Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Greva në dukje e papritur dhe jo normale e studentëve të disa fakulteteve të Universiteteve Politeknike, të Tiranës, Universitetit Mjekësor, Universitetit të Kamzës, e ndonjë tjetri publik, për probleme të përmirësimit aktivitetit të tyre mësimor, të kushteve të jetesës në konvikte, dhe për heqjen e tarifës së Riprovimeve ngjalli jo vetëm kureshtje por edhe shqetësim në opinionin public në Tiranë dhe në vënd..
    Të Tre Kërkesat e tyre të shkruara me shkrim dore paraqesin shqetësimin të cilat MASR duhet ti zgjidhë në bashkëpunim me Universitetet publikëe dhe ato private duke patur parasysh që në Senatet e këtyre Universiteteve ka përfaqësues të studentëve të cilët sot duhet të kishin paraqitur kërkesat përkatëse të studentëve bazuar në Universitetetqë kanë bërë grevën, por fatkeqësisht asnjë kërkesë nga Këshillat Studentore të studentëve të Universiteteve Publike përkatëse nuk ka. VKM ka dalë që mnë Maj dhe asnjë nga Këshillat studentore nuk ka bërë ndonjë kërkesë as për Tarifën dhe as për përmirësimin e kushteve në Konvikte apo për përmirësimin e kushteve të Leksioneve, Seminareve dhe Praktikave Mësimore. Kjo ngre një hije të qartë dyshimi se demostrimi i studentëve në dhjetor, pesë muaj pas daljes së VKM Nr. 288, tregon se demostrimi dhe greva e studentëve është e manipuluar nga disa Politikanë të korruptuar të LSI ndoshta dhe të PD
    https://ëëë.balkanëeb.com/live-stude...et-per-mediat/.
    Shihet qartë se VKM - Vendim Nr. 288, datë 21.5.2018 në pikën 4 thotë: Pika 4. ``Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studime``t.
    Kërkesa për anulimin e kësaj pike është e pabazuar, sepse mbetësit në një ose më shumë lëndë duhet të paguajnë Riprovimin për arësye se kështu motivohen që të studjojnë, dhe të mos mbesin dhe kjo Tarifë egziston dhe në të gjitha Universitetet Publike dhe Private në të gjithë botën.
    Përse duhet të bëjë përjashtim Shqipëria?
    Nëse bëhet fjalë për të ulur nivelin e pagesës për Kredit nga 600 lekë të reja në më pak p.sh. se 300 lekë të reja për Kredit ECTS, atëhere shumë mirë. Le të ulen dhe të diskutojnë uljen por jo heqjen e Tarifës. Të gjithë paguajmë Taxat, edhe Studentët e Shkollave të Larta duhet të paguajnë. Nuk ka Shkollë ë Lartë falas në asnjë vënd të Botës. Shkolla falas janë Shkollat Elementare, dhe pjesërisht ato të të mesme bazuar në lëndë të veçanta.
    Shkolla të Larta Falas ka deklaruar vetëm Lenini kur debatoi në vitin 1922 për Hapjen e Universiteteve të cilat i quajti `Universitete të Punëtorëve dhe të Fashatarëve`. Ky element social është plotësuar nga Bota Perëndimore dhe ajo e `Botës së Tretë`, por Tarifat mbeten.
    Problemi i Dytë ai i përmirësimit të Kushteve në Konvikte është i drejtë, por Problemi i Konvikteve mbetet i pranishëm vetëm në Tiranë, sepse shumica e Universiteteve Private dhe Publike në Tiranë dhe në Rrethe e kanë zgjidhur duke marrë më qira apartamente deri në momentin kur Universtetet përkatëse të kënë mundësinë që të ofrojnë kushte të mira në Konvikte. Madje duhet të them që Konviktet në Tiranë nuk duhet të egzistojnë deri sa Fondet e Universitetit publike nuk mjaftojnë.
    Së Treti studentët nuk thanë asnjë fjalë në të gjitha tubimet e tyre për përmirësimin e Praktikave , Laboratorëve, madje dhe të kushteve të punës për Pedagogët dhe Rrogat e tyre, dhe kjo është një minus i madh për këta student të cilët dalin rrugëve duke lënë mësimin pikërisht për tu bërë mashë apo levë e tjetër kujt të cilit i interson anarkia dhe destabilizimi i vëndit. MASR duhet të jetë fleksibile ndaj këtyre këresave.
    Le të lëmë anën teknike dhe të hidhëmi tek thelbi i çështjes. Përse Studentët bëjnë tubimë, greva dhe demonstrata pesë muaj pasi VKM ka dale, duke mos bërë asnjë ankesë me shkrim apo Kërkesë nëpërmjet Këshillave studentore?
    Kjo nuk do shumë mënd po të shohim se Universitetet publike më të korruptuara publike në vënd janë Universitetet e Tiranës dhe të Kamzës, përfshi dhe atë të Elbasanit, dhe kuptohet fare lehtë që studentët mbetës janë më të prirur që të përdoren nga politikanët më luftën politike kundër vendosjes së ligjit dhe të Vettingut.
    Kjo e bën protestën e Studentëve të dyshimtë dhe aspak studentore, por politike e të nxitur nga kolona të caktuara politike si ato të LSI dhe të PD të cilat përdorin këtë element proteste për të nxitur destabilizimin sepse mesa duket , protestat e studentëve kanë marrë ngjyrosjen politike.

    Vazhdimi i protestave tregon fare qartë përdorimin e këtyre studentëve mbetës për arsye politike me qëllim të mbajtjes së rritur të tensionve politike, pas përfundimit të problemeve me banorët e Astirit.
    Përdorimi i studentëve kryesisht atyre që janë prapambetës në këtë mënyrë duke i ngritur në protesta me kamuflazhin e problemeve studentore në një kohë kur kërkesat e tyre janë tërësisht të rregullueshme përfshi dhe VKM Nr.288 pika 4 e cila nuk duhet anulluar - por korrigjuar.
    Shpresojmë që studentët të kuptojnë djallëzinë e disa politikanëve të korruptuar të cilat kërkojnë të përdorin Studentët për të zgjidhur hallet e tyre duke hedhur gurin e duke fshehur dorën.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

  3. #3

    Shkolla duhet te garantoje dy gjera ;cilesine dhe barazine. Shkolla po nuk vleresoj te aftin dhe po nuk i dha mundesi te barabarta te gjitheve per tu "ngritur" si shkalle ne zhvillimin e shoqerise ose ajo qe quhet "ashensori social" nuk eshte se sherben dhe aq shume jashte ketyre dy pikave. Dhe duam apo nuk duam,sidomos ne shtetet e varfera, shkolla behet vetem me politika e para shteterore,ku duhet ti garantohet arsimi falas te pakten studenteve me te mire dhe sigurisht edhe atyre qe nuk kane mundesite.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Arsimi publik eshte quasi-falas ne vendet kryesore perendimore. Rreth 100€-200€ eshte shuma vjetore qe paguan nje student ne universitet, i cili ne varesi te te ardhurave te prinderve subvencionohet nga shteti me nje shume vjetore afro 1500€-3000€.

    Garantimi i shkollimit perveç se detyrim eshte edhe domosdoshmeri per te ardhmen e çdo vendi.
    Madje ne vend qe debati per arsimin te fokusohej tek permiresimi i cilesise, sot ka degraduar nese nje student qe ka 1 apo disa lende per vjeshte, duhet te hapi kuleten ose ta rifilloj vitin nga e para.

    Jane keto arsye qe nder te tjera, sjellin nje zinxhirr shkak-pasojash qe detyron jo vetem studentin te emigroje per nje arsim e trajtim me dinjitoz, por edhe prinderit qe duan te shkollojne femijet e tyre.

    Ky eshte problemi real dhe jo binomi i partis iks me ate ypsilon, qe nje militant i zellshem si shoku Pirro, i ka shume per zemer...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Uroj qe studenteve tu plotsohen kerkesat nje ore e me pare.

    P. S.:
    Kjo protest na jep shprese te gjitheve. Me dha nje ndjesi qe ai vend esht akoma gjalle.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.

    Një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve që ata i denoncojnë se marrin lekë për provimet.

    Madje ngjitur me emrin ata kanë vendosur dhe shifrën që duhet paguar që variojn nga 100- 1000 euro.

    "Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë" - thërrasin studentet

    Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN

    Petro Zoto 150 mij lekë deri në 2 mungesa

    Andon Kume 1500 euro lënda UAMD Durrës

    Universiteti Arteve 4000 mijë euro fitim konkursi

    Gasper Kokaj 250 euro provimi Juridiku Shkodër

    Kristaq Kikina 200 euro petagog Gjirokastër

    Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër

    Arben Bocari UBT 100 mijë lekë provimi i matematikës

    Nirvana Shkëlzeni 300 euro 2 provime në Elbasan

    Uk Bucpapa 50 mijë lekë Gjuhët e Huaja

    Arjana Fejzo 5000 lekë për të kaluar UBT

    Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN

    Alketa Lame 150 euro kimia FSHN

    Sabri Hoxha 100 euro provimi te mjekësia

    ORANEWS

    -------------------
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (08-12-2018)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    E vertet Skender keto protesta japin shprese. Nuk i dihet si do perfundoj si proteste por te pakten theu nje tabu ate qe tregoj se ka jete edhe jashte partive te politikes.

    Pastaj kjo lista e profesoreve hajdut eshte fantastike fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-12-2018 më 08:53

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    8 dhjetor 1990. Studentët kërkonin një Shqipëri si gjithë Europa, me një sistem kapitalist.
    8 dhjetor 2018. Studentët kërkojnë rikthimin e sistemit komunist, pa taksa dhe tarifa, ndryshe nga Europa!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Eshte disinformim te thuhet qe Europa e ka arsimin me taksa dhe tarifa dhe eshte turp te krahasohet sistemi i arsimit te Shqiperise me ate te Europes,jo vetem nga ana cilesore por nga ajo financiare qe eshte me vite drite larg...

    Boll me kete budallikun qe kur duhet te vidhet meret si justifikim sistemi komunist... se as edhe ne komunizem shkolla ishte falas sepse "paguhej" nga i gjithe populli.Nuk ka gje publike falas,rrogat,shpenzimet-financimet publike ose nga tarifat o nga taksat do dalin.

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ngjashmeria e dy dhjetoreve eshte fakti se Shqiperia atehere ishte vendi me i varfer i globit, e sot me i varferi i Europes!!!
    20 vjet me perpara te rinjte kerkonin lirite e munguara, 20 vjet me pas te rinjte kerkojne lirite e zaptuara me ligj!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •