Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 167
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    dy vjersha për voglushë....

    LULET E VENDIT TIM

    Përse ka gjëmba veç trendafili?
    Lulet e tjera, të brishta janë.
    Ja manushaqja, ja karajfili
    Dhe lule-delja, gjemba nuk kanë!!

    Unë i kam pyetur njerzit e rritur
    Për më të buk‘rën lule në botë
    Ndonse përgjigje jam duke pritur
    Por asnjeri, mua s‘ma thotë!

    Të gjitha lulet janë me aromë
    Dhe me sy mbyllur unë e kuptoj
    Se cilën tufë ti mban në dorë
    Me to jam rritur, ndaj nuk gaboj!

    Merrni një lule nga Fushë e Korçës
    Do ndjeni brenda gjithë bukuritë
    Në dhomën tuaj veç borziloku
    Shpërndan aromën në gjithë shtëpitë!

    Mali i Korabit ka lule shqerra.
    Mali i Shkëlzenit me lule – borë.
    Mali i Sharrit me lule –gjaku.
    Lule zambaku do gjesh në Vlorë.





    Agim Doçi





    LIBRI I HISTORISË

    Jam në klasë të katër
    Nuk kam ardhë me hatër
    Vetë unë kam mësuar
    Dhe jam e dalluar!

    Librat kam mbështjellur
    Me letër të bardhë!
    Njërin e kam zgjedhur
    Librin më të rrallë.

    Libri i Historisë
    Të Atdheut tim
    Më pëlqen më shumë
    Dhe më jep gëzim!

    Se aty kam gjetur
    Gjëra që s’i dija!
    Histori krenare
    Ka Nënë Shqipërija!

    Kohë e Skënderbeut
    Kohë e mbretërisë
    Dëshmort e Atdheut
    Koha e lavdisë!

    Libri i Historisë
    Unë të dua shumë!
    Histori e kombit
    Shpesh më lë pa gjumë!


    përqafoj të gjithë bebat shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Steve
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    61
    Z. Agim komplimentet e mija ...!
    Shqiponja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Emanuela
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    Diku ne toke
    Postime
    45
    Bravo lal, me pelqyen te dyja dhe jane te thjeshta dhe ne te njejten kohe terheqese

    Emanuela
    You can fall from the sky.
    You can fall from a tree.
    But the best way to fall.
    Is in love with me.

  4. #4

    Kushtuar tim bri 3 vjecar e gjysëm.

    Tim biri

    Pas qortimit që sot në drekë ende s’kishe fjetur
    Tek ishe në një gjëndje gjysmë –zgjuar, gjysmë- gjumë
    Vure dorën tënde të vogël mbi faqen time
    Mami më the të dua thumë.(shumë)

    Të shikova e lumturuar
    Që ke filluar të më flasesh në shqipen time
    Gjuhë e nënës tënde biri im është
    Fole edhe mos druaj se bën gabime.

    Shprehe atë që ndien në shqip
    Se shqipja shprehjet i ka të mrekullueshme
    Lëre frëngjishten kur je jashtë shtëpisë
    Në shtëpi gjuha , traditat janë të trashëgueshme.

    E shoh që je paksa i cuditur,
    Që zemërim i qortimit nga këto fjalë u shua
    Por ti u shprehe në gjuhën që të ushqej cdo ditë
    Dhe kjo gjë më lumturoi mua.

    Elna Durrësi
    28 tetor 2002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bukur Mami ELNA DURRESI!
    Urime dhe vërtetë shumë të frymëzuara
    Agimi

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    06-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    35
    Arta.

    Nji poezi shume e bukur e prekese.
    Te prek kujdesi jot per ti mesuar shqipen Rajanit.
    Te falenderoj me zemer per kete.
    Gezimi.

  7. #7
    Gëzim
    Më vjen mirë që të ka pëlqyer poezia ime.
    Sigurisht që më vjen mirë që im bir flet shqipen. Shanset për ta përdorur i ka shumë të pakta. Megjithese e marr me vete në kopësht duhet ti flas gjuhën e vendit , dhe për shqipen mbeten dy orët e mbrëmjes, weekendi dhe vetëm unë se tjetër s'ka që ti flasë shqip.

    Tani duke i kërkuar falje Poetit të shumënjohur Agim Doçi që po i ndërhyj në temë, po postoj dhe një tjetër poezi , përsëri kushtuar tim biri.

