Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 142
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Gezuar festa!

    Nga kohe e shkuar
    kenge vaji shpirti sjell,
    trimave kushtuar
    kenge brezave percjell.

    Se mbaje ne mend
    me kanxha ish rrethuar,
    Kosova i bukuri vend
    dhembje ka shijuar.

    Por keputi zinxhir
    erdhi pavaresia,
    per t'u bere me e mire
    per ty ardhmeria.

    Sot celi deren festa,
    bashke gezohuni femi!
    Cdo enderr qe do jeta
    qiellin e kalter ka kufi.
    17.2.2019
    Fara Pallqa

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Familje e lumtur

    Familja qe do kafshe
    vendosi nje dite,
    macen qe e kane xhan
    dhe e duan me shpirt.

    T'i sjellin nje mik
    macokun zeshkan,
    u ben qift simpatik
    bashke ne cdo ane.

    Mes familjes njerezore
    familja macesh e vertete,
    e lumtur, gazmore,
    kotele sollen ne jete.

    Thote zonja e shtepise ;
    ka t'embla, veshtiresi!
    por te mirat e dashurise
    ka pafund ne shtepi.

    Argetohen te gjithe
    familja me mace heq stres,
    naten ne dere grith
    do dicka ,s'e bene per t'keq.

    Mami laroshe, babi zeshkan,
    per cudi kotelja perhimte,
    ne prinder nuk ngjan
    por eshte e mire, si shpirt.

    Bukur per t'u pare pamja
    familje macesh n'harmoni,
    mes tyre eshte kamja
    plot ngrohtesi e dashuri.
    17.11.2011
    Fara Pallqa

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Shtepiza per zogj

    Binte me rrebesh shi,
    deges zogun pashe,
    nga vendi s'levize ai
    derisa stuhia e perplase

    Tani te kisha mundesi
    kete dru te madhe,
    ta mbushja me shtepi
    ta shpetoja nga ky hall!

    Do ftoja shume shpend
    zog,kanarine,trumcak,
    pellumbin ne t'parin vend
    dallendyshe,ndonje cafke.

    Do te doja shqiponje
    por ngushte do ta kete.
    Mengjezit zogu do kendoj,
    papagalli t'me pershendet.

    Drurit do kish gazmend,
    por gjyshi im me thote;
    rradhe peson nje shend,
    duron shi dhe te ftohte.
    20.2.2019
    Fara Pallqa

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Hija jone

    Nje nate rruges ecja
    me te dashurin babush,
    anash me sy ndieja
    na percjell dikush.

    Shikova vetem pak
    ktheva koken shpejt,
    babi;nje njeri na vjen pas,
    veshur me te zeza krejt.

    Kjo eshte hija jone
    eshte kjo siluete,
    pas vetes gjithmone
    cdo kund e kemi n'jete.

    Hije ka nje shtepi,
    elefant,flete, lis i gjate,
    macja,edhe i vogli mi,
    qofte dite a nate.

    Reflekton drita
    hije botes krijon,
    te zbehte e jep dita
    nata ne te zeze e mbulon.

    Nisa te luaj me hijen
    zvogelohej zgjatej pa ndal,
    Ne terr absolut s'e gjen,
    vec drita hijen fal.
    21.2.2019
    Fara Pallqa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 21-02-2019 mė 06:49

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Mjellma e lumtur

    Ne fole afer liqenit
    familje mjellmesh jeton,
    bashke me te vegjelit
    dashuria i rrethon.

    Ka te bardha puplat
    mjellma I bukur shpend,
    vrapon mbi uje gjate
    qiellit fluturon, rend.

    Me qafen e gjate
    ushqim ne uje kerkon,
    mjellma kur hap krahet
    dy metra hapesire zapton.

    Ndodhi e vogla mjellme
    mamit i tha nje dite;
    Mbi shpine merrme!
    Liqenit dua te shetite.

    Mami me qef pranoi
    nisi te jap keshilla;
    Kujdesi te mos mungoj!
    Mbaje afer te voglin vella!

    Mami mos mbaj dert!
    tha vogelushja me shpejtesi,
    tani perdite shetitet
    familja, liqenit mrekulli.
    22.2.2019
    Fara Pallqa

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Toka dhe dielli

    Na u grinden nje dite,
    toke e diell bashke.
    diellit mendja iu rrite;
    Tha; ndricoj rreth e qark!

    Oqean, det ,e liqen,
    lumenj,dhe cdo pike uje.
    Malet, fushat, cdo terren,
    t’i jap rrezet falas, pa buje.

    Te jap shume ngrohtesi!
    floren e faunen te kenaq,
    Ta gezoj cdo femije!
    E tepron dielli si rrugac.

    Do te kishe erresire
    lule e bukur s’ka shans,
    ne terr te rritej mire.
    E sheh te mbaj balance!

    Toka mblodhi lavde,
    pranoi jane te verteta.
    Por ti mua po s’me pate?
    C’e do veten? C’te duhet jeta?

    Zbutet dielli krenar sakaq,
    pranoi hapur se toka nene;
    I jep kuptim rrezes se zjarrte.
    pa njeri tjetrin nuk bejne.
    23.5.2017 Fara Pallqa

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Lepireset e gjyshes

    E di xoga e gjyshes?
    Kur une isha femi,
    gjyshja ime pa pertese
    lepirese m'bente gjithnje.

    Gjyshe me bej mua!
    Mban mend recete?
    Vogelushja u frymezua,
    papushuar rendit pyetjet.

    C'te duhen ato lepirese
    ne dyqan sot ka t'gjitha.
    Me bej te lutem gjyshe!
    Cka duhet te blejme, pra?

    Sheqer e uje, thjeshte,
    behet karamel fin,
    me kujdes te mos digjet
    pret derisa koha e ngrine

    Lepireset u ben shpejt
    xoga e gjyshes gezon.
    Ne shkolle shoket shoqet,
    me lepirese i befason.

    Sa gjyshe te mire ke!
    Te ploteson deshira,
    kenaqen me lepiirese,
    te thjeshta por te mira.

    Kur erdhi ne shtepi
    gjyshen forte e perqafoi;
    Me e mira ne bote je ti!
    Shoqeria ime te lavderoi.
    22.2.2019
    Fara Pallqa

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Ditelindja me 29 Shkurt

    Ne feste ditelindje
    te shokut tim,
    me shoqeri isha dje,
    u mbushem gezim.

    Thashe;me 29 Shkurt,
    edhe une ju ftoj t'gjithe!
    Nje shok shpejt u ngut;
    tha;29 s'ka kete vit!

    Njezete e tete dite nete,
    Shkurti ka kete vit
    U ndieva keq, vete,
    i kerkova t'me tregoj mamit.

    Nje here ne kater vite
    ditelindja 29 shkurt vie.
    Ti pse u merzite?
    Diten tende do festojme ne!

    As nje ore,minute,
    nuk e kam ne kete vit?
    S'dua 29 shkurt!
    Cuni pandare perserit.

    Mami rregulloj me 28
    cuni gezoi me shoqeri,
    mori dashuri te vertete,
    cila dite s'ka rendesi.
    25.2.2019
    Fara Pallqa

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Gjumi i dites

    Dites s'dua te fle!
    I them mamit sot,
    ajo rehat s'me le
    ligjeron e thote;

    Fut sqepin nen krah
    zogu fle gjume,
    maca behet kutullaq
    gjumit ben lume.

    Gjume ben kali
    naten disa ore,
    ariu kah mali
    fle muajt dimeror.

    Ketra dimrit fle,
    vec kur ka uri,
    zgjohet shkon atje
    ku ka fsheh lajthi.

    Vellai bebush
    syte e embla hap,
    pi sa do qumesht
    nis e fle prape.

    Cdo kush ka orar
    sa i duhet gjume,
    femiut eshte pare
    gjumi i dites e rrit.

    Te jesh me shendet
    i mire i zgjuar,
    keshtu mami flet
    per te bindur mua.

    Me arushin mik
    forte u perqafuam,
    mbyllem qerpik
    rregullit iu dorezuam.

    Mbyllur syte
    mamin gezova shume,
    gjumin nisa ta lut;
    Eja tek une gjume!

    S'dua ta mashtroj
    mamin qe e dua,
    gjumi me degjoi
    erdhi me mori mua.
    24.7.2018
    Fara Pallqa

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Pėr: Vetem fjale shpirti 2

    Lumi Nerodime

    Para njeriut tone
    lumi rrugetoj,
    nga vendi ku buron
    shume shtet kaloj.

    Derdhet ne det.
    Por lumi Nerodime
    eshte thesar i vertete
    per Kosoven time.

    Se eshte unikat
    ne Europe s'ka shok,
    vec tek amerikat
    e ka nje per koke.

    Ndahet ne mes
    kjo bukuri mbi dhe,
    ne detin e Zi nje pjese
    tjetra ne detin Egje.

    Eshte atrakcion
    fenomen i rradhe,
    quhet bifurkacion
    bukuri qe natyra fal.
    27.2.2019
    Fara Pallqa
    Per Nerodimen e bifurkacionin kam degjuar vite me pare.Por nuk e dija se ky fenomen eshte kaq i rradhe sa qe ka dy tre raste ne bote.Dje.kur lexova u befasova dhe i kushtova nje shkrim.

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •