-
Vetem fjale shpirti 2
Lajmesi me grip
I vyeri kendez,
qe lajmeron drite,
zgjohet ne mengjes,
kengen e njohur nis.
Kukurek kukurek!
Nuk degjohet ze,
ishte ftohur keq,
dimer temperatura minus.
Iku shpejt ne kotec
mbuluar me turp,
pyet veten; ce ka gjet!
Zerin qe e ka humb.
Andej ketej levize
shpirti deshperimin vesh,
kaluan disa ore,
doli prape ne shesh.
Ishte mes dite
po kendezi nisi kenge,
kukurek e kukurek,
ngre ze sa te mund.
Ishte teper vone,
dukej qesharak,
po rregull respekton
pa kenduar ska shans.
Mengjezit tjeter gjeli
beri ngrohje zeri,
pastaj doli jashte,
te tregoj se dita erdhi.
25 .1. 2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Zogu i vogel
Zogu me kenaqesi
nga larte shikon,
vec ai rri mbi semafor
askush s'e rreshton.
Pret cuni djale i mire
vajze njejt vepron.
Rruga eshte e lire
e gjelberta kur ndricon.
Makina njejt pret
ngjyra e kuqe te dal,
Por zogu qiellit nget
kush fluturimin s'i ndal.
Edhe mace e vogla
qeni te kete kujdes.
Gezon liri kush ka krah
zogu i lumtur qesh.
6.8.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Gjyshja dhe mbesa
Mos u lodh kot!
Nenes i thote bija.
Ne dyqan ka plot
corape te mira.
Shikohen ne sy
mbesa e gjyshja,
eshte kjo dashuri
ku kuptohen dyshja.
Nena;di cka bej!
Me lere rehat.
Mbesa ;i dua me lara!
Te jene te gjate.
Punon gjyshja me vullnet
mbesa afer i rri,
numeron cdo rreshte
klith;O sa bukuri!
Me e embel se mjalta,
gjyshja ime qe e dua!
Me duart e arta,
me ben corape mua.
Corapet u ben gati
kur mbathi mbesa
e lumtur e puthi e qafi;
gjyshja eshte si ujedhesa.
Brenda shpirtit te saj
ka miresi,bukuri vec,
me boten do t'i ndaj
pakufi per mbese.
24.10.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Hena
Kush ia hengri,
faqen henes!
pyetje i beri
vogelushja nenes.
Para disa dite
ishte rrumbullak,
tani ben drite
gjysme me pak.
Ka faza ndryshon
nena i thote.
Hena pergjysmone,
behet e plote.
Forme drapri
eshte e trete,
japin gjalleri
qielli kur shikohet.
Te ngjitem larte,
do guxoja!
Henen ta bej varke,
qiellit te lundroja!
Dritares rri
endrres krah i jep,
derisa hene drapri,
qiellin magjeps.
31.10.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Abrakadabra
Abrakadabra fjale
qe shqiptova sot,
derisa pashe
ne syte e shoqes lot.
Ne klase i tha dikush;
Moj e shemtuar!
Asaj me sy si rrush
pak hund zmadhuar.
Magjia abrakadabra
{cka them une u befte},
T'i zvogelohet hunda,
shoqes qe e dua shume.
Ndodh neper filma
abrakadabra thone,
ben pune magjia
pamja ne cast ndryshon.
Per mua shume e bukur
dua fjala t'bej magji,
hunda te jete strukur
t'i duket botes, si syve te mi.
3.11.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Verteta e degjuar
Mami s'dua lek!
S'dua as dhurate!
As te shijshmen dreke!
Do te mbledh parat.
Te blej shkalle
shume te larte,
per babin kam mall
dua ta shoh nje nate.
E vogla moter
njejt deshira e fiku,
vellait i rri afer
te shohin babin qe iku.
Ti thua babi ne qiell
nga atje nuk zbret.
Te shkojme ne atje!
Syri zjarre flet.
Babi eshte te zoti!
Na shikon nga larte.
Ai do ju te gezoni,
me te gjitha te mirat.
Por djali kete ide
se mbylli me kapak,
shkalle do te gjej
sa te rritet edhe pak.
4.11.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Udhetar i botes
Motra ime
harten ka shtri,
me jep mesime
me tregon risi.
Prek me dore
pjesen me larte;
ketu ka acar,
vitit shume gjate.
Poshte ne harte
jane vende te nxehta,
ku rrezet e zjarrta
vitit jane te shpeshta.
Ketu ka shkretetire
me deve egzotike,
andej akullnaje e ngrire,
ujevara magjike.
Ja ketu vargmal
me shtaze e shpese,
me pasion cdo fjale
motra nga goja nxjerr.
Shiko te voglat pika
mes uji, ujedhesa,
oqeanit kaltersia,
ja kanjone,ja shpella.
Xhungla te egra,
mocale e savane,
bukuri te papara
kjo toke e jone fal.
Motra foli pandare
nuk kuptova shume,
do te jem udhetar
i thashe me vrull.
Bukuri natyre keto
qe planeti toke fal.
Me ftojne;Eja na shijo!
Por pritni sa te rritem pak!
5,11,2018
Fara Pallqa
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 06-11-2018 mė 06:05
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Peshk i madh
C'eshte ky peshk
kaq i madh?
Qe s'eshte balene
na trego babe?
Motra e vellai
presin te dine,
nisi qete babai
te tregoj historine.
Nuk eshte peshk
shteti qe ka det,
ben nendetes
te mbroj ujin e vete.
Nendetsja gjithone
rri ujit thell,
me periskop vezhgon
ujin per rreth.
Perhere gati
per mbrojtje,paqe,
sulm po pati
nendetsja ka arme.
Marinari trim
punon me kujdes,
shume perkushtim.
Marinar do te jesh?
Motra vellain pyet
ai qesh e thote;
Friken kur ta tret!
Por babai vulos.
Cdo kush ka frike
por pak nga pak,
mundet cdo rrezik
dalim fitimtar.
7.11.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Babi peshkatar
Sot babi im
peshaktar i zoti,
tha;eja ne peshkim!
Tek i bardhi Dri.
U gezova shume
u bem gati shpejt,
kur erdhem buze lume
babi gjeti nje vend.
U ul ne karrige
nxori karem,
grepin hodhi ne lume
benim bisede.
Kur filloi te ngeh
erdhi peshku kuptova,
i ndihmova shpejt
nga uji e nxora.
Ia hoqem grepin
e lame ne kove,
peshku perplitej
shpirtin me trazoi.
Peshku ne shtepi
qe sillte babai,
ishte plote urti
Pse levize ky tani?
Babi me tregoi;
Eshte gjalle ky peshk.
Por pa uje ai,
do te heshte shpejt.
Babit i erdhi nje mik
me bisede benin rremuje.
Peshkut i thashe;ik!
E gjuajta ne uje
Une vec nje kapa.
Babi mikut i thote.
Kur shikoi kah kova
s'kish gje ish bosh.
I tregova c'ndodhi;
Peshku nisi te vuaj!
E ktheva ne shtepi
te tij,ujit te luaj!
Babi me shpjegoi
bute,me perkushtim,
natura na dhuroi
ne peshkin ushqim.
11.11,2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Shpresoj te mos prish temen dhe poezit, por titulli i temes me pelqen dhe lind pyetja si mund te krijohet vertet fjale-t shpirti.qe mundet te
t emocionojn, te kene poezine e kuptimit dhe bukurin e tingellimit. Mbase rasti poshtem,edhe se komercal,me dy nota,me dy fotograme ,me dy fjale dhe nje ide krijojne ate qe quhet fjale shpirti.
Kerkoj ndjese per prishjen e temes,moderatori edhe ta heqi nuk ben gabim.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt