-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
SHQIPĖRIA & SHQIPTARIA : Bashkė nė GJYSĖM FINALE II - 16 MAJ 2019 !
TOP 10 - EUROVISION ALBANIA 2004 - 2019
https://www.youtube.com/watch?v=j0eFm6P-GqY
Nga Turqia.
1. Elhaida DANI - "I'm Alive" - 2015
2. Jonida MALIQI - "Ktheju Tokės" - 2019
3. Eugent BUSHPEPA - "Mall" - 2018
4. LINDITA - "World" - 2017
5. AURELA GAĒE - "Feel the Passion" - 2011
6. Luiz EJLLI - "Zjarr e Ftohtė" - 2006
7. Juliana PASHA - "It's all about you" - 2010
8. Rona NISHLIU - "Suus" - 2012
9. Kejsi TOLA - "Carry me in your dream" - 2009
10. Olta BOKA - "Zemrėn e lamė peng" - 2008
https://en.wikipedia.org/wiki/Albani...n_Song_Contest
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-05-2019 mė 09:37
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
NĖ FINALE ......
https://www.youtube.com/watch?v=gRBBaGaYSgM
Njė vleresim nga Qipro, bazuar nė provat skenike & perfomancė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-05-2019 mė 10:17
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-05-2019 mė 10:23
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
https://www.youtube.com/watch?v=MUI5-3_M3RY
Pse e duam SHQIPERI-nė e EUROVISION-it - Nga Wiwibloggs
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
Pozicioni i Dhjetė shkon nė Finale ........... Pozicioni i Njėmbėdhjetė mbaron garėn nė Gjysėm Finale .
50 % e Vlerėsimit - JURIA ………… 50 % e Vlerėsimit - PUBLIKU
https://www.youtube.com/watch?v=2NYGDgYvyWw
Njė vlerėsim nga Malajzia pas Proves se Pare Skenike.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-05-2019 mė 14:31
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
Ktheju Jonida, njė zemėr tė pret!
Nga Ermal Peēi - Maj 2019
Nuk ka ndodhur asgjė, titulli i kėtij shkrimi ėshtė padiskutim frymėzim nga fjalėt e Eriona Rushitit nė kėngėn ‘Ktheju tokės’ kėnduar nga Jonida Maliqi. Mė erdhi natyrshėm thirrja e saj pėr rikthimin nė tokėn mėmė me ardhjen e Jonidės nė Shqipėri.
Eurovisioni ka nisur, shumė shpejt do tė mbaroj. Jonida do tė jetė nė Tiranė, pas njė rrugėtimi qė e kam ndjekur nga afėr. Jonida u duk se dėgjoi dhe mėsoi nga eksperiencat e kolegėve tė saj dhe shumė gjėra nė kėtė rrugėtim i ka ndjekur vet, shpesh nė shumė detaje. Nė ēdo vend tjetėr, kjo ėshtė gjėja e fundit qė njė kėngėtar bėn.
Sytė dhe zemrat e milionave njerėzve janė tek kėngėtari, pjesa tjetėr i takon stafit respektiv. Nuk ka mė sekrete nė Tiranė pėr tė kuptuar qe edhe pse pas shume viteve eksperiencė (2004 pėrfaqėsimi i parė) ende duhet shumė punė drejt menaxhimit detaj pas detaji, tė 3 minutave zyrtare qė na takojnė nė skenėn e Eurovision. Nuk kam ndėrmend tė bėj analizė tė detajuar, sepse do tė mė rikthehet dhimbja e kokės, mė siguri edhe ju do tė ēuditeni apo mund tė dini mė shumė se sa unė. Patjetėr qė nė mė shume se njė dekadė duhet tė kishim nxjerrė mėsimet tona e tė punonim mė fort, se sa tė shpresojmė vetėm tek zėri i kėngėtarėve qė dėrgojmė nė Eurovision.
Nisur nga kjo, duhet tė jemi krenar, madje ti duartrokasim fort dhe gjatė artistėt qė kanė ngritur flamurin tonė, qė kanė kėnduar nėn titrat ALBANIA me tė vetmin suport: ZĖRIN e tyre.
Nė Instagramin e Aurela Gaēe lexova njė koment tė njė ndjekėsi qė i kėrkonte tė rikthehej nė Eurosong dhe Aurela i pėrgjigjej se vetėm pėr presionin e madh psikologjik nuk dėshironte ta pėrsėriste kėtė eksperiencė! E dhimbshme! Shqiptarėt varin duartrokitjet ose jo ndaj njė kėngėtari vetėm nga njė tabelė pikėsh. Jemi tė gatshėm tė ulemi e tė bėjmė njė mori komentesh, tė nxjerrim armatėn e kritikave ndaj atyre qė tė VETĖM, mbajnė mbi shpatulla emrin e njė shteti.
Pas provės sė parė tė Jonida Maliqit, lexova po ashtu komente rreth skenografisė. Sa me fat qė Jonida e ka zėrin pushkė dhe shkėlqeu nė prova. Tani meqė me tė, s’kemi ē’tė komentojmė, hajde merremi me veshjen, skenografinė. Ndonjė mbase ka bėrė gati shkrimet pėr tė gjunjėzuar Jonidėn nėse ajo nuk kalon finale… e turpshme!
E kemi bėrė me shumė kėngėtarė, mund ta bėjnė dhe me Jonidėn…e cila po ashtu si Aurela, por jam i bindur edhe shumė kėngėtarė tė tjerė, vetėm nga presioni psikologjik e mendojnė dy herė rikthimin. Sa e nevojshmė ėshtė kjo?
E ndjek Eurovisionin prej vitesh dhe rrallė kam parė kėtė klimė ndaj pėrfaqėsuesve tė shteteve tė tjera. Ngrihen panele, bėhen emisione, qė duartrokasin edhe kur kėngėtarėt e tyre nuk futen nė finale. Nuk kanė shkuar nė finale emra BIG tė muzikės europiane, nuk janė futur nė finale edhe shtete me buxhete marramendėse.
Jonida po kėndon shqip, e bėri nė turneun e saj ku shumė tė rinj kėndonin me tė, SHQIP!
Jonida sot, dje Anjeza, Luizi, Rona, Frederiku, Ledina, Hersi, Kejsi, Olta, Aurela, Eneda, Eugenti, Juliana, Elhaida, Lindita, Adriani kanė bėrė maksimumin e tyre. Nė nje vend qė ende s’ka struktura menaxheriale, tė gjithė janė rikthyer nė Tiranė me pėrditshmėrine e tyre. Eurovisioni ėshtė njė endėrr e prekur pėr ta, tani sfida, fatkeqėsisht, ėshtė pėr publikun tonė.
Le ta shohim kėtė eksperience si njė festė! Ka njė milionė probleme, qė ma besoni nuk janė tė kėngėtarėve. Pėr ta, duhet tė jemi bashkė, pėr aq kohė sa zerat e tyre na emocionojnė, tjetėr gjė shijet muzikore, janė krejt personale. I nisim kėngėtarėt atje dhe i shėnjestrojmė: O finalja, o sot o kurrė! Kjo duhet tė jetė shija ndaj arenės muzikore me audiencėn me tė madhe nė kontinent? Le ta shijojmė, le tė ngrejmė zemrat peshė dhė tė jetojmė me 3 minutat tona dhe tė shteteve tė tjera. Mbase do gjejmė refrenin e preferuar pėr ta kėnduar disa ditė rresht, pastaj njė tjetėr e njė tjetėr.
Jonida, aty mes provave; mes stresit; mes vrapimit nga njė interviste tek tjetra; mes pėrqafimeve tė fansave europianė qė i ke pasur tė shumtė; mes votuesve online qė tė kanė nxjerrė nė krye tė sondazheve, mes shumė gjeravė tė bukura qė po jeton… mos harro: SHKĖLQE nė natėn tėnde!
Mos u merakos pėr ‘Tiranėn’, si nė kėngėn tėnde: Njė zemėr tė pret! Ajo e njė publiku, qė uroj dhe shpresoj, ka kuptuar qė Eurovision-i nuk vlen vetėm nga rėnditja nė tabelė, vlen shumė mė shumė! “Ktheju” Jonida, shumė zemra tė presin, si do qė tė shkojnė gjėrat! Na emociono si nė turneun qė kreve nė Londėr, Madrid dhe Amsterdam! Po jeton ėndrrėn tėnde, siē u shprehe nė njė status pak ditė mė parė! Askush nuk mund ta cėnoj, s’ka arsye!
Eurovision-in tėnd e fitove, tani duhet tė fitojme ne me njėri-tjetrin, tė kuptojmė se ajo qė na vlen nė kėto kompeticione ėshtė pėrkrahja dhe jo pėrēarja; duartrokitjet dhe dashuria!
http://www.intv.al/ktheju-jonida-nje...-te-pret-93480
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-05-2019 mė 07:50
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
https://www.youtube.com/watch?v=D6GyWoq4oJw
Jonida Maliqi - Ktheju Tokes (Official Eurovision in Concert Video)
Prill 2019.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
Eurovision in Concert, Amsterdam 2019 - TOP 28
Nga ARGJENTINA
https://www.youtube.com/watch?v=rlHdtTPUOcE
1. HOLLANDA
2. SHQIPERIA
3. ANGLIA
4. Serbia
5. Norvegjia
6. Republika Ēeke
7. Zvicra
8. Hungaria
9. Spanja
10. Izraeli
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
https://www.youtube.com/watch?v=fOpGb3kYthg
Eurovision 2019 Second Rehearsal Top 41
Nga Turqia - Pas Provės sė Dytė Skenike
1. Azerbajxhani
2. Italia
3. Serbia
4. Qipro
5. Suedia
6. Malta
7. Franca
8. Maqedonia e Veriut
9. Zvicra
10. Hungaria
11. Shqiperia
12. Hollanda
13. Greqia
14. Australia
15. Rumania
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-05-2019 mė 08:47
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2019
https://www.youtube.com/watch?v=78fLSJUtG5w
Eshtė njė garė……. dhe nė fund pėrzgjidhen mė tė votuarit !
Wiwibloggs, sikundėr dhe portale tė tjerė, ndjekin dhe komentojnė teksa zhvillohen Provat Skenike.
Komentet e tyre pėr Rusinė, Shqipėrinė dhe Norvegjinė qė performojnė njėra pas tjetrės. Tė treja Kėngėt meritojnė Finalen & TOP 10 , gjithashtu !
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt