Në ditën e parë të protestës Edi Rama reagoi si të gjithë herët e tjera ndaj atyre që e kundërshtojnë: u përpoq të vendosë një pjesë të margjinalizuar me pjesën tjetër të shqiptarëve. Ai iu drejtua këtyre të fundit: “A është e drejtë që të gjithë taksapaguesit të paguajnë për studentët ngelës”?
Nënteksti qe i qartë se qeveria nuk do të përkulej përballë disa katranjozëve. Këtë mesazh e mori edhe Lindita Nikolla, ministrja e arsimit që i kaloi me indiferencë protestat fillestare të studentëve
Por kjo arrogance tipike prej kleptokratësh i nxehu dhe më shumë gjakrat. Dje protesta studentore u shndërrua në uragan. U ngritën rrethet, u bashkuan fakultetet në Tiranë dhe u derdhën në rrugë duke shpallur një ultimatum me 4 pika që skadonte në ora 16 00.
Tre orë para afatit, ministria u zbyth dhe tre orë para afatit deklaroi se plotësonte tre nga katër kërkesat, atë për heqjen e tarifave shtesë që ishte shndërruar edhe në shkrepsen që i vuri benzinë zjarrit.
Por, kjo nuk mjaftoi. Në këmbim studentët filluan këngën” e duam Nikollën të dalë në boulevard dhe i shtuan kërkesat deri në arsim falas dhe pajise me kartën studentore.
Ky është edhe çasti ku qeveria u fut në panik. Ku ajo kuptoi se protesta qe aq e madhe sa nuk mund të shuhej me arrnime mashtruese.
Nga ky moment, nga arroganca rilindasit ndryshuan faqe. Ata u angazhuana në një betejë kundër kohës për ti joshur sa më shumë protestuesit.
Rama vetë të enjten pasdite postoi një projekt 3D se si do të shndërrohen godinat e qytetit studenti. Pas tij vetë ministrja Nikolla veshi portokalli për të reklamuar rikonstruksionin e konvikteve të reja. Megjithëse këto pamje ishin antetieza e kushteve reale të jetës së studentëve që tregoi një kronikë e Top Channel, ato ishin lëvizje të dëshpëruara për të treguar një qeveri që po zbythej hap pas hapi.
Ka edhe më vetë Rama doli në një video ku ai tha se zyra e tij nuk qe e Edit por e protestuesve dhe i ftoi ata që i kishte konsideruar si ngelës të diskutonin së bashku në kryeministri pa ndërmjetës.
Dhe ndërkohë që kërkesat e studentëve avancuan nga 4 në 8 duke shtuar fondet për këkrkimin shkencor dhe kartën studentore aq shumë të premtuar prej vitesh, Lindita Nikolla tha menjëherë se qe e gatshme të diskutonte edhe për ato.
Po pse Rama dhe ministrja e tij e kanë flakur tej arrogancën e treguar gjatë çdo proteste tjetër ? Pse tigrat e rilindjes po sillen si ëngjëj ? Ps ata janë gati të plotësojnë ç’do kërkesë që nuk del nga kuadri i universitetit ?
Kjo po ndodh nga paniku se ata e kanë kuptuar se manifestimi është në prag të shndërrimit në një rrevolucion. Ata e kan kuptuar se në slloganet e hedhura, në qendrimet e mbajtura po ravijëzohet një grupim antisistem. Një grupim që denoncon vjedhjen nga të pasurit, mungesën e shpresës për të ardhmen, pengimin ekarierrës dhe ngritjen e një muri pabarazie që e bën këtë vend të pajetueshëm.
Të ndërgjegjshëm se këto ide mund të përhapen si njolla e vajtit, Rama dhe Nikolla po tregohen të gatshëm të flakin tejë brutalitetin dhe të plotësojnë çdo kërkesë aktuale. Sepse ata e dinë se sa më shumë të zgjsin manifestimet, aq më vështirë do ta kenë të pengojnë përhapjen e tharmit që po lind brenda lëvizjes studentore.
©Lapsi.al
Krijoni Kontakt