Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Tregimet e mia

    sot celi syte per here te pare lulja.
    Shikoi per rreth shume lule,te medha ,te kuqe,me arome.
    Pas disa ditesh sheh nje lule te sapo celur
    O ,po ti sot hape syte?- E pyeti lulja e madhe
    Lulja e vogel shikoi andej ketej nuk kuptoi kush I flet.
    Hej,ja ku jam!- Vazhdoi lulja e madhe
    Qeshi e hutuar lulja e vogel
    Sot cele syte?perseriti pyetjen lulja e madhe
    Po sa mu celen petalet.sa bukur qenka ketu!tha lulja e vogel gjithe gezim
    Po shume bukur .dje zonja e shtepise na lau me uje na pastroi , pime uje.
    Pastaj dielli na ngrohu.
    Edhe une du ate lahem! Tha lulja e vogel
    Neser ndoshta! Me dyshim ia ktheu lulja e madhe
    dje erdhi nje vogelushe u gezua qe me pa me foli me mori ere.
    po mua me pa?pyeti lule vogela
    jo, por ajo I do lulet I pershendet I merr ere.
    Por motra e vogel eshte vec sherr
    Deshi tme kepus me kapi per qafe me shtrengoi forte,tha lulja e madhe
    O sa keq u trembe?pyeti lulja e vogel e trishtuar
    Po por per fat erdhi nena e ndali;
    Mos zogu I mamit!ne lulet I kemi per bukuri I tha
    Vogelushja u qetesua tha; me fal mami nuk e be me.
    Naten nen driten e henes dy lule kenaqenduke folur deri sa mami trung u tha;
    Flini se u be vone gjumit ju rriten petalet me shume,
    me ngjyra me te bukura dhe do tju duan te gjithe.
    Lulet mbyllen syte te gezuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 05-11-2018 mė 06:39

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Ndodhi vjeshte
    Vjeshta eshte stine kur lulet fillojne te vyshken thahen, zverdhen u humb ngjyra,u ik bukuria.
    Por ndodhi qe ne nje kopsht nje lule kishte celur me vone,
    Derisa shoqet I kishte te vyshkura, ajo ishte plote jete elasticitet dhe deshire per t’i ngacmuar miket;
    O, sa keq me vjen qe te ra dhe nje petale,edhe disa dite do te mbetesh tullace! I tha njeres.
    O, sa je vyshkur,sa rrudha,sa u shemtove!- nisi t’I thoshte tjetres
    O, po ti,nuk e mban trupin me drejt diellit,je kerrusur fare?- Gjuante fjale therrse.
    Ti me nuk ngjan me lulet,se ke ngjyre te shpelare!-flet e flet,qesh e gezon.
    Keshtu bente perdite,u thoshte luleve qe vetem dite me pare ishin mire, po vjeshta I veshi me keto cilesi.
    Lulet e shkreta nuk kishin cka t’i thonin kesaj mikeje qe sillej kaq ashper.
    Sa zgjohej niste kete kenge lulja e re .
    Por nje dite kaloi afer zonja e shtepise qe percillte miken, degjohej duke i thene;
    Me duhet te pastroj kopshtin, se luleve u iku koha ,ta bej gati dheun per pranvere.
    Ohoho… degjove dhe ti si ne, c’tha zonja ?- Nisen miket qe dite me pare u ndien keq.
    Lula e re nisi t’i thoshte zonjes se shtepise, me ze lutes;
    Prit edhe nje jave te pakten se dua te jetoj edhe pak!
    Por zonja nuk kupton gjuhen e luleve,andaj lules ju desht te degjonte vazhdimin e lojes qe nisi vete.
    Nje dite zonja shkuli lulet me rrenje dhe I gjuajti ne kontenjer .Mes tyre ishte edhe lulja e re.
    Sepse lulet nje vjecare mbillen ne pranvere dhe u mbaron jeta ne vjeshte
    12.11.2018
    Fara Pallqa

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Tregimet e mia

    Pershendetje Fara! Te lexoj me kenaqesi zemer!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Pershendetje ehde ty e dashur!
    Me vjen mire qe me lexon, te dehsiroj dite te mire.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Kotelja rebele
    Kur u zgjua nga gjumi mami mace ,vuri re se kembet e tre kotele
    ishin te ftohta .
    Tha me ze; Me duhet te gjej nje vend me te mbyllur,me nxehte se zemrat e mia do semuren ketu.
    Degjoni mire,mos levizni nga ketu t’ju ndodh ndonje e keqe!
    Sa te gje nje vend me te mire,do te kthehem t’ju marr.
    Mire mami! Thane njezeri tre kotelet e vogla.
    Doli mami mace, nisi te kerkoj. Ne nje shtepi te braktisur,diktoi barishte te thata ne nje koridor .
    Ky do jete ideal!-tha e gezuar.
    U kthye te kotelet ,ia vuri njeres dhemb ne qafe, dhe iku te shtepia e re.
    Kur u kthye njera nga kotelet tha;
    Une nuk dua t’me kafshosh me dhemb, kam frike se dhemb me del gjak!
    Jo nuk ka dhembje fare, kujdesem une zemer! tha mami gjithe embelsi.
    Prape nuk dua! U rebelua kotelja.
    Dua t’me mbash ne krah, sic mban mami Ximin e vogel!tha kotelja c’kish pare.
    Mami mace e hutuar tha;ne nuk ecim me dy kembe si njerzite.
    Por per deshire te vogelushes provoi.
    Ngritej dhe shpejt ulte kembet e para ne toke duke I thene
    E sheh nuk ben, po mos ke frike nuk eshte kafshim I vertete.
    I vuri piken mami mace bisedes.
    Nese nuk do,atehere ec vete! Tha mami.
    Mami mori per qafe kotelen e dyte ,kurse macja rebele nisi te ec vete
    Ngadal se ende nuk eshte e forte te ec se eshte e vogel ne moshe por ia doli.
    Kur arriten ne vendstrehim te ri mami u shtri kurse tre kotelet iu turren afer qe te pinin qumesht,
    Ishin nje familje e lumtur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 24-11-2018 mė 06:40

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Oaze lumturie
    Ne nje lagje fund qytetit,ne dhome te ngrohte rrinin nipi dhe gjyshi.
    Nipi bente detyrat kurse gjyshi I ndihmonte.Nje cast nipi I tha gjyshit;
    Pse ne s’na do babagjyshi I vitit te ri?
    Kush te tha se s’ju do?
    S’ka njeri ne bote qe s’do femije.Vecante kur jane; te bukur, mire,zgjuar shendetshem.
    Po pse nuk vjen kurre te ne atehere? Pyetjen perseriti nipi.
    Babagjyshi eshte I moshuar,e ketu s’ka asfalt.Para vitit te ri zakonisht ka bore dhe eshte veshtire te ec.
    Kete vit nuk ka bore,thua do vije kete vit?
    Sigurt do vije ! tha gjyshi.
    Oh sa mire, gjysh! Ju hodh ne perqafim .
    Ika t’u tregoj shokeve te lagjes! Tha nipi.
    Gjyshi mbeti I zen ngusht mos e mashtroi nipin pastaj deshperohet me keq, nese nuk ndodh asgje.
    Po sikur te behem une babagjysh? I lindi ideja.
    Keshtu beri ,bisedoi me shok gjysher te tjere, blen veshjen e njohur dhe dhurata.
    Ate dite u vesh, mori thesin plote dhurata iku nga shtepia qe ne mengjez mos a shihte kush
    Kur u be mesdite erdhi ne lagje ku kishte dy tre femije. Kur e pane I shkuan afer vrap.
    S’di si u hap lajmi po per pak minuta erdhen te gjithe.
    Babagjyshi u ndante dhurata,femijet gezonin e falenderonin e perqafonin , benin foto kujtim se per here te pare ne lagjen e tyre erdhi babagjyshi.
    Femijet mbushen duart me lodra e embelsira,ne keto caste gezimi nuk kishte kufi.
    U be oaze lumturie lagja.
    7.12.2018
    Fara Pallqa

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Era dh shiu

    Zgjohu e dashur ere! Shkojme pak ne qytet te luajme.- e ftoi shiu
    Me le rehat se kam gjume…tha era
    Eja eja do kenaqemi! Ngritu! insistoi shiu
    Mire , ja erdha! U dorezua era
    Shiu nisi me furri te zbrese, qytetit,era poashtu shtriu krahet.
    U fut ne nje dhome ku gjeti dritaren hapur.
    Shpejt mbylle dritaren,se era e forte e shtyne shiun ne dhome na lagen sendet.-nena thoshte vajzes,kurse era kenaqej dhe vazhdonte me loje.
    Nje vajze mbante me dore te dyja skajet e fustanit se era I ngiti perpjete do t'i dalin breket eshte turp.here qonte doren tek floket qe I frynte era kah syte,
    Opopo sa u lodhe vajza!- qeshte era.
    Luante me njerez,me flet, qelloi nje frut ne dege qe gati nuk rra nga forca e eres
    Oj ere mos me mbyt! Thirri I deshperuar fruti.
    Era ndjeu keqardhje iku tek nje grua me cader.
    Gruaja shtengonte cadren era I jepte force dhe fitoi era cadra I iku nga dora.Gruaja u dorzua, mori cadren vec kur u ndal era.
    Era tani ishte disponuar e luante kur degjoi zerin e shiut;
    Mjaft me kaq per sot ere mikja ime!
    O jo sa ia nisa ,eshte shume qef e gezim!
    Rri edhe pak!- u lut era
    Jo jo nje dite tjeter do te therrase prape -shiu vendosi.
    Iken te dy shiu dhe era,Qyteti u qetesua.
    15.8 2018
    Fara Pallqa

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Rea ne pazar

    Rea dhe une sot ne mengjez shkuam ne pazar per te blere gjera ushqimore;Duke ecur shohim pula fshati te lidhura ne kembe .
    Pse i kane lidhur ne kembe pulat?pyet Rea.
    Te mos levizin ,t'i ikin.
    I ka nxjerr per t'i shitur.behet gjelle e mire me pule fshati-them.
    Bleje nje pule fshati!!Me gezim propozoi Rea.
    Jo moj C'na duhet!Do pune per ta rregulluar.
    Te lutem blej! Ngulmoi
    Bartja e pules ishte me shakat e Reas.
    Pula rri me koke poshte Rea e ngacmon.
    Pula leshon ze :krakrakra dhe i turret me sqep,
    REa ulerine nga frika do ta gici pula.
    Rri urte rruges se gjithe kthejne koken e shikojne cka po ndodh.
    Kur i thashe kete nisi ta ngacmoi me shume.
    Kur erdhem ne shtepi gjyshja behej gati t'ia priste koken pules por kur degjoi Rea kete u trondit shume
    Jo nuk dua t'i prisni koken pules gjynah!tha gati duke qare.
    Po si do bejme gjelle?
    Si do hashe kofshen ti?
    Po ato tjera qe hanim nuk i prisnim ,tha Rea.
    Ato i presin ne fabrike ne i marrim gati,thashe.
    Derisa gjyshja beri pune Rea ishte mbeshtetur ne dere , here shikonte nga gjyshja here fshihte syte nga koridori.Kur shikoi qe pula kerceu disa here pa koke iku ne dhome.me nuk tha gje.
    Ne dreke mezi u bind te hante kofshen e preferuar.
    Heren tjeter do blejme pule fshati dhe nuk do e presim po do luaj me te -tha e bindur.
    13.7.2019
    FaraPallqa

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Vogelushja Nina
    Nina kur eshte vape do shume akullore,
    I do edhe kur nuk eshte vap por e ka kuptuar se kur nuk eshte ngrohte nuk bene te ha akullore se do semuret. Ndodhi nje vere henri shume akullore,iu ftohe fyti keq,
    Shkoi te doktori,mori gjilpera qe dhembin dhe u ndje keq disa dite.
    Erdhi vrape tek mami duke thene.
    Dua nje akullore,edhe nje akullore ,edhe nje akullore,dua shume akullore...
    Degjoi vellai i madh ,e mori per dore dhe i tha.
    Shtrije doren.
    Nina e shtriu doren,vellai kapi doren e vogel te motres me duar dhe nisi te numeroi,nje,dy,tre,kater,pese.
    Nuk thuhet edhe nje edhe nje...po dua pese akullore qe eshte sa gishtat e nje shuplake.
    Nina perseriti disa here me ngaterrese po ia dolii pas nje kohe te numeroi si vellai.
    iku vrap tek mami shtriu shuplaken dhe tha.
    Dua pese akullore.
    Jo pese shpirt se eshte shume-ia ndali hovin mami.
    Dua tre akullore.Prape me tre gishta te shtrire
    Jo as tre.tha mami e vendosur.
    Atehere dy, ia afroi te fytyra dy gishtat e vegjel.
    Mami qeshi tha .dy mjaftojne se vera e gjate do te hame plote akullore.
    Nina hengri akullore u kenaq .
    Pas nje kohe iku prape tek vellai,ia mori duart vellait ne duart e veta dhe ia nisi te numeroj.
    Nje, dy, tre ,kater, pese dhe doren tjeter. nje, dy, tre, kater, pese.
    Kur mbaroi vellai i tregoj se nje dore eshte. nje. dy .
    ,tre, kater, pese,dora tjeter. gjashte, shtate, tete, nente ,dhjete.
    Pse nje dore numerohet ndryshe ?
    Pyeti Nina e hutuar
    Nuk eshte ndyshe,por numrat vazhdojne ka miliona numra.
    Akullorja beri qe nina te mesoi numra.
    Iku tek gjyshja,motra, u shtrinte duart dhe numronte deri 10.
    12.8.2014
    FaraPallqa

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Tregimet e mia

    Perralle vjeshte
    Mua me duket si copez perralle ngjarja qe do t'ju tregoj,edhe pse ne fakt jane ndodhi reale. Te largeta aq te largeta sa qe edhe une qe i kam jetuar kur i ngacmoj kujtimet me duket se hyj ne nje perralle ;magjike idilike,pa brenga,plote njgyra.Nje bote qe ndoshta nuk egziston me ne kete forme.
    Eshte qerre me kal qe do t'na dergonte ne vreshte per te shkundur pemen e arres.Nje trung i madhe qe mua te vogles me dukej se prek qiellin ,pafund flete e kokrra arre.
    Babai merrte nje shkop te gjate i ngjitej trungut,gjente nje vend te pershtatshem ku vendoste kembet merrte pozicion dhe niste sulmin ndaj arrave.
    Ne femijeve na thoshte qe te rrinim larg arrave se ato merrnin force nga forca e dores dhe duke pasur mburoje druri shkonin drejt renies si rrufe dhe te sakatonin; koke,kembe,dore, shpine, krah.
    Por ne nuk i degjonim keto fjale rinim me qellim nen arre dhe pritnim keto gjyle qe te binin mbi trupa tane, Ne fakt ne keto predha donim t'i shikonim si vinin drejt nesh e pastaj te iknim shpejt t'i mundnim se atehere gezoheshim per fitore,
    I sfidonim me naivitet femie edhe pse me shume merrnim boksa trupit.
    Oh sa e forte qe kjo goditje! thoshte njera.
    Per pak me ra afer syrite ,hej shpetova per pak!Thoshte me eufori tjetri
    Si me ra kjo kokerr direkt ne gishte te vogel te kembes,ua sa precize qe eshte.
    Ne fakt arrat binin nga cdo ane pjerret pingul me pjerret sa qe na cukte fijet e flokut fiuuuuu ,Kur ulerinim bashke ,jehona i shkonte babait me e forte,
    Vinte zeri nga larte;
    Rrini larg nga arra se po zbrita ju rreh keq!
    Por ne e dinim se kjo s'do te ndodh,as babai nuk zbriste as ne nuk iknim.
    Keshtu qeshnim, iknim nga goditja sa andej ketej,rriheshim nga arrat dhe kenaqeshim derisa shkundej edhe arra e fundit.
    Pastaj fillonim te mbledhim arrat ku jane e ku s'jane, se arrat jane te renda e fletet e lehta keshtu qe arrat ishin te fshehura nen flete ,i largonim fletet i mblidhnim ne these arrat
    Trungu i arres, deget,me sakt fletet kur shkonim ishin;gazmore ,te lireshme, lozonjare, arrat shumica levozhge care.Por pas kesaj ofenzive me shkop fletet e mbetura ishin te dorezuara,molisura, te plagosura por me kaq mbaron.
    Cdo dite me tej fletet qe kane mbetur do te bijne deget do te lehtesohen do te marrin pushim merituar deri ne pranvere kur rinise cdo gje nga e para.
    5.9.2022

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •