Kosova Kundėrshton BE- SHBA e pėrkrah, dhe Faktori shqiptar
Pėrplasja nė Kėshillin e Sigurimit pėr Miratimin nė Debatin midis Serbisė dhe Kosovės pėrsa i pėrket miratimit tė Formimit tė Ushtrisė sė Kosovės nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės dhe pėrkrahja e gjithasnshme e SHBA pėr kėtė miratim, tregon edhe njė herė diferencat gjithmonė e mė shumė nė dukje midis SHBA dhe BE pėrsa i pėrket rolit tė Faktorit shqiptar nė Ballkan,
Nėse SHBA e kėrkon faktorin shqiptar si tė vetmin Faktor i cili mundet tė pėrballojė ekspansionin sllav dhe tė pengojė penetrimin Rus nė Ballkan, kėndvėshtrimi i BE ėshtė njė kėndvėshtrim i lodhur dhe aspak efficient. Ky kėndvėshtrim i njohur pėr ne shqiptarėt qė kur u formua Shqipėria e cunguar nė vitin 1912 dhe pėrplasjet e shumta midis vetė vėndeve europiano perėndimore dhe Rusisė midis njėra tjetrės, gjatė gjithė kėtyre viteve opinion europiano-perėndimor pėr 106 vite tė Shqipėrisė sė Pavarur dhe 12 viteteve tė Kosovės sė Pavaruar- nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarėve nė raport me fqinjėt, tė cilėt gllabėruan mė shumė se gjysmėn e tokave tė banuara nga shqiptarėt pas viteve 1878- 1913, e deri nė 1925 kur u pėrcaktuan definitivisht kufijtė e Shqipėrisė sė cunguar.
Zvarritja e integrimit tė Shqipėrisė pėr nė BE, zvarritja e heqjes sė vizave pėr qytetarėt e Kosovės pėr nė BE, vendosja ēdo vit e kėrkesave dhe kritereve tė reja ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės nė fakt pėr tė vonuar integrimin e kėtyre dy shteteve shqiptare pėr nė BE, pėrkrahja e BE ndaj Serbisė dhe miklimi i saj pėr ta futur nė BE sa mė parė Serbinė madje edhe pa plotėsuar kushtet tė paktėn Etike, si pranimi i Genocidit serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės, tė kėtij shteti agressor i cili ka bėrė masakra nė Kosovė, dhe nga ana tjetėr vonon premtimat e bėra nga ana e BE pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės nė BE, kėrkesat pėr tė respektuar tė drejtat dhe liritė e njeritu dhe tė pronave tė serbve nė Kosovė, kurse nuk i ve kushte Serbisė pėr tė respektuar tė njėjtėn gjė pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Republikėn serbe, prania e dy standarteve kur vjen puna pėr qytetarėt e Kosovės nė raport me ata serbė, tregon edhe njė herė se BE pėr fat tė keq vazhdon tė njėjtėn ide qė ka patur dhe qė ka edhe sot ndaj faktorit shqiptar duke nėnkuptuar se ėshtė dakort me pėrkufizimet e sllavėve ndaj popullsisė shqiptare si njė - popullsi e pa emancipuar dhe jo-shtet formuese.
Do tė ishte Presidenti Wilson i SHBA mė 1918 nė Paris kur firmosi Armėpushimin e shteteve ndėrluftuese tė Luftės sė Parė Botėrore, i cili ndihmoi shqiptarėt qė tė krijonin dhe stabilizonin shtetin e tyre qoftė edhe tė cunguar, ku nė njėrėn prej pikave ishte dhe e drejta e vėndeve tė vogla pėr Vetvendosje.
Por Kosova dhe disa pjesė tė tjera me popullsi shqiptare mbetėn pushtuara nga Serbia dhe Greqia, tė cilat ndoqėn politika jo humane ndaj shqiptarėve duke i dėbuar dhe duke mos u dhėnė tė drejtėn e pronės dhe tė gjuhės.
Sidoqoftė nė 2017 Kosova u shpall e pavaruar dhe njihet nga 108 shtete dhe pavarėsisht se nuk ėshtė si shtet i pranuar nė OKB, shumė shpejt ajo do tė jetė shtet anėtar i OKB, problemet qė dalin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 nuk do ta pengojnė marshimin e shqiptarėve tė Kosovės drejt integrimit nė BE, anėtarėsimit nė NATO dhe heqjen e kufijve me Republikėn e Shqipėrisė duke aspiruar njė bashkim tė ėndėrruar qė prej 106 vitesh.
Dhe Aspiruesi kryesor ėshtė SHBA, politikat e tė cilave nė Ballkan duken se janė krejt ndryshe nga ato tė BE.
Sidoqoftė kontradiktat BE- SHBA qė u shfaqėn nė Kėshillin e Sigurimit nė OKB, treguan se SHBA ėshtė e vendosur qė ti japė Faktorit shqiptar vėndin qė meriton nė Ballkan dhe nė BE, sepse ky Faktor , nė kundėrshtim me mentalitetin sllav dhe grek ėshtė njė nga Faktorėt stabilizues nė Ballkan dhe Europė dhe njė Faktor shteformues, krejtėsisht Paqėsor dhe aspak hakmarrės ndaj fqinjėve, brezat e mėparshėm tė tė cilėve i shkaktuan kaq gjak dhe dhimbje e vuajtje popullit shqiptar nga politikat armiqėsore tė drejtuesve tė kėtyre shteteve.
E ardhmja e Kosovės ėshtė e pandashme nga e ardhmja e Shqipėrisė dhe e gjithė Faktorit shqiptar nė Ballkan, dhe shpresojmė qė BE ta kuptojė kėtė argument dhe kėtė tė ardhme.
Nėse deri mė tani BE ėshtė mjaftuar me kritikat dhe vendosjen e Kritereve ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės pėr ta orientuar Faktorin shqiptar drejt BE , sot SHBA i dha njė mėsim BE duke i treguar asaj se nėse Kriteret dhe porositė 108 vjeēare tė e BE ndaj Shqipėrisė dhe Kriteret dhe porositė 11 vjeēare ndaj Kosovės, nuk mund tė plotėsohen vetėm nga Faktori shqiptar.
Arsyea ?
Arsyet janė tė shumta, por njė nga pengesat mė tė mėdha pėrveē problemeve tė brėndėshme nė Kosovė dhe Shqipėri tė cilat janė mėse tė zgjidhshme nėse nuk do tė fusnin hundėt fqinjėt pėr tė mbajtur faktorin shqiptar tė destabilizuar dhe tė dobėt nėpėrmjet spiunėve dhe preteksteve pėr minoritetet, - janė fqinjėt Serbe dhe Grekė tė cilėt me sa duket nuk janė aspak tė interesuar madje nuk janė aspak tė emancipuar, nė raport me shqiptarėt.
Rracizmi dhe arroganca Politike nė kėrkesat e fqinjėve serbė ndaj Kosovės dhe tė fqinjėve grekė ndaj Shqipėrisė , dis-informimi i Historisė dhe i aktualitetit nga ana e politikanėve fqinjė tė cilėt kanė akses shumė mė tė madh se Faktori shqiptar nė BE, kėrkesat absurde gjoja pėr tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė e Shqipėri nė njė kohė kur dihet fare mirė nga vetė europianėt dhe Bota, qė shqiptarėt janė njė nga popujt mė mikpritės dhe dashamirės ndaj tė huajve, duke anashkaluar problemet e rėnda dhe tė pazgjidhura qė kanė me shqiptarėt,- kėto dy elemente negative tė fqinjėve po i tregon fare qartė politika e SHBA se, ato politika do tė dėshtojnė totalisht ndaj Kosovės dhe Shqipėrisė.
Ka ardhur koha qė Kosova dhe Shqipėria tė integrohen nė BE edhe pa u realizuar kushtet e kriteret e vendosura , sepse janė po BE dhe fqinjėt qė pengojnė realizimin e tyre dhe kėtė e tregon edhe integrimi fare normal dhe spektakolar i popullsisė shqiptarė qė emigruan nė vėndet e Europės, SHBA, Kanadsė dhe kudo, popullsi e cila respekton ligjet e shteteve mikpritėse dhe punon, madje nė shumė raste individė nga Kosova dhe Shqipėria janė bėrė celebritete dhe punojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer.
Shpresojmė qė BE tė ri-konsiderojė planet e saj ndaj Kosovės dhe ti realizojė premtimet e saj duke mos i lidhur ato me problemet e Serbisė.
Nė tė njėjtėn mėnyrė BE duhet tė mbajė premtimet nda j Shqipėrisė dhe ta associojė nė qershor 2019, duke mos nxjerrė pengesa nga individė opozitarė, apo nga Politikat rraciste tė fqinjėve ndaj Shqipėrisė, tė cilėt me dashje kėrkojnė tė nxijnė jetesėn dhe punėn e Popullit Kosovar dhe Shqiptar.
Shpresojmė gjithashtu se SHBA do tė vazhdojė pėrkrahjen nda Faktorit Shqiptar edhe duke i ndryshuar opinion e disa qarqeve konservatore tė BE, tė cilat ndikohen shumė nga miqėsitė e vjetra me sllavėt e grekėt tė cilėt kanė folur dhe flasin shumė negativisht pėr shqiptarėt.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt