkon nuk ka me as pune ,as njohuri dhe as dituri'' Predikuesi,9..5. 10.
''Sepse paga e mekatit eshte vdekja ,por dhuntia e Perendise eshte jeta e perhershme ne Jezu krishtin ,zotin tone''
''Ne fakt,ai qe ka vdekur eshte shfajesuar nga mekati'' romakeve 6 , 23, 7.
A eshte vuajtja e perjetshme ne ferr ne perputhje me personalitetin e Perendise?
Tek Jeremia 7. 31 lexojme: ''Kane ndertuar vende te larta te Tofetit , qe eshte ne luginen e birit te Hinomit ,per te djegur ne zjarr bijte e tyre dhe bijat e tyre , gje qe nuk e kisha urdheruar dhe qe nuk me kishte shkuar kurre ne mendje''.
Veme re se ketu behet fjale per njerez mekatare qe sipas teorise se mundimit te perjetshem do te perfundonin ne flaket e ferrit.
Por , ketu vete zoti thote se ideja e djegies ne zjarr i duket e neveritshme . Mos valle bibla bie ne kontradikte me veten ?
Ne asnje menyre nuk mund ta themi nje gje te tille, perkundrazi gjithcka e shkruar ne te nxjerr te njejtin perfundim me menyra dhe fjale te ndryshme.
Cila eshte origjina e teorise se ferrit?
Ne babilonine dhe asirine e lashte ekzistonte nje besim i tille ne lidhje me nje vend te mbushur plot me tmerre dhe demone te fuqishem . Nje gje te ngjashme gjejme dhe ne historine e egjiptit nga e cila ka marre origjinen dhe ferri qe njohim sot.
Pra , eshte e qarte qe ideja e ferrit i ka rrenjet ne kohe shume me perpara krishtit.
Sigurisht , kjo ishte nje analize e percipte, dhe mbase nje here tjeter do flas me shume rreth kesaj teme.
Nje besimtar i sinqerte duhet ti beje vetes nje pyetje: Ne qofte se PERENDIA ESHTE DASHURI, ashtu sic thote dhe vete bibla, a ka mundesi qe KRIJUESI yne te denoje njerezit mekatare ose thjeshte jobesimtare ,ne mundim te perjetshem?!
A nuk e demton shume imazhin e Zotit nje gje e tille?
Eshte e qarte : denimi per nje mekatar eshte thjeshte vdekja : ai qe e merr ferrin si dicka literale duhet ti rikthehet dhe nje here arsyes se tij per te kuptuar te verteten.
1- shume e bukur edhe terheqes si shpiegim por une dua qe te te pyse per diēka ne lidhje me shembelltyren qe permende. tek 2tim.3:16-17 thote" i gjithe shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia edhei dobishem per mesim bindje ndreqje edhe per edukim per drejtesi . qe njeriu i Perendise te jete i perkryer...".
ēfare do te thote kjo fjale per ty kur thote llazari(rreshti 27-31) "o at, dergo ate(llazarin)tek shtepia e tim eti...".
ēfare do te thote per ty kjo pjese sepse per mua do te thote qe te vdekurit(ne trup) kur jane ne ferr(qe ti nuk e beson) kerkojne ne te tera menyrat qe te japin nje mesazh familjes se tyre qe kane lene.
2- kur isha ne shqiperi mora nje bluze nga kisha ime qe ishte shkruar "a je i shpetuar?" edhe tani pyetjen ta drejtoj ty i dashur mesus. A je i shpetuar edhe a je bir i Perendise?
une jam i shpetuar edhe jam Bir i Perendise!!!
pres Perengjigje!!!
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
Te me falesh miku im por me duket se po genjeni veteveten me ato qe thua,se je i shpetuar,nqs mendon se bene me te miren ne syte e Perendise bravo,por fatkeqesish nuk e vendosni ju ate nese je i shpetuar apo jo,do te besoja po te thoshit se perpiqem per te shpetuar dhe beje ceshte e mundur qe te beje te miren ne syte e Perendis.
1- i dashur mik une kur flas, flas vetem me ane te bibles edhe jo vetes time edhe ti kur te flsesh fol me fjalen e Perendise
2- ēfare do te thote per ty ky resht "edhe te gjithe ata qe e pranuan ai u dha pushtet te beheshin bij te Perendise..." gjoni 1:12-13. ose kur thote ne romaket 8:13-17 po te permend pak nga kjo pjese"...vet fryma i deshmon frymes sone se ne jemi bij te Perendise...". Siē e shikon une nuk flas nga vetja ime edhe kur them qe une jam i shpetuar eshte sepse bibla ma vertetoj edhe me sakte fryma e shenjte ma verteton (brenda meje), kjo eshte siguria ime edhe jo perrallat!!!
ti po te mos ndihesh i shpetuar eshte sepse nuk ke njohur Jezusin sepse Ai erdhi te na beje sot bij te Perendise edhe jo pas gjyqit sepse Ai thote edhe nje pjese te bukur te gjoni 5:24 "ne te vertet, ne te vertet ju them: ai qe degjon fjalen time edhe beson ne ate qe me ka derguar, ka jete te perjeteshme dhe ai nuk vjen ne gjyq por ka kaluar nga vdekja ne jete"!!!
i dashur mik une te keshilloj qe shkrimet mos ti analizosh me studime por ti lutesh Perendise per ate qe do te te thote kur lexone(se kush eshte kuptimi per ty edhe ne pergjithesi)!!!
Zoti te dhente njohurine e tij!!!
Zoti te bekofte!!!
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
Perpjekje per te mohuar ekzistencen e ferrit jane te hershme,pasoje e ndjekjes se nje logjike njerezore.
Do te doja te dija,se si muslimanet,pararoje e kesaj "logjike",i pergjigjen kesaj pyetje?
Shpjegimi,qe Mesuesi jep,eshte i njeanshem,i paplote dhe vetem besnik i asaj,qe ai beson.
Shembelltyra e Lazarit tregon fare qarte ekzistencen e ferrit,dmth pasojen e atij paralajmerimi te bere ne Eden,se po te hash nga ky frut,ke per te vdekur(ndare nga Perendia).
Eshte e vertete,se eshte pak e veshtire te gjesh nje arsyetim te plote te ekzistences se ferrit,po sikurse eshte e vertete,se cenimi i kesaj teorie(mohimi i ferrit) sjell cenimin e te gjithe doktrines se krishtere,dmth doktrines se shpetimit,te misherimit te Krishtit,dhe cenon gjithashtu imazhin e te qenurit ne nje lumturi perjetesie.
PSE?Nuk do te jape pergjigjen time sot,por do te pres ato tuajat.
Edhe dicka:citimet nga predikuesi jane shume te njeanshme,ne krahasim me kontekstin biblik.
Mos harro-Krishti(thote shen Petro-ja)vajti tu predikoje shpirtreve te humbur nga permbytja(ne ferr?????)
Kisha Ortodokse,e verteta e krishtere,e ka denuar si herezi cdo synim te cenimit mbi ekzistencen e ferrit,jo nga deshira per ato,qe do te shkojne atje,por nga pergjegjesia,qe ajo ka per te ruajtur te verteten e dhene nga Zoti Krisht ne menyre te pacenuar.
C'ESHTE FERRI !!!
Vete njerezit e shkaterrojne dhe e denojne vetveten. Perendia perveē ligjeve te natyres krijoi edhe ligjet frymore. Caktoi gjithashtu edhe pasojat e bindjes apo mosbindjes ndaj tyre. N.q.s nuk do ta bente kete te fundit atehere perse ti krijonte ligjet? Atehere ne gjithesi do te mbizoteronte kaosi dhe parregulisia ne vend te ritmit dhe harmonise. Ēdo njeri ka aftesine te zgjedhe ne analogji me driten qe ka brenda apo jashte tij. Kjo zgjedhje e njeriut do te caktoje edhe pasojat ne jeten e tij. Sepse Perendia nuk e dergoi Birin e vet ne bote qe ta denoje boten, por qe bota te shpetohet prej Tij. Ai qe beson ne te nuk denohet, por ai qe nuk beson qe tashme eshte denuar, sepse nuk ka besuar ne emrin e Birit te vetemlindur te Perendise. Tani giykimi eshte ky: Drita erdhi ne bote dhe njerezit deshen erresiren me teper se driten, sepse veprat e tyre ishin te mbrapshta (Gjoni 3:17, 19).
Perendia kurre nuk do te mund te shkelte nje ligi qe Ai vete vendosi. Mosdenimi i te padrejteve nuk do te na jepte te drejten te thoshim se Perendia edhte i drejte. Dashuria e Perendise nuk e hedh posht drejtesine e Tij. Shkrimi i Shenjte na flet per dashurine e Krishtit, nje dashuri qe e ngriti Ate ne kryq per tu flijuar per ty dhe per mua. Por na flet gjithashtu edhe per zemerimin e Tij, i cili eshte i shoqeruar nga nje dhembje te madhe dhe nje trishtim te thelle per ata qe nuk e pranojne oferten e ketij flijimi. Gjoni, i quajtur ndryshe edhe dishepulli i dashurise, kur na e paraqet Krishtin paralelisht na nxit te pendohemi, ne menyre qe ti shmangemi zemerimit te Perendise. Eshte detyre e dashurise qe te na paralajmeroje per ate ēka na pret nese e hedhim poshte.
Gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te sqarojme faktin se ashtu siē ekziston parajsa, e cila eshte vendi ku shkojne perkohesisht shpirterat e te vdekurve besimtare, ashtu ekziston edhe ferri, ne te cilin shkojne perkohesisht shpirterat e te padrejteve. Dhe astu siē ekziston qielli perfundimtar, ashtu ekziston edhe ferri perfundimtar.
Siē pame ne studimin e deritanishem, ne Bibel ekzistojne mjaft terma te cilet perdoren ne Dhjaten e Re dhe i referohen vendit te denimit te jobesimtareve pas vdekjes:
-Luka 16:22, 23 flitet per Hadesin, vendin ku shkoi i pasuri.
-Mateu 23:33 perdoret fjala Gehena O gjarperinj, o pjelle neperkash ! Si do ti shpetoni gjykimit te Gehenas ? Keto fjale ishin te vete Krishtit. Ai nuk do kishte pse ta perdorte termin gehena nese nje vend i tille nuk do te ekzistonte.
-2 Pjetrit 2:4 perdoret fjala tartar. Sepse, n.q.s Perendia nuk i kurseu engjejt qe mekatuan, por i hodhi ne tartar te lidhur me pranga terri qe te ruhen per gjyq.
Ajo qe na meson Perendia tek Luka 16:19-31 eshte se Hadesi eshte vendi ku shkojne shpirterat e atyre qe jane te padrejte. Ne kapitullin tjeter do te shohim se Perendia e perdor fjalen Gehena per ferrin e perjetshem dhe jo per Hadesin.
Fjala tartar perdoret vetem nje here ne Dhjaten e Re, tek 2 Pietrit 2:4. Dhe nuk perdoret me kuptimin e vendit ne te cilin shkojne shpirterat e te vdekurve te padrejte, por me kuptimin e burgut ne te cilin ndodhen engjejt qe rane ne mekat. ...Perendia nuk i kurseu engjejt qe mekatuan, por i hodhi ne tartar me pranga terri qe te ruhen per gjyq. Keshtu pra, tartari perben burgun e engjejve qe rane ne mekat dhe jo vendin e denimit te perkohshem te shpirterave te jobesimtareve. Per kete na flet edhe apostulli Jude ne vargun 6: Ai i ruajti me pranga te perjetshme ne erresire per gjyqin e dites se madhe engjejt qe nuk e ruajten gjendjen e tyre te pare, po e lane banimin e tyre.
Siē pame ne kapitull te meparshem tek Dhjata e Vjeter, para Ringjalljes se Zotit tone Jezu Krisht, te gjithe shpirterat shkonin ne Hades (hebraisht Sheol), qofshin besimtare apo jobesimtare. Pame se Hadesi ishte i ndare ne dy pjese; ne njerin prej tyre shkonin shpirterat e te drejteve dhe ky vend quhej Gjiri i Abrahamit dhe ne te dytin, i cili ishte nje vend mundimesh, shkonin te pardrejtet. Keto dy vende, siē kemi pare, i ndante nje humnere shume e madhe dhe asnje shpirt nuk mund te shkonte nga njeri vend ne tjetrin. Ky pershkrim na jepet tek Luka 16:19-31.
Pame gjithashtu se pas ringjallies se Krishtit dhe ngritjes se Tij ne qiell, te drejtet nuk shkojne me ne Hades, por ne parajse apo ne qiellin e trete, aty ku banon vete Zoti yne Jezus. Parajsa ndodhet gjithmone lart, ndersa Hadesi gjithmone poshte. Atje lart pra ndodhen edhe te gjithe te drejtet te Dhjates se Vjeter qe nuk i perkasin Kishesh dhe kjo per vete faktin e ringjalljes se Tij.
Por megjithate vendi ne te cilin shkojne te vdekurit e padrejte nuk ka ndryshuar. Dhe ky vend vazhdon te jete Hadesi. Ashtu siē shkonin aty dikur te gjithe te padrejtet ne kohen e Dhjates se Vjeter [para ardhjes se Krishtit], ashtu vazhdojne te shkojne edhe sot. Ringjallja dhe ngritja ne qiell e Jezu Krishtit nuk e ndryshoi gjendjen ne te cilen ndodhen shpirterat e te vdekurve jobesimtare. Dhe keta te vdekur jobesimtare do te mbeten ne Hades derisa te behet ringjallje e trupave te tyre dhe gjykimi, siē thuhet tek Zbulesa (20:13): Dhe deti i dorezoi te vdekurit qe ishin ne te, dhe vdekja dhe Hadesi dorezuan te vdekurit qe ishin ne ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave te veta. Pra shohim, si tek Zbulesa ashtu edhe tek Luka, se Hadesi ishte dhe vazhdon te jete vendi ne te cilin shkojne shpirterat e te vdekurve te padrejte derisa ata te ringiallen per tu giykuar.
N.q.s studjojme me kujdes Luken 16:19-31, do te zbulojme gjithashtu disa te verteta ne lidhje me gjendjen ne te cilen do te ndodhen shpirterat e te padrejteve pas vdekjes. Shohim p.sh rastin e te pasurit. Pasi vdiq dhe e varrosen shpirti i tij shkoi ne Hades. Aty ai ndodhej ne nje gjendje te ndergjegjshme, perderisa kishte mundesi qe te njihte qe nga larg Abrahamin dhe Llazarin. Kishte gjithashtu edhe ndjenja, perderisa kishte etje, fliste, dhe kujtonte. Kur kerkoi meshire prej Abrahamit qe ti dergonte Llazarin per ti freskuar gjuhen, dhe Abrahami nuk pranoi ai kerkoi perseri Abrahamit qe ta dergonte Llazarin per te paralajmeruar vellezerit e tij ne toke, ne menyre qe te mos perfundonin edhe ata ne ate vend mundimesh ku po vuante ai. Por Abrahami ia refuzoi edhe kete gje. Iu pergjigj se ne toke kishte profete qe vellezerit e tij mund ti degjonin nese deshironin. Nuk ishte pra e nevojshme qe nje i vdekur te ringjallej e te shkonte ti paralajmeronte.
Eshte e rendesishme te veme re qe ne keta pak vargje pese here perdoret fjala mundim apo vuaj. Nga kio pra kuptojme qe Hadesi eshte nje vend mundimesh te ndergjegishme.
I pasuri perfaqeson kombin e Izraelit dhe Llazari kombet e tjera. Per piken e ujit na thote se perfaqeson dozen mjaft te vogel te se vertetes qe do te mund t i freskonte Hebrenjte ne ate gjendje deshperimi ne te cilen ndodheshin. Fakti se ku u mbeshtet Rodherfordi per te nxjerre keto konkluzione fantastike eshte i panjohur per te gjithe ne.
Ajo qe perben nje fakt eshte se Zoti yne nuk e permendi kete histori si te ishte nje shembelltyre, sepse siē kemi pare edhe ne raste te tjera Jezusi e deklaronte qe me pare nese do u thoshte nje shembelltyre. Por ketu, perkundrazi lexojme: Por atje ishte nje njeri i pasur. . . atje ishte edhe nje lypes, i quajtur Llazar.... Ketu shohim qe Jezusi permend emrin e Llazarit, gje qe nuk ndodh ne shembelltyrat e tjera te Tij. Por edhe sikur te pranojme qe kjo histori eshte shembelltyre, le ti pergjigjemi pyeties ēfare eshte ne fund te fundit shembelltyra ? Eshte nje shembull qe shpjegon dhe sqaron nje te vertete te veshtire dhe te mistershme. Nuk ekziston asnje dyshim qe e verteta te cilen do te sqaroje ketu Zoti yne, ka te beje me gjendjen ne te cilen do te ndodhet njeriu pas vdekjes, qofte ai besimtar apo jobesimtar. I paraqet qe te dy si ekzistenca te ndergjegishme, te cilat flasin, shohin, degjojne, ndjejne, kujtojne dhe e njohin njeri tjetrin.
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
A MUND TE HUMBET SHPETIMI? A MUND NE TE HUMBIM SHPETIMIN TONE PASI JEMI SHPETUAR? NESE PO KU MBESHTETENI NE SHKRIM(BIBEL) PER KETE?
ZOTI JU BEKOFTE. I SHPETUARI.
www.returntotheword.org
www.lwf.org
html
I nderuar vella i Shpetuari!
E gjithe bibla , eshte nje "VARG", ku shprehet SIGURIA qe ka i Shpetuari tek Krishti.
Por fillimisht po te jap vetem nje varg. Vepra13:48.
Zoti te bekofte .
deshmuesi
Krijoni Kontakt