    Ditëlindja tënde.

    Ti biri im ditëlindjen ke sot
    Mami dhuratat ka ambalazhuar
    Gjënden në to lojra plot
    Gjithcka që ti më ke kërkuar

    Urimet vijnë nga të katër anët
    Po këto vetëm nëpërmjet telefonit
    S’janë gjyshi, nana , dajat, tezja
    Te gjithë bashkë do festonim

    Do të merrte gjyshi të të llastonte
    Dhe nana do të thoshte se të ka zog
    Do t’merrin dajat të të shëtisnin
    Me Brikenën e tezes do luaje sot.

    Eh biri im, po kjo është jeta
    Jo gjithnjë kemi te gjitha që duam
    Plotësojmë njërën anë të ekuilibrit
    Pastaj për tjetrën prapë vuajmë.

    Por Ti jo mos u mërzit
    Se pushimet vijë shpjet
    Valixhet në dorë ti dhe unë
    Tek gjyshi do mblidhemi krejt.

    Përshëndetjet e mia për ju Elna Durrësi ( Arta Shaba)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Benyy
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    7
    Pershendetje Elna !

    Poezite i ke shume te kendeshme shume dhe me plote ndjenje,po edhe fotot poashtu shume te kendeshme :
    Aman na thuaj dhe numerin e shtepise se u nisem qofte edhe si mysafire te paftuar ke ty.
    Po kujdes se mos te bejme edhe ne nje surprize te kendeshme dhe pastaj them se do na kesh borxh edhe nje poezi me te fuqishme.hahaahh!

    me respekt per ty

  9. #9
    ChErRy_LiPs Maska e BlondiE_18
    Anëtarësuar
    05-08-2002
    Vendndodhja
    US
    Postime
    559
    mace mace pis pis pis
    cka dollapi qe leviz
    eshte miu kocomiu
    gjithe pjatat i lepiuuuuuuuuuu
    my favorite one
    Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!


    BeRaTsE 83

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    mami ELNA DURRËSIT, RAJANIT dhe të gjithë vogëlushëve të FORUMIT.

    ELNA dhe të gjithë ju të dashur BASHKËFORUMAS.
    dUKE LEXUAR KRIJIMET tepër të bukura për Rajanin - birin e ELNA DURRËSIT, thashë përse të mos propozoj që ELNA të jetë shefja e jonë për poezinë e vogëlushave.
    Megjithse poezia e krijuar prej saj më emocionoj tepër sepse, të gjithë po festojmë ditëlindjet e fëmijëve dhe të miqve që i kemi pranë, larg tepër larg Shqipërisë sonë! O Zot sa më mungon atdheu, njerzit me të cilët kam punuar dhe jam rritur e plakur tok me ta! Sa bukur e thotë premtimin e vet ELNA, kur i bën të birit premtimin më të bukur: " do të mbledhim valixhen dhe do të shkojmë tek tezja, tek gjashi, tek kushurinjtë....
    Të falënderoj ELNA!
    Dhe për mbyllje një vjershë për të qeshur voglushët:

    PULAT E KOTECIT TIM

    Në kotecin tim të bukur
    lyer pastër me gëlqere
    Në telash pulat janë futur
    Kë të zgjedhin brigadiere!

    Mbledhja zgjati deri vonë
    diskutimet keq janë ndezë
    Pikaloshen propozojnë
    sepse Gjeli s'bën as vezë!....

    Në mesditë u ngrit një zogë
    foli për të parën herë:
    "- Për një gjel kemi nevojë!
    T'a lëmë gjelin brigadier!"

    I sqaroj me shumë kujdes
    Të gjithë pulat mbyllën gojën!
    E lanë gjelin brigadier
    se ja kishin shumë nevojën!...

    Nëse gjeli nuk bën vezë
    çdo fëmij vetë e kupton.
    Ama gjeli është sahat
    edhe kohën lajmëron.

    Ki ki ki ki ri ki ki!!!!
    Zgjohen pulat në kotec.
    Kush punon në Shqipëri???...
    I thotë jetës:- mirëmëngjes!!

    I puth fort të gjithë bebat shqipëtare dhe i përqafoj fort të gjitha mamat atdhetare si ELNA e plot e plot të tjera nëna fisnike.
    Agim Doçi

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •